Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, është duke kërkuar mbrojtësin e Real Madridit, Fabio Cannavaro.
Veterani italian është pa kontratë që nga qershori i këtij viti dhe ka tërhequr vëmendje e dy klubeve angleze Manchester City dhe Tottenham.AS shkruan se Bayerni ka vënë kontakte me agjentin e Cannavaros, Gaetano Fedele, që nga shkurti duke shfaqur interesimin e vet.Dështimi i fundit në Ligën e Kampionëve e ka nxitur Bayernin të marrë kapa të shpejtë në freskimin e ekipit dhe Cannavaro mund të jetë një opsion për forcimin e mbrojtjes së ekipit bavarez.
Anësori holandez i Real Madridit, Arjen Robben, duket se do ta ketë të vështirë qëndrimin e tij tek në Bernabeu.
Siç shkruan Marca, nëse Florentino Perez i fiton zgjedhjet për president të Real Madridit, menjëherë do të kërkojë të shesë ish-mesfushorin e Chelseat.Sipas sportives spanjolle Perez ka shumë dyshime rreth formës së holandezit dhe nuk dëshiron ta përfshijë atë në planet e tij afatgjata.
Mesfushori i Real Madridit, Lassana Diarra, e ka sulmuar trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, dhe thotë se nuk ka mësuar asgjë nga strategu francez.
Diarra kaloi nga Chelsea në radhët e Arsenalit në vitin 2007 me qëllim që të fitojë një minutash më të madh, por nën drejtimin e Wengerit ai luajti dy herë më pak ndeshje se në Chelsea dhe i pakënaqur u largua në fund të sezonit në drejtim të Portsmouthit.Pas një viti të kaluar atje dhe paraqitjeve të mira, në afatin e fundit kalimtar u transferua në Santiago Bernabeu, ku tash është një ndër shtyllat më të rëndësishme të ekipit të Juande Ramos.“Çfarë kam mësuar nga Wenger? Asgjë! Nga Wenger nuk kam mësuar asgjë. Ai më mësoi vetëm të dyshoi në gjithçka. Kam një ndjenjë sikur kurrë nuk kam luajtur në Arsenal”, ka thënë Diarra.“Nëse nuk ma rikujtonit do të harroja. Është diçka e fshirë nga kujtesa ime. Kam luajtur vetëm 15 ndeshje dhe raporti me Wenger nuk ishte i mirë. E respektoj mënyrën e tij të stërvitjes, por më shumë kam mësuar nga Mourinho”.“Mourinho më ka mësuar si të luftoj. Kam folur me të duke e shikuar në sy. Nëse kishte probleme, i diskutonim. Wenger kurrë nuk ka folur me mua, deri në momentin kur i thash se do të largohem. Ai fliste me tjerët, por jo edhe me mua”, ka shtuar Diarra.
Milani është i gatshëm të forcojë sulmin për sezonin e ardhshëm, duke sjellë në radhët e veta dyshen braziliane Neymar dhe Keirrison. Gazzetta dello Sport shkruan se presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, është i vendosur t’i bëjë për veti fansat e rosonerëve me një marrëveshje të ngjashme me atë që solli ish-sulmuesin e Internacional, Alexandre Pato, në San Siro.Sulmuesi 17-vjeçar i Santos, Neymar, i vlerësuar rreth 25 milionë funte, është caku kryesor i Berlusconit, ndërsa edhe mesfushori me tipare sulmuese i Palmeiras, Keirrison, po ashtu është duke u marrë në konsideratë.Nga Evropa, sulmuesi i Wolfsburgut, Grafite, është një sulmues tjetër si opsion për ekipin italian.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i bindur se Liverpooli është ende në garë me Chelsean për të siguruar vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Wenger ka thënë se askush nuk do të duhej ta fshijë nga gjasat Liverpoolin, edhe pse u mposht në Anfield nga Chelsea me rezultat 3-1.“Arsenal – Villarreal dhe Manchester United – Porto ende duhet të vendosen. Barcelona duhet tërësisht e sigurt, dhe Chelsea është në një pozitë të fuqishme”, ka thënë Wenger.“Por edhe kjo ndeshje ende pritet të vendoset, pasi Liverpooli mund të përgjigjet dhe të jetë i fuqishëm në udhëtim. Gjithkund ku luani duhet të jeni 100%. Nëse jepni vetëm pak nga forma e juaj ndëshkoheni”, ka shtuar francezi.
Mesfushori i Bayern Munichut, Frank Ribery, është i mahnitur nga loja e bukur Barcelonës, por shton se për të ardhmen e tij do të vendosë më vonë.
Katalanasit shkatërruan Bayernin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampinëve, duke e mposhtur me rezultat 4-0 në Bernabeu.“Loja e tyre ishte shumë bukur për t’u parë. Lojtarët argëtoheshin atje. Ata ishin thjesht shumë më fuqishëm për ne. Për pjesën time të lojës, absolutisht nuk ishte kënaqësi të luaj”, ka thënë Ribery.“Pas ndeshjes i thash Thierry Henry se tash shumë më mirë kuptova nga ajo që më thoshte ai vazhdimisht, për futbollin që luhet dhe për atmosferën”, ka shtuar francezi.Ribery vazhdimisht është lidhur me një kalim në kampionatin spanjoll, ku raportohet se do të ketë një luftë të ashpër në mes dy rivalëve kryesor, Barcelonës dhe Real Madridit, për të marrë shërbimet e tij.“Sa i takon të ardhmen time, do të shohim më vonë...”, ka qenë përgjigja e mesfushorit rreth kësaj çështje.
Mesfushori i Manchester Cityt, Stephen Ireland, thotë se ata nuk ishin treguar të guximshëm, duke lejuar të mposhten me rezultat 3-1 në ndeshjen e mbrëmshme çerekfinale të Kupës UEFA në udhëtim tek Hamburgu.
“Ne nuk arritëm ta mbajmë. Bëmë një fillim të shkëlqyeshëm dhe nuk u mbrojtëm shumë mirë. Jemi të zhgënjyer, por kemi edhe një ndeshje tjetër rikthimi që na favorizon si vendas”, ka thënë Ireland, i cili ishte autori i golit të vetëm për Cityn.“Mendoj se mund t’ua bëjmë të njëjtën gjë atyre. Ata krijuan më shumë raste dhe na vendosën nën presion më të madh. Nuk ishim shumë të guximshëm në ndeshjen e mbrëmshme”, ka shtuar Ireland.
Ylli i ri i Juventusit, Sebastian Giovinco, beson se ndeshjen e këtij vikendi në Serie A duhet të shtyhen si shenjë respekti për viktimat e tërmetit në Itali.
“Mendoj se nuk duhet të luajmë. Të jem i sinqert është hera e parë që diçka e tillë më ndodh. Vendimi për të luajtur vjen nga njerëz mbi ne dhe nuk mund të them nëse është vendim i duhur apo jo”, ka thënë Giovinco. “Nëse shënoj, nuk do të festoj, por do t’ua dedikoj golin të gjithë viktimave dhe familjarëve të tyre”, ka shtuar italiani.
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, planifikon të bëjë një ofertë për menaxherin e Arsenalin, Arsene Wenger.
Daily Mail ka shkruar se Bayerni përgatitet t’i ofrojë francezit marrëveshje të vlefshme 5 milionë funte në vit me mundësinë që ai të rekrutojë lojtarë francez dhe afrikan, në mënyrë të njëjtë siç vepron edhe në Arsenal. Ai po ashtu do të mund të përkrahet edhe me para kesh për të financuar kontratat dhe nënshkrimet e emrave të mëdhenj. Wengeri është njohur për besnikërinë e tij ndaj klubit, pasi më herët ka refuzuar edhe oferta të Real Madridit dhe Barcelonës. Ai është ende nën kontratë me Arsenalin deri në vitin 2011 dhe së fundi ka bërë të ditur se do të përgatitet për vazhdimin e kontratës.
Liverpool është duke u përballur me lajme jo të mira sa i takon formës së kapitenit të ekipit, Steven Gerrard, i cili raportohet se ka pësuar një lëndim të ri.
Daily Mail shkruan se Rafa Benitez është duke u përballur sot me një vendim kritik rreth gjendjes së Gerrard, derisa sezoni i Liverpooli është në momentet më vendimtare. Testet kanë treguar se Gerrard kishte pësuar edhe një tendosje tjetër të ijëve gjatë humbjes 3-1 ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve. Pas rihapjes së garës për titullin e Ligës Premier, spanjolli duhet të vendosë nëse do të rrezikojë me Gerrard në ndeshjen e nesërme kundër Blackburnit, ose do ta pushojë atë deri në ndeshjen e kthimit kundër Chelseat.
Kobe Bryant ka shënuar 33 pikë në fitoren e Los Angeles Lakers me rezultat 116-102 ndaj rivalit të Konferencës Perëndimore, Denver Nuggets.
Për Los Angeles Lakers nga lëndimi u rikthye edhe Andrew Bynum, që ndihmoi ekipin të shënojë fitoren e 63-të të sezonit. Bynum luajti 31 minuta dhe shënoi 16 pikë dhe shtatë kërcime. Pau Gasol ndihmoi me 27 pikë dhe 19 kërcime për Lakers, derisa Carmelo Anthony udhëhoqi tek Nuggets me 23 pikë. Denver qëndron në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore, menjëherë prapa Lakers, që garojnë me liderin e Konferencës Lindore, Cleveland Cavaliers, për numrin më të madh të fitoreve në NBA.
Pas turpërimit të djeshëm të Bayernit, dy ekipet tjera gjermane që garojnë në Evropë, Hamburgu dhe Werder Bremeni, ia kanë zbardhur fytyrën Bundesligës, duke shënuar fitore ndaj Manchester Cityt, respektivisht Udineses.

Diego i jep fitoren Werderit

Diego ka shënuar dy gola, nga një në secilën pjesë (34’ dhe 67’), ndërsa një tjetër Hugo Almeida (69’), për të ndihmuar Werderin të shënojë fitore në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës UEFA përballë ekipit të vetëm italian në garat evropiane, Udineses. Të vetmin gol për italianët e shënoi Fabio Quagliarella në minutën e 87-të të ndeshjes, që mund të jetë një pikë shprese për Udinesen për ndeshjen e kthimit, që zhvillohet të enjten e ardhshme.

Hamburg rikthen rezultatin përballë Cityt

Ekipi tjetër gjerman në Kupën UEFA, Hamburgu, po ashtu ka shënuar fitore me të njëjtin rezultat, 3-1, duke mposhtur në fushë vendore Manchester Cityn. Mysafirët anglezë kaluan të parët në epërsi, pas vetëm 35 sekondash, kur një top i gjatë i Robinhos gjeti Stephen Ireland
Por gjermanët rikthyen rezultatin, së pari duke barazuar në minutën e nëntë me anë të Trochowski, dhe pastaj për të shënuar edhe dy gola të tjerë në pjesë të dytë. Autori i golit të parë, Trochowki shënoi edhe golin e parë të avantazhit për gjermanit, kësaj here nga penaltia (63’), ndërsa rezultatin e vulosi Guerrero, 11 minuta para fundit të ndeshjes.

Francezët dështojnë përballë ukrainasve

Marseille i Lorik Canës ka humbur me rezultat 2-0 në fushë të Shakhtar Donetsk, derisa PSG ka nxjerrë barazim pa gola në fushë të vet përballë Dinamos së Kievit.
Ekipet franceze në anën tjetër, Olimpique Marseille dhe Paris Saint Germain, kanë dështuar përballë atyre ukrainase, Shakhtar Donetsk dhe Dinamo Kiev.