Lionel Messi thotë se ai ka qenë i tronditur nga fitorja e Chelseat me rezultat 3-1 ndaj Liverpoolit në Anfield, por thotë se nuk e ka problem se kush do të jetë kundërshtari i radhës në gjysmëfinale.
Tashmë mund të thuhet se Barcelona është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pasi katalonasit shkatërruar Bayernin në Camp Nou me rezultat 4-0.Messi thotë se ka qenë i befasuar nga humbja e Liverpoolit në Anfield, por nuk ka frikë nga asnjëri kundërshtar në gjysmëfinale.Argjentinasi mungoi në finalen e vitit 2006 kur Barcelona mposhti Arsenalin në finale të Ligës së Kampionëve dhe ka dëshirë të flaktë të luajë në Romë.“Për mua befasi ishte fitorja e Chelseat kundër Liverpoolit. Të dyja ekipet janë kundërshtarë të vështirë, por dëshirë e imja është të jemi në finale në Romë, pa dallim ndaj cilit kundërshtar do të duhet të luajmë për të arritur atje”, ka thënë Messi,.“Ëndërr e imja është ta fitoj Ligën e Kampionëve. Në vitin 2006 e humba ndeshjen finale për shkak të lëndimit. Dua të jemi më të mirët në botë”, ka shtuar argjentinasi.
Bayern Munichu do të përpiqet ta shpëtojë një pjesë të krenarisë kur nesër në Alliaz Arena do ta presë Barcelonën në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët në ndeshjen e parë në Camp Nou pësuan një debakël të vërtetë, pasi pas vetëm 45 minutash humbën me rezultat bindës 4-0.“E dimë se nuk do ta fitojmë Barcelonën me katër gola epërsi, jemi të vetëdijshëm për këtë. Por do të luajmë me krenari dhe karakter dhe do t’u japin fansave një ndeshje të shkëlqyeshme të Ligës së Kampionëve”, ka thënë trajneri i ekipit gjerman, Jurgen Klinsmann.“Jemi jashtë loje për këtë garë, por dëshirojmë t’u ofrojmë fansave një lojë të bukur dhe nëse është e mundur edhe një fitore. Barcelona është ekipi më i mirë në planetë dhe nëse dëshirojmë sërish të luajmë me një ekip të tillë duhet ta fitojmë titullin. Të gjithë duam të jemi sërish kampionë”, ka thënë trajneri gjerman duke bërë të ditur se caku kryesor tash do të jetë Bundesliga.
LeBron James ka shënuar 29 pikë në ndeshjen në të cilën Cleveland Cavaliers ka dërrmuar kampionin në fuqi të NBA-së, Boston Celtics, duke e mposhtur me rezultat 107-76.
Fitorja i afron Cavaliers-at një fitore larg rekordit të të gjitha kohërave për fitoret si vendas brenda një sezoni. Cavalies tash kanë 39 fitore dhe vetëm një humbje në fushë vendore, dhe në ndeshjen e të mërkurës kundër Philadelphias do të mund të barazojnë rekordin e sezonit 1985-86 kur Celtics kishin shënuar 40 fitore dhe kishin pësuar vetëm një humbje në shtëpi.Te Cleveland katër lojtarë të tjerë shënuan pikë dyshifrore: Daniel Gibson 15 pikë, Mo Williams dhe Delonte West nga 13 dhe Zydrunas Ilgauskas, i cili ndihmoi ekipin me 11 pikë dhe 10 kërcime.Paul Pierce udhëhoqi tek Bostoni me vetëm 14 pikë. Glen Davis shënoi 12 pikë dhe Mikki Moore 10 të tjera në humbje.
Dwyane Wade ka shënuar pikët më të larta në karrierën e tij, 55, për të ndihmuar Miami Heat të sigurojë pjesëmarrjen në play-off duke mposhtur New York Knicks me rezultat 122-105.
Fitorja i siguron Miamit vendin e pestë në Konferencën Lindore (42 fitore dhe 38 humbje) si dhe pjesëmarrjen në ndeshjet e pas sezonit.“Kjo nuk ishte një ndeshje e zakonshme. Ishte një ndeshje e rëndësishme”, ka thënë Wade pas ndeshjes. Michael Beasley përfundoi ndeshjen me 28 pikë dhe 16 kërcime, më të lartat në karrierë.Al Harrington dhe Wilson Chandler me nga 21 pikë të shënuara udhëhoqën tek New York (31 fitore dhe 50 humbje këtë sezon).
Pas një tjetër sezoni zhgënjyes, Milani pritet të bëjë ndryshime në skuadër, ndërsa zëvendëspresidenti Adriano Galliani është i bindur se ai e di se çka i nevojitet skuadrës së tij.
“Përgjithësisht, nëse dëshiron trofe duhet të kesh një klub të madh, një trajner të mirë dhe një skuadër adekuate”. “Mirëpo, është vështirë të garosh në blerjen e lojtarëve me skuadrat të cilat fitojnë dyfish më shumë se ne, siç është Real Madridi, dhe kanë taksa shumë më të ulëta”. “Ne duhet të krijojmë një strategji të veçantë. Kemi pasur shumë probleme me lëndime në muajt e fundit, mirëpo Milani nuk ka nevojë të rindërtohet”. “Do të sjellim në skuadër disa emra të mëdhenj, mirëpo ne kemi disa lojtarët të rinj të cilët po luajnë në skuadra të ndryshme. Unë vazhdimisht i përcjell Alberto Paloschin, Davide Di Gennaron dhe Ignazio Abaten, dhe sipas të gjitha gjasave ata do të kthehen në fund të sezonit”, ka thënë Galliani për Tuttomercatoweb.
Pas një tjetër sezoni zhgënjyes, Milani pritet të bëjë ndryshime në skuadër, ndërsa zëvendëspresidenti Adriano Galliani është i bindur se ai e di se çka i nevojitet skuadrës së tij.
“Përgjithësisht, nëse dëshiron trofe duhet të kesh një klub të madh, një trajner të mirë dhe një skuadër adekuate”. “Mirëpo, është vështirë të garosh në blerjen e lojtarëve me skuadrat të cilat fitojnë dyfish më shumë se ne, siç është Real Madridi, dhe kanë taksa shumë më të ulëta”. “Ne duhet të krijojmë një strategji të veçantë. Kemi pasur shumë probleme me lëndime në muajt e fundit, mirëpo Milani nuk ka nevojë të rindërtohet”. “Do të sjellim në skuadër disa emra të mëdhenj, mirëpo ne kemi disa lojtarët të rinj të cilët po luajnë në skuadra të ndryshme. Unë vazhdimisht i përcjell Alberto Paloschin, Davide Di Gennaron dhe Ignazio Abaten, dhe sipas të gjitha gjasave ata do të kthehen në fund të sezonit”, ka thënë Galliani për Tuttomercatoweb.
Basketbollistët e Sigal Prishtinës kanë fituar për herë të pestë me radhë Kupën e Kosovës. Ata në finalen e të dielës që u zhvillua në palestrën "Sezai Surroi" në praninë e rreth 3.000 shikuesve, kanë mposhtur Pejën, me rezultat 96:86, duke vazhduar traditën e sukseseve në këtë garë.
Në përgjithësi prishtinasit e kontrolluan lojën dhe gjatë tërë ndeshjes ishin në epërsi, e cila në një periudhë arriti në 14 pikë, 79:65. Më të dalluarit tek Sigal Prishtina ishin amerikanët, Kina Jong dhe Bred Xhons, me nga 23 pikë të shënuara, kurse pikë dyshifrore realizoi edhe Ouens (10 pikë). Në radhët e Pejës më efikasi ishte Florian Miftari, me 24 pikë, kurse krahas tij pikë dyshifrore realizuan edhe Luca (18 pikë), Morban (16 pikë) dhe Grapci (14). Në fund kupën kapitenit të Sigal Prishtinës, Edmond Azemi ia dorëzoi Ministri i Sportit, Valton Beqiri.
Basketbollistet e Bashkimit sërish fituan kupën
Në konkurrencën e femrave, Kupën e Kosovës e fitoi Bashkimi i Prizrenit. Në finale, vashat prizrenase shënuan fitore ndaj Trepçës, me rezultat 64:42. Në këtë mënyrë prizrenaset vazhduan mbizotërimin në basketbollin kosovar të femrave në tri vitet e fundit. Tk Bashkimi basketbollistja më efikase ishte Majlinda Avdiu, me 17 pikë, kurse tek Trepça u dallua Liridona Mehmeti, me 12 pikë. Kapitenes së Bashkimit, Liridona Krasniqit, Kupën ia dorëzoi drejtori i Departamentit të Sportit të Kosovës, Ibër Shala.
Kapiteni i Bayern Munichut, Mark van Bommel, ka pohuar që bashkëlojtari i tij, Franck Ribery, ëndërron të transferohet në Camp Nou.
Mesfushori francez është në shënjestër të disa skuadrave të mëdha evropiane, mirëpo bavarezët nuk dëshirojnë ta lejojnë largimin e tij nga Allianz Arena. “Franck dëshiron të luajë për Barcelonën. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, më i miri në Bundesligë dhe loja e tij përshtatet me atë të Barcelonës”, ka njoftuar ish-lojtari i Barcelonës, Van Bommel.
Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, ka munguar në një pjesë të madhe të ndeshjeve për Të Kuqtë gjatë këtij sezoni për shkak të lëndimeve të shpeshta në tendinin e gjurit, megjithatë është shprehur i kënaqur me golat që ka shënuar.
Vitin e kaluar Torres ishte golashënuesi më i mirë i Liverpoolit me 33 gola në të gjitha garat dhe po ashtu pati disa paraqitje të mira me Spanjën, me të cilën u shpallu kampion i Evropës, mirëpo pësoi disa lëndime të cilat ia kufizuan paraqitjet këtë sezon. “Është një frustrim i madh me këto lëndime të shumta. Megjithatë 11 gola në 19 ndeshje të Kampionatit, nuk janë keq. Shpresoj që sezonin e ardhshëm të jem 100% në formë”, është shprehur spanjolli, për të cilin Banitez së fundmi ka deklaruar se “po të luante Torres në shumicën e ndeshjeve këtë sezon, Liverpooli do të ishte në një pozitë më të mirë në garën për titull”.
Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, dëshiron që menaxheri i përkohshëm i Bluve, Guus Hiddink, ta vazhdojë punën në Stamford Bridge.
“Sigurisht që do të donim të qëndrojë. Është e jashtëzakonshme ajo që ka bërë ai për një periudhë kaq të shkurtër”. “Është pikërisht puna e tij që na ka bërë të jemi më të fortë, prandaj do të jetë zhgënjyes largimi i tij”, ka thënë gjermani.
Yossi Benayoun thotë se fitorja e Liverpoolit kundër Blackburn Rovers, i ka përgatitur ata për një ndeshje të madhe në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.
“Fitorja ishte shumë me rëndësi se ne reaguam mirë pas asaj humbjeje zhgënjyese nga Chelsea”. “Duhet të vazhdojmë me fitore në Ligën Premier dhe t’i bëjmë presion Manchester Unitedit dhe shpresoj se kjo do të mjaftojë që ta fitojmë titullin”. “Tani jemi të gatshëm të ndeshemi me Chelsean. E dimë se do të jetë shumë vështirë të martën në Stamford Bridge, por të do të provojmë të japim maksimumin nga vetja dhe do të shohim se çka do të ndodhë, sepse në futboll gjithçka është e mundur”, ka thënë izraeliti për liverpoolfc.tv.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se Topçinjtë mund t’i fitojnë të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit.
“Kanë kaluar 18 ndeshje pa humbje në Ligën Premier, dhe ne i kemi premtuar vetes të mos humbim asnjë ndeshje deri në fund të sezonit”. “Jam i bindur se mund ta realizomë këtë premtim. Kemi luajtur mirë gjatë gjithë sezonit, megjithatë kemi marrë kritika negative dhe tash po e dëshmojmë se ata kanë gabuar”, ka thënë spanjolli.
Manchester Unitedi dëshiron t’ia zgjasë kontratën talentit 17-vjeçar, Federico Macheda, i cili pritet të fitojë 10.000 funte në javë.
Daily Mail njofton se ‘Kiko’ aktualisht fiton 400 funte në javë dhe ka bonus prej 2.000 eurosh për paraqitjet e tija në skuadrën e parë. Macheda shënoi golin e fitores të shtunën kundër Sunderlandin pas më pak se një minute inkuadrimi në lojë, dhe po ashtu kishte shënuar golin e fitores kundër Aston Villas në debutimin e tij, gjë që i ka nxitur Djajtë e Kuq që ta shpërblejnë italianin.

Kampioni në fuqi i Francës, Olimpique Lyon, ka barazuar në fushë të vet me rezultat 2-2 përballë Monacos, duke humbur kreun e tabelës të cilën tash e mban ekipi i mesfushorit shqiptar Lorik Cana, Olimpique Marseille, që më herët mposhti ekipin Grenouble.
Lyoni dy herë ishte në disavantazh, por të dy herët arriti të barazojë për një nxjerrë një pikë në ndeshjen përballë Monacos në Stade Gerland. Mysafirët kaluan në epërsi pas 34 minutash lojë me golin e mesfushorit kroat Jerko Leko, por Lyoni barazoi në pjesë të dytë me anë të brazilianit Cris (65’). Pas një minute lojë mysafirët rikthyen avantazhin me anë të sulmuesit Juan Pablo Pino (66’). Një pikë për vendasit arriti ta sigurojë sulmuesi francez Frederic Piquionne, nëntë minuta para fundit të ndeshjes. Marseille në ndeshjen e mëhershme ka shënuar fitore të thellë në Velodrome ndaj Grenoble, duke e mposhtur me rezultat 4-1. Dy gola për marsejezët i shënoi Taiwo, të parin nga penaltia (52’ dhe 65’), ndërsa nga një shënuan Hilton (59’) dhe Bradao (89’). Të vetmin gol për mysafirët e Grenouble e shënoi Courtois në minutat shtesë të ndeshjes (90’). Kapiteni Lorik Cana u aktivizua vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes dhe ishte pjesëmarrës i aksionit të golit të katërt.

Barazimi i Lyonit i jep rastin ekipit të Canës të marrë kreun e tabelës së ligës franceze. Marseille tash mbledh 61 pikë, një më shumë se kampioni në fuqi që zbret në pozitën e dytë të tabelës.

Atletico Madrid ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në ndeshjen në udhëtim tek Deportivo La Coruna.
Mysafirët kaluan në epërsi të dyfishtë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Riazor, para se vendasit të ngushtojnë atë në 2-1. Golin e parë për Atleticon e shënoi sulmuesi argjentinas Sergio Aguero, në çastet e fundit të pjesës së parë të ndeshjes, ndërsa rezultatin e dyfishoi Simao në minutën e 69-të. E gjitha çfarë arriti Deportivo ishte të shënojë një të vonshëm me anë të Rodolfo Bodipo, tre minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes. Tre pikët e reja mbajnë Atleticon në pozitën e gjashtë me 46 pikë, sa ka edhe Malaga në vendin e shtatë. Deportivo do të vazhdojë të mbajë pozitën e tetë me 43 pikë. Sevilla në ndeshjen tjetër të sotme ka dështuar para tifozëve të vet, duke u mposhtur me rezultat minimal 1-0 nga Getafe.