Superdueli anglez në ndeshjen kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit, i zhvilluar të martën mbrëma në Stamford Bridge ka përfunduar me rezultat të barabartë 4-4, me ç’rast skuadra e Chelseat do të vazhdojë garën në gjysmëfinale.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Anfiled kishte përfunduar me fitoren e Chelseat me rezultat 3-1, dhe ishte e qartë se Liverpooli do të jetë skuadra e cila do ta kërkojë fitoren. Të dyja skuadrat e zhvilluan ndeshjen në mungesë të dy kapitenëve. Te Blutë mungoi John Terry, ndërsa te Të Kuqtë, Steven Gerrard.

Pjesa e parë

Ndeshja filloi me një përqendrim të madh nga të dyja skuadrat dhe nuk u pa asnjë rast deri në minutën e 13-të, kur pas një aksioni të bukur të Liverpoolit, Fernando Torres gjuajti mbi portë. Chelsea reagoi menjëherë (14’) me anë të Frank Lampard, i cili gjuajti shumë afër portës nga gjuajtja e lirë, dhe ky ishte rasti i vetëm i vendasve për t’u përmendur. Në minutën e 19-të vendasit kaluan në epërsi pas një gjuajtje të lirë, të cilën në mënyrë maestrale e shndërroi në gol Fabio Aurelio. Të Kuqtë dyfishuan rezultatin me anë të Xabi Alonsos (28’), i cili e mposhti portierin Cech nga pika e bardhë pas një ndërhyrje të gabuar të serbit Branislav Ivanovic. Deri në fund të 45 minutave të para, Blutë krijuan presion para portës së Liverpoolit, por madje edhe inkuadrimi i Nicolas Anelkas (36’) nuk solli asnjë ndryshim në rezultat.

Pjesa e dytë

Atë që nuk e bëri në pjesën e parë, Anelka e bëri në të dytën. Në minutat e para të gjysmës së dytë të lojës (51’), pas një krosimi të ulët të francezit, shumë dobët reagoi portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, i cili e shtyri topin në rrjet, për ta ngushtuar epërsinë në 2-1. Pas golit të parë, Blutë morën zemër duke krijuar presion përpara portës mysafire, dhe derisa gjuajtja e lirë e Didier Drogbas ishte shumë afër portës (55’), gjuajtja tjetër e mbrojtësit Alex përfundoi në rrjet (57’). Shpresat e Liverpoolit i zbehi kapiteni i Chelseat në këtë ndeshje, Frank Lampard, i cili pas një depërtimi të Didier Drogbas, shënoi golin e epërsisë për Blutë (76’). Megjithatë, mysafirët vazhduan të tregohen luftarakë në fushë duke mos u dorëzuar. Lucas Leiva barazoi rezultatin në 3-3 (81’), ndërsa Dirk Kuyt kaloi sërish Liverpoolin në epërsi (82’) duke shënuar golin e katërt për mysafirët. Për t’i dhënë fund pyetjes së gjysmëfinalistit nga kjo përballje u kujdes mesfushori anglez, Frank Lampard, i cili me golin e dytë personal në këtë ndeshje (89’) barazoi rezultatin në 4-4, rezultat i cili e vë Chelsean përballë Barcelonës në gjysmëfinale, pasi që Balugranët e kanë eliminuar Bayern Munichun me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Në prag të takimit të nesërm në mes të Portos dhe Manchester United në stadiumin Dragao, Sir Alex Ferguson thotë se portugezët mund të mposhtën edhe në fushë vendore.
Historia tregon se United do të ketë një punë të vështirë për të siguruar vend në gjysmëfinale pas barazimit të parë 2-2 në Old Trafford, por Feguson beson në triumf të ekipit të tij.Porto nuk ka asnjë humbje në fushë vendore nga ekipet angleze dhe i ka fituar të gjitha tetë përballjet në Evropë pas barazimeve në ndeshjet e para.“Porto është një ekip shumë agresiv, veçanërisht në fushë vendore. Përvoja e brazilianëve dhe argjentinezëve në ekip iu jep kreativitet dhe forcë e cila veçanërisht mund të shihet në fushë vendore”, thotë Ferguson.“Por ata mund të kenë edhe një ditë kur nuk luajnë mirë. Ata humbën në fushë vendore ndaj Dinamo Kievit në fazën e grupeve dhe po ashtu u mposhtën nga Arsenali në Emirates”, ka shtuar skocezi.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka kërkuar nga lojtarët e tij të luajnë me mendimin se do të mund të kalojnë në rundin e ardhshëm dhe ka shtuar se presioni në këtë ndeshje bie mbi Chelsean.
“Në këtë ndeshje s’kemi çfarë të humbin, andaj presioni është mbi ta. Ata kanë nevojë të fitojnë. Ata kanë përvojë në Ligën e Kampionëve dhe kualitet. Por, ky është futbollit, këtu mund të ndodhë gjithçka. Duhet të besojmë dhe të mendojmë se mund të kemi sukses”, ka thënë Benitez.“Chelsea do të mendojë se puna është e kryer, por ne do të duhet të luajmë me mendimin se mund të kalojmë në rundin e ardhshëm”.“E dimë se mund të arrijmë. Mund të shënojmë në fushë mysafire kundër klubeve të mëdha dhe po ashtu e kemi përvojën nga fitorja 4-1 në Old Trafford”, ka shtuar trajneri spanjoll.
Pas serisë së rezultateve të dobëta, ekipi i Bolognas ka bërë të ditur se ka shkarkuar trajnerin serb Sinisa Mihajloviq dhe në vend të tij ka caktuar Giuseppe Papadopulo.
Mediat italiane që mbrëmë shkruan se pozita e Mihajloviq ishte vënë në pikëpyetje pasi drejtuesit e klubit kërkuan një takim urgjent pas humbjes ndaj Sienës.Sot Bologna edhe zyrtarisht ka bërë të ditur se e ka shkarkuar ish-ndihmës trajnerin e Roberto Mancinit tek Interi, pas vetëm gjashtë muajsh detyre në klub.Pas fillimit të mbarë, Mihajloviq dhe Bologna u përballën me një krizë të madhe dhe pësuan katër humbje radhazi në ndeshjet e fundit.Pasues i serbit do të jetë 61-vjeçari Papadopulo, i cili sot edhe zyrtarisht do të marrë detyrën.
Barcelona ka shprehur interesimin e saj për mbrojtësin e Liverpoolit, Daniel Agger.
Daily Mail shkruan se trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është duke e monitoruar situatën e Agger, dhe është impresionuar me aftësitë e tij.Mbrojtësi danez ka dëshmuar edhe një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e të shtunës, kur Liverpooli shkatërroi Blackburnin me rezultat 4-0 për të mbajtur presionin ndaj Mancheterit në tabelën e ligës angleze.Për Agger i interesuar raportohet se është edhe trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti.
Ben Gordon ka shënuar 14 sekonda para fundit për t’i dhënë fitoren prej 91-88 Chicago Bulls në udhëtim ndaj Detroit Pistons, duke dërguar mysafirët në pozitën e gjashtë të Konferencës Lindore.
Derrick Rose shënoi 24 dhe Gordon 19 pikë për Bulls, derisa Richard Hamilton kryesoi te vendasit e Detroit me 25 pikë, i ndjekur nga Tayshaun Prince me 19.Fitorja i ndihmoi Bulls-at (41 fitore dhe 40 humbje) t’i ikin për gjysmë ndeshje Philadelphia 76ers (40 fitore dhe 40 humbje), kur kanë mbetur edhe dy ditë nga sezoni i rregullt në NBA.Detroit (39 fitore dhe 42 humbje) mbetet në pozitën e tetë dhe do të përballet me liderin e Konferencës, Cleveland Cavaliers, në rundin e parë të play-offit.
Përkundër rikthimit të suksesshëm të Emmanuel Adebayorit nga lëndimi, kundërshtari i tij në Ligën e Kampionëve, mesfushori i Villarrealit, Marcos Senna, thotë se ai nuk sheh asgjë të veçantë te sulmuesi shtatlartë.
“Adebayor nuk më lë përshtypje. Në moshën time, dhe në bazë të asaj që kam parë në futboll, është vështirë të gjej një lojtar, i cili vërtet më lë përshtypje”. “Adebayor është një lojtar i mirë, mirëpo nuk mund të thuhet se ai është një superyll. Ai duhet të kalojë edhe shumë vite dhe të jap shumë, nëse dëshiron ta arrijë atë që e ka bërë Henry për Arsenalin”. Për më shumë Senna ka folur edhe për ndehsjen e të mërkurës mbrëma në Emirates, duke thënë se skuadra e tij nuk të kërkojë vazhdimet por fitoren. “Ne jemi të aftë për të fituar në Londër dhe për ta vazhduar garën. Jemi pa mëdyshje shumë më të fuqishëm se para tre vitesh (kur Villarreali u eliminua nga Arsenali). Kemi një skuadër shumë më të kompletuar se atëherë”. “Kjo ndeshje është krejt ose asgjë. Ne jemi të vetëdijshëm për atë që duhet të bëjmë dhe e dimë se kemi mundësi të fitojmë”, ka përfunduar Senna.
Trajneri i Chelseat, Guus Hiddink, thotë se Blutë ende nuk janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht fitores prej 3-1 kundër Liverpoolit në Anfield.
“Shumica e njerëzve thonë se nëse e fiton ndeshjen si mysafir në Ligën e Kampionëve, ashtu si bëmë ne, atëherë nuk do të keni shqetësime për ndeshjen e kthimit. Por unë nuk mendoj ashtu”. “Liverpooli është një skuadër shumë e mirë, e cila luan futboll të bukur dhe ne jemi shumë të vetëdijshëm për këtë gjë, prandaj jemi përgatitur me seriozitetin më të madh. Ne do të luajmë për fitore edhe në këtë ndeshje”, është cituar holandezi nga “The Sun”.
Superylli i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, është i bindur se skuadra e tij do ta mposhtë Porton në ndeshjen e kthyese e cila zhvillohet të mërkurën mbrëma në Estadio do Dragao.
“Ndjehem mirë, kam vetëbesim, ndeshjet më të mira po vijnë dhe unë jam i gatshëm për to”. “Kur është hedhur shorti dëshiroja që të luaja kundër Portos. Mendoj se jemi skuadër shumë më e mirë se Porto, mirëpo duhet të kemi respekt për ta, sepse për momentin ata janë ekipi më i mirë në Portugali”. “Ata kanë një trajner të mirë, disa lojtarë të jashtëzakonshëm, mirëpo ne duhet të dëshmojmë pas dy ndeshjeve se jemi më të mirët”. “Ne dëshirojmë të fitojmë gjithçka. Dëshiroj ta përfundoj sezonin duke fituar Ligën Premier, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve. Të njëjtën gjë e dëshirojnë edhe bashkëlojtarët e mi”, ka thënë Lojtari më i mirë në botë për vitin 2008
Barcelona ka shënuar fitore prej 4-0 në ndeshjen e parë në Camp Nou kundër Bayern Munichut, dhe kur të gjithë mendojnë se me kë do të përballen katalunasit në gjysmëfinale, me Chelsean apo Liverpoolin, Lionel Messi thotë se kanë mbetur edhe 90 minuta pa u zhvilluar.
“Do të luajmë ashtu si bëjmë gjithmonë, sepse nëse vendosim të mbrohemi, atëherë mund t’ia përkeqësojmë gjërat vetes”. “Bayerni ka lojtarë të mirë në të gjitha pozitat, dhe ata janë të gatshëm të të dënojnë në çdo çast. Duhet ta kemi mentalitetin e njëjtë sikurse në ndeshjen e parë dhe të sulmojmë”. “Ata do të mundohen të shënojnë herët, të krijojnë presion ndaj nesh dhe t’i ndezin tifozët. Por nëse ne shënojmë të parët, atëherë ata do ta kenë vështirë”, është cituar argjentinasi nga “Marca”.
Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, është i gatshëm të rrezikojë dhe ta inkuadrojë në ndeshjen e të martës mbrëma kundër Chelseat, kapitenin Steven Gerrard.
“Taktika jonë e lojës varët në gatishmërinë e Steviet për lojë dhe është e qartë se ai dëshiron të luajë”. “Ai ka luajtur me këtë problem edhe përpara dhe është një shenjë e mirë që ai ndihet mirë për vete”. “Ndoshta do të rrezikojmë, por unë dëshiroj që ai të luajë nga minuta parë. Është e qartë që kemi nevojë për të, sepse ai është lojtari kyç i skuadrës. Gjithçka është ndryshe kur ai është në fushë”, ka thënë Benitez.
Edhe pse Juventusi gjendet dhjetë pikë prapa Interit, kur kanë mbetur edhe shtatë javë për t’u luajtur (21 pikë), trajneri i bardhezinjve Claudio Ranieri nuk heq dorë nga shpresa për ta fituar Scudetton.
“Derisa të mos kemi shanse matematikore, unë nuk do të dorëzohem. Nuk shqetësohem aspak për Milanin që na ndjek nga pas, sepse jam mësuar të shikoj përpara drejt skuadrës të cilën dëshirojmë ta zëmë”. “Kemi pasur një moment të vështirë, sidomos me humbjen e fundit, megjithatë tash është radha të luajmë kundër Interit. E kemi pritur qe një kohë të gjatë këtë ndeshje dhe duhet të shfaqim një lojë të madhe”, ka thënë ish-trajneri i Chelseat për “Il Corriere dello Sport”.

Drejtori teknik i Barcelonës, Txiki Begiristain, ka reaguar ndaj fjalëve se skuadrat e mëdha, si Barcelona dhe Real Madridi, favorizohen nga gjyqtarët, duke thënë se Blaugranët janë liderë në La Liga se janë më të mirët.
“Nuk duhet të mendojmë për atë që thuhet, por ta bëjmë punën tonë dhe të vazhdojmë të luajmë futboll të mirë”. “Ne udhëheqim në La Liga, jo vetëm se kemi më shumë pikë, por për faktin se e luajmë futbollin më të mirë në Kampionat”, është citur Begiristain nga “Marca”.
Kampioni i Ligës Premier, Manchester United, është duke u përgatitur të bëjë ofertë të vlefshme 22 milionë euro për portierin e Barcelonës, Victor Valdes.
People shkruan se Sir Alex Ferguson dëshiron të gjejë një zëvendësim afatgjatë për Edwin van der Sar me Ben Foster që është duke menduar të largohet nga Old Trafford. Menaxheri i United e sheh Valdesin si një zëvendësim kualitativ për Van der Sar, derisa është ende jo i gatshëm t’i ofrojë vend në ekipin e parë portierit të dytë, Foster. Kontrata e portierit të Barcelonës skadon në fund të sezonit të ardhshëm, dhe ai tashmë ka refuzuar shansin për të filluar bisedimet për kontratën e re, duke nxitur Fergusonin të mendojë për një transferim të tij në ligën angleze.
Xabi Alonso thotë se Liverpooli duhet të shfrytëzojë çdo shans për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke luajtur një ndeshje ‘perfekte’.
Të kuqtë pësuan 3-1 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar në Anfield, dhe do të ketë shumë vështirësi ta rikthejnë rezultatin në ndeshjen e të martës në Stamford Bridge. “Ka shpresa. E dimë se do të jetë shumë e vështirë të shënojmë tre gola. Për sa ekzistojnë shanse të vogla, ne do të përpiqemi dhe do të luftojmë për këtë dhe të shkojmë dhe të japim më të mirën nga vetja”, ka thënë Alonso. “Mendoj se do të ishte afër perfektes nëse ne mund të shkojmë, të shënojmë tre gola dhe i mposhtim ata. Do të kemi nevojë për një mentalitet sulmues, pasi kemi nevojë të shënojmë shumë gola”, ka shtuar spanjolli.