Theo Walcott thotë se kampionët e Manchetser United duhet të jenë të shqetësuar për përballjen me Arsenalin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi që Topçinjtë janë përplot vetëbesim.“Vetëbesimi ekziston te të gjithë lojtarët. Ndjejmë se të gjitha skuadrat na kanë frikën porsa shkelim në fushë. Është kënaqësi të luash kur gjërat ndodhin kështu”. “Po luajmë futboll të bukur dhe po shënojmë gola nga të gjitha pozitat. Po mbrohemi po ashtu mirë. Edhe pse kemi lojtarë të lënduar ne po mbahemi shumë mirë”. “Do të jetë vështirë kundër Unitedit, mirëpo ne luajmë kundër tyre shpesh në Ligën Premier dhe kemi qenë të suksesshëm në përballje me ta”. “Ata janë skuadra më e mirë në botë, mirëpo kur ne t’ia fillojmë groposjes, edhe ata do të bien poshtë. Nëse luajmë me stilin tonë të lojës, mund ta mposhtim secilën skuadër në botë”, ka thënë Walcott për “The Times”.
Agjenti i Gianluigi Buffonit, Silvano Martina, ka reaguar ndaj spekulimeve të cilat sugjerojnë se Manchester Unitedi është gati të bëjë një ofertë për portierin e Juventusit.“The Daily Mail” ka shkruar se Djajtë e Kuq janë duke përgatitur një ofertë për ta transferuar portierin më të mirë në botë në afatin kalimtar veror, mirëpo Martina ka reaguar duke mohuar spekulimet. “Nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me Buffon. Jam lodhur duke komentuar vazhdimisht gjërat të cilat nuk ekzistojnë. Asgjë nuk është e vërtetë për atë që thuhet në lidhje me Manchester Unitedin”, ka thënë agjenti për Calciomercato.it.
Arjen Robben ka deklaruar se një ditë do të kthehet të skuadra e PSV-së pasi që u ka premtuar tifozëve se gjatë karrierës së tij do të kthehet sërish të luajë për skuadrën ku i ka kaluar dy sezone.“Nëse bën një premtim, atëherë atë duhet ta mbash, megjithëse në futboll nuk mund të planifikosh asgjë. Ajo që vazhdon të mbetet fakt është se PSV është skuadra ime e preferuar në Holandë së bashku me Groningenin”. “Mundësia është e madhe që para përfundimit të karrierës sime do të kthehem të luaj për PSV-në”, ka thënë sulmuesi i Real Madridit për PSV TV.
Mbrojtësi veteran i Romës, Christian Panucci, u ka thënë tifozëve të skuadrës kryeqytetase se ai dëshiron të mbetet te Giallorossët.Kontrata e Panuccit skadon në qershor dhe duket se klubi nuk dëshiron ta mbajë atë, si pasojë e sulmit verbal që bëri mbrojtësi ndaj klubit dhe trajnerit në janar për shkak të minutazhit të shkurtër të lojës. “Së shpejti më skadon kontrata, mirëpo nëse varet nga unë, do të dëshiroja të qëndroj”, është citohet nga Romanews.eu, t'u ketë thënë tifozëve mbrojtësi italiani.
Drejtori i Interit, Marco Tronchetti Provera, mendon se asnjëri nga drejtuesit zikaltër nuk do të ishte aq i guximshëm saqë ta refuzonte një ofertë prej 100 milionë eurosh për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic. “Ibrahimovici është një lojtar i madh. A do të largohej ai për 100 milionë euro? Kjo është një pyetje për Moratti, megjithatë mendoj se do të ishte vështirë për ta refuzuar një shumë të tillë parash”. Zikaltrit të shtunën mbrëma ndeshen me ish-skuadrën e Ibras, Juventusin, dhe dëshirojnë ta përforcojnë edhe më shumë pozitën e parë në tabelë.
Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, beson se ndeshja e të shtunës mbrëma kundër Interit do të jetë një mundësi që Zonja e Vjetër 'ta ruajë fytyrën dhe nderin' e vet.Bardhezinjtë janë nikoqirë të zikaltërve të shtunën mbrëma në Stadio Olimpico të Torinos, ndërsa presidenti i Juves shpreson që me një fitore t’u japin fund kritikave, edhe pse pohon se arritja e Interit dhe fitimi i Kampionatit është vetëm një ëndërr e shuar. “Do të luajmë për fytyrën dhe nderin tonë. Scudetto është një iluzion edhe pse matematikisht ende nuk ka përfunduar gara. Vendi i dytë është shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Gigli për “Il Corriere Dello Sport”. Shefi i Bianconerëve, po ashtu ka mohuar spekulimet se ekziston pakënaqësi ndërmjet kapitenit Alessandro Del Piero dhe trajnerit Claudio Ranieri. “Del Piero? Askush nuk ka dyshuar në aftësitë e tij. Ai ishte njëri nga lojtarët më të mirë kundër Genoas. Nuk mendoj se ka ekzistuar diçka ndërmjet tij dhe Ranierit. Nëse ata kanë pasur t’i thonë diçka njëri-tjetrit, atëherë mendoj se e kanë pastruar këtë gjë”, ka përfunduar presidenti bardhezi.
Mesfushori i Chelseat, Deco, mendon se ish-ekipi i tij, Barcelona, është favorit në përballjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e ka në radhët e veta një lojtar si Lionel Messi.Edhe krahas asaj që Cristiano Ronaldo e fitoi çmimin e Lojtarit më të Mirë të Vitit, shumica mendojnë se Messi megjithatë është më i mirë në botë.Një nga ta është edhe Deco, i cili i njeh mirë kualitetet e argjentinasit dhe e din se kërcënimi kryesor për Chelsean vjen pikërisht nga Messi.“Është vështirë të thuhet se cili ekip është më i mirë, pasi të dy kanë lojtarë të shkëlqyeshëm. Por mendoj se Barcelona ka përparësi pasi e ka Messin. Ai është një futbollist i cili mund të bëjë dallimin më shumë se të gjithë të tjerët në fushë”, thotë mesfushori portugez.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është tepër i kënaqur nga futbollistët e tij, të cilët mbrëmë shënuan fitore bindëse prej 3-0 ndaj Villarrealit.“Mendoj se luajtëm për të fituar. Ishte një ekip shumë ofensiv. Luajtëm shkëlqyeshëm kundër ekipit i cili mirë e mbante topin. Secilën herë e fitonim topin sërish, i shfrytëzonim pasimet dhe shpejtësinë dhe krijuam shumë probleme me këtë”, ka thënë Wenger pas ndeshjes së mbrëmshme.“Jam i impresionuar me kualitetin e ndeshjes dhe me shpejtësinë. Kishim vetëbesim dhe kjo është meritë e progresit të ngadalshëm të cilin e kemi nga ndeshja në ndeshje në kampionat”, shton francezi.
Cleveland Cavaliers ka pësuar edhe humbjen e dytë të sezonit në ndeshjet si vendas, dhe ka humbur rastin për të prekur rekordin e NBA-së, pasi u mposht mbrëmë në ndeshjen e fundit të sezonit nga Philadelphia 76ers me një pikë epërsi, 111-110.Cavaliers, të cilët moti kohë kishin siguruar vendin e parë në Konferencën Lindore, vendosën t’i pushojnë LeBron James, Mo Williams dhe disa lojtarë të tjerë të rregullt për ndeshjen e fundit.Por ata panë ekipin e tyre të dështojë të arrijë rekordin prej 40 fitore dhe vetëm 1 humbje si vendas, të cilin e kishte vendosur Boston Celtics në sezonin 1985-86. Pavarësisht humbjes, Cleveland përfundon sezonin me 66 fitore, më së shumti në NBA këtë sezon.Andre Miller ka shënuar 30 pikë për të ndihmuar 76ers t’i japin fund serisë prej gjashtë humbjeve.
Mesfushori francez në radhët e Bayern Munichut, Frank Ribery, thotë se ai ka shumë plane me klubin gjerman, duke dhënë kështu sinjale se nuk do të largohet nga Allianz Arena në fund të sezonit.Ribery shpesh është përmendur me një largim nga kampioni i Bundesligës, me një varg top ekipesh evropiane të interesuara për shërbimet e tij.“Absolutisht jo. Me Bayernin kam plane të mëdha. Do të vazhdoj të përmirësohem. Ende kemi shumë plane”, është përgjigjur Ribery në pyetjen nëse ndjen se luan në ekipin e gabuar.Por i pyetur nëse do të dëshironte të luajë për Barcelonën, francezi nuk ka mundur të mohojë. “Sigurisht. Cili lojtar nuk dëshiron të luajë në Barcelona?”.
Mediat italiane përcjellin lajmin se ekipi i Romës është i gatshëm t’i ofrojë marrëveshje të re më të favorshme financiarisht sulmuesit malazias Mirko Vucinic.Vucinic është lidhur me largim nga Roma, por klub italian nuk dëshiron të heqë dorë nga sulmuesi dhe është i gatshëm t’i ofrojë një marrëveshje më të mirë financiare, e cila do ta mbajë atë në Romë deri në vitin 2013.Corriere dello Sport shkruan se negociatat tashmë kanë filluar dhe Roma është e gatshme ta rrisë pagën e Vucinic nga 1 milion në 2.5 milionë euro në vit.Marrëveshja do të shtohet edhe për dy vite të tjera dhe do të skadojë në vitin 2013. Roma është duke punuar edhe në ripërtëritjen e kontratave të Alberto Aquilanit dhe Juan.
Menaxheri aktual i Chelseat, Guus Hiddink, kishte qenë një prej opsioneve për stolin menaxhues të Barcelonës, ka thënë presidenti i klubit spanjoll Joan Laporta.Blaugranët kishim menduar t’i ofronin postin e trajnerit të klubit Guus Hiddink, nëse posti nuk do të pranohej nga ish-trajneri Franck Rijkaard.“Guus Hiddink ishte një prej opsioneve tona. Gjithmonë më ka pëlqyer për përkushtimin dhe si person. Chelsea ka bërë një hap të madh duke caktuar atë në detyrë dhe falë tij ata janë në gjysmëfinale”, ka thënë Laporta për sportiven spanjolle “As”.
Trajneri i Villarrealit, Manuel Pellegrini, ka pranuar se ekipi i tij është mposhtur me meritë nga Arsenali në ndeshjen e mbrëmshme të kthimit të çerekfinales së Ligës së Kapionëve.Arsenali shënoi fitore 3-0 në Emirates, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4-1 (rezultati i ndeshjes së parë ishte 1-1), dhe do të ketë kundërshtar të radhës Manchester United.“Ata ishim ekipi më superior dhe ne u dominuam në stadium. Pjesa e parë ishte më e balancuar dhe ishte një garë e hapur deri kur rezultati u bë 2-0, pastaj ata filluan të kenë avantazhin në fushë”, ka thënë Pellegrini.“Ekipi dha më të mirën në ndeshje dhe duhet të kemi parasysh lëndimet që kemi, derisa ata i kishin të rikuperuar të gjithë lojtarët. Duhet të rikthejmë fokusin në ligë tash”, ka shtuar më tej kiliani.
Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, e ka etiketuar golin e tij në fitoren e mbrëmshme ndaj Portoss si golin më të bukur që ka shënuar ndonjëherë.Anësori portugez shënoi në minutën e gjashtë të ndeshjes nga 27 metra largësi për t’i dhënë fitoren minimale Manchester United, fitore kjo që e kualifikoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.“Ky është goli im më i mirë që kam shënuar. Ishte një goditje fantastike dhe nuk mund të pres ta shoh sërish në DVD. Jam shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Ronaldo.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, thotë se topçinjtë do të mund të kishin shënuar fitore më të thellë se 3-0 në ndeshjen e mbrëmshme çerekfinale të Ligës së Kampionëve përballë Villarrealit. Arsenali eliminoi Villarrealin me rezultat të përgjithshëm 4-1, dhe në gjysmëfinale të garës evropiane do të përballet me Manchester United. Por Fabregas thotë se ende nuk është duke menduar për Manchester United, pasi ka një përballje të vështirë gjatë vikendit, atë kundër Chelseat në gjysmëfinale të Kupës FA.“Ishte e rëndësishme të shënojmë një gol të hershëm. Kjo ishte arsyeja se pse thamë të përpiqemi të shënojmë një gol sa më herët që mundemi dhe të ruajmë presionin. Këtë edhe e bëmë”, ka thënë Fabregas.“Tre me zero... është okey, ia dolëm mirë. Mund të kishim shënuar më shumë, por mos të jemi lakmitar. Kemi një garë të rëndësishme gjatë të shtunës, andaj duhet të përgatitemi për të”.“Manchester United është ekipi më i mirë në Evropë... madje edhe në botë. Por ne do të përqendrohemi tek Chelsea”, ka shtuar spanjolli.
Topçinjtë kanë shënuar fitore bindëse me rezultat 3-0 ndaj Villarrealit në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke siguruar përballje me kampionin në fuqi, Manchester United, në gjysmëfinale të kësaj gare më të famshme evropiane.Arsenali u tregua i kujdesshëm në mbrojtje gjatë kësaj ndeshje dhe shfrytëzoi mirë rastet për shënim, duke u kualifikuar kështu me rezultat të përgjithshëm 4-1, pas dy ndeshjeve.
Pjesa e parë
Edhe pse mysafirët kishin mbajtjen e topit lehtësisht më të lartë, ishin mysafirët ata që dominuan në raste dhe në epërsi në pjesën e parë të ndeshjes. Rezultati u hap pas vetëm 11 minutash lojë, kur Theo Walcot nuk fali për të shënuar një gol të bukur nga afërsia pas një loje të mirë të Emmanuel Eboue dhe Cesc Fabregas.
Arsenali pati edhe një rast në minutën e 26-të, por goditja e lirë e Van Persiet u mbrojt nga Lopez, ndërsa Adebayor dështoi të gjejë rrjetën nga topi i rikthyer. Villarreali pati po ashtu raste, përfshirë një goditje të Diego Godin në minutën e nëntë që u mbrojt nga portieri Lukasz Fabianski, dhe një tentim tjetër i ish-topçiut, Robert Pires, goditja e të cilit u devijua jashtë porte nga Song.
Pjesa e dytë
Arsenal filloi në mënyrë të shkëlqyeshme edhe në pjesën e dytë. Pas një ore lojë ishte Emmanuel Adebayor ai që dyfishoi epërsinë për topçinjtë pas një asistimi të shkëlqyer nga Robin van Persie. Ishte goli i 16-të i sulmuesit nga Togo në të gjitha garat. Shumë shpejt u shuan gjitha dyshimet rreth ekipit që do të kualifikohet në gjysmëfinale, pasi gjashtë minuta pas dyfishimit të rezultatin për topçinjtë u akordua një penalti, pas faulimit të Theo Walcott në zonën e rreptësisë nga Godin.
















