Arsenali do të jetë pa dyshen sulmuese Robin van Persie dhe Emmanuel Adebayor në derbin e të martës mbrëma kundër Liverpoolit.Të dy lojtarët ishin zëvendësuar pas pjesës së parë në ndeshjen gjysmëfinale të FA Cup kundër Chelseat të shtunën, dhe tani duket se do të mungojnë në udhëtimin në Anfield. Pritet që në sulm të startojë sulmuesi kroat Eduardo, i cili është përfshirë në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në Liverpul, ndërsa edhe mbrojtësi Bacary Sagna pritet të jetë në fushë. Polaku Lukasz Fabianski do të qëndrojë në portë, pasi që Manuel Almunia do të mungojë së paku deri të shtunën. Ndërsa trajneri Arsene Wenger nuk mund të llogarisë as edhe te mbrojtësit Gael Clichy, William Gallas dhe Johan Djourou.
Sipas agjentit të futbollit italian, Vincenzo Morabito, Interi është duke ndjekur dy golashënuesit më të mirë në La Liga, sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto’o, dhe atë të Valencias, David Villa, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e transferimit të Carlos Tevez nga Manchester United.
“Interi është duke e përcjellë Eto’on qe një kohë të gjatë, duke ditur që kontrata e tij përfundon në vitin 2010. Mendoj se Eto’o është objektiv i mundshëm për zikaltrit”. “Për më shumë, Nerazzurët janë duke përcjellë edhe situatën e Villas, mirëpo edhe Chelsea dhe Barcelona dëshirojnë shërbimet e tij. Nuk do të befasohesha nëse Eto’o apo Tevez vijnë tek Interi”, ka thënë Morabito për “Controcampo”.
“Interi është duke e përcjellë Eto’on qe një kohë të gjatë, duke ditur që kontrata e tij përfundon në vitin 2010. Mendoj se Eto’o është objektiv i mundshëm për zikaltrit”. “Për më shumë, Nerazzurët janë duke përcjellë edhe situatën e Villas, mirëpo edhe Chelsea dhe Barcelona dëshirojnë shërbimet e tij. Nuk do të befasohesha nëse Eto’o apo Tevez vijnë tek Interi”, ka thënë Morabito për “Controcampo”.
Frank Lampard beson se Chelsea do të përballet me skuadrën më të fortë ne Evropë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.“Barcelona është skuadra më e mirë ne Evropë tani për tani. Së paku janë skuadra e cila gjendet në formën më të mirë për momentin”. “Është ëndërr e secilit futbollist për të luajtur në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës në Camp Nou. Atje është gjithçka magjike, një atmosferë fantastike. Po ashtu edhe vetë skuadra ofron atë që dëshirojnë tifozët”. Para dy vitesh Lampard ishte shumë afër kalimit te Blaugranët, mirëpo ai nuk është penduar aspak që qëndroi me Blutë. “Jo, nuk pendohem. Qëndrova te Chelsea dhe jam shumë i lumtur për këtë vendim”, ka thënë mesfushori anglez për “El Mundo”.
Kapiteni i Marseille, Lorik Cana, nuk mendon që rrezikon të mos luajë në pjesën e mbetur të Kampionatit francez për shkak të kartonit të kuq të cilin e mori në ndeshjen e të dielës mbrëma kundër Lorientit.
Mesfushori kosovar u përjashtua nga ndeshja në minutën e 88-të si pasojë e një përleshje me lojtarin e Lorientit, Arnaud Le Lan, i cili po ashtu u përjashtua nga ndeshja. Komisioni disiplinor i Ligës së Parë franceze do ta shqyrtojë incidentin gjatë kësaj jave dhe do të vendosë për dënimin ndaj reprezentuesit të Shqipërisë. “Nuk mendoj se duhet të jem i shqetësuar. Arnaud dhe unë do të dënohemi, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”. “Gjyqtari (Olivier Thual) më tha se arsyeja që më përjashtoi nga ndeshja ishte për shkak të seriozitetit të incidentit, por unë jam i qetë”. “Arnaud është një djalë i mirë dhe është personi i fundit të cilin do të dëshiroja ta sulmoj. Mirëpo ne të dy e deshëm topin dhe u përleshëm, sepse gjyqtari anësor tha ‘topi për Lorientin’, ndërsa kryesori tha ‘topi për Marseille’. Ajo që ndodhi ishte më shumë spektakël dhe nuk kishte dhunë”, ka thënë mesfushori kuqezi.
Mesfushori kosovar u përjashtua nga ndeshja në minutën e 88-të si pasojë e një përleshje me lojtarin e Lorientit, Arnaud Le Lan, i cili po ashtu u përjashtua nga ndeshja. Komisioni disiplinor i Ligës së Parë franceze do ta shqyrtojë incidentin gjatë kësaj jave dhe do të vendosë për dënimin ndaj reprezentuesit të Shqipërisë. “Nuk mendoj se duhet të jem i shqetësuar. Arnaud dhe unë do të dënohemi, por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”. “Gjyqtari (Olivier Thual) më tha se arsyeja që më përjashtoi nga ndeshja ishte për shkak të seriozitetit të incidentit, por unë jam i qetë”. “Arnaud është një djalë i mirë dhe është personi i fundit të cilin do të dëshiroja ta sulmoj. Mirëpo ne të dy e deshëm topin dhe u përleshëm, sepse gjyqtari anësor tha ‘topi për Lorientin’, ndërsa kryesori tha ‘topi për Marseille’. Ajo që ndodhi ishte më shumë spektakël dhe nuk kishte dhunë”, ka thënë mesfushori kuqezi.
Portieri i Olympique Marseille, Steve Mandanda, është duke u përcjellë me vëmendje nga lideri i La Ligas, Barcelona.“El Mundo Deportivo” njofton se Mandanda është në listën e ngushtë të Blaugranëve si zëvendësues potencial i portierit aktual Victor Valdes. Valdes ende nuk është marrë vesh me katalunsit për ta vazhduar kontratën e cila i skadon në vitin 2010, për shkak të kërkesave të larta për pagën vjetore.
Kampioni i Spanjës, Real Madridit, mund ta humbë mesfushorin Wesley Sneijder për gjithë sezonin, për shkak të lëndimit të tij në gju.Holandezi u largua nga loja gjatë fitores minimale të Realit në udhëtim tek Recreativo Huelva dhe skenimet e djeshme konfirmuan lëndimin.Klubi ka bërë të ditur se Sneijder do të mungojë për gjashtë javë, që do të thotë se ai do të mund të jetë i gatshëm vetëm për dy ndeshjet e fundit ndaj Real Mallorca dhe Osasuna, nëse gjithçka shkon sipas planit.
Los Angeles Lakers kanë bërë një fillim fantastik të play-offit në tentim për të mbrojtur titullin e Konferencës Perëndimore, duke mposhtur mbrëmë Utah Jazz me rezultat 113-110.Kobe Bryant shënoi 24 pikë, ndërsa Trevor Ariza shënoi më të lartat në karrierë, 21, për të udhëhequr Lakersat në fitoren e parë të serisë së ndeshjeve të play-offit.Ekipi i dytë i renditur në Perëndim këtë sezon, Denver Nuggets, në ndeshjen e parë të pas-sezonit ka mposhtur New Orleans Hornets me 113-84, falë 36 pikëve të Chauncey Billups.Në ndeshjet e Lindjes, ekipi i gjashtë i renditur, Philadelphia 76ers, befasoi Orlando Magic duke e mposhtur në sekondat e fundit me rezultat të ngushtë 100-98, ndërsa Atlanta Hawks mposhti Miami Heat me rezultat 90-64.
Mesfushori anglez David Beckham, pas fitores së mbrëmshme prej 5-1 ndaj Torinos, ka kërkuar nga trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, të qëndrojë me klubin italian.“Shpresoj që ai të qëndrojë, pasi është i duhuri për të drejtuar këtë ekip. Për mua ai është një prej trajnerëve më të mirë me të cilët kam punuar dhe kudo që shkon ai do të jetë i suksesshëm për shkak vetë personalitetit dhe profesionalizmit. Ai kujdeset shumë për ndeshjen”, ka thënë Beckham për Sky Italia.Mesfushori, i cili është i huazuar nga Los Angeles Galaxy, krijoi dy nga tre golat e shënuar nga Pippo Inzaghi dhe ka thënë fjalë të mira edhe për sulmuesin italian. “Çdokush e di se ai është në prej golashënuesve më të mirë dhe gjithmonë do të shënojë gola. Ju e dërgoni topin në vendin e duhur dhe ai shënon”, ka shtuar anglezi.
Trajneri i Brazilit, Dunga, ka deklaruar se portieri i Interit, Julio Cesar, është më i miri në botë.“Erdha për të parë Julio Cesar i cili ka qenë i lënduar, dhe doja të flas me të gjithë brazilianët tjerë këtu”, ka thënë Dunga, i cili ndodhet në Itali.“Julio Cesar është pa dyshim më i miri në botë për momentin. Gianluigi Buffon po ashtu është i shkëlqyeshëm, por për momentin Julio Cesar është në një formë fantastike”, ka shtuar trajneri brazilian.
Menaxheri i Milanit, Carlo Ancelotti, është i ngazëllyer nga Pippo Inzaghi pas hat-trickut të shënuar në fitoren e mbrëmshme prej 5-1 ndaj Torinos, fitore që ndihmoi rosonerët të marrin vendin e dytë të tabelës së Serie A.“Kam punuar me Inzaghin për 10 vite, nuk mund ta largoj shikimin nga ai. Është kënaqësi ta shohësh duke luajtur kështu. Ai ndoshta mund të jetë 36-vjeçar, por ka një entuziazëm të fëmjës dhe ky është sekreti i tij”, ka qeshur Ancelotti.“Ky ekip ka ende për të dhënë, edhe pse paraqitjet këtë sezon kanë qenë të paqëndrueshme. Sonte treguam të dyja, rezultatin dhe një futboll të mirë, të cilin së fundi e kemi menaxhuar gjithmonë“, ka shtuar italiani.
Pavarësisht humbjes në gjysmëfinale të Kupës FA, menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ekipi i tij është i aftë të mposhtë Chelsean.Dëshira për të marrë hak ka filluar të sillet në mëndjen e Wenger, i cili është i bindur se ekipi i tij ka fuqinë të mposhtë rivalin londinez nëse të dy ekipet eventualisht takohen në finale të Ligës së Kampionëve.“Do të doja të luajë me Chelsean sërish. Ne mund të hakmerremi pasi besoj se jemi mirë të pjekur. Ishim ca të lodhur të shtunën dhe u ndjemë ca të pafat”.“Por tashmë i kemi mposhtur ata njëherë dhe mund ta bëjmë këtë sërish, megjithëse së pari duhet të përballemi edhe më një ekip tjetër, të luajmë së pari me Manchester United”, ka thënë Wenger.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka deklaruar se ai dëshiron t’i rikthejë ndeshjet e garave evropiane në White Hart Lane në sezonin e ardhshëm.“Do të më pëlqente ta bëj atë tash. Do të ishte një arrije e mirë, fantastike. Nuk është aq e rëndësishme sa mbijetesa në Premierligë, pasi kjo është ajo për të cilën kemi folur”, ka thënë Redknapp.“Z. Daniel Levy (presidenti i klubit) nuk ka flejtur disa javë pasi mendoi se ne do të biem nga liga. Vë bast se ai tash po flen”, ka shtuar Redknapp.
Sulmuesi ukrainas Andriy Voronin shpreson se do të ketë shans për të treguar veten edhe në Liverpool në sezonin e ardhshëm.
Voronin u huazua tek Hertha Berlin nga Liverpooli këtë sezon ku po shkëlqen me paraqitjet e tij, duke tërhequr edhe vëmendjen e shumë klubeve tjera, por ai shpreson të tregojë veten mu në klubin anglez. “Vërtet dua të luaj në garat evropiane dhe shpresoj se do t’ia ofroj këtë mundësi vetes. Liverpooli është një prej klubeve më të mëdha në Evropë. Çdo profesist ëndërron të luaj atje”, ka thënë Ukrainasi.
Voronin u huazua tek Hertha Berlin nga Liverpooli këtë sezon ku po shkëlqen me paraqitjet e tij, duke tërhequr edhe vëmendjen e shumë klubeve tjera, por ai shpreson të tregojë veten mu në klubin anglez. “Vërtet dua të luaj në garat evropiane dhe shpresoj se do t’ia ofroj këtë mundësi vetes. Liverpooli është një prej klubeve më të mëdha në Evropë. Çdo profesist ëndërron të luaj atje”, ka thënë Ukrainasi.
Skuadra e Milanit e ka deklasuar Torinon në ndeshjen e fundit të javës së 32-të në Serie A për t’u barazuar me pikë me Juventusin, dhe falë golaverazhit më të mirë Rossonerët pozicionohen në vendin e dytë në tabelë me dhjetë pikë prapa Interit.Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma në San Siro ndërmjet Milanit dhe Torinos ka përfunduar me fitoren e kuqezinjve me rezultat prej 5-1. Njeriu të cilin e kërkon vetë goli, Pippo Inzaghi, shënoi hat-trick në këtë përballje, duke bërë që pjesa e mbetur e ndeshjes të luhet vetëm për prestigj. Golin e parë superPippo e shënoi në minutën e 13-të, të dytin (37’) pasi pranoi një krosim nga David Beckham, ndërsa kompletimin e hat-trickut ia mundësoi Ronaldinho, i cili bëri një pasim të bukur te ‘njeriu gol’, dhe Inzaghi nuk gaboi përballë portierit Sereni (60’). Golin e katërt e shënoi Ricardo Kaka (68’) nga pika e bardhë, pasi gjyqtari kishte akorduar penallti për shkak të një ndërhyrje të portierit mysafir në Massimo Ambrosinin. Golin e nderit për Toron e shënoi Ivan Franceschini (80’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Ambrossini në minutën e fundit të kohës së rregullt.
















