Katër gola të shënuar nga Andrei Arshavin i kanë dhënë një pikë të Arsenalit në derbin e Ligës Premier përballë Liverpoolit në Anfield, që përfundoi me plot tetë gola (4-4), duke prishur kështu edhe planet e Rafa Benitez për të krijuar epërsi pikësh ndaj Manchester United.Megjithëse pak i vërejtur në pjesën e parë, kur shënoi njërin gol, rusi ishte i saktë në të gjitha rastet në pjesën e dytë, duke shënuar katër gola të cilën goditën shpresat e Liverpoolit në garë për titullin e ligës.
Pjesa e parë
Megjithëse vendasit dominuan gjatë gjithë pjesës së parë, ishin topçinjtë ata të cilët krijuan epërsinë me anë të rastit të vetëm të pastër.Pas 35 minutash lojë, Mascherano humbi topin në afërsi të golit të Pepe Reina, dhe kapiteni Cesc Fabregas gjeti Andrei Arshavin, i cili dërgoi topin në rrjet me anë të shtyllës së sipërme.Të kuqtë në anën tjetër patën disa raste shënimi, por që të gjitha u ndaluan nga mbrojtja londineze, ku shtylla më e fuqishme ishte portieri Luckaz Fabianski.
Pjesa e dytë
Vendasit e filluan fuqishëm edhe pjesën e parë, por kësaj here me më shumë fat. Katër minuta pas pauzës ishte Fernando Torres që barazoi rezultatin. Pas një reagimi të dobët të Sagna, Dirk Kuyt gjeti kokën e Torres, goditja e të cilit përfundoi në rrjetën e mysafirëve (49’).Goli i sulmuesit spanjoll u dha zemër të kuqve të cilët shumë shpejt pas barazimin morën epërsinë. Pastrimi që bëri Gibbs arriti vetëm tek Kuyt, harkimi i të cilit u dërgua në rrjet nga Yossi Benayoun (55’).Por, në momentin më të nevojshëm për topçinjtë doli në skenë sërish Andrei Arshavin, i cili shënoi edhe dy gola të tjerë, për të rikthyer epërsinë për Arsenalin.Sulmuesi rus vodhi një top nga Arbeloa për të barazuar rezultatin në minutën e 67-të të ndeshjes, ndërsa pas tre minutash të tjera i solli edhe epërsinë Arsenalit me një goditje të bukur pas dështimit të mbrojtjes vendase të pastrojë topin para portës.Drama nuk pati të ndalur në Anfield, pasi vetëm dy minuta më vonë Fernando Torres shënoi golin e dytë të tij dhe të tretin për Liverpoolin.Arsenali mori edhe një herë tjetër epërsinë (4-3), përmes askujt tjetër veç se Arshavin, i cili pranoi një top nga zëvendësuesi Theo Walcott, pas një kundërsulmi të shpejtë të topçinjve në minutën e fundit të kohës së rregullt. Por Liverpooli edhe një herë gjeti forcën për të barazuar, përmes golit të dytë të izraelitit Benayoun, që u shënua në minutën e katërt të minutave shtesë.Pika e fituar e ngrit Liverpoolin në krye të tabelës së Ligës Premier me 71 pikë, sa ka edhe Manchester United që nesër pret Portsmouth në Old Trafford. Arsenali vazhdon të mbajë pozitën e katërt me 62 pikë.
Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, është i bindur se përkundër faktit që tre nga katër skuadrat gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve janë angleze, është Barcelona skuadra e cila do ta fitojë trofeun.Manchester United tashmë është eliminuar nga një garë, nga Kupa FA, duke dështuar ta tejkalojnë Evertonin, ndërsa Torres ka deklaruar se Djajtë e Kuq do të dështojnë edhe në Ligën Premier edhe në Evropë. “Barcelona është padyshim skuadra më e mirë në Evropë. Unitedi ka një skuadër me lojtarë mjaft impresivë, mirëpo mendoj që Barca do ta shfrytëzojë mënyrën e kontrollit të topit për t’i eliminuar (nëse të dyja skuadrat arrijnë në finale)”. “Unitedi është kampioni në fuqi dhe është favorit për ta fituar edhe Ligën Premier, mirëpo nëse je favorit nuk do të thotë se do të fitosh”. “Nëse ne vazhdojmë të luajmë ashtu si kemi luajtur në pjesën më të madhe të gjysmës së dytë të sezonit, atëherë mendoj se do ta fitojmë Ligën Premier”, ka thënë sulmuesi spanjoll.
Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, është duke mbështetur idenë e transferimit të Fabio Cannavaros te bardhezinjtë.Ditëve të fundit është spekuluar se mbrojtësi i Real Madridit ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e Juves për t’u kthyer te ish-skuadra e tij, ndërsa trajneri i Zonjës së Vjetër dëshiron ta ketë atë në skuadër. “Unë e kam dhënë PO-në time për ardhjen e Cannavaros. Megjithatë Juventusi duhet të bisedojë me Real Madridin dhe me lojtarin”. “Me Cannavaron, Buffonin dhe Chiellinin do ta kem mbrojtjen e cila do të luajë në Kampionatin Botëror 2010”, ka thënë Ranieri.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, mund të mungojë në ndeshjen e të mërkurës mbrëma kundër Sevillas, pasi që ka munguar në stërvitjet e ditës së sotme.Argjentinasi ka qenë frymëzuesi kryesor i shumë fitoreve të liderit të La Ligas, prandaj gjithmonë është shqetësues fakti nëse ai mungon në një ndeshje. Në seancën stërvitore të të martës i vetmi lojtar që mungonte ishte Leo Messi, ndërsa arsye e mungesës së tij ishte dhimbja në bark. “Sport” njofton se kjo dhimbje ndoshta nuk do ta pengojë anësorin të luajë kundër Sevillas, mirëpo Barcelona nuk do të rrezikojë aspak nëse dyshon që paraqitja e tij mund të jetë e dëmshme për shëndetin e argjentinasit.
Drejtori i Romës, Bruno Conti, ka kërkuar nga lojtarët e tij që të ndjekin shembullin e kapitenit Francesco Totti dhe të besojnë se vendi i katërt është një objektiv real."Francesco po mundohet t’u tregojë lojtarëve se ne duhet të besojmë për pozitën e katërt derisa kjo të jetë e pamundur matematikisht”. “Jam i lumtur që Totti i ka thënë këto gjëra, por mendoj se lojtarët tanë janë të vetëdijshëm për këtë gjë. Ata e dinë se çfarë duhet të bëjnë, prandaj unë jam i qetë”, ka thënë Conti për “Il Corriere Dello Sport”.
Mesfushori i Liverpoolit, Albert Riera, beson se ata do të shënojnë fitore kundër Arsenalit të martën mbrëma, por me kusht që t’i lënë sa më pak hapësira Cesc Fabregasit.Të Kuqtë medoemos duhet të shënojnë fitore në të gjitha ndeshjet e mbetura të Ligës Premier, përfshirë edhe ndeshjen kundër Topçinjve, nëse dëshirojnë ta vazhdojnë ëndrrën për t’u shpallur kampionë. “Rreziku kryesor i Arsenalit është Cesc, por ne e njohim stilin e tij të lojës dhe besojmë se mund ta ndalim atë. Dhe nëse Cesc bllokohet, Arsenali nuk mund ta shfaqë lojën e vet”, është cituar Riera nga tabloidi “The Sun”.
Samuel Eto'o u ka thënë drejtuesve të Barcelonës se nuk dëshiron të largohet nga Camp Nou në fund të sezonit, por dëshiron të mbetet me Blaugranët për t’i ndihmuar skuadrës të fitojë trofe në sezonet e ardhshme.Në qershor skadon kontrata aktuale e kamerunasit, ndërsa spekulohej se ai nuk dëshiron ta vazhdojë atë por kërkon një tjetër skuadër, derisa për shërbimet e tij janë shprehur të gatshme të investojnë skuadrat më me nam në Evropë. Mirëpo, “Sport” njofton se sulmuesi do t’i refuzojë të gjitha ofertat dhe do të qëndrojë me katalunasit, mirëpo ai ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdojë kontratën edhe për një sezon, ose për një kohë më të gjatë.
Sipas të përditshmes torineze "Tuttosport", Genoa ka marrë një ofertë prej 25 milionë eurosh për ta lëshuar kalimin e mesfushorit Thiago Motta tek Inter.Ish-mesfushori i Barcelonës ka treguar një formë të mirë gjatë sezonit të tij të parë në Serie A, ndërsa trajneri i zikaltërve Jose Mourinho dëshiron që ta ketë atë në skuadër. Përveç Mottas, liderët e Kampionatit italian dëshirojnë ta transferojnë nga Genoa edhe sulmuesin Diego Milito, i cili ka shënuar 16 gola në Serie A.
Mesfushori francez Mathieu Flamini thotë se Emmanuel Adebayor do të ishte një përforcim i madh për Milanin.Ish-lojtari i Arsenalit e llogarit Adebayorin si njërin prej sulmuesve më të mirë në botë. “Ai është një sulmues i shkëlqyeshëm dhe nëse vjen në Milan do të ishte një përforcim i madh për ne. Adebayor ishte i fuqishëm që kur erdhi në Arsenal, por përparoi shumë edhe atje dhe u shndërrua në një prej sulmuesve më të mirë në botë”, ka thënë Flamini,Adebayor shpesh është lidhur me një kalim tek Milani, por duket e vështirë që Arsene Wenger ta pranojë largimin e tij.
Mesfushori i Milanit, Leite Kaka, edhe një herë ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar me klubin italian duke thënë se ka dëshirë ta mbajë shiritin e kapitenit të klubit.Braziliani 26-vjeçar në janar për pak sa nuk u largua nga Italia për në Manchester City, por në fund vendosi të qëndrojë në Milan. Së fundi spekulohet për një kalim të tij në Real Madrid.“Tashmë kam thënë dhe kam dëshmuar se jam besnik ndaj këtij klubi, andaj nuk ka nevojë asgjë tjetër të shtohet. Vërtet jam i lumtur për qëndrimin në San Siro dhe jam i kënaqur nga përkrahja që kam”, ka thënë Kaka.“I thash jo ofertës së Manchester Cityt pasi mendoj se do të kem më shumë sukses në radhët e Milanit. Që kur kam fituar aq shumë nga rosonerët, ishte e pashmangshme për mua të qëndroj”.“Kur Paolo Maldini të pensionohet, besoj se kapiteni i ardhshëm duhet të jetë ose Massimo Ambrosini ose Gennaro Gattuso. Sigurisht se një ditë edhe unë do doja ta mbaj shiritin e kapitenit”, ka shtuar braziliani.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk ka asgjë kundër Juventusit pas ndëshkimit të këtij ekipi me një ndeshje pa publik për shkak të fyerjeve raciste në derbin e të shtunës.Mario Balotelli gjatë të shtunës ishte cak i sulmeve raciste nga ana e fansave të Juventusit, ndërsa presidenti Moratti deklaroi pas ndeshjes se po të ishte në fushë do t’i tërhiqte lojtarët në zhveshtore.Juve fitoi dënim me një ndeshje pa publik, vendim ndaj të cilit është ankuar Zonja e Vjetër.“Fjalët e mia të së dielës nuk ishin kundër Juventusit, por vetëm në funksion të asaj që të kuptohet se është e nevojshme të gjendet një zgjidhje për problemin. Ajo çfarë ngjau nuk ishte e bukur dhe është e nevojshme të gjendet një zgjidhje për të ardhmen, që të mos përsëritet”, ka shtuar Moratti.
Agjenti italian Enzo Bronzetti, është i bindur se kampioni i Spanjës, Real Madrid, do të arrijë të marrë shërbimet e yllit të Manchester United, Crsitiano Ronaldon.“Ronaldo do të shkojë në Real Madrid për një shumë që do ta kalojë shifrën e 80 milionë eurove. Në Real, lojtari më i paguar tash është Raul, 6.5 milionë në vit. Për Cristiano Ronaldon ata do të paguajnë më shumë. Ai do të zhvendoset në Madrid: Po, e pohoj se kjo do të ndodhë“, ka thënë Bonzetti, i cili ka raporte të mira me Realin. Po ashtu, kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, dhe mesfushori tjetër spanjoll, ai i Liverpoolit, Xabi Alonso, janë dy emrat tjerë në listën e ngushtë të Realit, sipas agjentit italian.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai do ta përkrahë Arsenalin në ndeshjen e sotme përballë Liverpoolit.Një pikë e fituar nga djelmoshat e Rafael Benitez do të ishte e mjaftueshme për të dërguar Liverpoolin në krye të tabelës së Ligës Premier, edhe pse të kuqtë do të kenë dy ndeshje më shumë se djajtë e kuq.“Nuk e di se çfarë Arsene do të mendojë për ndeshjen por sido që të jetë, Arsenali gjithmonë përpiqet. Kjo është filozofia e Arsenalit, është fitues. Të dëshmojnë se mund të pëpiqen, kjo është e gjitha që mund të kërkoj”, ka thënë Ferguson.
Ray Allen ka shënuar tre pikë në sekondat e fundit të ndeshjes, për t’i dhënë fitoren 118-115 kampionit në fuqi të NBA-së, Boston Celtics, ndaj Chicago Bulls dhe për të barazuar kështu serinë e ndeshjeve të rundit të parë të play-offit në 1-1.Allen, i cili shënoi 30 pikë gjatë ndeshjes, theu barazimin 115-115 duke shënuar trepikëshin e dytë në mbrëmje brenda 23 sekondash për Bostonin. Në radhët e Chicago, Ben Godon ishte më i sakti duke shënuar pikët më të larta në karrierë, 42 pikë.Në ndeshjen tjetër të sotme të Konferencës Perëndimore, San Antonio Spurs ka shkatërruar Dallas Mavericks me rezultat 105-84 falë 38 pikëve të Tony Parker, po ashtu duke barazuar serinë në 1-1. Tim Duncan kontribuoi me 13 pikë, 11 kërcime dhe pesë asitime.Jason Terry ishte më i sakti tek Mavericks me 16 pikë, ndërsa Dirk Nowitzki kontribuoi me 14.
Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, thotë se të kuqtë do të luftojnë me të gjithë fuqinë për të arritur deri tek titulli i Ligës Premier këtë sezon.“E dimë se është gara e vetme në të cilët duhet të luajmë për momentin dhe do të luftojmë për të arritur tek titulli. Duhet të vazhdojmë më tej dhe ndoshta, nëse Manchester United mund të humb pikë, ne do të jemi aty”, ka thënë Mascherano.“Duhet të shohim përpara, të përpiqemi të fitojmë gjashtë ndeshjet tona të ardhshme dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar argjentinas.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se topçinjtë nuk do të jen plotësisht të kënaqur me pozitën e katërt të tabelës këtë sezon.“Duhet ta pranojmë atë që ndodhi të shtunën, të përballemi me të dhe të mos e përsërisim. Kemi shumë ndeshje të mëdha në vijim dhe ndjejmë se mund t’i fitojmë ato”, ka thënë Wenger.“Të fitojmë, kjo është arsyeja pse jetojmë. Nuk mund të jemi të kënaqur vetëm me venin e katërt. Duam t’i afrohemi kreut dhe kemi mundësi t’i afrohemi në gjashtë pikë Liverpoolit. Pozita e tretë është e rëndësishme, e dyta është po ashtu e rëndësishme dhe pse jo e para? Kurrë nuk i dihet”, ka shtuar francezi.
Real Madridi do ta testojë Bayern Munichun me një ofertë shumëmilionëshe për yllin francez Franck Ribery.“Itasportpress” njofton se Mbretërit do t’u ofrojnë 38 milionë euro bavarezëve për të fituar shërbimet e ish-mesfushorit të Marseille. Për Ribery janë të interesuara edhe shumë skuadra tjera duke përfshirë edhe Barcelonën dhe Manchester Unitedin, derisa menaxheri gjeneral i Bayernit, Uli Hoeness, e ka caktuar shifrën prej 50 milionë eurosh për lojtarin kryesor të skuadrës.
















