Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, është duke përcjellë situatën e mesfushorit të Real Madridit, Rafael van der Vaart, i cili nuk është i kënaqur me gjendjen e tij në Bernabeu.Sipas DSF, gjigantët bavarezë janë afër t’ia plotësojnë Van der Vaartit dëshirën për t’u larguar nga Los Blancos, pasi që po përgatisin një ofertë për të. Në fund të këtij sezoni Bayerni mund të mbetet pa mesfushorin francez Franck Ribery, pasi që për të janë të interesuara shumë skuadra të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe Real Madridin. Mësohet se Mbretërit tashmë kanë bërë një ofertë për Riberyn, ndërsa ata mund ta përfshijnë në marrëveshje edhe kalimin e Van der Vaart në Allianz Arena.
Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, ka shprehur bindjen e tij se skuadra aktuale e tij është skuadër më e madhe se skuadra e dikurshme, Arsenal.Anelka ka luajtur për Topçinjtë gjatë viteve 1997-1999, ndërsa në 65 paraqitje ka shënuar 23 gola, dhe pastaj ishte shitur për 25.6 milionë euro te Real Madridi. “Chelsea është një skuadër e madhe e përbërë nga lojtarët më të mirë në botë, dhe me këtë skuadër duhet të fitosh secilën ndeshje, sepse presioni është i madh. Njerëzit flasin shumë më tepër për Chelsean sesa për Arsenalin, prandaj presioni është shumë më i vogël tek Arsenali”. “Arsenali është i kompozuar nga lojtarët e rinj, të cilët luftojnë për vendin e tretë ose të katërt, dhe askush nuk flet se ata mund të jenë konkurrentë për titull”. “Chelsea është si Real Madridi, ku presioni është maksimal”, ka thënë francezi për “Les Dessous du Sport”.
Sipas njërit nga agjentët e tij, ish-sulmuesi i Juventusit dhe Interit, Christian Vieri, do të fillojë një aventurë të re, këtë radhë në Brazil.Sulmuesi italian së fundmi ka luajtur për Atalantën me të cilën e ka shfuqizuar kontratën në fillim të këtij muaji, ndërsa “Sky Sport Italia” më herët kishte njoftuar se Vieri do të transferohet te Corinthians për t’iu bashkëngjitur ish-bashkëlojtarit të tij, Ronaldo. “Mundësitë janë 90% që Vieri të luajë në Brazil. Ai dëshiron të luajë atje dhe është i mahnitur me mundësinë për t’u transferuar në Brazil”, ka thënë agjenti i tij, Franck Assuncao, për LanceNet.
Udhëheqësit e Juventusit janë gati të bisedojnë me Romën për t’i propozuar një këmbim trajnerësh, ndërmjet Luciano Spallettit dhe Claudio Ranierit.“La Repubblica” njofton se humbja nga Lazio në takimin kthyes gjysmëfinal të Kupës së Italisë, ka bërë që drejtuesit e Zonjës së Vjetër të rishqyrtojnë planet e tyre për sezonin e ardhshëm, pas sezonit të dytë radhazi pa asnjë trofe. Presidenti Giovanni Cobolli Gigli dhe drejtuesit e Juventusit gjithmonë kanë thënë se Ranieri do të mbetet në skuadër, mirëpo të mërkurën mbrëma tifozët u kanë fishkëllyer lojtarëve dhe janë shprehur aspak të kënaqur për paraqitjen e skuadrës së tyre të zemrës këtë sezon. Kështu, sipas mediave italiane, Spalleti mund të kalojë në krye të Juventusit, ndërsa Ranieri mund ta marrë udhëheqjen e Romës në fund të këtij sezoni.
Kampioni i Italisë, Inter, është duke planifikuar të bëjë një ofertë për sulmuesin e Portos, Lisandro Lopez, njofton "Tuttosport".Julio Cruz dhe Hernan Crespo konsiderohen si tepricë nga trajneri Jose Mourinho dhe në fund të këtij sezoni pritet largimi i tyre, ndërkohë zikaltrit planifikojnë që të sjellin një tjetër argjentinas në skuadër. Cruz po ndiqet nga Napoli, ndërsa Crespo mund të bëjë një rikthim shokues te Lazio. Interi do të largojë nga skuadra edhe Adrianon, që do të thotë se vetëm Mario Balotelli dhe Zlatan Ibrahimovici do të mbeten në vijën e sulmit. Ndërkohë mësohet se Robert Acquafresca mund të kthehet nga Cagliari, ndërsa shtypi italian njofton se Nerazzurët janë afër transferimit të argjentinasit tjetër, Diego Milito, nga Genoa.
Andres Iniesta thotë se Barcelona ende nuk duhet të jetë e qetë, pavarësisht fitores së thellë të mbrëmshme prej 4-0 ndaj Sevillas.Fitorja e mban Barcelonën me gjashtë pikë mbi Real Madridin në tabelës e La Ligës, por Iniesta thotë se rreziku ende ekziston.“Ne nuk jemi kampionë, por ndjenja është shumë e mirë. Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme. Ne shënuam gola dhe vazhdimisht sulmuam, sikur kemi bërë gjatë gjithë sezonit”, ka thënë Iniesta.“Kemi edhe disa ndeshje të mëdha në vazhdim, por gjithë çfarë duhet të bëjmë është të luajmë siç po luajmë tash”, ka shtuar spanjolli.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se Manchester United ka gjasa të ngecë në tentimin për të fituar titullin e këtij sezoni.“United ka një ekip fantastik dhe duhet të shohim vetëm ecjen e tyre, të shohim nëse do të humbasin pikë. Do të ishte shumë më ndryshe nëse ne do ta kishim humbur ndeshjen (ndaj Arsenalit)”, thotë Gerrard.“Mendoj se një pikë do të thotë shumë. Duhet të presim dhe të shohim sa e madhe do të jetë kjo pikë për ne”.“Tash duhet që United të mposhtet që është shumë e vështirë për t’u bërë, pasi është një ekip i mirë. Ende besoj se do të ketë kthesa në garën për titull dhe do të vazhdojmë të luftojmë”, ka shtuar kapiteni i të kuqve.
Dwyane Wade është rikthyer në formë duke shënuar 33 pikë për Miami Heat që fitoi me rezultat 108-93 në udhëtim tek Atlanta Hawks.Daequan Cook shënoi 20 pikë për Heat, derisa Mike Bibby me 18 pikë dhe Josh Smith 17 pikë dhe 10 kërcime udhëhoqën tek Hawks.Me këtë fitore Heat barazojnë në 1-1 ndeshjet e rundin të parë të play-offit në Konferencën Lindore, para ndeshjes së tretë mes dy ekipeve, që zhvillohet të shtunën në Miami.
Trajneri i Lazios, Delio Rossi, refuzon të pranojë se fitorja e mbrëmshme ndaj Juventusit dhe kualifikimi për në gjysmëfinale të kupës së Italisë, i kanë siguruar atij të ardhmen tek klubi romak.“Tashmë kam thënë se puna e një trajneri nuk duhet vlerësuar me një ndeshje të vetme ose një grup ndeshjesh. Nuk jam një alkimist”, ka thënë Rossi, kontrata e të cilit skadon në muajin qershor.“Klubi ka të drejtë të vlerësojë taktikën bazuar në atë që është arritur dhe në atë se çfarë dëshiron të arrihet. Do të flas për të ardhmen time më vonë. Tash është koha ta gëzojmë këtë fitore”, ka shtuar Rossi.
Pas fitores së mbrëmshme ndaj Portsmouth, menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka lavdëruar mesfushorin Paul Scholes si një lojtar "perfekt".Në paraqitjen e 600-të të tij me United, Scholes asistoi në golin e dytë që u shënua Michael Carrick dhe Ferguson thotë është më se i kënaqur me paraqitjen e tij.“E kam marrë Paul si shembull para të gjithë djelmoshave me të cilët kam punuar. Ai është një shembull i shkëlqyeshëm. Ai kontrollon në mënyrë të përkryer gjithçka, për aq sa unë jam i bindur”, ka thënë Ferguson.
Samuel Eto'o shënoi golin e tij të 27-ta në fitoren 4-0 të Barcelonës ndaj Sevillas dhe thotë se tashmë e ka arritur qëllimin e tij.“Kam dashur ta thyej rekordin tim personal dhe tashmë e kam arritur këtë. Nga këtu, gjithë çfarë do të vijë do të jetë dhuratë”, ka thënë Eto’o.Sulmuesi kamerunas po ashtu ka gjetur fjalë të mira për bashkëlojtarin e tij Andres Iniesta, të cilin e ka cilësuar si më të mirin në botë së bashku me Messi.“Iniesta më ka dhënë një pasim të shkëlqyeshëm. Ai dhe Lionel Messi do të jenë ata të cilët do ta ndajnë çmimin e Topit të Artë”, ka parashikuar Eto’o.
Mesfushori rus Andrei Arshavin thotë se katër golat e tij të shënuar për Arsenalin në përballje me Liverpoolin ishin që të gjitha të shënuara me fat.“Ndonjëherë thjesht ndodh që çdo goditje fluturon në rrjet. Në karrierën time kam shënuar dy hat-trick por kurrë nuk kisha shënuar katër gola. Ndjehem mirë, por i zhgënjyer që nuk arritëm të marrin rezultatin që dëshiruam”, ka thënë Arshavin.“Të dy ekipet kërkonin fitoren. Ishte një ndeshje e pabesueshme. Ne dëshirojmë të fitojmë çdo ndeshje dhe të jemi sa më lartë në tabelë dhe jo në pozitën e katërt”, ka shtuar mes tjerash rusi.
Andriy Shevchenko, ka shënuar dy gola, së bashku me Kaka, derisa Milani shënoi fitore 5-1 në miqësohen e mbrëmshme kundër 11-shes së zgjedhur të ligës së Hungarisë.Pas ndeshjes, e cila u ndoq nga 40 mijë fansa hungarez, Shevchenko ka deklaruar se ai dëshiron të fillojë të shënojë gola sërish për Milanin.“Të shënoj gola sërish do të jetë një gjë e bukur, por për të shënuar duhet të jesh në fushë. Të qenit shënuesi i dytë më i mirë në historinë e këtij klubi të mrekullueshëm është gjë fantastike. Gjithmonë kam dashur ta arrij këtë, por frika më e madhe është se nuk do të kem rast të luftoj për rekord tjetër”, ka thënë ukrainasi.Në listën e golashënuesve në ndeshjen e mbrëmshme u shënua edhe Ronaldinho, i cili shënoi nga penaltia, derisa në ndeshje gjatë 90 minutave u angazhuan edhe nënshkrimet e muajit janar, Felipe Mattioni dhe Thiago Silva.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, refuzon të heqë dorë nga titulli i Ligës Premier, edhe pas barazimit 4-4 ndaj Arsenalit.“Nëse do të mund ta mbajmë Torres në formë, do të jetë shumë më mirë, dhe mund të shihni edhe Benayoun duke shpërthyer. Dy ose tre lojtarë janë duke funksionuar mirë në sulm dhe kjo mund të jetë një diferencë e madhe”, ka thënë Benitez.“Gjithmonë kemi pasur shumë goditje dhe shumë raste, por tash shënojmë më shumë gola. Kundër Arsenalit treguam se jemi ekip i mirë me një mentalitet të mirë dhe karakter të fortë, por po ashtu mendoj se duhet të përmirësohemi”.“Është vështirë të dish se ku qëndron sfida për titullin, pasi kurrë nuk e di se çfarë do të ndodhë në ndeshjen e ardhshme. E dimë se duhet të luajmë mirë në çdo ndeshje dhe do të shohim çfarë do të ndodhë në fund. United ende duhet të luajë me Arsenalin dhe Manchester Cityn”, ka shtuar spanjolli.
Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, ishte i ngazëllyer të shohë portierin Petr Cech duke ruajtur portën e paprekur në barazimin e mbrëmshëm 0-0 ndaj Evertonit.“Evertonit pati disa kundërsulme të rrezikshme dhe në këto raste dua të zgjedh një lojtar, Petr Cech. Ai bëri disa mbrojtje të mira. Në fund ai ishte shumë i guximshëm veçanërisht nëse kujtojmë lëndimin e tij (të kokës). Ai e vendosi kokën në një situatë të rrezikshme dhe pati një paraqitje të mirë”, ka thënë Hiddink.“Ai sonte tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë, siç ka bërë në të kaluarën. Por secili lojtar ka të drejtë të ketë një periudhë kur nuk është në kulmin e formës”, shton holandezi.
Barcelona i ka dhënë leksion Sevillas në ndeshjen e radhës të ligës spanjolle duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0 në Camp Nou, për të rikthyer kështu edhe diferencën prej gjashtë pikësh ndaj Real Madridit.Nga dy gola në secilën pjesë në derbin përballë Sevillas, kanë treguar edhe njëherë fuqinë dhe vendosmërinë e Barcelonës për të fituar titullin e këtij sezoni. Blaugranët patën afro 30 goditje në drejtim të golit, dhe afro 10 raste shënimi, katër nga të cilët përfunduan në rrjet.Andres Iniesta solli avantazhin për vendasin që në minutën e dytë të lojës, duke shënuar nga 18 metër largësi. Iniesta kontribuoi edhe në golin e tjetër të cilin e shënoi Samuel Eto’o në minutën e 17-të.Të zgjedhurit e trajnerit Pep Guardiola filluan mbarë edhe pjesën e dytë të ndeshjes. Pas një loje të mirë nga Iniesta, Henry dhe Eto'o, Xavi arriti në kohë për dërguar topin në rrjetë, tre minuta pas pauzës (48’).Në listën e golashënuesve u shënua edhe Thierry Henry, i cili vulosi rezultatin pas gjashtë minutash tjera, pas një topi të pranuar nga Iniesta (54’).Tre pikët e reja forcojnë Barcelonën në krye të tabelës me 81 pikë, derisa Real Madridi ndjek me 75 pikë. Pavarësisht humbjes, Sevilla vazhdon të mbajë pozitën e tretë me 57 pikë, por që tash kërcënohet seriozisht nga Valencia, që gjendet një pozitë më poshtë me 55 pikë.
















