Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, ka marrë dënim prej 10 ndeshjes moslojë për incidentin në ndeshjen kundër Getafes.Portugezi u përjashtua në fund të ndeshjes, pasi e goditi Casqueron në mënyrë tepër josportive.Pepe pritej të ndëshkohej me një dënim të lartë, i cili erdhi sot e që do ta mbajë mbrojtësin e Realit jashtë fushe për 10 ndeshje.Kjo do të thotë se sezoni për Pepen merr fund, pasi ai do t’i humbë gjashtë ndeshjet e mbetura këtë sezon, si dhe katër ndeshjet e para të sezonit të ardhshëm.
Trajneri Barcelonës, Pep Guardiola, ka deklaruar se ndeshja e të shtunës mbrëma kundër Valencias në Mestalla do të jetë vitale për liderin e La Ligas.“Gjithmonë e kam përsëritur të njëjtën gjë: ‘Ndeshja e radhës është më e rëndësishmja’. Mirëpo këtë herë do të jetë paksa më e veçantë, sepse fitorja do të na jepte një shtytje të madhe drejt titullit”. “Secila ndeshje duhet të fitohet, ndërsa këtë të shtunë kemi një tjetër test të vështirë, pastaj të dielën mund të flasim për Chelsean, ndërsa të mërkurën për Real Madridin”, ka thënë Guardiola për faqen zyrtare të klubit.
Vetëm disa minuta pasi është larguar sulmuesi brazilian Adriano, sulmuesi tjetër i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka bërë një deklaratë bombastike duke thënë se do të largohet nga zikaltrit për një aventurë në një ligë tjetër.“Kam një kontratë me Interin (deri në vitin 2013) dhe po ia kaloj mirë këtu, mirëpo në të njëjtën kohë më pëlqen të provoj diçka të re, sepse tashmë qe pesë vite jam në Itali”. “Kam fituar gjithçka në Itali dhe kam mësuar shumëçka nga ky vend. Megjithatë, vjen një moment në jetë ku i thua vetes së duhet të provosh diçka të re”, ka thënë suedezi për “Eurosport”.
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, ka kërkuar nga lojtarët e tij që të shënojnë fitore në takimin e të shtunës kundër Fiorentinës.Giallorossët gjenden vetëm tre pikë prapa Violas dhe me fitore eventuale do të barazoheshin me pikë dhe do t’i afroheshin në dy pikë diferencë Genoas që mban vendin e katërt, e cila të dielën do të jetë mysafir i Bolognas. “Po pres tre pikë të plota nga ndeshja e të nesërmes, sepse është vendimtare për ne. Fiorentina ka fituar dy nga tre ndeshjet e fundit dhe ata po luajnë në shtëpi, prandaj duhet të luajmë me të gjitha forcat”, ka thënë Spalletti për “Il Corriere Dello Sport”.
Interi dhe Adriano janë 'shkurorëzuar', pasi që edhe klubi edhe lojtari janë pranuar në mënyrë reciproke që të shfuqizohet kontrata e tij.Fabulës së brazilianit dhe Interit i ka ardhur fundi zyrtarisht dhe tani Adriano është i lirë për të gjetur një skuadër të re. “FC Internazionale njofton se kontrata e Adriano Leite Ribeiro është shfuqizuar me efekt që nga 1 prilli 2009. Një përqafim për Adrianon për tetë vitet e kaluar tek Inter dhe për 74 golat e shënuar”, janë disa fragmente të deklaratës zyrtare të klubit.
Michael Carrick ka kërkuar nga bashkëlojtari i tij te Manchester Unitedi, Carlos Tevez, që të mos largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni.“Ne dëshirojmë që ai të qëndrojë. Carlos është një lojtar klasi. Ai ka shënuar disa gola shumë të rëndësishëm për skuadrën në vitet e fundit”. “Ne kemi një skuadër të klasit botëror, kemi lojtarët të klasit botëror dhe Carlos është njëri nga ata”. “Ne dëshirojmë që të përparojmë vazhdimisht si skuadër dhe si ekip, prandaj dëshirojmë t’i mbajmë lojtarët më të mirë këtu”, është cituar Carrick nga “The Sun”.
Edhe pse 37-vjeçar, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Fatmir Vata, i cili aktualisht luan për skuadrën e Koblenzit, nuk e ka ndërmend ende të heqë dorë nga futbolli aktiv.Kontrata e tij me ketë klub përfundon me 30 qershor të këtij viti, Vata beson se ka ende fuqi në këmbe për të përballuar të paktën edhe një sezon tjetër në Bundesliga 2. “Kontrata ime skadon në vere dhe akoma askush nuk ka folur me mua. Por unë do të kisha dëshire të qëndroj në këtë skuadër. Besoj se e përballoj edhe një vit tjetër në Bundesliga 2”, është cituar sulmuesi shqiptar nga “Top Channel”.
Trajneri i Atletico Madrid, Abel Resino, nuk ka koment pas humbjes së mbrëmshme turpëruese prej 5-1 nga Racing Santander.“Ka pasur shumë gabime dhe ekipi kurrë nuk e kontrolloi ndeshjen. Këto janë gjëra të pakuptueshme dhe të pashpjegueshme. Nuk mund ta kuptoj dhe nuk mund ta shpjegoj”, ka thënë Resino.“Nuk do të largohem. Sonte u ndjeva keq. Por nesër duhet të rikthehem në punë dhe t’i mbledh lojtarët. Do të vazhdoj përpara, jam tip luftarak”, ka shtuar spanjolli.
Boston Celtics ka shënuar fitore bindëse prej 107-86 ndaj Chicago Bulls, fitore e cila i jep kampionit në fuqi epërsinë prej 2-1 në rundin e parë të ndeshjeve të play-offit të Konferencës Lindore.Veterani Paul Pierce udhëhoqi tek Boston me 24 pikë, ndërsa edhe katër lojtarë tjerë të këtij ekipi shënuan pikë dyshifrore. Ben Gordon shënoi vetëm 15 pikë për Bulls, që është një kontribut i dobët krahasuar me 42 pikët e shënuara në ndeshjen e kaluar.Ndeshja e katërt mes dy ekipeve do të zhvillohet të dielën në Chicago.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, ka bërë edhe një ngacmim ndaj Manchester United dhe trajnerit Sir Alex Ferguson, duke përsëritur se Liverpooli është më i mirë se kampioni në fuqi.“Nuk po krijoj luftë fjalësh me Alex Ferguson, por besoj se ai mund të shohë se ne jemi ekip më i mirë dhe jemi shumë afër United. Ai është mësuar të luajë lojëra të tilla mendjeje për shumë vite”.“Askush nuk ka thënë asgjë kundër tij, ose të ngrihet ndaj tij, pasi ai ka një ekip shumë të mirë i cili mund të fitojë trofe. Duket se ai ka licencë për të bëra gjëra të tilla”, thotë Benitez.
Ish-menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, thotë se puna në Ligën Premier të Anglisë është ‘parajsë’ për trajnerët.“Anglia është parajsë për trajnerët të cilët mund të planifikojnë të ardhmen pa presionin për të fituar në afate të shkurta. Arsene Wenger punon në qetësi. Arsenali nuk ka fituar titull në katër vite, por ai vazhdon punën e tij fantastike me lojtarë të rinj”, ka thënë Mourinho.“Mendoj se Rafa Benitez do të humbasë shansin për të fituar Ligën Premier edhe për të pestën herë, por ai vazhdon të bëjë një punë fantastike dhe kontrata e tij është vazhduar”.“Në Itali, mendoj se 10 trajnerë tashmë janë zëvendësuar këtë sezon. Këtu ka një obsesion me rezultatet, pikët. Lojtarët e kampionatit, ose duhet të bëhen kampionë ose do të kemi një dramë të vërtetë”, ka vazhduar portugezi.
Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina, ka shprehur zhgënjimin e tij pas pranimit nga katër gola në dy ndeshjet e fundit.“Ne kurrë nuk kemi pasur një seri të tillë, kur kemi pranuar 11 gola në katër ndeshje. Ne shënojmë shumë gola, por duhet të përpiqemi të përmirësohemi edhe në mbrojtje”, thotë Pepe Reina.“Shënimi i golave është gjëja më e vështirë në futboll, por tash duhet t’i zgjidhim disa probleme të cilat i kemi në mbrojtje”.“Gjithmonë duhet të gjejmë një ekuilibër në mes të sulmit dhe mbrojtjes. Kjo është arsyeja se pse gjithmonë jemi në Ligën e Kampionëve dhe në garat e kupës, pasi jemi një ekip me ekuilibër. Duhet t’i rikthehemi kësaj mënyre”, ka përmendur më tej spanjolli.
Gianluca Zambrotta thotë se Frank Rijkaard do të ishte një zëvendësim i mirë për Carlo Ancelottin nëse ai do të largohej nga Milani.Zambrotta punoi me trajnerin holandez gjatë kohës sa ishte në Barcelona, para se të rikthehej sërish në Itali, tek Milani.“Ai do të ishte një alternativë pasi ai tashmë ka drejtuar një klub të shkëlqyeshëm. Mendoj se ai është i gatshëm. Sidoqoftë nuk e pres këtë pasi menaxheri gjithmonë ka thënë se ai do të mbetet edhe për 2010”, ka thënë Zambrotta.“Ai gjithmonë ka thënë se ka kontratë deri në vitin 2010 dhe se vitin tjetër do të jetë ende në Milan”, ka shtuar italiani.
Skuadra e Racing Santanderit ka shënuar fitore të thellë prej 5-1 kundër Atletico Madridit duke ua vështirësuar punët kryeqytetasve, të cilët kërkojnë një vend i cili çon në Ligën e Kampionëve.
Serinë e golave e filloi Christian Salas (9’), ndërsa pas pesë minutash (16’) dyfishoi Ezequiel Garay. Pa përfunduar pjesa e parë, vendasit shënuan edhe një herë, ndërsa këtë radhë golashënues ishte Mohammed Tchite (38’). Në pjesën e dytë mysafirët ngushtuan rezultatin në 3-1 me një gol nga pika e bardhë të shënuar nga Diego Forlan (62’), por kjo ishte krejt çka bënë ata në këtë ndeshje. Tre minuta më vonë (65’), Pedro Munitis ngriti sërish epërsinë për vendasit, ndërsa rezultatin përfundimtar, prej 5-1, e vendosi Nikola Zigic (87’). Ndërkohë, Villarreali i ka dhënë fund serisë së dobët të ndeshjeve, pasi të enjten mbrëma e ka mposhtur Recreativo Huelvan me rezultat prej 2-1, për të shpresuar për vendin e katërt, i cili është tre pikë larg dhe mbahet nga Valencia.
Serinë e golave e filloi Christian Salas (9’), ndërsa pas pesë minutash (16’) dyfishoi Ezequiel Garay. Pa përfunduar pjesa e parë, vendasit shënuan edhe një herë, ndërsa këtë radhë golashënues ishte Mohammed Tchite (38’). Në pjesën e dytë mysafirët ngushtuan rezultatin në 3-1 me një gol nga pika e bardhë të shënuar nga Diego Forlan (62’), por kjo ishte krejt çka bënë ata në këtë ndeshje. Tre minuta më vonë (65’), Pedro Munitis ngriti sërish epërsinë për vendasit, ndërsa rezultatin përfundimtar, prej 5-1, e vendosi Nikola Zigic (87’). Ndërkohë, Villarreali i ka dhënë fund serisë së dobët të ndeshjeve, pasi të enjten mbrëma e ka mposhtur Recreativo Huelvan me rezultat prej 2-1, për të shpresuar për vendin e katërt, i cili është tre pikë larg dhe mbahet nga Valencia.
Juventusi do ta mbyllë edhe një sezon të dështuar pa asnjë trofe, ndërsa pas eliminimit edhe nga Kupa e Italisë në ndeshjen e të mërkurës mbrëma nga Lazio, tifozët i kanë fishkëllyer trajnerit Claudio Ranieri dhe lojtarëve për paraqitjen e dobët.Të enjten, tifozët ishin grumbulluar pranë fushës stërvitore në Vinovo me ç’rast mbanin një pllakat ku shkruante: “Nuk kemi më kohë të humbim me ju”. “Reagimi i tifozëve është shumë normal. Hidhërimin e tyre e ndjejmë edhe ne”. “Tifozët e dinë se ne kemi dhënë gjithçka nga vetja, por ata kërkojnë më shumë. Tashmë po përgatitemi për ndeshjen e të dielës kundër Regginas që të nxjerrim një rezultat pozitiv”, ka thënë mesfushori italian Claudio Marchisio për “Juventus Channel”.
Kampioni i Serie A, Inter , ka shënuar fitore minimale në ndeshjen kthyese të Kupës së Italisë kundër Sampdorias, për t’u eliminuar nga gara.Takimi i zhvilluar të enjten mbrëma në Giuseppe Meazza, i vlefshëm për Coppa Italia, ndërmjet Interit dhe Sampdorias, ka përfunduar me fitoren e Nerazzurëve me rezultat prej 1-0 . Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Zlatan Ibrahimovic (27’), por ky nuk u kreu punë kampionëve për të vazhduar tutje. Takimi i parë i zhvilluar në Luigi Ferraris kishte përfunduar me rezultat prej 3-0 në favor të skuadrës gjenovase, e cila me rezultat të përgjithshëm prej 3-1 kualifikohet në finale të Kupës, ku do të përballet me Lazion.
















