Roma ka pësuar edhe një goditje të radhës në shpresat për të siguruar vend për në Ligën e Kampionëve, pasi u mposht me rezultat 4-1 në udhëtim te rivali direkt për pozitën e katërt, Fiorentina.Vendasit kaluan në avantazh me anë të mbrojtësit peruan Juan Manuel Vargas pas vetëm gjashtë minutash lojë, që ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë të ndeshjes.Me të filluar pjesa e dytë ish-rosoneri Alberto Gilardino dyfishoi rezultatin për Fiorentinën (47’). I njëjti lojtar shoi shpresat e mysafirëve duke shënuar golin e dytë të tij dhe të tretin për ekipin vendas në minutën e 73-të të lojës.Pas gjashtë minutash tjera, mesfushori italian Massimo Gobbi shënoi edhe golin e katërt për Fiorentinën (73’), ndërsa golin e nderit për Romën e shënoi Julio Baptista, katër minuta para fundit të kohës së rregullt (86’).Me këtë fitore Fiorentina merr pozitën e katërt me 58 pikë, një më shumë se Genoa që nesër do të udhëtojë tek Bologna. Roma mbetet në pozitën e gjashtë me 52 pikë, gjashtë më pak se vendi i katërt.
Nga dy gola të shënuar nga Rooney dhe Ronaldo i kanë ndihmuar kampionit në fuqi të Ligës Premier, Manchester United, të bëjë një rikthim sensacional nga disavantazhi 2-0 në pjesën e parë, për të fituar në Old Trafford me rezultat 5-2.Pjesa e parë
Mysafirët nga Londra ishin të parët që kalua në epërsi. Pas më pak se gjysmë ore lojë, Rio Ferdinant nuk arrin një top të hedhur nga Corluka, që gjen Bent i cili shënon nga afërsia (29’).Turma në Old Trafford u hesht kur pas tre minutash tjera Tottenhami shënoi edhe golin e dytë në ndeshje, kësaj here me anë të mesfushorit kroat Luka Modric. Lennon shmang Evran dhe topi i tij arriti tek kroati i cili kontrolloi me gjoks, para se ta dërgojë prapa rrjetës së Van der Sar.Pjesa e parë ishte mjaft zhgënjyese për Manchester United, por i stimulojë djajtë e kuq të bëjnë një paraqitje të jashtëzakonshme pas pauzës.
Pjesa e dytë
Rastet e pa shfrytëzuara në pjesën e parë, Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney i shpaguan në dyfishtë në pjesën e dytë. Një penalti e shkaktuar nga portieri Gomes ndaj Carrick, i dha rastin Ronaldos të ngushtojë epërsinë për Manchesterin (57’), goli cili duket se iu dha fuqi kampionëve.Dhjetë minuta më pas erdhën edhe dy gola të shpejtë që përmbysën rezultatin.Së pari Berbatov dhe Tevez bashkëpunuan mirë për të asistuar për Rooneyn i cili dërgoi topin në rrjetën për të barazuar (67’). Një minutë më pas, Ronaldo solli avantazhin parë për Manchesterin. Një top i shkëlqyeshëm nga Rooney, dhe Ronaldo u gjend për mrekulli.Nuk zgjati shumë, pas tre minutash tjera, një lojë tjetër e përkryer Ronaldo-Rooney, rezultoi edhe golin e katërt për nikoqirët, kësaj here ishte angleze që shënoi golin e tij të dytë në ndeshje (71’).Në listën e golashënuesve nuk mungoi as Dimitar Berbatov, i cili vulosi rezultatin me një gol të shënuar 11 minuta para fundit të kohës së rregullt, ku protagonist sërish ishte Rooney me një asistim për bullgarin.Tre pikët e ngrejë Manchesterin sërish në maje të tabelës, me 77 pikë, tre më shumë se Liverpooli dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Skuteria Toyota ka dominuar në kualifikimet për garën e nesërme të Çmimit të Madh të Bahrejnit.Jarno Trulli do të niset nga vendi i parë në garën nesërme, që është hera e parë që nga viti 2005, dhe do të ndiqet nga shoku i skuadrës, Timo Glock.Fituesi i Çmimit të Madh të Kinës, Sebastian Vettel, ishte ngasësi i tretë më i shpejtë, duke lënë pas kryesuesin aktual të renditjes në Formula 1, ngasësin e Brawn GP, Jenson Button.Kampioni aktual i Formula 1, Lewis Hamilton, do të niset nga pozita e pestë, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Heikki Kovalainen, nga e 11-ta.Ferrari ka dështuar edhe kësaj here me Felipe Massa dhe Kimi Raikkonen që do të startojnë nga vendi i tetë, respektivisht i 10-të.
Manchester City ka shënuar fitoren e parë në udhëtim në Premier League që nga muaji gusht, pasi sot mposhti Evertonin në Goodison Park me rezultat 2-1.Dy gola, nga një në secilën pjesë, të shënuar nga Robinho (35’) dhe Stephen Ireland (54’), i dhanë epërsinë e dyfishtë ekipit mysafir, para se vendasit të barazojnë në çastet e fundit të ndeshjes. Djelmoshat e David Moyes, që festonte ditëlindjen e 46-të të tij, mbetën në fushë me 10 lojtarë për shkak të rënies në fushë të Phil Jagielka pa asnjë lojtar në afërsi të tij (60’) dhe pasi ishin harxhuar të tri zëvendësimet.Edhe pse me një lojtar më pak në fushë vendasit çfarë arritën të ngushtojnë epërsinë në minutat shtesë të ndeshjes me anë të një goli të zëvendësuesit Dan Gosling.Evertoni vazhdon të mbajë pozitën e gjashtë me 53 pikë, derisa Manchester City po ashtu vazhdon të mbajë pozitën e nëntë me 44 pikë.
Një gol i shënuar nga Salomon Kalou në pjesën e dytë të ndeshjes, i ka ndihmuar Chelseat të shënojë një fitore të vështirë në udhëtim tek West Ham United, të cilët patën një penalti të humbur.Edhe pse Chelsea pati posedimin më të madh të topit, rastet më të mira në ndeshje i kishte West Ham.Frank Lampard ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme, për të plotësuar performancën pa gjallëri të pjesës tjetër të ekipit të Chelseat. Anglezi asistoi në golin e vetëm të ndeshjes, të cilin e shënoi sulmuesi Salomon Kalou në minutën e dhjetë të pjesë së dytë (55’).Për tre pikët e Chelseat meritor ishte edhe portieri aq i kritikuar së fundit Petr Cech. Çeku mbrojti një pe
nalti të gjuajtur nga Mark Noble në minutën e 71-të të ndeshjes, pasi autori i golit të vetëm, Kalou, tërhoqi lojtarin kundërshtar Herita Ilunga pa nevojë në zonën e rreptësisë, për t’u dhuruar vendasve një gjuajtje nga pika e bardhë.Derisa Chelsea ruan atë fije shprese që ka mbetur për të fituar titullin e këtij sezoni, duke qëndruar në pozitën e tretë me tre pikë prapa dy liderëve, Manchesterit dhe Liverpoolit, ekipi i trajnerit Gianfranco Zola zbret në pozitën e shtatë të tabelës, duke ia lëshuar vendin e gjashtë Fulhamit, që sot shënoi fitore minimale ndaj Stoke Cityt.
Liverpool ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim tek Hull City, për t’i mbajtur gjallë shpresat për titullin e Premier League këtë sezon.Pavarësisht paraqitjes inkurajuese të Hull në pjesën e parë të ndeshjes, ishte Xabi Alonso ai që hapi rezultatin disa çaste para fundit të pjesës së parë, me anë të një goditje prej 23 metrash. Nikoqirët dështuan të rikthehen në lojë dhe kur Caleb Folan u përjashtua për shkak të një veprimi ndaj Martin Skrtel në minutën e 59-të, shpresat e Hull për të barazuar pësuan një goditje. Katër minuta më pas, Dirk Kuyt dyfishoi rezultatin për Liverpoolin (63’).Vendasit ngushtuan rezultatin në 2-1 me anë të një goli të shënuar nga Geovanni në minutën e 73-të, por ishte sërish Kuyt që shënoi edhe një gol tjetër në fund të ndeshjes (89’), për t’i dhënë fitoren 3-1 të kuqve.Me tre pikët e reja Liverpooli merr kreun e Ligës Premier me pikë të barabarta me United (74), që pas dy orësh mund të rimarrë kreun nëse nxjerr pikë ndaj Tottenhamit.
Schalke ka tronditur kampionin në fuqi të Bundesligës, Bayern Munich, të cilin e mposhti në Allianz Arena me rezultat minimal 1-0, duke e lënë ekipin e trajnerit Jurgen Klinsmann në pozitën e tretë.Halil Altintop ishte ai i cili solli fitoren e Schalkes, me golin e shënuar në minutën e 21-të të ndeshjes.Në pjesën e dytë të dyja ekipet mbetën me nga 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Jermaine Jones në radhët e Schalkes me kartonin e dytë të verdhë (70’), dhe të Frank Ribery në radhët e Bayernit, për shkak të faulimit ndaj Jefferson Farfan (76’).Wofsburg, i cili ruan kreun me 57 pikë, nesër udhëton tek Energie Cottbus dhe mund ta forcojë kryesimin.Hertha Berlini me 55 pikë gjendet në pozitën e dytë pasi mposhti Hoffenheimin me rezultat 1-0 gjatë të premtes, ndërsa Bayerni në pozitën e katërt mbledh 54 pikë.Stuttgart, pas fitores 2-0 ndaj Eintracht Frankfurt, ngjitet në pozitën e katërt me pikë të barabarta me Bayernin.
Kampioni i Ligës Premier, Manchester United, këtë verë do të ofrojë marrëveshje gjashtëvjeçare për Wayne Rooneyn.23-vjeçari anglez ka edhe dy vite nga marrëveshja aktuale, pasi para tre vitesh nënshkroi për të marrë pagë prej 100 mijë funtesh.Sipas The Sun, United planifikon t’i fillojë bisedat për marrëveshje të re me Rooneyn, sipas të cilës ai do të barazohet me pagë me Cristiano Ronaldon dhe Rio Ferdinand, të cilët marrën nga 125 mijë funte në javë.Manchesteri zakonisht nuk lejon që futbollistët e vet më të mëdhenj të hyjnë në dy vitet e fundit të marrëveshjes. Rooney është sulmuesi kryesor i United, dhe pritet që negociatat të fillojnë menjëherë pas fundit të sezonit.
Menaxheri i Evertonit, David Moyes, thotë se nuk do të provojë t’i shesë yjet e kategorisë së Arteta, Cahill ose Leskot.Evertoni siguroi vend në finalen e Kupës FA dhe gjendet në top gjashtëshin e tabelës së Ligës Premier. Moyes pranon se disa klube interesohen për një pjesë të lojtarëve të tij, por i këshillon që mos ta harxhojnë kohën.“Ka një interesim të caktuar për disa lojtarë, pasi garojmë në nivelin maksimal. Por nuk kemi dëshirë të shitemi, nuk është e nevojshme t’i shesim yjet, nuk dëshirojmë ta bëjmë këtë”, ka thënë Moyes.“Shumë lojtarë do ta pranojnë se jo vetëm që janë të mirë në Everton, por edhe klubi është i mirë për ta. Duam ta përmirësojmë përbërjen dhe mund të ju siguroj se asnjë lojtar të cilin dëshirojmë ta mbajmë nuk do të largohet”, ka shtuar skocezi.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, beson se Zlatan Ibrahimovic edhe në sezonin e ardhshëm do të jetë në Giuzeppe Meazza si edhe ai vet.Suedezi mbrëmë deklaroi se dëshiron një sfide të re në karrierë, por Mourinho thotë se Ibrahimovic do të mbetet në Inter dhe beson se intervista e suedezit në Eurosport mund të interpretohet në më shumë mënyra.“Intervista për Eurosport mund të interpretohet në shumë mënyra dhe secili ta protokollojë ashtu siç dëshiron. E di intervistën që para 15 ditësh dhe atë që ai e thotë nuk është ndryshe nga fjalët e Kaka dhe Tevez. Ai flet si një që nuk dëshiron ta kalojë gjithë karrierën në një klub”, ka thënë Mourinho.“Edhe unë thash se dua të sprovohem në Spanjë pasi të fitoj tituj në Angli dhe Itali. Por sigurish se do të jem këtu edhe sezonin e ardhshëm. Ai tha se e ka mirë këtu dhe një ditë dëshiron të shkojë në një vend tjetër. Mendoj se kjo është normale”, shton portugezi.
Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, thotë se ai nuk planifikon ndonjë largim nga kampioni aktual i Anglisë, Evropës dhe botës.30-vjeçari është shndërruar në njërin prej mbrojtësve më të mirë në botë pas kalimit në Old Trafford nga Leeds në vitin 2002, transferim i cili kushtoi plot 29 milionë funte.“Ideja për të luajtur në Itali është e bukur, por kam një familje të re dhe nuk dua t’i dëmtoj dhe të transferohem atje. Transferimi nga Londra në Manchester ishte vërtet i vështirë”, ka thënë Ferdinand.
Përzgjedhësi i kombëtares së Italisë, Marcelo Lippi, i ka hedhur poshtë spekulimet të cilat e lidhin atë me një angazhim tek Juventusi pas përfundimit të kampionatit botëror Afrika e Jugut 2010.Lippi kohë më parë u pa në një takim me menaxherin e Zonjës së Vjetër, Jean Claude Blanc, dhe kjo nxiti spekulimet se mund të merr nën drejtim Juventusin.Trajneri italian, i cili pati dy periudha të suksesshme me biankonerët, nga viti 1994 deri më 1999 dhe nga 2001 deri më 2004, ishte arsyetuar se takimi kishte të bëjë me Amaurin, brazilianin i cili kërkon nënshtetësi italiane.“Për momentin do të vazhdoj edhe pas 2010, derisa Abete (kryetari i Federatës Italiane të Futbollit) nuk dëshiron të më largojë”, ka thënë Lippi.
Jose Bosingwa do të startojë në pozitën e mbrojtësit të majtë në ndeshjen e sotme kundër West Hamit, ndërsa pritet që të njëjtin rol ta ketë edh enë ndeshjen në Camp Nou kundër Barcelonës.Ashley Cole është i suspenduar për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, andaj Hiddink mendon se Bosingwa është zgjidhja më e mirë, edhe pse portugezi është mbrojtës i djathtë.“Bosingwa do të fillojë në këtë pozicion. Ditët e fundit e kemi praktikuar këtë. Kemi disa opsione, por nuk kemi zëvendësim natyral. Cili do që do të luajë kundër Messi do të ketë një detyrë shumë të vështirë. Ai është një prej futbollistëve më të mirë në botë”, ka thënë trajneri Guus Hiddink.
Mediat angleze përcjellin lajmin se ekipi i Manchester United tashmë ka rënë në kontakt me agjentët e Kaka dhe kanë diskutuar për transferimin e brazilianit në Old Trafford.Daily Mail dhe The Sun kanë shkruar se drejtuesit e United janë të gatshëm ta sjellin njëshin brazilian në radhët e veta, veçanërisht nëse Ronaldo transferohet në Real Madrid këtë verë.Të dyja gazetat shkruajnë se kontakti në mes të përfaqësuesve të United dhe agjentëve të Kaka tashmë është zhvilluar dhe ka qenë një takim pozitiv, edhe pse asgjë nuk është vendosur.Spekulohet e përfaqësues të Manchester United brenda disa javësh do të takohen edhe me drejtuesit e Milanit për të parë nivelin e dëmshpërblimit në rast të transferimit eventual.
Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o, thotë se ai nuk ka në plan të transferohet në Angli pasi luan në klubin më të mirë në botë.Kamerunasi ka marrëveshje me Barcelonën deri në fund të sezonit të ardhshëm, dhe shpesh është lidhur me një largim nga Camp Nou, veçanërisht pasi verën e kaluar nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Pep Guardiola.“Nuk kam në plan të largohem nga klubi më i mirë në botë. Më lejoni t’u bëj një pyetje. Nëse ju do të luani në Barcelona dhe në mënyrën e lojës se si luajmë, a do të donit të shkoni në ndonjë klub tjetër?”, ka thënë Eto’o në një inversit për Daily Mail.“Sipas meje ne e kemi sulmin më të mirë në futbollin botëror. Jam i nderuar të luaj për këtë ekip me aq shumë talent. Jam i kënaqur edhe me formën time golashënuese këtë sezon”, ka shtuar mes tjerash sulmuesi.
Philadelphia 76ers në mënyrë të paimagjinueshme ka tronditur ekipin e Orlando Magic kur një gjuajtje në sekondën e fundit i dha këtij ekipi fitoren prej 96-94 dhe avancimin prej 2-1 në takimet e play-offit të Konferencës Lindore.Andre Iguodala, gjuajtja e të cilit ishte vendimtare për fitoren, kontribuoi për 76ers me 29 pikë gjatë ndeshjes, derisa Andre Miller shënoi 24 pikë dhe nëntë kërcime. Dwight Howard shënoi 36 pikë dhe 11 kërcime për Magic.Në ndeshjen tjetër të Lindjes, LeBron James ka shënuar triple-double për Cleveland Cavaliers që shënuan fitore 79-68 ndaj Detroit Pistons, që është në prag të eliminimit.James shënoi 25 pikë, 11 kërcime dhe nëntë asistime, derisa Joe Smith erdhi nga stoli për të kontribuar me 19 pikë dhe 10 kërcime për Cleveland, që tash avancon me 3-0 dhe mund të eliminojë Detroitin nëse fiton në udhëtim edhe në ndeshjen e ardhshme, të katërtën.Në ndeshjen e Perëndimit, Houston Rockets ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 86-83 ndaj Portland Trail Blazers, për të avancuar 2-1 në ndeshjet e rundit të parë të play-offit.Luis Scola ndihmoi ekipin me 19 pikë, ndërsa 16 të tjera erdhën nga Shane Battier. Ylli i All-Star, Brandon Roy, kontribuoi vetëm me 19 pikë për Portland.
Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, thotë se kolegu i tij nga West Ham United, ish-lojtari i bluve, Gianfranco Zola, ka potencial të bëhet një menaxher i shkëlqyeshëm.“E shoh potencialin. Nuk kam parë menaxherë të rinj duke punuar, por shoh disa djelmosha të cilët, kur diskutoni me ta ose kur paraqiten në televizor, duken shumë inteligjentë”, thotë Hiddink.“Zola është një prej djelmoshave i cili mund të bëhet një menaxher i zoti. Por po ashtu shoh disa menaxherë anglez”.“Ai ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm, është një njeri inteligjent dhe mendoj se ai ende dëshiron të mësojë shumë. Por nuk mund të gjykoj nëse ai është i aftë ta bëjë atë tash (të menaxhojë Chelsean)”, ka shtuar holandezi.Chelsea sot pasdite udhëton në fushë të West Hamit në kuadër të ndeshjeve të javës së 34-të të Ligës Premier.
Derbi i javës së 33-të në Ligën e Parë franceze i zhvilluar të premten mbrëma në Stade de Gerland, ndërmjet Olympique Lyonnais dhe Paris Saint-Germain, ka përfunduar pa gola.Ky barazim e afron Lyonin në një pikë pranë vendit të dytë që e mban Bordeaux dhe tre pikë më afër Olympique Marseille që mban pozitën e parë, mirëpo me një ndeshje më pak të zhvilluar. Me fitore eventuale të dielën kundër Lille, skuadra e Lorik Canës do të largohej për gjashtë pikë nga kampionët në fuqi drejt garës për titull. Ndërkohë, PSG do ta mbajë pozitën e katërt me një pikë më pak se Lyoni që gjendet në vendin e tretë dhe katër pikë më shumë se Toulouse që mban pozitën e pestë me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Skuadra e cila i befasoi të gjithë në Bundesliga këtë sezon, ajo e Hoffenheimit, ka pësuar dështimin e radhës. Hoffenheimi nuk di për fitore që nga java e tetëmbëdhjetë, përkundër se një kohë të gjatë kishte udhëhequr Ligën e parë e gjermane.Në takimin e zhvilluar të premten mbrëma në Rhein Neckar Arena, skuadra vendase e Hoffenheimit është mposhtur me rezultat minimal nga Hertha Berlin. Të vetmin gol në ndeshje e shënoi Patrick Ebert, katër minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë (41’), dhe me këtë fitore Hertha pozicionohet në vendin e dytë me një pikë më shumë se Bayern Munich që mban pozitën e tretë, dhe dy pikë më pak se Wolfsburgu që gjendet në pozitën e parë, megjithatë takimet tjera të javës së 29-të të Bundesligas zhvillohen të shtunën dhe të dielën.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas dhe menaxheri i Hull Cityt, Phil Brown, janë akuzuar nga ana e Asociacionit të Futbollit për sjellje të pahijshme.“Është ngritur akuzë për mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, dhe menaxherin e Hull, Phil Brown, për shkak të sjelljeve të pahijshme. Akuza i takon ngjarjeve në Emirates gjatë ndeshjes së Kupës në mes ekipeve të Arsenalit dhe Hull të zhvilluar më 17 mars”, thuhet në deklaratën e FA.“Fabregas do të përballet me dy akuza për shkak të sjelljes së tij në fushë pas përfundimit të ndeshjes. Së pari për shkak të sjelljes gjatë futjes në fushë pas fundit të ndeshjes, dhe së dyti për shkak të incidentit me pështymje”.“Kundër Brown do të ngrihet akuzë për shkak të sjelljes së pahijshme dhe për shkak të komenteve në mediume ndaj arbitrit Mike Riley”, shtohet më tej në deklaratë.
















