Mbrojtësi i Chelseat, Jose Bosingwa, është i sigurt se nuk do t’i lë hapësira ndoshta- lojtarit më të mirë në botë këtë sezon Lionel Messi, në përballjen e të martës mbrëma në Camp Nou.“Jam i përgatitur për sfidën. Nuk e konsideroj si problem ta ndaloj Messin”. “Messi është një futbollist i madh i njohur në mbarë botën, mirëpo edhe ai mund të ndalet me durim dhe qetësi. Atë duhet ta mbash në presion”. “E kam përvojën e mjaftueshme ndaj lojtarëve të mëdhenj me Porton dhe Portugalinë, dhe tani me Chelsean. Nuk ia kam frikën argjentinasit”, është shprehur portugezi për “The Daily Mail”. Bosingwa do të luajë në krahun e majtë (edhe pse është mbrojtës i krahut të djathtë) për ta zëvendësuar të suspenduarin Ashley Cole dhe padyshim se ai do ta ketë punën më të vështirë sonte, ndërkohë që edhe mesfushori Florent Malouda është shprehur i gatshëm për ta ndihmuar atë në stopimin e “të pandalshmit” Messi.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është shprehur i sigurt që skuadra e tij do të shënojë fitore në përballjen e të martës mbrëma kundër Chelseat.“Nuk ndjej aspak presion sepse kam shumë besim te kjo skuadër”. “Kuptohet se do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi që përballemi me kundërshtarë të fortë. Do të isha i kënaqur me një fitore të lartë, pa pranuar gola”, është shprehur Laporta në një intervistë për “Sport”.
Vetëm Chelsea e ka mposhtur Arsenalin në vitin 2009, prandaj trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, kërkon mbështetjen maksimale të tifozëve për të shënuar fitore kundër Topçinjve në ndeshjen e parë gjysmëfinale, e cila zhvillohet ndërmjet tyre të mërkurën mbrëma në Old Trafford.“Ata (tifozët) duhet të na udhëheqin. Kemi kaluar një sezon shumë të vështirë dhe tash kemi arritur në atë pikë kur kemi nevojë për të gjithë”, ka thënë Ferguson. Të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe mbrojtësi francez Patrice Evra: “Shpresoj që tifozët do të na mbështesin edhe kundër Arsenalit. Kjo është e domosdoshme për ne, ndërsa skuadrat mysafire e kanë shumë të vështirë të luajnë në Old Trafford”.
Të mërkurën mbrëma Arsenali do të jetë mysafir i Manchester Unitedit në Old Trafford për ta zhvilluar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa edhe pse në mungesë të disa lojtarëve, Theo Walcott mendon se Topçinjtë mund të dalin të suksesshëm.Përkundër mungesës së holandezit Robin van Persie dhe rusit Andrey Arshavin, Walcott thotë se Arsenali do të shënojë në Teatrin e Ëndrrave. “Ne mundohemi që gjithmonë t’i qartësojmë gjërat dhe me sulmin që e kemi në skuadër, mund të shënojmë gola nga çdo pozitë”. “Nëse mund ta shënojmë një gol, ky do të ishte një rezultat shumë i mirë për ne”. “Ritmi i lojës do të jetë shumë i shpejtë, do të jetë thuajse si një ndeshje e Ligës Premier”, ka thënë Walcott për “Northampton Chronicle”.
Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, mendon se ndeshjet e njëpasnjëshme të Barcelonës gjatë kësaj jave do të kenë ndikim në lojën e Blaugranëve, dhe shpreson që Chelsea do të jetë një kundërshtar i vështirë i katalunasve në takimin e të martës mbrëma në Camp Nou.Real Madridi dhe Barcelona takohen të shtunën në Santiago Bernabeu për ta zhvilluar derbin e madh ‘el Clasico’, ndërsa portieri i Los Blancos shpreson që kataluanist të udhëtojnë të lodhur në Madrid. “Personalisht mendoj që ndeshjet e shpeshta do t’i lodhin ata (lojtarët e Barcelonës). Edhe pse ata kanë qenë në një situatë të ngjashme edhe në ndeshjen e parë (në Camp Nou) dhe fituan”. “Nuk them se dëshiroj që Chelsea të fitojë, por dëshiroj që lojtarët e Barcelonës të ndjehen të lodhur”. “Barcelona luan futboll ‘therës’, por edhe ne kemi qenë mjaft efikas me rezultatet tona. Ne jemi të vetmit të cilët u bëjmë konkurrencë atyre në La Liga. Prandaj shpresoj që tifozët të kënaqen të shtunën dhe të gjithë madrilenët të jenë të lumtur pas ndeshjes. Do të jetë ‘el Clasico’ më i mirë të gjitha kohërave”, ka përfunduar ‘i shenjti’ Iker.
Gjiganti italian Milan do ta vizitojë Shqipërinë për të dytën herë, por këtë radhë jo për t’u ndeshur me ndonjë skuadër nga Kampionati shqiptar, por do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Përfaqësueses së Shqipërisë, njoftojnë mediat shqiptare.
Është caktuar data 12 maj kur kuqezinjtë nga Milano do të përballet me Kombëtaren kuqezi në stadiumin “Qemal Stafa”. Njoftohet se për t’u përballur me shtatë-herë kampionët e Evropës do të ftohen lojtarët më të mirë të Superligës shqiptare, ndërsa po ashtu kjo ndeshje do të jetë e hapur edhe për lojtarët e kombëtares, të cilët do të lejohen nga skuadrat e tyre për të ardhur. Ky takim pritet të jetë i pari për trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare, ende të paemëruar nga FSHF. Kështu trajneri i ri do ta ketë nderin që në ndeshjen e parë në krye të Shqipërisë të ketë përballë disa nga lojtarët më të mirë në botë, si j Ricardo Kaka, Ronaldinho, David Beckham, Alexandre Pato apo Andrea Pirlo.
Është caktuar data 12 maj kur kuqezinjtë nga Milano do të përballet me Kombëtaren kuqezi në stadiumin “Qemal Stafa”. Njoftohet se për t’u përballur me shtatë-herë kampionët e Evropës do të ftohen lojtarët më të mirë të Superligës shqiptare, ndërsa po ashtu kjo ndeshje do të jetë e hapur edhe për lojtarët e kombëtares, të cilët do të lejohen nga skuadrat e tyre për të ardhur. Ky takim pritet të jetë i pari për trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare, ende të paemëruar nga FSHF. Kështu trajneri i ri do ta ketë nderin që në ndeshjen e parë në krye të Shqipërisë të ketë përballë disa nga lojtarët më të mirë në botë, si j Ricardo Kaka, Ronaldinho, David Beckham, Alexandre Pato apo Andrea Pirlo.
Mediat angleze përcjellin lajmin se presidenti i Barcelonës, Juan Laporta, gjendet në Londër për të negociuar me Manchester Cityn rreth transferimit të sulmuesit Samuel Eto’o.Sulmuesi kamerunas ka marrëveshje deri në vitin 2010 me klubin spanjoll dhe në disa raste ka thënë se është i lumtur në Barcelonë dhe se për të ardhmen e tij do të vendosë në fund të sezonit.Në prag të ndeshjes së sotme në mes të Barcelonës dhe Chelseat, mediat angleze spekulojnë se Laporta ndodhet në Londër për të kërkuar blerës për sulmuesin më të mirë të Barcelonës.Laporta së pari pritet të takohet me drejtuesit e Manchester Cityt, derisa për Eto’o të interesuar janë edhe Chelsea dhe Tottenhami.City, që mbetet favorit për shërbimet e kameruasit, parashihet se do ta thyejë rekordin e transferimit në Premier League, duke paguar më shumë se 32.5 milionë funte, të cilën i njëjti klub e pagoi verën e kaluar për Robinhon.
Menaxheri i Milanit, Carlo Ancelotti, edhe njëherë ka pohuar synimin se dëshiron të qëndrojë në San Siro edhe në sezonin e ardhshëm.Emri i Ancelottit së fundi është lidhur me Chelsean dhe Real Madridin, por italiani thotë se dëshiron të qëndrojë tek rosonerët.“Do të mbetem në Milan edhe sezonin e ardhshëm, tashmë kemi filluar punën për përforcimin e ekipit. Jam mësuar me të gjitha ato dhe e di se spekulimet do të vazhdojnë. Ky nuk është problemi im”, ka thënë Ancelotti.Milani aktualisht qëndron në pozitën e dytë të tabelës së Serie A me 7 pikë më pak se Interi, duke lënë të hapur garën për titull, por Ancelotti mendon se Interi nuk është i arritshëm.“Interi do ta fitojë skudeton pasi është ekipi më i qëndrueshëm. Pozicioni jonë në tabelë e reflekton punën tonë së fundi, por sezoni për ne ishte i goditur nga lëndimet”, ka shtuar italiani.
“Unë ndjehem se jam pjesë e këtij projekti dhe gjithmonë do të shoh përpara. Nuk do të heq dorë, siç bëri Didier Deschamps. Ka shumë gabime të trasha që bëni kur jeni i ri. Nuk e di se pse ai e bëri këtë”, ka thënë Ranieri.Juventusi ka dështuar të arrijë synimet këtë sezon. Biankonerët u eliminuan nga Liga e Kampionëve nga Chelsea, janë prapa Interit dhe Milanit në Serie A dhe po ashtu ka dështuar në Kupën e Italisë.“Kur erdha këtu ne flisnim për një projekt pesë-vjeçar për të fituar diçka. Ky është vetëm sezoni i tretë. Besoj se jemi në rrugë të duhur, ndoshta më përpara se ku kemi planifikuar të jemi”, ka shtuar italiani.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, thotë se liga spanjolle është më e mirë se liga angleze në futboll.“Nuk ka shumë dallim mes dy ligave, por mendoj se liga jonë është më e fuqishme, është më e mirë teknikisht dhe ka më shumë aspekte taktike”, ka thënë mesfushori i Barcelonës.“Ndoshta Liga Premier fiton në aspektet e intensitetit dhe ritmit. Dhe është e vërtet se janë tre ekipe angleze në gjysmëfinale, por ne nuk jemi këtu rastësisht”, ka shtuar spanjolli.
Kampioni i Serie A, Interi, raportohet se është duke përcjellë dyshen e Sevillas, Julien Escude dhe Koffi Ndri Romaric.Trajneri i Interit, Jose Mourinho, dëshiron të gjejë një mbulim për Cristian Chivu dhe i është propozuar Escude nga drejtori sportiv Marco Branca.Branca ishte në Spanjë javën e kaluar, për të përcjellë Romaric, por erdhi nga atje duke qenë edhe më i impresiuar me francezin Escude dhe që atë herë i ka thënë Mourinhos të marrë seriozisht në konsideratë mbrojtësin e majtë për afatin kalimtar të verës.
Kobe Bryant ka shënuar 31 pikë derisa lideri i Konferencës Perëndimore, Los Angeles Lakers, mposhti ekipin e Utah Jazz me rezultat 107-96 për të eliminuar këtë të fundit nga gara e mëtejme e play-offit me rezultat të përgjithshëm 4-1.Lamar Odom ishte po ashtu inspirues për Lakers, duke shënuar 26 pikë dhe 15 kërcime, derisa spanjolli Pau Gasol regjistroi 17 pikë në Staples Center të Los Angelesit.Paul Millsap, ishte më i sakti tek mysafirët e Jazz, me 16 pikë, derisa Andrei Kirilenko dhe Deron Williams secili kontribuuan me nga 14 pikë.
Forma e topçinjve në pjesën e dytë të sezonit ka qenë e shkëlqyeshme dhe iu ka dhënë atyre vetëbesim për dy ndeshjet gjysmëfinale përballë Manchesterit.“Për mua, unë nuk kam frikë nga asnjë ekip. E di se çfarë duhet të bëj kur luaj. Ka më shumë presion në United pasi ai është ekipi që duhet të mposhtet”, ka thënë Toure.“United është ekipi që fitoi sezonin e kaluar, por ne do të japim më të mirën që mundemi nga vetja, do të luajmë të lirë dhe do ta pasojmë topin. E dimë se kur luajmë kundër tyre, ata gjenden në vështirësi”, ka shtuar mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë.
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e vlerëson sulmuesin e Chelseat, Didier Drogbam si një sulmues komplet, para përballjes mes dy ekipeve në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.“Ai është sulmuesi më i vështirë që kemi përballë. Ai është një atlet, i cili është po ashtu inteligjent kur ka topin nën kontroll”, thotë Pique për “El Mundo”.“Ai është një prej sulmuesve më të kompletuar në botë. Ai është i fuqishëm, i mirë në ajër, i shpejtë dhe shumë i mirë në goditje”, ka shtuar mbrojtësi i Barcelonës.
Performanca e dobët e skuadrës së Juventusit ka irrituar tejmase tifozët bardhezi, të cilët nuk dëshirojnë vetëm largimin e trajnerit Claudio Ranieri, por edhe të drejtorit sportiv Alessio Secco.Zonja e Vjetër do ta mbyllë edhe një sezon pa trofe, pasi që është eliminuar nga Liga e Kampionëve, nga Kupa e Italisë dhe është krejtësisht jashtë mundësive për ta fituar Scudetton, ndërkohë që tashmë e ka humbur edhe pozitën e dytë në tabelë duke fituar vetëm tre pikë nga katër ndeshjet e fundit kampionale. Pas deklaratës së Ranierit se te Juventusi ekziston një projekt pesëvjeçar për të ardhur deri te trofetë, tifozët Bianconerë kanë shtuar edhe më shumë presionin, dhe përveç trajnerit kërkojnë edhe largimin e Alessio Seccos, i cili pas largimit të Luciano Moggit ka transferuar disa lojtarë të dështuar, si Jean-Alain Boumsong, Sergio Almiron, Tiago Mendes dhe Christian Poulsen.
















