Takimi i parë gjysmëfinal ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit, i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Old Trafford ka përfunduar me fitoren minimale të Djajve të Kuq.Kampionët në fuqi treguan lojë shumë më të mirë në të dyja pjesët e takimit duke e vënë në presion vazhdimisht Arsenalin dhe duke e detyruar të tërhiqet në gjysmën e vetë të fushës.

Megjithatë, përkundër presionit të kundërshtarit mysafirët arrinin të zhvillonin lojën e vet kohë pas kohë, por duke mos qenë të rrezikshëm përpara portës së Van Der Sarit. Një rast shumë të mirë të pashfrytëzuar në pjesën e parë e pati sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez, i cili u gjet përballë portierit Almunia, mirëpo portieri i Arsenalit u tregua më i suksesshëm në të dyja goditjet e argjentinasit. Shumë shpejt pas këtij rasti erdhi goli i vetëm në ndeshje, të cilin e shënoi mbrojtësi John O'Shea, i cili u gjet më së miri brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit në minutën e 17-të.

Edhe pjesa e dytë ishte mjaft energjike, ndërsa Arsenali u këndell pakëz më tepër dhe u vërejt më shumë në fushë në krahasim me pjesën e parë të ndeshjes. Mirëpo ishin sërish vendasit ata të cilët e dirigjonin takimin.

Rastin më të mirë për Arsenalin e pati Adebayor, i cili pranoi një top nga Song, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë portës (64’). Në saje rasteve të shumta të Manchesterit, vlen të përmendet një super-goditje e Cristiano Ronaldos (70’), e cila tundi transversalen e portierit Almunia.

Sido që të jetë, fitorja minimale nuk siguron asgjë, megjithëse mospranimi i golit nga United ishte veprimi më i mirë për të qenë favorit në ndeshjen e kthimit. Nga ana tjetër Arsenali duhet të jetë shumë i vëmendshëm dhe të shënojë gola në ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet pas një jave në Emirates Stadium.

Rastin më të mirë për Arsenalin e pati Adebayor, i cili pranoi një top nga Song, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë portës (64’). Në saje rasteve të shumta të Manchesterit, vlen të përmendet një super-goditje e Cristiano Ronaldos (70’), e cila tundi transversalen e portierit Almunia.

Sido që të jetë, fitorja minimale nuk siguron asgjë, megjithëse mospranimi i golit nga United ishte veprimi më i mirë për të qenë favorit në ndeshjen e kthimit. Nga ana tjetër Arsenali duhet të jetë shumë i vëmendshëm dhe të shënojë gola në ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet pas një jave në Emirates Stadium.
Trajneri kroat Zlatko Daliq ka arritur të mërkurën në Tiranë për t’u takuar me zyrtarët e Federatës Shqiptare te Futbollit, me të cilët do të diskutojë mundësinë e marrjes së drejtimit të Përfaqësueses kuqezi.Kombëtarja shqiptare ka mbetur pa trajner që nga largimi i holandezit Arie Haan, për shkak të rezultateve të dobëta, ndërsa FSHF-ja ka përgatitur listën me disa emra dhe ka biseduar me disa prej tyre për mundësinë e angazhimit. Por siç duket ish-trajneri i klubeve Varteks dhe Rijeka të Kroacisë dhe Dinamos së Tiranës, është kandidati potencial për ta zënë stolin e lënë bosh nga Haan.
Anësori i Chelseat, Florent Malouda, kërkon nga gjyqtari i cili do ta drejtojë ndeshjen e ardhshme në Stamford Bridge, ndërmjet Chelseat dhe Barcelonës, të mos ndikohet nga ‘veprimet teatrale’ të Blaugranëve.“Kemi qen vërtet të fuqishëm psiqikisht t’i rezistojmë aktrimit të tyre, sepse kur ti vrapon pas topit dhe e sheh kundërshtarin tënd duke u rrëzuar, duhet të mbetesh i qetë dhe i përqendruar mos të reagosh se mund të ndëshkohesh”. “Shpresoj që gjyqtari nuk do t’u ndihmojë atyre në ndeshjen kthyese. Është pjesë e lojës sonë që të krijojmë presion ndaj kundërshtarit. Mirëpo është punë e gjyqtarit që të na ndihmojë që ta realizojmë këtë në mënyrë të drejtë”, ka thënë francezi për “Daily Mail”.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka njoftuar se e ardhmja e trajnerit Carlo Ancelotti do të vendoset në fund të sezonit.“Sa i përket Ancelottit, do të vendosim atë që është më e mira për Milanin në fund të sezonit në një mënyrë miqësore dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”. “Asnjëherë nuk kemi folur se jemi duke kërkuar zëvendësues të Ancelottit dhe nuk kemi përmendur asnjë emër”, ka thënë Berlusconi për “Sky Sport Italia”. Derisa është spekuluar shumë për largimin e Kaka drejt Real Madridit ose Manchester Unitedit, Berlusconi thotë se shpreson që ai të mbetet në San Siro. “Shpresoj që Kaka do të qëndrojë. Ata të cilët janë të lumtur dhe dëshirojnë të qëndrojnë janë të mirëpritur ta bëjnë këtë”, ka shtuar presidenti i Rossonerëve.
Sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, mund të kalojë te rivalët e Inter, thotë agjenti i tij Antonio Caliendo.Në një intervistë për Goal.com agjenti i francezit nuk e ka mohuar mundësinë që Trezegol ta veshë fanellën e skuadrës më të urryer të tifozëve të Juventusit. “David paraqet një vlerë të cilën e ka në pronë Juve. Por siç e kam thënë disa herë më parë, në futboll asgjë nuk është e pamundur, sidomos nëse Zlatan Ibrahimovici largohet nga Inter (Trezeguet mund ta zë vendin e tij)”. “Bianconerët duhet të vendosin nëse do ta largojnë Trezeguet, dhe nëse kjo ndodh, atëherë ai do të gjejë një skuadër tjetër”, ka thënë Caliendo.
McLaren Mercedes merr një ndëshkim të kushtëzuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit në lidhje me mashtrimin gjatë garës se Australisë.Skuadra anglo-gjermane ka marrë një pezullim prej tri garash por që për momentin nuk do të jetë operativ. Sipas vendimit të dhënë nga FIA në mbledhjen e jashtëzakonshme të zhvilluar në Paris, dënimi do të aplikohet vetëm nëse mblidhen fakte të reja në lidhje me këtë çështje ose në rast se gjatë 12 muajve shihen përsëritje të këtij veprimi nga McLaren. Gjatë Çmimit të Madh të Australisë, Hamilton dhe një prej drejtuesve të McLaren, Dave Ryan gënjyen komisarët e pistës në lidhje me parakalimin e Trullit nën regjimin e makinës së sigurisë, veprim që solli skualifikimin e pilotit italian të Toyotas. Edhe para garës së Malajzisë kur u pyeten sërish drejtuesit e skuadrës McLaren dhe piloti i saj britanik të cilët sërish nuk e pranuan se kishin gënjyer por pak ditë përpara mbledhjes së Këshillit Botëror në Paris, Martin Whitmarsh i dërgoi një letër FIA-s ku i kërkonte falje për atë që kishte ndodhur.
Mesfushori i Chelseat, Michael Essien, beson se Chelsea do të luajë një futboll shumë më sulmues në ndeshjen e kthimit në Londër.Blutë e irrituan mbrëmë Barcelonën në Camp Nou duke luajtur një lojë të mbyllur defensive dhe duke ndaluar sulmin e vendasve për të nxjerrë barazim pa gola, që ishte edhe synimi i ekipit të drejtuar nga Guus Hiddink.“Është e vërtetë se i shqetësuam ca, nuk i shfrytëzuam letrat tona sulmuese ende, andaj shpresojmë se këtë do ta bëjmë në ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge”, thotë Essien.“Ne jemi një ekip që luajmë me shumë vetëbesim në fushë vendore, do të krijojmë më shumë raste dhe është e nevojshme ta bëjmë këtë, pasi kemi nevojë për fitore dhe gol për t’u plasuar në finale”, ka shtuar ganezi.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, në prag të takimit të sotëm me Manchester United, thotë se Cristiano Ronaldo është vetëm një prej shumë rreziqeve.Edhe pse portugezi nuk e ka formën e sezonit të kaluar, ai edhe më tej llogaritet si një nga futbollistët më të rrezikshëm të Manchester United.“Sigurisht se do të përpiqemi ta ruajmë të qetë Ronaldon, por nëse fokusoheni vetëm në të, dikush tjetër do të jetë i rrezikshëm. Nuk jemi të shqetësuar nga ndonjë person i veçantë”, ka thënë Wenger.Trajneri francez nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit të lënduar Robin van Persie, si dhe rusit Andrei Arshavin i cili nuk ka të drejtë loje, por ai do të ketë në disponim sulmuesin Emmanuel Adebayor.“Adebayor është plotësisht i gatshëm dhe është një lojtar i rëndësishëm, si edhe të tjerët. Shumë sulmues varen nga kualiteti i lojës ekipore andaj nuk duhet të rritet presioni ndaj sulmuesve. Gjithçka varet nga loja ekipore”, ka shtuar francezi mes tjerash.
Trajneri i kombëtares Kroate, Slaven Bilic, është emri i fundit i cili lidhet me stolin e ekipit anglez Chelsea.The Sun shkruan se drejtori ekzekutiv i bluve, Peter Kenyon, tashmë ka zhvilluar kontakte me trajnerin kroat.Ndërkohë, menaxheri aktual i Chelseat, Guus Hiddink, është duke ndihmuar aktivisht klubin të gjejë pasuesin e tij për sezonin e ardhshëm, dhe holandezi është një mik i afërt me kroatin Bilic.Ish-ylli i West Hamit ka kontratë me kombëtaren kroate deri në vitin 2010, por ai mund të joshet nga një detyrë aq sfiduese siç është ajo në Chelsea, pjesërisht nëse planet e tij për Kupën Botërore dështojnë.
Chicago Bulls dhe Boston Celtics kishin nevojë edhe një herë për kohë shtesë për të vendosur fituesin e ndeshjes, dhe këtë herë ishin kampionët.Paul Pierce ka bërë tre gjuajtje të njëpasnjëshme në minutat vendimtare për të ndihmuar Celtics të mposhtin Bulls me rezultat 106-104 dhe për të marrë avantazhin prej 3-2 në serinë e ndeshjeve të rundit të parë të play-offit në Konferencën Lindore.Kjo ishte hera e tretë në pesë ndeshjet që ekipet shkonin në kohë shtesë. Rajon Rondo shënoi 28 pikë, 11 asistime dhe tetë kërcime, dhe Kendrick Perkins 16 pikë, 19 kërcime dhe shtatë bllokime për fituesit e ndeshjes.Ben Gordon shënoi 26 pikë dhe Joakim Noah 11 pikë dhe 17 kërcime për Chicagon. Ndeshja e gjashtë do të luhet të enjten në fushë të Bulls.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai është një fans i madh i kapitenit të Arsenalit, Cesc Fabregas.Mancheser United dhe Arsenal do të ndeshen sonte në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve në Old Trafford, dhe para ndeshjes Ferguson ka shprehur admirimin e tij për mesfushorin spanjoll.“Fabregas është një futbollist i shkëlqyeshëm. Gjithmonë interesoheni për lojtarët më të mirë të rinj, por ne nuk kemi pasur rast të nënshkruajmë me të. Arsene ishte atje para meje”, ka thënë Ferguson.
Menaxheri i Chelseat, Guus Hiddink, ishte i ngazëllyer me mënyrën se si ekipi i tij “neutralizoi” Lionel Messin gjatë barazimit të mbrëmshëm në Barcelona.“Messi sonte u neutralizua shumë mirë taktikisht. Bosingwa bëri një punë të mirë dhe kishte ca ndihmë nga Malouda në të majtë dhe një përkrahje të mirë nga qendra kur Messi futej brenda. Mund të ndodhë një herë ta ndalosh, por nuk mendoj se kjo do të ndodhë dy herë”, ka thënë Hiddink.“Barcelona luan futboll të bukur dhe posedimi është vendimtar në ndeshjen e tyre. E vetmja gjë të cilën ata nuk arritën ta bëjnë është të shënojnë gol dhe mendoj se Cech bëri një punë të mirë”, ka shtuar holandezi.
Portieri i Chelseat, Petr Cech, është i ngazëllyer me ruajtjen e portës së paprekur në Barcelonë në ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.Cech iu mohoi golat Thierry Henry, Daniel Alves, Samuel Eto’o dhe zëvendësuesit Alexander Hleb, derisa gjiganti spanjoll përpiqej të sigurojë një avantazh të rëndësishëm në ndeshjen e parë.“Ata janë një kërcënim i madh në sulm, dhe ne dëshiruam ta eliminojmë këtë. Të ruash portën e pastër në Barcelonë, gjithmonë është një rezultat i mirë. Shpresojmë ta përsërisim të njëjtën paraqitje defensive edhe në Stamford Brodge, plus në shtëpi ne gjithmonë shënojmë”, ka thënë Cech.“Nuk ka asgjë më të mirë se sa të ndalosh një prej ekipeve më të mira në botë. Kemi shansin të dalim para fytyrave të tyre dhe të mos iu japin rast të luajnë”, ka thënë kapiteni John Terry.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka fajësuar taktikën e Guus Hiddink për barazimin e mbrëmshëm 0-0 ndaj Chelseat në Nou Camp.Chelsea arriti ta ndalojë sulmin e Barcelonës duke luajtur një lojë tërësisht defensive, me shumë pak raste në sulm.“Vetëm njëri ekip u përpoq të luajë futboll sulmues dhe arbitri duhej ta merrte këtë parasysh. Ne nuk dolëm atje për të goditur lojtarët ose për të bërë sfidë të dobët. Michael Ballack mund të ishte përjashtuar”, ka thënë Guardiola.“Ballack luajti në një mënyrë agresive. Arbitri nuk ishte në natën e tij më të mirë. Referimi i tij nuk është i pranueshëm për një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ne bëmë shtatë faulle dhe Chelsea 20, dhe në fund përfunduam me të njëjtin numër të kartonëve të verdhë”, shton spanjolli.
Portieri i Manchester United, Edwin van der Sar, është një prej disa lojtarëve që kanë qenë afër për të mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve.Ai e fitoi këtë garë evropiane me Ajaxin në vitin 1995 dhe po ashtu ishte në portë me të njëjtin ekip edhe në finalen e vitit të ardhshëm ndaj Juventusit, kur humbi në penalti.Atë që nuk e ka arritur me klubin holandez, Van der Sar dëshiron ta arrijë me Manchester United.“Ky ekip është shumë më mirë i përgatitur të mbrojë trofeun se sa ishte Ajax në vitin 1996. Atëherë kishim shumë lëndime dhe kishim shumë lojtarë të rinj të cilët duhej t’i mbulonin zbrazëtirat e lëna nga lojtarët më të vjetër dhe më me përvojë”, thotë Van der Sar.
Blutë e Chelseat kanë arritur ta ndalojnë me barazim pa gola ekipin e Barcelonës, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Camp Nou.Megjithëse ishin më dominues gjatë gjithë ndeshjes, vendasit nuk arritën të gjejnë golin e fitores, pavarësisht se kishin një morri shansesh, veçanërisht në minutat e fundit të takimit.
Pjesa e parë
Dyzetepesë minutat e para të ndeshjes i takuan Barcelonës që dominoi në posedim të topit dhe në raste, megjithëse nuk arriti të shënojë në portën e Petr Cech.Chelsea u gjend shumë mirë në mbrojtje, duke penguar në pjesë të madhe vendasit të zhvillojnë lojën e tyre.Shanset më të mira në radhët e blaugranëve në pjesën e parë i pati Thierry Henry i cili u vonua në disa raste të mira. Në anën tjetër me goditje nga largësia portierin Cech e testuan edhe Eto’o, Messi dhe Iniesta, por që nuk rezultuan me ndonjë ndryshim rezultatiMegjithatë rasti më i mirë në pjesën e parë, mbase dhe i vetmi, i takoi Chelseat. Një gabim nga mbrojtësi meksikan Rafael Marquez ia fali topin sulmuesit Didier Drogba, i cili i vetëm përballë Victor Valdez nuk arriti të shënojë, pasi goditja e tij u ndalua nga portieri spanjoll.
Pjesa e dytë
Edhe pse pritej një fillim më energjik i pjesës së dytë të ndeshjes, minutat e para të saj ishin krejt më ndryshe, me shumë ndërprerje për shkak të lëndimeve, që detyroi Pep Guardiolën të bëjë edhe një zëvendësim të detyrueshëm (kapiteni Carles Puyol në vend të Marquez).Rrjedha e mëtejme e vazhdimit të ndeshjes sërish i takoi Barcelonës, që vazhdoi të kërkojë golin e fitores, por blutë në anën tjetër kryen mrekullueshëm detyrën e tyre. Një rast të mirë pati Eto’o në minutën e 70-të të lojës, kur kaloi për mrekulli mbrojtësit mysafir, por goditja e tij u mbrojt nga portieri Cech.Pjesa më interesante e pjesës së dytë, ishin minutat e fundit të ndeshjes. Barcelona ishte afër shënimit të golit në dy raste nga zëvendësuesit Bojan Krkic dhe Alexander Hleb.Një harkim i topit nga Alves gjeti sulmuesin e ri spanjoll, goditja me kokë e të cilit përfundoi jashtë porte. Shumë shpejt më pas, ish-mesfushori i Arsenalit, Hleb, patin rastin më të mirë për vendasit, duke u gjendur i vetëm në ballë të portierit, por goditja e parë e tij u ndalua nga Cech, ndërsa tentimi i dytë përfundoi larg portës.Barazimi i shkon në favor Chelseat, që ndeshjen e kthimit, që zhvillohet pas një jave, pritet ta ketë më të lehtë pasi do të luajë para tifozëve të vet, në Stamford Bridge.
















