Anësori i Real Madridit, Arjen Robben, është kthyer të enjten në fushën stërvitore dhe mund të jetë i gatshëm për t’u ndeshur me Barcelonën në fundjavë.Holandezi parashikohej të mungonte në këtë përballje shumë të rëndësishme për Los Blancos, mirëpo rikthimi i tij në stërvitje ka dhënë shpresë që ai mund t’i kalojë të gjitha testet që të jetë në fushë të shtunën mbrëma. Në faqen zyrtare e Real Madridit shkruan se Robben është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i këmbës së majtë dhe pritet të luajë në ndeshjen e madhe. Ndërkohë në stërvitje kanë munguar Wesley Sneidjer dhe Guti. I pari pritet të mungojë deri në fund të sezonit, ndërsa Guti është jashtë të gjitha mundësive që të luajë të shtunën.
Patrice Evra më herët ka deklaruar se Unitedi është dashur të fitonte, së paku me rezultat 4-0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar të mërkurën mbrëma në Old Trafford kundër Arsenalit. Ndërsa tashmë i konsideron Djajtë e Kuq në finale dhe për kundërshtar parashikon Barcelonën.“Unë mund të luaj kundër një lojtari si Messi dhe nuk ia kam frikën askujt, unë e luaj lojën time”. “Megjithatë, është e nde herët të mendohet për këtë. Duhet të luajmë mirë edhe në ndeshjen kthyese kundër Arsenalit dhe pastaj do ta vazhdojmë ëndrrën”. “Luajtëm mirë dhe Arsenali nuk mundi të bënte asgjë kundër nesh. Tash na mbetet ta përsërisin të njëjtën gjë në Emirates dhe do të jemi në finale”, ka thënë mbrojtësi francez për “The Manchester Evening News”.
Paraqitja e dobët e Juventusit në katër ndeshjet e fundit në Serie A, ka bërë që Bianconerët të humbin pozitën e dytë në tabelë, të cilën aktualisht e mban Milani me dy pikë më tepër se Zonja e Vjetër.“Qëllimi ynë tani mbetet vendi i dytë, sepse mendoj se gjatë gjithë sezonit ne e kemi merituar më shumë se Milani”. “Kritikat ndaj nesh janë krejtësisht normale. Sepse deri para një muaji pritej shumë nga ne. Deri para një muaji ne po kalonim një sezon të shkëlqyer. Sido që të jetë ne vazhdojmë të mbesim të bashkuar dhe të gjithë e përkrahim Ranierin”, ka thënë mbrojtësi i Juves, Giorgio Chellini, për “Juventus Channel”.
Kapiteni dhe legjenda e Real Madridit, Raul, beson që skuadra e tij ka epitetin e favoritit në 'el Clasico-n' e të shtunës kundër Barcelonës në Stantiago Bernabeu.“Po luajmë në Bernabeu dhe Madridi është favorit. Cilado skuadër mund të fitojë, mirëpo atmosfera dhe tifozët do ta bëjnë të veten”. “Duhet të kemi besim në vete dhe në mënyrën tonë të lojës, dhe e dimë se e kemi shansin që t’i shkaktojmë probleme Barcelonës”. “Është një ndeshje, e cila gjithmonë është e veçantë për shkak të rivalitetit, mirëpo kësaj radhe po luajmë për titull dhe kjo e bën edhe më të veçantë përballjen. “Nëse fitojmë të shtunën atëherë do të kemi një mundësi të madhe që të shpallemi kampionë. Ndërsa çdo rezultat tjetër përveç fitores do të na i vështirësonte punët”, ka thënë kapiteni për “AS”.
Cristiano Ronaldo dëshiron të arrijë sukseset e bashkëlojtarit të tij Ryan Giggs, i cili të mërkurën mbrëma bëri paraqitjen e 800-të për Manchester Unitedin.Vazhdimisht spekulohet se Ronaldo do të kalojë te Real Madridi në fund të sezonit, ndërsa admirimi që ka shprehur portugezi për Giggsin, i cili është shpallur lojtari më i mirë i Ligës Premier këtë sezon, lë të kuptohet se Ronaldo do të luajë edhe për shumë vite për Djajtë e Kuq. “Është një arritje e pabesueshme. Ai e ka merituar çmimin sepse ka pasur një sezon të shkëlqyer, duke i ndihmuar skuadrës të shënojë gola”. “800 ndeshje (për Unitedin) është e pabesueshme. Edhe unë shpresoj të bëhem si ai një ditë”, është cituar nga tabloidi “The Sun” lojtari më i mirë në botë për vitin 2008.
Marcelo është i bindur se Rea Madridi do ta mposhtë Barcelonën në 'el Clasico-n' e të shtunës dhe nuk shqetësohet se me cilin rezultat do të përfundojë ndeshja.“E dëshiroj vetëm fitoren. Nuk më intereson nëse rezultati do të jetë 1-0 ose 3-2. E dëshirojmë fitoren dhe do ta marrim atë”. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, mirëpo është një ndeshje në të cilën dëshirojnë të gjithë të luajnë. Ky do të jetë Clasico më i nxehtë i të gjitha kohërave”, ka thënë braziliani për “AS”.
Cesc Fabregas beson se Arsenali do të luajë shumë më mirë kundër Manchester Unitedit në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet mesjavën e ardhshme në Emirates.Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Old Traffor të mërkurën mbrëma Topçinjtë u mposhtën me rezultat prej 1-0 nga Djajtë e Kuq, me një gol të John O'Shea. “Ne kemi treguar se sa të fortë jemi në shtëpi kur i kemi mposhtur ata (Unitedin) në Premier League”. “Kemi humbur vetëm 1-0, ndërsa kemi kaluar rezultatet shumë më të vështira në Ligën e Kampionëve. Manchester United e meritoi fitoren dhe tani është koha që ne të luajmë mirë në Emirates dhe t’i mposhtim ata”, ka thënë spanjolli për “Evening Standard".
Kontrata e Fabio Cannavaros me Real Madridin përfundon në fund të këtij sezoni, ndërsa është njoftuar se 35-vjeçari është në bisedime për t’u rikthyer të skuadra të cilën e braktisi pas skandalit Calciopoli në vitin 2006.“E kam shpjeguar disa herë se çfarë ndodhi në vitin 2006. E kuptoj që dikush mund të ketë pritur një tjetër veprim nga ana ime, mirëpo transferimi te Real Madridi ishte në marrëveshje me Juventusin. Për këtë arsye raportet e mia me drejtorët e rinj dhe me lojtarët ‘e vjetër’ ka qenë e shkëlqyer gjatë këtyre viteve”. “Unë i respektoj tifozët dhe mendimet e tyre, mirëpo shpresoj dhe dëshiroj që qëndrimi negativ që kanë ndaj meje të zhduket”, ka thënë mbrojtësi italian në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.
Duket se ardhja në kryeqytetin shqiptar e ish-trajnerit të Dinamos së Tiranës, Zlatko Daliq, është më shumë për t’u ndihmuar drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me gjetjen e pasuesit të Arie Haan.Lista e gjatë e trajnerëve pretendentë tashmë është shkurtuar, ndërsa emri që qarkullon në mediat shqiptare është kroati Branko Ivankoviq. Ivankoviq ka qenë trajner i Rjekës, Vartesit dhe Hannoverit, ndërsa prej kombëtareve e ka drejtuar Iranin, me të cilin në vitin 2006 u kualifikua në Kampionatin Botëror në Gjermani. Pas Iranit, Ivankoviq ka udhëhequr skuadrën e suksesshme kroate Dinamo Zagreb deri në vitin 2008. Mësohet se kroati është njëri nga më të preferuarit e presidentit të FSHF-së, Armand Duka.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se ai nuk do ta ndalojë superyllin brazilian Leite Kaka të largohet, nëse ai vendos kështu.Kaka mes shumë klubeve së fundi është lidhur edhe me një kalim në Manchester United, por Berlusconi shpreson që ai të qëndrojë.“A do të qëndrojë Kaka? Shpresoj se po. Ju të gjithë e dini se si veprojmë në Milan, ne nuk i detyrojmë lojtarët. Ata që qëndrojnë janë të lumtur me ne”, ka thënë Berlusconi, duke nënkuptuar se gjithçka mbetet në duart e vetë lojtarëve.“Kur Shevchenko na tha se dëshironte të luajë në Angli dhe çdokush e din se sa e donim atë, ne nuk menduam se ishte e drejtë t’i themi jo. Ishte dëshirë e madhe e tij, që na ishte përsëritur shpesh”, ka thënë Berlusconi.
Kampioni i Serie A, Interi, është i gatshëm të harxhojë para dhe të japë lojtarë për të marrë shërbimet e yllit të Bayern Munich, Franck Ribery.Corriere dello Sport shkruan se presidenti i Interit, Massimo Moratti, shpreson të dalë fitues ndaj rivalëve të tjerë si Manchester United, Chelsea dhe Barcelona, në luftë për të marrë francezin, duke ofruar para plus lojtarët Amantino Mancini dhe Maxwell, në një marrëveshje e cila do të kam vlerën e afro 35 milionë funteve.Harxhimet e Interit nuk do të përfundojnë këtu, me edhe sulmuesin e Udineses, Fabio Quagliarella, po ashtu të gjendur në listë krahas atij të Genoas, Diego Milito.
Sulmuesi i Barcelonës ka hedhur poshtë çdo opsion për të kaluar në Premier League duke thënë se dëshirë e tij është të mbetet tek klubi spanjoll.“Mendoj vetëm për Barcelonën dhe jo për klube të tjera, përfshirë edhe Manchester Cityn. Sigurisht, interesimi i klubeve tjera më bën të ndjehem mirë, por e ardhmja ime qëndron në Barcelona”, ka thënë Messi.“Barça ka një histori shumë më të mirë, andaj mendoj se një klub si Manchester City kurrë nuk do të mund të bëhet një klub i madh si Barcelona. Ndoshta pas një periudhe të caktuar mund ta arrijë, por nuk mendoj se kjo do të ndodhë brenda natës”, ka shtuar argjentinasi.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është duke menduar një transferim befasues për kapitenin e Marseille, mesfushorin e kombëtares shqiptare Lorik Cana, nëse Xabi Alonso shitet gjatë kësaj vere.Siç raportojnë mediat angleze, Benitez është një fans i madh i shqiptarit dhe ka intensifikuar interesimin për të ditëve të fundit.Trajneri spanjoll thuhet se ka kërkuar informata nga ish-lojtari i Liverpoolit, Boudewijn Zenden, i cili tash aktivizohet tek lideri i tabelës së kampionatit francez. Cana do t’i kushtonte klubit anglez rreth 10 milionë funte, që mund të mbulohet nga buxheti i Benitez, veçanërisht nëse Alonso shitet tek Juventusi apo Arsenali, që janë dy nga ekipet e interesuara për të.Benitez njeh lojën e Canës edhe nga takimet që ekipi i tij i ka zhvilluar me Marseillen në dy sezonet e fundit, në fazën grupore.
Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, llogarit se topçinjtë ende kanë shanse të kualifikohen për në finalen e Ligës së Kampionëve, edhe pse në ndeshjen e parë u mposhtën me rezultat 1-0.“Ishte vështirë në pjesën e parë, pasi Manchester United luajti shumë fuqishëm, sulmoi me të gjitha forcat. Ne ishim të përgjumur në ato momente”, ka thënë Almunia.“Kisha shumë punë në pjesën e parë, por gjithmonë e prisni këtë kur udhëtoni në Old Trafford. Prisni shumë sulm pasi ata kanë lojtar fantastik ofensiv”.“E prisnim këtë para ndeshjes, por në pjesën e dytë ata u lodhën ca dhe Arsenali tregoi se United është një ekip që mund të mposhtet”, ka shtuar spanjolli.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se Arsenali do të ketë avantazh në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.Pas fitores 1-0 në ndeshjen e mbrëmshme, Ferguson ndjen se Arsenali do të ketë mundësinë për të nxjerrë në fushë gjatë vikendit kundër Portsmouthit ekipin rezervë, duke marrë parasysh se topçinjtë e kanë të siguruar vendin e katërt.Por, Ferguson nuk mund të thotë se të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe djajtë e kuq, që kërkojnë tre pikë ndaj Middlesbrough që është në rrezik për të rënë nga Premier League.“Avantazhi i madh i Arsenalit është se ata mund ta aktivizojnë edhe Pat Rice (ndihmës-trajnerin) në anën e djathtë të mbrojtjes dhe Arsene të aktivizohet vet në qendër të mbrojtjes të shtunën”, thotë Ferguson.“Ne duhet të luajmë me ekipin i cili duhet ta fitojë ndeshjen. Kemi një ndeshje të vështirë në Middlesbrough që është e papërshtatshme. Duket se do të ketë ca ndryshime. Mbrojtja do të jetë e njëjtë, përveç Rio, por mesfusha dhe sulmi mund të ndryshojnë tërësisht”, ka shtuar skocezi.
Denver Nuggets ka fituar serinë e parë të play-offit që nga viti 1994, duke mposhtur New Orleans Hornets me rezultat 107-86 në ndeshjen e pestë mes tyre, që i dha avantazhin 4-1.Carmelo Anthony shënoi 34 pikë, Chauncey Billups 13 pikë dhe 11 asistime dhe J.R. Smith 20 pikë për Nuggets. Tek Hornets, Davie West udhëhoqi me 24 pikë, ndërsa Chris Paul kontribuoi me 12 pikë dhe 10 asistime.Denver Nuggets do të ndeshet me Dallas Mavericks në rundin e dytë, pasi ky i fundit eliminoi San Antonio Spurs po ashtu në pesë ndeshje.
Autori i golit të vetëm për Manchester United në fitoren e mbrëmshme ndaj Arsenalit, John O'Shea, është i ngazëllyer me golin e shënuar.Irlandezi thotë se ka qenë babai ai i cili i ka rënë i pari në mend pasi ka shënuar golin e fitores, në prag të pritjes së ditëlindjes së 28-të të tij, të cilën e feston sot.“Është një dhuratë më e hershme për ditëlindjen time, por duhet t’ia dedikoj këtë gol babait tim. Ai ka kaluar ca kohë të vështira së fundi, dhe jam i sigurt se do të buzëqeshë ca”, ka thënë OShea.“Në pjesën e parë, mund të kishim shënuar edhe disa gola të tjerë. Portieri i tyre bëri disa mbrojtje të mira. Ne kemi avantazhin, e ruajtëm portën të paprekur dhe e dimë se jemi në gjendje të shënojmë edhe gol në udhëtim në Emirates. Por asgjë ende nuk ka marrë fund”, ka shtuar autori i golit.
Mesfushori brazilian Elano thotë se ai dëshiron të mbetet te Manchester City.“Ky është fundi i sezonit tim të dytë me City-n dhe, nëse do të ishte në duart e mia, unë do të ulesha në tavolinë dhe diskutoja vazhdimin e kontratës tash”, ka thënë Elano.“Do të më pëlqente të rinovoja kontratën me Cityn dhe të qëndroj këtu edhe për një kohë të gjatë. Më pëlqen Anglia dhe kënaqem me jetën në Manchester. Jam shumë i lumtur këtu”, ka shtuar braziliani.
Arsenali është mposhtur me rezultat prej 1-0 nga Manchester Unitedi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar në Old Trafford, ndërsa trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, beson se skuadra e tij do ta përmbys këtë rezultat në ndeshjen e kthimit dhe do të vazhdojë në finalen e Romës.“E mira është se nuk pranuam më shumë se një gol dhe si rezultat i kësaj kemi një mundësi të madhe që ta përmbysim rezultatin në shtëpi”. “Mendoj se gjërat janë ende në baraspeshë dhe ju siguroj se do të shihni një Arsenal tjetër javën që vjen”, është shprehur Wenger për “Sky Sports” pas ndeshjes.
Që nga prishja e kontratës me Interin, Adriano është lojtar i lirë, ndërsa mediat nuk kanë hezituar të spekulojnë se ku mund të transferohet braziliani.Disa spekulime e lidhin sulmuesin me një transferim të mundshëm te rivalët e qytetit të zikaltërve, Milan, ndërsa të tjera spekulime flasin se ndoshta do ta mbyll karrierën futbollisitke që në moshën 27-vjeçare. Si do që të jetë, mediat në Brazil pohojnë se ekziston një mundësi e madhe që ‘Perandori’ të kthehet te ish-skuadra e tij Flamengo, ndërsa sipas globoesporte.com, Adriano do të jetë lojtar i Flamengos që në javën e ardhshme.
Superylli argjentinas Lionel Messi ka pranuar se ai ka dëshirë më të madhe që Barcelona të shënojë fitore kundër Chelseat në mesjavën e ardhshme, sesa kundër Real Madridit në fundjavë. Barcelona të shtunën do të udhëtojë në Santiago Bernabeu për ta zhvilluar ndeshjen kryesore të La Ligas, ‘el Clasico-n’, ndërsa humbja do të thoshte rrezik për titullin. Nga ana tjetër, të mërkurën Blaugranët udhëtojnë në Stamford Bridge ku do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, të cilën ndeshje nuk guxojnë ta humbin, se përndryshe do të jenë jashtë. “Unë do ta preferoja fitoren kundër Chelseat, sepse edhe nëse humbim kundër Madridit, ne sërish do të jemi në krye të tabelës, derisa në Ligën e Kampionëve nuk ka hapësirë për gabime”, është cituar Messi nga “Marca”.
















