Mesfushori i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka deklaruar se Olimpique Marseille do të jetë i përgatitur për derbin francez përballë Lyonit, që do të zhvillohet pas dy javës në Velodrome.
Lyoni së fundi ka treguar një formë të dobët duke fituar vetëm në dy nga 12 ndeshjet e fundit, ndërsa gjatë vikendit u mposht në fushë vendore me rezultat 2-0 nga Valenciennes.Por Cana ende mendon se ekipi i trajnerit Claude Puel mbetet i rrezikshëm dhe që tash ka hedhur dritë në derbin e ardhshëm.“Normalisht duhet të konsiderohet se titulli do të vendoset në mes të Marseille dhe Bordeaux. Lyoni ishte ekipi im favorit dhe duhet të jemi të kujdesshëm edhe më tej”, ka thënë Cana për France365.“Lyoni do të vazhdojë të luajë lojën e vet dhe do të përpiqet në fund të fundit të sigurojë vend për në Ligën e Kampionëve. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë”, ka shtuar kosovari për derbin e 17 majit.Marseille humbi dy pikë në ndeshjen e fundit, duke barazuar gjatë të shtunës në Velodrome përballë Toulouse me rezultat 2-2, por megjithatë mbetet lider me pikë të barabarta me Bordeaux, por me diferencë më pozitive golash.
Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika në Futboll (IFFHS) e ka shpallur Manchester United si ekipin më të mirë në botë për periudhën një vjeçare 1 maj 2008 deri më 30 prill 2009.
Kampioni i Anglisë, Evropës dhe Botës, u gjend në krye të listës së IFFHS të publikuar sot, me 302 pikë të mbledhura. Pas Manchesterit gjendet Barcelona me 282 pikë, ndërsa në vendin e tretë gjendet kundërshtari i katalanasve në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, Chelsea, me 254 pikë.Boca Juniors është ekipi më i mirë nga Afrika e Jugut, që u gjend në pozitën e katërt të kësaj liste me 253 pikë. Kundërshtari i Manchester United në gjysmëfinalen e dytë evropiane, Arsenali, mbyll top pesëshin me 245 pikë.Liverpooli po ashtu është gjendur në top 10 (pozita e gjashtë me 240 pikë) krahas dy klubeve nga Ukraina, Dinamo Kiev dhe Shakhtar Donetsk (shtatë dhe dhjetë). Hamburgu është gjendur në pozitën e tetë me 223 pikë, derisa i nënti është ekipi brazilian Sao Paolo (207 pikë).Ekipi më i mirë i plasuar nga Italia është Juventusi që gjendet në pozitën e 13-të (205 pikë), një vend para Interit (195 pikë).Edhe më keq në këtë listë ka pësuar Real Madridi që ka mbledhur 176 pikë dhe është gjendur në pozitën e 25-të, një më poshtë se rivali i qytetit, Atletico Madrid.
Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimoviq, thotë se ky sezon është më i miri në karrierën e tij, si për nga golat e shënuar po ashtu edhe për nga kualiteti i lojës.
“A duhet ta ndërroj klubin për të fituar Ligën e Kampionëve? Mund ta bëj atë edhe me Interin, por mund të shkoj edhe në ndonjë klub tjetër. Liga e Kampionëve është një garë në të cilën shumë të rëndësishëm janë fati dhe detaje të vogla”, ka thënë Ibrahimovic në një intervistë për Canal+.“Më së shumti më vjen keq për ndeshjen me Manchesterin. Atëherë e pamë formën më të mirë të Interit, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të fituar”.“Besoj se ky ka qenë sezoni më i mirë në karrierën time. Kam treguar një qëndrueshmëri të lartë kur janë në pyetja golat, por edhe kualiteti i lojës time”, ka shtuar mes tjerash suedezi.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka premtuar një paraqitje ekipore ‘madhështore’ nga djelmoshat e tij për ndeshjen e nesërme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, përballë Manchester United në Emirates.
Manchester United do të futet në ndeshjen e kthimit me një gol avantazh nga ndeshja e parë, por Wenger ka besim në ekipin e tij. “Secili është i fokusuar dhe i gatshëm për lojë. Të gjithë jemi të pajtimit se paraqitja ekipore do të jetë më e rëndësishme se sa përgjegjësitë individuale”.“Jam shumë i bindur se ekipi do të bëjë një paraqitje madhështore dhe se ne do ta kontrollojmë ndeshjen. Na mungoi mprehtësia në ndeshjen e parë. Do të sigurohemi që mprehtësia dhe vendosmëria të jenë në anën e ekipit tonë në ndeshjen e nesërme”, ka shtuar francezi.
Veterani Luis Figo thotë se sezonin e kaluar kishte qenë shumë afër largimit nga Interi, pas fjalosjeve me ish-trajnerin Roberto Mancini, por me ardhjen e Mourinho i ka ndërruar planet e tij.
“Vitin e kaluar isha afër largimit për shkak të raporteve jo të mira me Mancinin, ai nuk më jepte shumë opsione. E dija se nëse ai mbetej nuk do të fitoja shumë rast, andaj pse të vazhdoja në klub”, ka thënë Figo.“Me ardhjen e Mourinhos vendosa të mbetem, pasi e dija se do të kem rast. Ndoshta nuk do të jem startues, por e dija se së paku do të jem opsion në stolin e rezervave”.“Sa i takon të ardhmes, jam në mes të procesit të marrjes së vendimit, por tash më mirë është të mos flasim për këtë pasi duhet të luftojmë për titullin. Më e rëndësishme është ta fitojmë kampionatin dhe pastaj do të flas. Por Interi do të jetë klubi im i fundit në Evropë”, ka shtuar portugezi.
Sulmuesi Robin van Persie dhe mbrojtësi Mickael Silvestre, janë rikthyer në stërvitje me përbërjen e Arsenalit që nesër do të presë Manchester United në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve.
Lajmi është i një rëndësie të madhe për topçinjtë që janë në disavantazh prej një goli nga ndeshja e parë në Old Traffort, e që do të jenë pa sulmuesin kroat Eduardo da Silva.Van Persie nuk ka luajtur që nga gjysmëfinalja e Kupës FA kur Arsenali u mposht nga Chelsea me rezultat 2-1. Por, holandezi është rikthyer në stërvitje në prag të ndeshjes vendimtare për finalistin e parë të Ligës së Kampionëve dhe mund të jetë partner i Emmanuel Adebayor në sulmin e topçinjve.Silvestre po ashtu ishte në dyshim për aktivizim pas lëndimit të pësuar në ndeshjen e parë pikërisht kundër United, por edhe francezi do të jetë i gatshëm për lojë.
Presidenti i Barcelonës, Juan Laporta, thotë se ai nuk ka negociuar me Manchester Cityn për shitjen e Samuel Eto’o.
Laporta javën e kaluar u takua me drejtorin ekzekutiv të Cityt, Garry Cook, dhe menjëherë u paraqitën spekulime se dyshja kishin biseduar për transferimin e Eto’o.Megjithatë klubi anglez ka bërë të ditur se takimi kishte për qëllim ndërtimin e raporteve në mes dy klubeve, ndërsa Laporta tash ka pohuar të njëjtën.“Isha në Londër për të diskutuar për gjëra profesionale dhe jo të bisedoj me dikë nga Manchester City për transferimin e Samuel Eto’o. Nuk bëhet fjalë për para. Barcelona nuk është klub që shet. Ne blejmë lojtarë, nuk shesim”, ka thënë spanjolli.
Atlanta Hawks ka mposhtur Miami Heat me rezultat 91-78 në ndeshjen e shtatë të rundit të parë të play-offit të Konferencës Lindore.
Joe Johnson me 27 pikë ishte udhëheqës i Hawks, derisa Dwayne Wade ishte më i sakti për Miami Heat, duke shënuar 31 pikë.Hawks me fitoren e mbrëmshme kanë siguruar përballje me kryesuesin e tabelës, Cleveland Cavaliers, gjysmëfinale që do të fillojë të martën në Cleveland.Në Konferencën Perëndimore, Denver Nuggets ka mposhtur Dallas Mavericks me rezultat 109-95 për të filluar me fitore serinë e gjysmëfinales në Konferencën Perëndimore.Braziliani Nene shënoi 24 pikë për Nuggets, i ndjekur nga Carmelo Anthony, me 23 pikë.
Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, e ka paralajmëruar Chelsean se katalunasit planifikojnë ta përsërisin atë që ia bënë Real Madridit në Bernabeu, edhe në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge.
“Edhe kundër Chesleat do të luajmë në të njëjtën mënyrë sikurse luajtëm kundër Realit, dhe me atë mënyrë të lojës do të kemi shumë raste”. “Nëse veprojmë ashtu si bëmë të shtunën, atëherë do të shënojmë dhe do të vazhdojmë në finale”. “Fitorja kundër Realit ishte një shtytje e madhe për ne. Do të shkojmë në Londër me një shpirt të madh dhe me dëshirën për të luftuar, dhe me besim të plotë që do të kualifikohemi në finale”, është cituar argjentinasi nga “The Sun”.
Mediat italiane citojnë mesfushorin e Real Madridit, Royston Drenthe, të ketë thënë se Zlatan Ibrahimovici tashmë ka arritur marrëveshje me Mbretërit për t’u transferuar në Bernabeu në fund të sezonit.
“Të gjithë te Real Madridi e dinë se ai do të jetë këtu sezonin e ardhshëm. Paratë për blerjen e Ibras nuk janë aspak problem”, është cituar Drenthe nga Sportmediaset.it. Mediat italiane pohojnë se Drenthe ka biseduar me mikun e Ibrahimovicit, suedezin me prejardhje kosovare Labinot Harbuzi, i cili luan për Malmon, dhe ka qenë pikërisht Harbuzi që ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet Ibras dhe Realit.
Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, do të mungojë në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, e cila zhvillohet të mërkurën mbrëma në Stamford Bridge.
Francezi bëri një paraqitje të shkëlqyer kundër Real Madridit duke shënuar dy herë përkundër faktit se paraprakisht kërkoi nga trajneri që ta zëvendësonte, mirëpo kjo i kushtoi me dëmtim më të rëndë. Barcelona dhe Chelsea u ndanë pa gola në ndeshjen e parë gjysmëfinale të zhvilluar në Camp Nou, ndërsa mungesa e ish-sulmuesit të Arsenalit vetëm sa ua vështirëson punët Blaugranëve. Henry do të qëndrojë dy javë jashtë fushe, që do të thotë se përveç gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ai do të mungojë edhe në ndeshjen kundër Villarrealit në La Liga dhe në finalen e Copa del Rey kundër Athletic Bilbaos.
Babai/agjenti i superyllit të Milanit, Ricardo Kaka, ka deklaruar se në sezonin e ardhshëm braziliani do të jetë lojtar i Real Madridit.
Derisa është spekuluar se Kaka është shënjestra kryesore e Florentino Perezit, babai i tij Bosco Leita, u ka thënë mediave se ish-lojtari më i mirë në botë në sezonin që vjen do ta veshë fanellën e Los Blancos. “Kaka do të luajë për Real Madridin e Florentino Perezit”, ka deklaruar Bosco. Së shpejti pritet që Perez të mbajë takime me zëvendëspresidentin e Milanit, Adriano Galliani, dhe me presidentin Silvio Berlusconi, për të diskutuar çmimin e lojtarit, të cilin presidenti i ardhshëm i Mbretërve pretendon ta ulë nga 60 milionë në 50 milionë euro.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka njoftuar se ai planifikon të luajë me formacionin 4-4-2 në ndeshje kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të cilën skuadra e tij e zhvillon të martën mbrëma kundër Manchester Unitedit në Emirates Stadium.
“Luajtëm me formacionin 4-4-2 kundër Portsmouthit të shtunën dhe mendoj se jemi më kërcënues me atë formacion”. “Ndoshta do të luajmë me dy sulmues edhe kundër Manchester Unitedit, mirëpo gjithçka do të varet se cilët lojtarë do të jenë në dispozicion për lojë”, ka thënë Wenger. Edhe pse të dielën u njoftua se Robin van Persie do të jetë në ndeshjen kundër United, “The Sun” shkruan se holandezi duhet t’u nënshtrohet disa testeve gjatë ditës së sotme për të konfirmuar formën e tij dhe për të vendosur nëse do të paraqitet ose jo.
Duket se ka ardhur koha që sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet, t’i thotë lamtumirë Zonjës së Vjetër, për shkak të mungesës së lojës, së paku kështu pohon agjenti i tij Antonio Caliendo.
“Ai nuk mund të jetë i lumtur kështu. Është njësoj sikur Ranieri të ishte ndihmësi i Mourinhos. Sido që të jetë, mendoj se marrëveshja duhet respektuar, kështu që Juve duhet ta bëjë hapin e parë”. “David është një profesionist i vërtetë dhe ai gjithmonë e ka treguar përkushtimin e tij për tifozët dhe fanellën që bart, prandaj ka refuzuar shumë oferta në të kaluarën. Ai e ka refuzuar Barcelonën për të qëndruar te Juventus”, ka thënë Caliendo për “Sport Mediaset”.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka pohuar se askush nuk e meriton më shumë se Wayne Rooney çmimin FWA të lojtarit të vitit (Football Writers' Association Footballer of the Year).
Sulmuesi anglez ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm edhe në futbollin anglez edhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa Ferguson mendon se çmimi FWA për lojtarin më të mirë në futbollin anglez, të cilin sezonin e fundit e ka fituar Cristiano Ronaldo, duhet t’i takojë pikërsiht Wayne Rooneyt. “Mendoj se askush nuk mund t’i konkurrojë për çmimin e lojtarit të vitit. Ai padyshim që ka qenë mjaft i qëndrueshëm. Ai është i aftë të luajë në cilëndo pozitë në sulm dhe ajo që vlerësoj te ai është se mundohet të jetë i suksesshëm në të gjitha pozitat dhe është i lumtur në këtë tentativë”, ka thënë Ferguson në një intervistë për “The Observer”.
Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ka pasur një sezon të shkëlqyer duke qenë edhe pretendent për golashënuesin më të mirë të sezonit dhe sfiduesi kryesor i Samuel Eto’os, me 26 gola, një më pak se kamerunasi, i cili ka shënuar 27 gola.
Forma e tij padyshim që ka rënë në syrin e skuadrave të mëdha, siç është ajo e Barcelonës, mirëpo uruguaiani thotë se ai mendon vetëm Atleticon dhe fitoret të cilat mund ta dërgojnë skuadrën kryeqytetase në Ligën e Kampionëve. “Këto gola shërbejnë vetëm për t’i fituar ndeshjet, dhe është pikërisht fitorja për të cilën mendoj”. “E rëndësishmja është që të fitohen tre pikët dhe të kthehemi në garë (për Ligën e Kampionëve). Ajo që duhet të bëjmë në vazhdim është të shënojnë fitore dhe ta përmirësojmë futbollin tonë që të mos vuajmë gjatë ndeshjeve”, është shprehur Forlan.
Nuk është më çështje nëse Florentino Perez do të kandidojë për president të Real Madridit, por vetëm pritet dita kur ai të shpall kandidaturën.
Sipas “AS”, menjëherë pas turpërimit që pësoi Reali në Bernabeu të shtunën duke u mposhtur me rezultat prej 6-2 nga Barcelona, Perez ka mbajtur takime me ekipin e tij zgjedhor dhe me krahun e tij të djathtë, Jorge Valdano, për të diskutuar planin e kandidaturës. Besohet se çështja kryesore do të jetë pasuesi i Juande Ramos, i cili do të zgjidhet ndërmjet Carlo Ancelottit dhe Arsene Wengerit (ky i fundit ka refuzuar dy oferta të mëparshme). Ndërsa superyjet që figurojnë në listën e Perez janë Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Franck Ribery, si edhe Cesc Fabregas, Xabi Alonso, David Villa dhe David Silva.
Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, është shprehur shumë i kënaqur me formën aktuale të skuadrës së tij duke shtuar se gjërat do të shkonin shumë më mirë për Rossoneret po qe se nuk do të kishin pësuar aq shumë lëndime gjatë sezonit.
“Ne pamë në fushë një Milan të madh, të përqendruar që nga fillimi i ndeshjes (kundër Catanias)”. “Ne zhvilluam një lojë të mirë duke ia pamundësuar Catanias kundërsulmet dhe shënuam në momentet më të mira të ndeshjes”. “Sido që të jetë sezoni ynë nuk duhet vlerësuar vetëm me këto ndeshjet e fundit, por në përgjithësi. Ne paguam me mungesën e gjatë të disa lojtarëve shumë të rëndësishëm, dhe nga ky pikëvështrim nuk kemi mundur të bëjmë më shumë”, është shprehur Seedorf për “Milan Channel”
Bordeaux ka shënuar fitore me rezultat prej 3-0 kundër Sochaux për t’u barazuar me pikë me Olimpique de Marseille që mban vendin e parë falë një goli më shumë të shënuar.
Skuadra e Lorik Canës barazoi të shtunën mbrëma në Velodrome kundër Toulouse duke ia dhënë mundësinë skuadrës së Bordeaux që t’ia rrezikojë pozitën e parë dhe për t’u bërë pretendente kryesore për titull. Bordeaux krijoi avantazh të dyfishtë shumë shpejtë në minutat e para të takimit, me anë të Gregory Sertic (7’) dhe Yoann Gourcuff (14’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Marouane Chamakh në minutat shtesë të ndeshjes (90’+3). Me këtë fitore Bordeaux ngjitet në kuotën e 68 pikëve, aq sa ke edhe Marseille në pozitën e parë me një gol më tepër të shënuar.
Derbi lokal i zhvilluar të dielën mbrëma në Stadio Ferraris, ndërmjet Genoas dhe Sampdorias, ka përfunduar me fitoren e skuadrës që kishte rolin e nikoqirit, Genoas, me rezultat prej 3-1. Ishte një përballje ku u ndanë tre kartonë të kuq në minutat e fundit të ndeshjes, dy për vendasit (Matteo Ferrari dhe Thiago Motta) dhe një për mysafirët (Campagnaro). Pa dyshim njeriu i takimit ishte sulmuesi i Genoas, Diego Milito, i cili shënoi hat-trick në këtë përballje duke ia siguruar tre pikë të arta skuadrës së tij në luftën për të siguruar vendin e katërt që çon në Ligën e Kampionëve. Golin e parë Milito e shënoi në minutën e 31-të, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+2), Campagnaro barazoi rezultatin. Milito krijoi sërish epërsinë në minutën e 73-të, ndërsa në fund të takimit argjentinasi kompletoi hat-trickun e tij (90’+3). Me këtë fitore Genoa mban diferencën prej një pike nga Fiorentina që mban vendin e katërt në tabelë dhe vazhdon të jetë pretendente për këtë pozitë që çon në Ligën e Kampionëve.