Shakhtar Donetsk ka shënuar fitore me rezultat prej 2-1, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës UEFA, kundër skuadrës tjetër ukrainase, Dynamo Kyiv, për t’u kualifikuar në finale të kësaj gare.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Lobanovsky Dynamo Stadium përfundoi me rezultat të barabartë prej 1-1, dhe me fitore te përgjithshme prej 3-2, Shakhtar Donetsk kualifikohet në finale ku do të takohet me fituesin nga gjysmëfinalja tjetër ndërmjet skuadrave gjermane, Hamburg dhe Werder Bremen. Vendasit kaluan në epërsi me golin e Jadson (17’), mirëpo në minutat e para të pjesës së dyte (47’) mysafirët barazuan rezultatin me golin e Bangouras. Kur pritej që skuadrat të shkonin në vazhdime, Ilsinho shënoi golin e dytë (89’) dhe të fitores, i cili e dërgon Shakhtarin në finalen e Stambollit.
Interi së shpejt mund të ketë në radhët e veta një Adriano të ri, kësaj here mbrojtësin e majtë të Sevillas, Adriano Correia.
Mediat italiane ditë më parë përcollën se Jose Mourinho interesohet për mesfushorin e Sevillas, Adriano, i cili luan si mbrojtës i majtë ose anësor i majtë.Edhe vet lojtari ka pohuar interesimin e nerazurëve, dhe ka zbuluar se është i interesuar të transferohet në Giuseppe Meazza.“E di se ekipi i Interit më përcjell. Interesimi i një klubi të madh si Interi është arsye për t’u gëzuar. Sonte bisedova me agjentin tim dhe u morëm vesh që të marrim vendim për të ardhshmen time pas fundit të sezonit”, ka thënë braziliani.“Tash jam i përqendruar vetëm në ekipin tim dhe saktësisht në ndeshjen e të dielës kundër Mallorcas, me qëllim që të luftojmë për vend i cili dërgon në Ligën e Kampionëve. Do të shohim nëse do të qëndroj ose jo. Kam marrëveshje me Sevillan deri në vitin 2014”, ka shtuar Adriano.
Menaxheri gjeneral i Bayern Munichut, Uli Hoeness, thotë se klubi gjerman nuk do ta shesë Frank Riberyn as për 70 milionë euro.
Drejtuesit e Bayernit vazhdojnë të pohojnë qëndrimin e fuqishëm se ylli i tyre, mesfushori francez Frank Ribery, nuk është për shitje pavarësisht interesimit të madh të gjigantëve rreth e qark Evropës.“Nuk do ta shesim Riberyn as për 70 milionë euro. Ende nuk kemi marrë një ofertë konkrete për të as nga Real Madrid, as nga Manchester United ose Chelsea”, ka thënë Hoeness për Kicker.Ribery ka marrëveshje me Bayern Munichun deri në vitin 2011, por vazhdimisht është duke u përfolur për një largim të tij nga Alliaz Arena në fund të sezonit.
Andres Iniesta nuk e fsheh kënaqësinë pas golit të shënuar mbrëmë kundër Chelseat, gol që i solli kualifikim në finalen e Ligës së Kampionëve, Barcelonës.
“Ky është një prej momenteve më të lumtura në jetë. Madje nuk mundja as të ëndërroj se do të jap një gol të tillë. Nëse do të përpiqesha një ditë tjetër kështu, topi sigurisht se do të shkonte në tribuna”, ka thënë mesfushori spanjoll. “E goditja topin me gjithë shpirtin dhe ai shkoi në mënyrë perfekte. Kur e godita nuk e pash as golin, derisa topin nuk hyri në rrjetë. Pastaj isha jashtëzakonisht i lumtur”.“E merituam atë për shkak të mundit tonë në fushë, për shkak të sezonit të cilin e kemi. Kur do të jepni aq mund, siç e bëmë në Londër, shpërblimi vjen. Kjo është për të gjithë fansat e Barcelonës”, ka përfunduar Iniesta.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, sërish ka nxitur një luftë të vogël me Interin, pasi në prag të ndeshjes derbi me Juventusin, ka thënë se pikërisht kjo ndeshje është derbi i vërtetë në Itali.
Etiketa ‘derbi italian’ i takoi ndeshjes Inter-Juventus, por zëvendëspresidenti i Milanit nuk pajtohet me këtë.“Përballja në mes të Milanit dhe Juventusit është derbi i vërtetë në Itali. Nuk dua të fjalosem, por i lexova deklaratat e Lapo Elkann, dhe pajtohem me të”.“Ata (biankonerët) kanë më shumë trofe në Itali, ndërsa ne kemi më shumë trofe në Evropë, dhe për këtë mendoj se ndeshja meriton të jetë ‘derbi i Italisë’,”, ka thënë Galliani.
Mesfushori gjerman Michael Ballack mendon se Chelsea meritoi të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve dhe se ndjen të njëjtën dhimbje si në finalen e vitit të kaluar në Moskë.
Chelsea përjetoi një tronditje tjetër në Ligën e Kampionëve, kur në minutat shtesë të ndeshjes gjysmëfinale ndaj Barcelonës, pësoi një gol nga Iniesta, duke humbur kështu shansin për të udhëtuar në finalen e Romës.“Treguam karakter të shkëlqyeshëm. Luajtëm kundër një top-ekipi në Evropë, ndoshta edhe ekipin më të fuqishëm për momentin dhe merituam të shkojmë më tej”, ka thënë Ballack.“Sezonin e kaluar kishim vërtet një zhgënjim të madh, kur vetëm një penalti na ndau nga fitimi i trofeut. Mbrëmë pësuam gol në minutën e 93-të dhe ishte e pabesueshme. Fati nuk është në anën tonë. Vitin e kaluar kishim një dhimbje, dhe këtë vit është sërish e njëjta”.“Kupa FA është rasti i fundit për të fituar trofe këtë vit dhe do të përpiqemi ta bëjmë këtë. Kemi punuar shumë, si edhe për këtë ndeshje, dhe duam ta fitojmë kupën”, ka përfunduar mesfushori gjerman.
Kobe Bryant ka shënuar pikët më të larta të ndeshjes, 40 pikë, për të ndihmuar Los Angeles Lakers të mposht Houston Rockets me rezultat 111-98 dhe për të barazuar në 1-1 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore.
Të tronditur nga fitorja befasuese prej 100-92 në fushë vendore gjatë të hënës, ekipi lideri i Perëndimit, tregoi një shpirt më luftarak në ndeshjen e dytë kundër Rockets, që u shoqërua edhe me një atmosferë turbulente.Spanjolli Pau Gasol kontribuoi me 22 pikë dhe 14 kërcime, derisa veterani Derek Fisher shënoi 12 pikë për Lakers.Ron Artest ishte më i sakti te mysafirët me 25 pikë, Yao Ming përfundoi me 12 pikë, ndërsa Carl Landry erdhi nga stoli për të shënuar pikët më të larta në karrierë në ndeshjet e play-offit, gjithsej 21 pikë, dhe kontribuoi edhe me 10 kërcime.
Lionel Messi ka shprehur admirimin e tij për futbollin anglez duke pohuar se një ditë do të dëshironte të luante në Premier League, mirëpo aktualisht nuk mendon për braktisjen e Barcelonës, pasi që po kalon shumë mirë te skuadra kataluanse.
“Futbolli në Angli është shumë i bukur, sikurse në Spanjë, por tani për tani ndjehem shumë i sistemuar dhe ndjehem shumë i vlefshëm te Barcelona”. “E di se Premiershipi është një ligë e madhe, por Barcelona është pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime dhe nuk mendoj për asnjë skuadër tjetër. Ndoshta me kalimin e kohës do të ndodhë diçka, kurrë s’i dihet”, ka thënë argjentinasi.
Pas më pak se një muaji, Juventusi do t’ia tregojë derën trajnerit Claudio Ranieri, ndërsa përkundër emrave të përfolur, si ai i trajnerit të Genoas, Gian Piero Gasperini, dhe ish-lojtarit bardhezi Antonio Conte, drejtuesit e klubit janë të bindur që njeriu i duhur për Zonjën e Vjetër është trajneri i Romës, Luciano Spalletti.
“Tuttosport” njofton se drejtuesit e Juves kanë lënë që gjithçka të vendoset në fund të sezonit, mirëpo paraqitjet e dobëta të Bianconerëve kanë bërë që ditët e Ranierit të jenë të numëruara. Edhe qëndrimi i Spallettit te skuadra kryeqytetase nuk është i sigurt, pasi që Giallorossët nuk kanë siguruar Ligën e Kampionëve, prandaj duke llogaritur edhe rekomandimet e trajnerit të Italisë, Marcelo Lippi, që “Spalletti është kandidati ideal për Juven”, atëherë pritet që në sezonin e ardhshëm trajneri i Romës të drejtojë Juventusin.
Paraqitja e 11 majit të vitit 2008 kundër Napolit, ndoshta është ndeshja e fundit për mbrojtësin e Milanit, Alessandro Nesta.
33-vjeçari nuk është paraqitur në ndeshje zyrtare gjatë gjithë sezonit 2008/2009, ndërsa “La Gazzetta dello Sport” njofton se mbrojtësi italian planifikon t’i japë fund karrierës si futbollist. Edhe pse pas ndërhyrjes kirurgjike dhe pas përfundimit të procesit rehabilitues, stafi mjekësor i Milanit ka deklaruar se Nesta është “klinikisht i shëruar”, lojtari nuk e ndjen veten të gatshëm për lojë. Mësohet se drejtuesit i Milanit i kanë dhënë një ultimatum Nestas të vendosë brenda javëve të ardhshme nëse do të luajë ose do t’i japë fund karrierës së tij, me qëllim që ata të gjejnë një zëvendësues.
Sipas tabloidit britanik "The Sun", ka shpresa që mesfushori i Manchester Unitedit, Darren Fletcher, të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve me 27 maj.
Fletcher u përjashtua me karton të kuq në gjysmëfinale kundër Arsenal, dhe ky karton ia ndalon automatikisht paraqitjen në ndeshjen e radhës Mirëpo, sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, David Taylor, ka deklaruar se do të shqyrtojnë apelin e Unitedit (nëse bëhet) dhe do të vendosin nëse do të lejojnë që mesfushori të luajë në Romë. “Kam folur personalisht me Alex Fergusonin për këtë çështje dhe ai ishte i kënaqur me gjyqtarin përveç rastit për Darren”. “United ende nuk ka ngritur proces të apelit, mirëpo nëse skuadra na dokumenton me video-xhirim se ky vendim i gjyqtarit ka qenë i gabueshëm, atëherë trupi disiplinor do të vendosë për rastin”, është cituar Taylor nga “The Sun”.
Sipas numrit të sotëm të gazetës "Corriere dello Sport", mesfushori ofanziv i Werder Bremenit, Diego, është shumë afër kalimit te Juventusi.
Të mërkurën, disa delegatë të Zonjës së Vjetër janë takuar me përfaqësuesit e brazilianit në Torino dhe kanë arritur marrëveshje për një kontratë katërvjeçare, me ç’rast Diego do të fitojë 3.8 milionë euro për sezon. Diego ka marrëveshje me Werderin deri në qershorin e vitit 2011, ndërsa për ta prishur këtë kontratë Juve duhet të paguajë 25 milionë euro. Pritet që njoftimi zyrtar të bëhet pas gjysmëfinales së Kupës UEFA, të cilën Werder Bremeni e zhvillon të enjten mbrëma kundër Hamburgut.
Simboli i Të Kuqve, Steven Gerrard, është i bindur se Liverpooli mund ta fitojë titullin e Ligës Premier këtë sezon, përkundër se Manchester United gjendet tre pikë përpara, ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa për Redsat në lojë janë edhe nëntë pikë (tri ndeshje).
“Sinqerisht besoj se kjo skuadër do ta fitojë Ligën Premier. Besoj se do ta kap me duart e mia trofeun”. “Jemi shumë afër për t’ia arritur qëllimit këtë sezon, ndërsa nëse nuk jemi të suksesshëm sivjet dhe United shpallet kampion, atëherë mendoj se do të kalojnë, tre, katër ose pesë vjet, derisa të na jepet mundësia e radhës”. “Krejt çka dua në jetë është ta fitoj titullin me Liverpoolin”, është cituar Gerrard nga “The Daily Mail”.
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, do t’i japë fund karrierës së gjatë si futbollist aktiv në mbarim të këtij sezoni, ndërsa ka deklaruar se do të japë maksimumin në ndeshjet e mbetura duke përfshirë edhe derbin e të dielës kundër Juventusit.
“Juve, bashkë me Interin, Napolin dhe Sampdorian, për disa vite kanë qenë rivalët e mi më të mëdhenj. Pas rënies në Serie B, nuk kam pritur se Juventusi do të kthehet në top-formë kaq shpejt”, ka thënë mbrojtësi italian për “La Gazzetta dello Sport. Për më shumë, Maldini ka folur edhe për trajnerin Carlo Ancelotti, për të cilin thuhet se mund të largohet nga Rossonerët për shkak të edhe një sezoni të pasuksesshëm. “Skuadra është e lumtur me Ancelottin, ai ka një marrëveshje dhe marrëdhëniet e tij me drejtuesit e skuadrës janë të shkëlqyera. Jam i sigurt se Carletto do të vazhdojë të jetë trajner i Milanit”, ka shtuar më tutje futbollisti legjendar.
Roma ka pasur një sezon zhgënjyes duke mos arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, dhe kjo do të thotë që skuadra do të detyrohet t’i shesë disa lojtarë të rëndësishëm.
Njoftohet se Interi ka përgatitur një ofertë prej 40 milionë eurosh për ta joshur mesfushorin Daniele De Rossi drejt Giuseppe Meazzas. “Skuadra është në një situatë shumë të vështirë. Unë pres dy ose tre largime të lojtarëve të rëndësishëm”. “Pa dyshim që Mexes do të largohet, ndërsa lojtari tjetër mund të jetë Perrotta. Ndërsa nëse paraqitet ndonjë ofertë e madhe, atëherë mendoj se edhe De Rossi do të shitet”, ka thënë agjenti italian Vincenzo Morabito për “24oredisport”.
Sulmuesi brazilian Adriano i është bashkëngjitur skuadrës së tij të dikurshme, Flamengo.
27-vjeçari së fundmi shfuqizoi kontratën me Interin dhe mbeti lojtar i lirë, ndërkohë që të mërkurën faqja zyrtare e klubit të Flamengos ka njoftuar se Perandori ka nënshkruar për ta. Nuk bëhen të ditura detajet financiare dhe kohëzgjatja e kontratës, megjithatë është caktuar një konferencë për shtyp për të enjten, gjatë të cilës do të zbulohen më shumë gjëra.
Gerard Pique është shprehur i ngazëllyer pas kualifikimit të Barcelonës në finalen e Ligës së Kampionëve.
Blaugranët barazuan me anë të Andres Iniestas në minutat shtesë të ndeshjes në Stamford Bridge kundër Chelseat, për të siguruar finalen e Romës falë golit në terren mysafir. “Ishte shumë vështirë kur mbetëm me dhjetë lojtarë (pas largimit të Eric Abidal me karton të kuq). Mirëpo në minutën e fundit shënuam”. “Një skuadër si Barcelona, vazhdimisht sulmon dhe nuk mund të kalojë 180 minuta (të dyja ndeshjet) pa shënuar gol. Siç thash më parë, shënuam në minutën e fundit shtesë, mirëpo ky gol mjaftoi që të kualifikohemi”. “Nuk mund ta përshkruaj gëzimin e skuadrës”, ka përfunduar mbrojtësi Pique.
Trajneri i Chelseat, Guus Hiddink, ka mbështetur reagimin e lojtarëve të tij për, sipas tyre, padrejtësinë që iu bë Bluve në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
“Jam shumë i zhgënjyer”, tha Hiddink për “Sky Sports”, pasi kishte kaluar një kohë me lojtarët e tij në fund të ndeshjes. “Duke shikuar reagimin e lojtarëve nuk do të them se çfarë ndjej, por kjo është një padrejtësi”, ka vazhduar Hiddink, i cili ka përmendur rastet e prekjes së topit me dorë brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit nga lojtarët e Barcelonës dhe tërheqjen e Florent Maloudas dhe Didier Drogbas, të cilat sipas tij është dashur të jenë penallti.