Udinese është rikthyer nga disavantazhi 1-0 për të shënuar fitoren e pestë radhazi, kësaj here ndaj Lazios me rezultat 3-1, në takimin e zhvilluar të shtunën mbrëma në Olimpico të Romës.
Pas një pjese të parë pa gola, Tommaso Rochi dërgoi vendasit në epërsi me anë të golit të shënuar në minutën e 56-të, por shumë shpejt, pas vetëm katër minutash, zëvendësuesi Antonio Floro Flores barazoi vetëm disa sekonda pasi u inkuadrua (60’).Gaetano D'Agostino solli avantazhin e parë për mysafirët duke shënuar nga goditja e lirë në minutën e 69-të, para se Fabio Quagliarella të shndërrojë në gol një penalti katër minuta para fundit të kohës së rregullt. Shkaktari i penaltisë, Christian Brocchi, u ndëshkua edhe me karton të kuq në këto minuta të fundit të ndeshjes.Me këtë fitore Udinese mbledh 51 pikë dhe i është afruar në dy pikë pozitës së gjashtë, ku gjenet Roma, e cila nesër udhëton të fushë të Cagliarit.
Kapiteni i Juventusit dhe një prej ikonave më të mëdha të futbollit italian, Alessandro Del Piero, në derbin e nesërm ndaj Milanit do ta zhvillojë ndeshjen e tij të 600-të me klubin e tij.
Legjenda e biankonerëve tashmë 16 vite i mbron ngjyrat e klubit nga Torino dhe është rekorder sa i takon golave dhe ndeshjeve në historinë e Juventusit.Në ndeshjen kundër Milanit, Del Piero do të bëhet lojtari i parë në historinë e Zonjës së Vjetër që do të luajë 600 ndeshje me klubin. 34-vjeçari deri tash ka shënuar 260 gola në 599 paraqitje me fanellën bardhezi.

Biografi e shkurtër e Del Pieros

Alessandro Del Piero debutoi me Juventusit më 12 shtator të vitit 1993 kundër ekipit Foggia, nën drejtimin e trajnerit Giovanni Trapattoni. Një javë më pas ai shënoi edhe golin e parë të tij në Serie A.Që nga atëherë Del Piero ka fituar 5 tituj në kampionatin italian, duke mos i përfshirë këtu edhe dy titujt që iu morën Juventusit në vitet 2005 dhe 2006 për shkak të skandalit të montimit të ndeshjeve.Ai ka fituar edhe Ligën e Kampionëve në vitin 1996 dhe Kupën e Italisë një vit më parë, derisa ka qenë edhe pjesë e kombëtares italiane në triumfin në Kampionatin Botëror, Gjermania 2006, dhe në humbjen nga Franca në finalen e Euro 2000.
Dy gola të Steven Gerrard dhe një gol tjetër i shënuar nga Babel e kanë ngritur Liverpoolin në krye të tabelës së Ligës Premier, pas fitores 3-0 në udhëtim tek West Ham United.
Kapiteni i të kuqve shënoi golin e parë pas vetëm 77 sekondash lojë, pas një asistimi të sulmuesit Fernando Torres.Në minutën e 37-të, për mysafirët u akordua penalti, pasi Boa Morte tërhoqi për fanelle Torresin. Goditja e Gerrard nga pika e bardhë u mbrojt nga portieri Robert Green, por kapiteni reagoi shpejt për dërguar në rrjet topin e rikthyer tek ai.Rezultatin e vulosi një aksioni i dy holandezëve Dirk Kuyt dhe Ryan Babel, gjashtë minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes. Kuyt harkoi për të gjetur në zonë Babel, goditja me kokë e të cilit u mbrojt nga portieri kundërshtar, por holandezi nuk huqi në tentimin e dytë, kur topi iu rikthye bukur tek ai.Tre pikët e reja e ngrenë Liverpoolin në krye të tabelës së ligës angleze, me pikë të barabarta me United (që ka dy ndeshje më pak). Ekipi i Sir Alex Ferguson nesër do të mund të rikthehet në maje të tabelës nëse nxjerr pikë në derbin e qytetit përballë Cityt, që do të zhvillohet në Old Trafford.Humbja e West Ham në anën tjetër, i kushton këtij ekipi edhe me humbjen e pozitës së shtatë që dërgon në garat evropiane, ku tash ngjitet Fulhami, që sot mposhti Aston Villan me rezultat 3-1.
Reggina e ka përkeqësuar edhe më shumë mundësinë e qëndrimit në Serie A, pasi e gjendur me 10 lojtarë për pjesën më të madhe të lojës, pësoi me rezultat 5-0 në ndeshjen e sotme të zhvilluar në fushë të Sampdorias.
Daniele Dessena ishte ai që hapi rezultatin duke shënuar që në minutën e parë të lojës, ndërsa situata u përkeqësua për mysafirët kur në minutën e 19-të mbetën me 10-lojtarë në fushë, pas përjashtimit me karton të kuq të Carlos Valdez, për shkak të faullimit si lojtar i fundit ndaj Giampaolo Pazzini.Pas 31 minutash lojë, Dessena dyfishoi rezultatin, ndërsa pas pesë minutash të tjera, një goditje e Gennaro Delvecchio u devijua nga mbrojtësi Gleison Santos për të përfunduar në rrejtën e portierit të Regginës, Puggioni.Edhe pjesa e dytë filloi si e para, kur i riu Guido Marilungo shënoi golin e katërt me t’u kthyer në fushë pas pauzës (46’), ndërsa Giampaolo Pazzini vulosi rezultatin në minutën e 52-të të lojës.
Blackburn Rovers ka mposhtur Portsmouthin me rezultat 2-0 në Ewood Park për të garantuar kështu pjesëmarrjen në Premier League edhe në sezonin e ardhshëm.
Një gol kontrovers i shënuar nga Morten Gamst Pedersen pas gjysmë ore lojë solli epërsinë 1-0, të cilën të zgjedhurit e trajnerit Sam Allardyce e dyfishuan pas një penaltie të shndërruar në gol nga Benni McCarthy (58’).Me tre pikët e reja, Blackburni mbledh 40 pikë në pozitën e 14-të, derisa Portsmouth vazhdoj të jetë në telashe. Edhe pse ende nuk ka zbritur në zonën e rrezikut, Portsmouth mbetet në kuotën e 38 pikëve, shtatë më lartë se pozita e fundit e rrezikuar, ku gjendet Middlesbrough dhe Newcaslte, të cilat ekipe takohet të hënën.
Mario Gomez ka shënuar që të katër golat e fitores, në ndeshjen në të cilën Stuttgart deklasoi liderin e Bundesligës, duke e mposhtur me rezultat 4-1 për të mbajtur të hapur garën për titull.
Sulmuesi gjerman shënoi nga dy gola në secilën pjesë (minutat: 1, 20, 63 dhe 77), me golin e parë të shënuar pas vetëm 28 sekondash lojë. Golin e nderit për Wolfsburg e shënoi sulmuesi boshnjak Edin Dzeko (36’).Humbjen e Wolfsburgut më së miri e ka shfrytëzuar Bayern Munichu, që shënoi fitore 3-1 në fushë të Energie Cottbus, për t’u renditur në pozitën e dytë me pikë të barabarta me liderin e tabelës.Edhe Hertha Berlin vazhdon t’i mbajë gjallë shpresat për titull, pasi shënoi fitore 2-0 në fushë të Bochumit.Kur kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në fund të sezonit, Wolfsburgu dhe Bayerni kryesojnë me nga 60 pikë, Hertha mbledh 59 pikë në pozitën e tretë, ndërsa Stuttgarti 58 në të katërtën.Hamburg do të mund të barazojë pikët me Stuttgart nëse shënon fitore ndaj Werder Bremenit në derbin e nesërm të Bundesligës.
Milani pret dënimin e UEFA-së për Didier Drogban, para se të dërgojë një ofertë prej rreth 15 milionë funtesh për sulmuesin e Chelseat.
Drogba doli nga kontrolli duke reaguar ndaj arbitrit në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kur Chelsea u eliminua nga Barcelona në çastet e fundit të ndeshjes.UEFA është duke analizuar rastin dhe është e mundur që Drogba të dënohet me disa ndeshje mos-lojë për blutë, që do të ishte një goditje e madhe për ekipin anglez dhe ndoshta një shtytje për ta shitur atë.Drogba vazhdimisht është lidhur me një kalim në Inter, ku do të ribashkohej me ish-trajnerin Jose Mourinho. Por sot, Corriere dello Sport publikoi se Milani është i gatshëm për të dërguar një ofertë për sulmuesin e Bregut të Fildishtë.Në varësi nga dënimi çmimi i Drogbës mund të bie deri në më pak se 15 milionë funte, rreth gjysma e çmimit të cilin e kërkonte Arsenali për Emmanuel Adebayor, që ishte zgjidhja e parë e Milanit.
Lideri i tabelës së ngasësve të Formula 1, Jenson Button, ka shënuar kohën më të shpejtë në kualifikimet për Çmimin e Madh të Spanjës dhe do të niset nga vendi i parë.
Ngasësi i Brawn GP doli më i shpejtë se ngasësi i skuterisë Red Bull, Sebastian Vettel, i cili do të niset po ashtu nga vija e parë, por nga pozita e dytë. Vendi i tretë i ka takuar një ngasësi tjetër të skuterisë që befason këtë sezon, Brawn GP, Rubens Barrichelo.Ngasësi i Ferrar-it, Felipe Massa, nuk ka arritur më mirë se pozita e katërt, duke lënë në pozitën e pestë Mark Webber.Gara e Barcelonës zhvillohet nesër me fillim në ora 14.00.
Kobe Bryant ka shënuar 33 pikë për t’i ndihmuar Los Angeles Lakers të shënojë fitore 108-94 në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore përballë Houston Rockets në Houston.
Lamar Odom kontribuoi me 16 pikë dhe 13 kërcime dhe Jordan Farmer shënoi 12 pikë dhe shtatë asistime për Lakers.Ron Artest pati pikët më të larta për Rockets, 25 gjithsej, por u përjashtua nga ndeshja për të dytën herë radhazi, pasi faulloi në mënyrë skandaloze lojtarin e Lakers, Pau Gasol, 43 sekonda para fundit të ndeshjes. Yao Ming përfundoi ndeshjen me 19 pikë dhe 14 kërcime.Lakers tash avancojnë 2-1 me ndeshje, ndërsa takimi i katërt është të dielën sërish në Houston.
Mediat italiane përcjellin lajmin se Juventusi është në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe në listën e dëshirave të klubit italian anë edhe emrat si Erik Abidal dhe Andrea Dossena.
Biankonerët më herët u lidhën me mbrojtësin e majtë të Lyonit, Fabio Grosso, por ish-lojtari i Interit me siguri do të kalojë në radhët e Bayern Munichut.Corriere dello Sport ka shkruar se emrat e rinj në listën e dëshirave të Juventusit janë lojtari i Barcelonës, Abidal, dhe ai i Liverpoolit, Dossena.Abidal, 30-vjeçar ka treguar një paraqitje solide me Barcelonën këtë sezon, ndërsa çmimi i tij mund të jetë rreth 10 milionë euro. Zonja e Vjetër në ofertë është e mundur ta përfshijë edhe sulmuesin David Trezeguet, i cili verën e kaluar ishte cak i Barcelonës.Dosenna është opsioni tjetër i Juventusit, i cili në fillim të këtij sezoni kaloi në Anfield nga Udinese. Italiani në Angli nuk po arrin të gjejë formën që tregoi në Serie A, dhe është e mundur të rikthehet në vendlindjen e tij.
Mediat angleze përcjellin lajmin se Chelsea do t’i ofrojë marrëveshje të re mesfushorit gjerman, Michael Ballack.
Ballack ishte i përfshirë në skenat e padëshirueshme në Stamford Bridge pas humbjes së të mërkurës ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, megjithatë blutë janë të gatshëm t’i ofrojnë marrëveshje të re. Ballack erdhi në Chelsea në vitin 2006 si lojtar i lirë nga Bayern Munichu dhe marrëveshja e tij skadon këtë verë. Guardian ka shkruar se drejtuesit e klubit dhe lojtari kanë arritur pajtimin për një vazhdim njëvjeçar të marrëveshjes, sipas të cilës Ballack do të fitojë 120 mijë funte në javë.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se Interi këtë sezon do ta fitojë skudeton dhe se kjo do të jetë plotësisht e merrituar.
Kjo mund të duket befasuese, por pas një serie fjalosjesh mes Berlusconit dhe Morattit, presidenti i Mialnit thotë se Interi plotësisht e meriton titullin e kampionit në Itali. “Interi do ta fitojë skudeton dhe kjo do të jetë plotësisht e merrituar. Interi e ka ekipin më të mirë në këtë kampionat”, ka thënë Berlusconi.
Kapiteni i Real Madridit, Raul, i ka hedhur poshtë spekulimet për transferimin e mundshëm të tij në City, duke thënë se ‘as në ëndrrën më të keqe nuk do të mendonte diçka të tillë‘.
Mediat spanjolle mbrëmë shkruan se agjenti i Raul kishte pranuar një ofertë nga Manchester City për të kaluar në Premier League. “Aspak nuk mendoj për diçka të tillë, pasi nuk do të largohem nga Real Madridi as në ëndrrën më të keqe. Mendoj vetëm në atë se si ta përfundoj karrierën me Real Madridin, i cili është klubi im dhe ku kam shumë punë për të bërë“, ka thënë Raul. “Kur më është dhënë oferta e Cityt në asnjë moment nuk kam menduar. Vendi im është këtu dhe ende ndjej se mund ta ndihmoj ekipin të fitojë tituj”, ka shtuar spanjolli.
Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto’o, ka përshëndetur gjestin e kapitenit të Chelseat, John Terry, i cili pas fundit të ndeshjes së të mërkurës, është futur në zhveshtoren e spanjollëve dhe ua ka urruar kualifikimin.
Pas fundit të ndeshjes, lojtarët e Barcelonës festuan kualifikimin për në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa Drogba dhe Ballack u fjalosën me gjyqtarin kryesor, për shkak të disa gabimeve të cilat i bëri norvegjezi.“Dëshiroj ta potencoj gjestin e mirë të John Terryt, i cili pas fundit të ndeshjes, hyri në zhveshtore dhe na befasoi të gjithëve, pasi na dha dorën gjithë lojtarëve. Gjithkush dëshiron të shohë diçka të tillë“, ka thënë Eto’o.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, mendon se do të jetë më vështirë se kurrë që top katërshi të thyhet në sezonin e ardhshëm, duke përmendur se as Chelsea dhe as Arsenali, nuk e kanë mendjen të ‘lëshojnë’ pe.
“Derisa Roman Abramovich të jetë këtu, Chelsea do të jetë gjithmonë i fuqishëm. Derisa ata mbajnë Lampardin, Terryn, Carvalhon, të gjithë ata lojtarë, ata do të jenë të fuqishëm”, ka thënë Redknapp. “Dhe Arsenali... Ata kishin lëndime që iu kushtuan një ose dy javët e fundit, në mbrojtje ata nuk kanë qenë aq të fuqishëm. Është ndjerë mungesa e Gallas dhe Clichy”. “Ata kanë disa lojtarë të rinj të shkëlqyeshëm dhe mendoj se do të jenë të fuqishëm vitin e ardhëm. Vërtet nuk mund të them se ata mund të humbin pikë, pasi i shoh lojtarët e rinj vetëm duke u përmirësuar”, ka shtuar trajneri i Tottenhamit.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, beson se djelmoshat e tij tregohen gjithmonë të fuqishëm para sfidave të rëndësishme.
Para derbit të qytetit kundër Manchester Cityt në Old Trafford, që zhvillohet të dielën, menaxheri i djajve të kuq bindshëm thotë se lojtarët e tij janë plotësisht të gatshëm për të bërë edhe një hap drejt titullit. “Ronaldo dhe shumë lojtarë tonë qeshen para ndeshjeve të mëdha. Shikoni në javët e fundit. Kemi pasur disa paraqitje fantastike kundër Portos, Arsenalit dy herë, në pjesën e dytë kundër Tottenhamit dhe në Middlesbrough”, thotë Ferguson. “Ekipi është në top formë në momentin e duhur. Do të më pëlqente të thosha se kjo është rezultat i përgatitjeve, por të jem i sinqertë jo. Lojtarët pëlqejnë ndeshjet e mëdha. Ata kanë dëshmuar se mund t’ia dalin, dhe ne jemi në formë të mirë tash”, ka shtuar skocezi.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, është i bindur se ende do të ketë “kthesa” në betejën e ekipit të tij kundër Manchester United në Premier League.
“Gjithmonë kemi folur për kthesa në fund të sezonit, ndoshta United do të ketë probleme kundër Manchester Cityt ose Arsenalit në ndeshjet e fundit”, ka thënë Benitez. “Gjithmonë e kemi ditur se ky sezon ishte vendimtar për zhvillimin tonë, por po ashtu duhet të vazhdojmë me ecjen pozitive tonën. Ka qenë një përvojë e mirë. Por çfarëdo që thonë njerëzit dhe shanset, ne duhet të vazhdojmë përqendrimin deri në fund dhe të fokusohemi në çdo ndeshje”. “Kemi besim se do të jemi sfidues të afërt me United në disa vitet e ardhshme. Por gjithmonë kemi menduar se mund të fitojmë edhe këtë sezon, e kemi këtë bindje në ekip. Shpresoj të përgjigjem më ndryshe pas dy javësh, por kemi shumë përvojë, çfarëdo që ndodhë”, ka shtuar spanjolli.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai nuk do të harxhojë para në blerje të shtrenjta, pavarësisht dështimit të Arsenalit për të fituar trofe për të katërtin sezon radhazi.
Pas eliminimin nga Liga e Kampionëve, Wenger u gjend në një presion të rritur për të investuar në yje për plotësuar potencialin e të rinjve të tij. Edhe Almunia është shprehur se ndoshta ‘tash është koha’ për të shtuar përvojë në ekip.Por Wenger i mbetet besnik filozofisë së tij për ngritjen e një ekipi të aftë për të mposhtur më të mirët sërish.“Mendoj se duhet të keni një distancë me deklaratat e lojtarëve. Ata nuk janë menaxherë ose trajnerë. Ata janë përgjegjës për paraqitjet e tyre në fushë dhe jo për vlerësimin e përgjithshëm të ekipit”, thotë Wenger.“Secili lojtar dëshiron të luajë me emra të mëdhenj, pasi kjo është një lloj qetësie. Por nëse shikoni në ekipin tonë të së martës, më i vjetri në mesfushë ishte 22-vjeçar. Ata janë në mesin e katër më të mirëve në Evropë, andaj pse duhet të bëjmë panik? Mendoj se duhet t’i marrim kritikat si muhabete”, shton francezi.
Bayer Leverkusen nuk po mundet kurrsesi të gjejë fitoren në LTU Arena në Duesseldorf (stadiumin e përkohshëm) pasi ka barazuar të premten me rezultat 2-2 ndaj Arminia Bielefeld në ndeshjes e radhës në Bundesliga.
Vendasit kaluan në epërsi me anë të Stefan Kiessling pas 20 minutash lojë, por shumë shpejt, pas vetëm një minute, një goditje e Vlad Munteanu, u devijua nga Manuel Friedrich, që dërgoi topin në rrjetën e vet, për të barazuar rezultatin.Bayer u duk se kishte kontrollin e lojës, por ishte sërish Bielefeld që shënoi për të marrë epërsinë për të parën herë me anë të Robert Tesche, gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë.Patrick Helmes me golin e 20-të të sezonit, ishte ai që ua solli një pikë vendasve, duke shënuar 11 minuta para fundit të lojës.
Ekipi i Barcelonës ka zbuluar se lëndimi i Thierry Henry është më serioz se sa u duk në fillimin dhe sulmuesi mund të mungojë madje edhe për finalen e Ligës së Kampionëve, më 27 maj në Romë.
Francezi u lëndua gjatë derbit të vikendit të kaluar, ndaj Real Madridit, dhe nuk u aktivizua në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.Ai parashihej të kthehej në lojë këtë vikend, por lëndimi i tij është më serioz dhe ai duhet të pushojë së paku dy javë, për shkak të zgjatjes së ligamentit në këmbën e djathtë.Në faqen e vet, Barcelona ka pohuar se Henry do t’i humb së paku katër ndeshje, përfshijë edhe Kupën e Spanjës dhe ndeshjet e kampionatit ndaj Villarreal, Mallorca dhe Osasuna.