Skuadra e Lazios është shpallur për të pestën herë fitues i Coppa Italia, pasi që e ka mposhtur Sampdorian pas ekzekutimit të penalltive.
Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Stadio Olimpico të Romës, ndërmjet Lazios dhe Sampdorias i vlefshëm për Kupën e Italisë ka përfunduar me rezultat prej 1-1, ndërsa pas ekzekutimit të penalltive më e suksesshme u tregua skuadra kryeqytetase. Lazio kaloi në epërsi që në minutat e para të ndeshjes (4’) me anë të argjentinasit Mauro Zarate duke e vënë në vështirësi Sampdorian. Skuadra gjenovase u kthye në lojë shumë shpejt dhe arriti ta barazojë rezultatin me anë të Giampaolo Pazzinit në minutën e 31-të. Në pjesën e dytë të kohës së rregullt nuk u shënua asnjë gol dhe rezultati i barabartë i dërgoi skuadrat në vazhdime. As pas 120 minutave nuk përcaktua fituesi, prandaj kjo u vendos me ekzekutimin penalltive, ndërsa nga pika e bardhë më efikas u treguan lojtarët e Lazios, të cilët gabuan vetëm njëherë, ndërsa Blucerchiatët dështuan dy herë nga njëmbëdhjetëmetërshat dhe në këtë mënyrë skuadra kryeqytetase fitoi trofeun e pestë të Coppa Italia.
Manchester United është rikthyer nga diavantazhi 1-0 në pjesë të parë, për të shënuar fitore prej 2-1 në pjesë të dytë dhe për të krijuar gjashtë pikë diferencë në krahasim me Liverpoolin, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit.
Pavarësisht se djajtë e kuq dominuan në raste në fillim të ndeshjes, ishin vendasit që kaluan të parët në epërsi me anë të goli të Hugo Rodallega, në minutën e 28 të lojës.Argjentinasi Carlos Tevez hyri si zëvendësues në pjesën e dytë të lojës dhe shënoi një gol të shkëlqyeshëm pas asistimit nga Michael Carrick, duke barazuar rezultatin në JJB Stadium (61’).Carrick doli të ishte shtylla e sotme e Manchesterit, pasi shënoi edhe golin e fitores katër minuta para fundit të ndeshjes, pas një asistimi nga John O’Shea (86’).Me tre pikët e reja, Manchesteri krijon gjashtë pikë diferencë ndaj Liverpoolit, dhe ka nevojë vetëm për një pikë për të siguruar titullin e tretë radhazi në Ligën Premier. Ndeshja e ardhshme e ekipit të drejtuar nga Sir Alex Ferguson, është derbi i vikendit përballë Arsenalit në Old Trafford.
Sttugart ka ngushtuar diferencën me ekipet kryesuese të Bundesligës, pas fitores 2-1 në derbin e Bundesligës ndaj Schalkes, ndërsa fitore kanë shënuar edhe Werderi dhe Hamburgu.
Cacau çoi në epërsi Stuttgartin në minutën e 16-të të lojës, duke tronditur vendasit me anë të një goditje nga distanca, para se Ivan Rakitic të barazoi në minutën e 39-të nga gjuajtja e lirë.Stuttgarti arriti te fitorja e shtatë në tetë ndeshjet e fundit falë golit të shënuar nga Ciprian Marica, 11 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.Fitorja më e thellë e sotme në Bundesliga i takoi Werder Bremenit, që shkatërroi si mysafir Frankurtin e mbetur me 10 lojtarë, duke e mposhtur me rezultat 5-0. Dy gola shënoi Torsten Frings (51’ dhe 56’), ndërsa nga një Alexandros Tziliois (60’), Claudio Pizzaro (62’) dhe Hugo Almeida (77’), ndërsa një gol tjetër shënoi Fitore në udhëtim ka shënuar edhe Hoffenhaimi, që mposhti me rezultat 2-0 ekipin e Arminia Bielefield. Hamburgu është rikthyer në pozitën e pesë, që është e mjaftueshme për t’i siguruar pjesëmarrje në Evropë, pasi shënoi fitore me rezultat 3-1 ndaj Bochumit.
Sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, ka thënë në një intervistë të fundit se këtë shkallë të karrierës ku gjendet ai, paratë luajnë rol kyç.
“Gjithçka rrotullohet rreth parasë dhe kështu është në jetë. Kur jemi të rri luajmë për shkak të dashurisë ndaj parasë, luajmë me ngazëllim për shkak të vetë lojës. Menjëherë sapo arrini fazën e profesionistit dhe luani në Ligën e Kampionëve, flasim për para”, ka thënë Adebayor.“Nëse nuk bëhet fjalë për para, pse luaj për Arsenalin? Nëse nuk bëhet fjalë për para do të mbetesha në vendin tim, ku të gjithë më duan. Nëse nuk bëhet fjalë për para nuk do të vija në Evropë”, ka shtuar sulmuesi i Togos.Ish-sulmuesi i Monacos, së fundi ka zbuluar se ishte në kontakte me zëvendës-presidentin e Milanit, Adriano Galliani.
Bayern Munichu ka pohuar se i ka përfunduar negociatat me AZ Alkmar dhe Louis van Gaal së shpejti do të prezantohet si trajner i ri i ekipit bavarez.
Ajo që në disa javët e fundit u parapa nga mediat, sot edhe zyrtarisht u pohua, Louis van Gaal do të jetë trajneri i ri i Bayern Munichut.57-vjeçari do të nënshkruajë marrëveshje dyvjeçare me klubin gjerman, detyra e të cilit do të startojë më 1 korrik dhe do të vazhdojë deri më 30 qershor të vitit 2011.“Jemi të kënaqur që arritëm të sjellim në Bayern Munich, Luis van Gal, një trajner me përvojë dhe të suksesshëm”, ka thënë kryetari i bordit të klubit, Karl-Heinz Rummenigge.
Tifozët e Romës kanë vazhduar ta shprehin pakënaqësinë dhe zhgënjimin e tyre për presidenten e skuadrës Rosella Sensi duke vendosur pllakate me mbishkrime të ndryshme, të cilat shprehin dëshirën e tyre për largimin e saj.
Roma ka pasur një sezon zhgënjyes në të gjitha garat e sivjetme, ndërsa moskualifikimi në Ligën e Kampionëve do t’i kushtojë edhe me largimin e disave nga lojtarët kryesorë të skuadrës, ndërsa mund të shkarkohet edhe trajneri Luciano Spalletti. “E paaftë, largoju”, “Ti je fati ynë i keq”... janë disa nga mbishkrimet e tifozëve të vendosura në afërsi të fushës stërvitore të Giallorossëve, njofton Romanews.eu.
Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, beson se sulmuesi Diego Forlan do të mbetet te skuadra kryeqytetase, përkundër spekulimeve se gjatë afatit kalimtar veror ai mund t’i bashkëngjitet Liverpoolit.
“Mendoj se Forlan do të qëndrojë te Atletico edhe sezonin e ardhshëm. Lojtarët mund të luajnë atje ku dëshirojnë, ndërsa ne nuk kemi asnjë problem me të dhe ai është i lumtur këtu”, është cituar Cerezo nga “Marca”. Forlan ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm me Atleticon dhe është konkurrenti kryesor i Samuel Eto’o për golashënuesin më të mirë në La Liga me një gol më pak se kamerunasi.
Lojtari i Interit, Ricardo Quaresma, i cili zhgënjeu që nga transferimi te zikaltrit dhe po ashtu edhe pas huazimit te Chelsea nuk ka arritur të impresionojë, është në radarin e Benficas.
Sipas mediave portugeze, Benfica është duke e monitoruar situatën e 25-vjeçarit, i cili u kushtoi Nerazzurëve 18 milionë euro kur u transferua nga Porto. Zikaltrit nuk janë të kënaqur me lojën që ka shfaqur Quaresma dhe janë të interesuar për shitjen e tij, ndërsa skuadra portugeze është duke përgatitur një ofertë ku përveç parave përfshihet edhe mundësia e këmbimit me ndonjë lojtar.
Mesfushori i Milanit, Yoann Gourcuff, i cili është i huazuar te Bordeaux është udhëheqës i nominimeve të Union Nationale des Footballeurs Professionnels për lojtarin më të mirë të Ligës së Parë franceze.
Përveç Gourcuffit për këtë çmim janë të nominuar edhe anësori i Lille, Michel Bastos, lojtari i Paris Saint-Germain, Stephane Sessegnon, dhe sulmuesi i Toulouse, Andre-Pierre Gignac. Të gjithë këta lojtarë janë nominuar për ndikimin që kanë pasur në suksesin e skuadrave të veta gjatë këtij sezoni, si edhe për paraqitjet personale gjatë ndeshjeve të France Ligue 1.
Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, është shpallur Lojtari i Vitit në Premier League, nga Asociacioni i Gazetarëve të Sportit.
Sipas gazetarëve, Steven Gerrard është lojtari më i mirë në ligën angleze këtë sezon, duke lënë prapa dyshen e Manchester United, Ryan Giggs dhe Wayne Rooney. Gerrard to ta marrë shpërblimin më 29 maj, në një mbrëmje gala në Londër.“Paraqitjet e Steven këtë sezon janë në nivelin më të lartë. Loja dhe dëshira e tij e kanë mbajtur Liverpoolin në luftë për titull në Ligën Premier dhe kështu do të jetë deri në fund të sezonit”, ka thënë Steve Bates, presidenti i asociacionit të gazetarëve.“Është e qartë se Steven me të drejtë vlen prej një prej mesfushorëve më të mëdhenj të gjeneratës së tij dhe Asociacioni i Gazetarëve është i kënaqur që do ta shpërblejë kontributin e tij për klubin dhe vendin”, ka shtuar Bates.
Kobe Bryant ka shënuar pikët më të larta në ndeshje, 26, derisa Los Angeles Lakers ka deklasuar rivalin e gjysmëfinales, Houston Rockets, duke e mposhtur me rezultat 118-78 dhe duke marrë avantazhin 3-2 në serinë e ndeshjeve të play-offit të Konferencës Perëndimore.
Të tronditur nga humbja e dy ditëve më parë, 99-87, nga Rockets, Lakers kurrë nuk u dorëzuan në ndeshjen e mbrëmshme të zhvilluar në Staples Center. Spanjolli Pau Gasol kontribuoi me 16 pikë dhe 13 kërcime, dhe Andrew Bynum shënoi 14 pikë.Aaron Brooks shënoi më të lartat për Rockets, 14 pikë. Ndeshja e gjashtë që zhvillohet të enjten, do të zhvendoset në Houston.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, planifikon t’i japë ca përvojë mesfushës së ekipit të tij dhe ka ringjallur interesimin për lojtarin e Liverpoolit, Xabi Alonso.
Spanjolli është një prej futbollistëve më të mirë në Liverpool këtë sezon edhe krahas asaj që verën e kaluar për pak nuk u transferua në Juventus.Përveç Juventusit, edhe Arsenali ishte i interesuar për shërbimet e tij, pasi disa prej lojtarëve kyç u larguan nga Emirates.Me ringjalljen e interesimit të Liverpoolit për mesfushorin e Aston Villas, Gareth Berry, Benitez është i vetëdijshëm se do të duhet të shesë lojtarë për të sjellë të rinj në Anfield. Alonso mund të jetë një prej lojtarëve që mund të lejohet të largohet. Pas dështimit të Arsenalit për të fituar trofe edhe për një sezon tjetër, edhe Wenger e ka të qartë se duhet të sjellë lojtarë me përvojë në Emirates dhe të cilët e njohin futbollin anglez, kushte që i plotëson Alonso.
Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, ka vetëm fjalë lavdëruese për bashkëlojtarin e tij David Beckham.
Italiani ishte kundër huazimit të Beckhamit nga LA Galaxy në muajin janar, por është fituar nga mesfushori anglez.“Kam kaluar pesë muaj gjatë të cilave kam folur shumë me Beckham. E respektoj profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndaj fanellës. Secilën herë që e shikoj, shoh një person i cili e do punën e tij”, ka thënë Gattuso.“Deri pesë muaj më parë, nuk kam besuar se kështu ishin gjërat, ishte një befasi e mirë për mua dhe jam krenar që e kam njohur atë”, ka shtuar italiani.
Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka deklaruar se është arritur marrëveshje me yllin brazilian të Werder Bremenit, Diego.
“Kemi dëgjuar gjithë atë çfarë është folur në Gjermani, por Jean-Claude Blanc (menaxheri gjeneral) ka ofruar një kontratë të mirë. Ne jemi të qetë dhe tashmë kemi një marrëveshje”, ka thënë Gigli.“Diego ka nënshkruar me Juventusin dhe lojtari dhe të dyja klubet e përfshira po ashtu kanë arritur marrëveshje. Juve nuk duhet të deklarojë asgjë para 31 majit”, ka thënë agjenti i vetë lojtarit, Giacomo Peralito.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se çdo nënshkrim këtë verë do të varet nga vetë trajneri Jose Mourinho.
“Ne do të luajmë lojën në pritje në treg, pjesërisht për shkak të situatës financiare. Sidoqoftë, Ibrahimoviq do të qëndrojë”, ka thënë Moratti.“Transferimet bëhen problem vetëm kur ju bëni nënshkrime jo të arsyeshme, por është gjithmonë trajneri ai i cili i merr vendimet”, ka shtuar presidenti i nerazurëve.
Mesfushori i Juventusit, Tiago, është duke u përfolur për një transferim tek ekipi i ri i ish-trajnerin të biankonerëve, Didier Deschamps, Olimpique Marseille.
Deschamps ka nënshkruar të jetë trajner i ri i Olimpique Marseille dhe do të marrë drejtimin e këtij ekipi në fund të sezonit nga trajneri aktual Erik Gereths.Mediat italiane shkruajnë se Deschamps planifikon të rikthehet në Juventus, për të marrë nga atje mesfushorin portugez.Ish-kapiteni i kombëtares së Francëz, që menaxhoi Juven në rikthimin nga Serie B në Serie A, dëshiron që Tiago të jetë nënshkrimi i pari i tij për sezonin e ardhshëm.
Menaxheri i Wigan, Steve Bruce, thotë se ekipi i tij mund t’ia vështirësojë gjërat kampionit të fuqi, Manchester United, gjatë ndeshjes së sotme.
Djajtë e kuq do të krijojnë gjashtë pikë diferencë në krye të tabelës së Ligës Premier, nëse mposhtin Wiganin, por Bruce beson se kjo nuk do të jetë aq lehtë.“Ne do ta organizojmë mire paraqitjen tonë. Luajtëm edhe sezonin e kaluar në të njëjtën kohë, kur United fitoi titullin këtu. Por ne duhet të kishim pasur një penalti, një të dukshme nga Rio Ferdinand, dhe kjo mund ta kishte bërë diferencën”, ka thënë Bruce.“Por ne iu shkaktuam shumë probleme gjatë gjithë ndeshjes, dhe do ta bëjmë këtë sërish”, shton trajneri i Wiganit.
Kampioni në fuqi i Bundesligës gjermane, Bayern Munich, e ka fituar derbin kundër Bayer Leverkusenit për të qenë konkurrenti kryesor i Wolfsburgut në garën për titull.
Bavarezët shënuan fitore në Allianz Arena me rezultat prej 3-0, me golat e Luca Tonit (47’), Franck Riberyt (59’) dhe Lukas Podolskit (71’). Nga ana tjetër në garë për titull mbetet edhe Hertha Berlin, skuadër e cila ka shënuar fitore si mysafir i 1. FC Cologne me rezultat prej 2-1. Kështu, dy javë pa përfunduar Kampionati gjerman, Wolfsburgu dhe Bayern Munichu kanë nga 63 pikë, ndërsa Hertha gjendet në vendin e tretë me 62 pikë.