Skuadra e Romës ka shënuar një fitore mjaft të vështirë në shtëpi kundër Catanias.Takimi i zhvilluar të shtunën në Stadio Olimpico të kryeqytetit italian, ndërmjet Romës dhe Catanias, ka përfunduar me rezultat prej 4-3 në favor të skuadrës vendase. Në pjesën e parë të ndeshjes Roma ishte dukshëm skuadër më e fuqishme në fushë dhe kjo u pa edhe në rezultat. Giallorossët kaluan në epërsi që në minutën e 12-të me anë të Simone Perrottas, por vetëm tre minuta më vonë (15’), Giacomo Tedesco e barazoi rezultatin. Nuk kaloi shumë kohë (17’) dhe Roma riktheu epërsinë ndërsa golashënues ishte sulmuesi Mirko Vucinic. Mesfushori italian Simone Perrotta shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën vendase në minutën e 31-të, dhe me rezultatin prej 3-1 në favor të Giallorosëve, skuadrat shkuan në pushim. Në pjesën e dytë lojtarët e Catanias u treguan shumë të rrezikshëm. Porsa filloi fraksioni i dytë i lojës (47’), Giuseppe Mascara ngushtoi epërsinë në 3-2. Ishte Takayuki Morimoto, lojtari i cili e barazoi rezultatin (72’) duke shmangur grackën e ‘ofside-t’. Deri në fund të takimit vendasit ishin kërkues të golit të fitores dhe këtë e arritën në minutat shtesë të ndeshjes (90’+2) me anë të mbrojtësit veteran Christian Panuci.
Babai/agjenti i Ricardo Kaka, Bosco Liete, ka dhënë një deklaratë me anë të të cilës ka mohuar spekulimet e gazetës “AS”, sipas të cilave superylli i Milanit kishte arritur marrëveshje me pretendentin për presidencën e Real Madridit, Florentino Perez.“Nuk ka marrëveshje me Real Madridin apo këdo tjetër, dhe nuk është e vërtetë ajo që thuhet se Kaka tashmë ka nënshkruar marrëveshje me skuadrën spanjolle”. “Kaka është i përqendruar maksimalisht në xhirot finale të Kampionatit dhe lojaliteti i tij për Milanin është i qëndrueshëm si gjithmonë”, ka thënë Bosco Leite për “La Repubblica”.
Kampioni në fuqi i Bundesligës, Bayern Munich, ka barazuar në fushë të Hoffenheimit, për t’ia përkeqësuar vetes punët për titullin e sivjetmë të Ligës elite gjermane.Bavarezët kaluan të parët në epërsi me anë të anësorit francez Franck Ribery (16’), mirëpo vendasit shumë shpejt e barazuan rezultatin me anë të Demba Ba (21’). Në minutën e 29-të, vendasit madje krijuan epërsinë, ndërsa golashënues ishte Carlos Eduardo. Krejt çka bënë mysafirët ishte goli i barazimit i shënuar nga Luca Toni pa përfunduar pjesa e parë e lojës (44’). Me këtë barazim Bayerni mbetet dy pikë prapa liderit Wolfsburg dhe barazohet me pikë me Stuttgartin ( i cili e mposhti Energie Cottbusin), skuadër me të cilën bavarezët do të ndeshen në javën e fundit në Allianz Arena.
Lideri i Bundesligës, Wolfsburg, e ka shkatërruar skuadrën e Hannoverit, për të bërë një hap shumë të sigurt drejt titullit të Kampionatit gjerman.Takimi i zhvilluar të shtunën në AWD Arena, ndërmjet Hannoverit dhe Wolfsburgut, ka përfunduar me fitoren skuadrës mysafire me rezultat prej 5-0. Serinë e golave e filloi sulmuesi në top-formë, Edin Dzeko, në minutën e 14-të, ndërsa më pastaj sulmuesi tjetër në formë, Grafite, dyfishoi dhe trefishoi rezultatin pa përfunduar pjesa e parë (33’ dhe 36’). Në pjesën e dytë Wolfsburgu shënoi edhe dy herë me anë të sulmuesit boshnjak, i cili në minutën e 53-të shënoi golin e katërt për mysafirët dhe të dytin personal, ndërsa dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Dzeko kompletoi hat-trickun e tij. Me këtë fitore Wolfsburgu ka dy pikë më shumë se Bayern Munichu kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar.
Ndeshja derbi e javës së 37-të e Ligës Premier, e zhvilluar në Old Trafford, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Arsenalit, ka përfunduar me rezultat 0-0, dhe në këtë mënyrë me një pikë të fituar Djajtë e Kuq janë shpallur kampionë të edicionit 2008/2009 të Kampionatit anglez.Djajtë e Kuq e filluan takimin e të shtunës me vetëm një pikë larg titullit, që do të thoshte se edhe barazimi do të ishte mjaftueshëm që ata ta mbronin titullin e Kampionatit anglez.

Pjesa e parë
Përkundër rasteve të shumta në të dyja anët, pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola. Në 45 minutat e para të ndeshjes skuadra mysafire pati një dominim të lehtë dhe dukej se Topçinjtë kishin dëgjuar kërkesën e trajnerit të Liverpoolit, Rafael Benitez, për ta mposhtur Unitedin dhe për ta mbajtur gjallë shpresën e Redsave për t’u shpallur kampionë. Mirëpo, përkundër disa tentativave të lojtarëve mysafirë, ata nuk arritën të shënojnë gol në portën e Van der Sarit, derisa kanë mundur të dënohen nga sulmi i Manchës, të cilët pritnin rastin e duhur për të dënuar.
Përkundër rasteve të shumta në të dyja anët, pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola. Në 45 minutat e para të ndeshjes skuadra mysafire pati një dominim të lehtë dhe dukej se Topçinjtë kishin dëgjuar kërkesën e trajnerit të Liverpoolit, Rafael Benitez, për ta mposhtur Unitedin dhe për ta mbajtur gjallë shpresën e Redsave për t’u shpallur kampionë. Mirëpo, përkundër disa tentativave të lojtarëve mysafirë, ata nuk arritën të shënojnë gol në portën e Van der Sarit, derisa kanë mundur të dënohen nga sulmi i Manchës, të cilët pritnin rastin e duhur për të dënuar.

Megjithatë, në fund të gjysmës së parë të lojës rrjetat mbetët të paprekura dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të lojës.
Pjesa e dytë
Edhe në fraksionin e dytë të lojës skuadra e Arsenalit ishte më kërkuese ndaj golit, derisa në pjesën më madhe të gjysmës së dytë vendasit ishin të përqendruar te kundërsulmet.
Pjesa e dytë
Edhe në fraksionin e dytë të lojës skuadra e Arsenalit ishte më kërkuese ndaj golit, derisa në pjesën më madhe të gjysmës së dytë vendasit ishin të përqendruar te kundërsulmet.

Topçinjtë arritën ta menaxhojnë më mirë ndeshjen dhe patën më shumë raste, mirëpo ishin të pafuqishëm përballë mbrojtjes së fuqishme të Djajve të Kuq, përkundur se mungonte njeriu kryesor i mbrojtjes Rio Ferdinand. Deri në fund të takimit nuk u shënua asnjë gol dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë pa gola.

Me këtë barazim dhe këtë pikë të fituar Manchester United shpallet edhe matematikisht fitues i Ligës Premier për sezonin 2008/2009, një javë pa përfunduar Kampionati, dhe kështu barazon rekordin prej 18 titujsh me Liverpoolin.
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Carlos Tevez, ka deklaruar se dëshiron të mbetet në Ligën Premier, mirëpo sipas të gjitha gjasave ai nuk do të luajë për Djajtë e Kuq në sezonin e ardhshëm.“Qëllimi im është që të mbetem në Ligën Premier, sepse kjo është liga më konkurruese në botë, edhe pse jam i vetëdijshëm për interesimet e skuadrave spanjolle dhe italiane”. “Kur të përfundojë Kampionati do të vendos se ku do të shkoj. Ndjej dhimbje që duhet të largohem nga Manchester Unitedi, për shkak të tifozëve”. “Është e vështirë për mua që ta pranoj këtë vendim. Secila ditë që kalon është më e vështirë për mua, sepse e di se nuk do të luaj më për këtë skuadër”. “Drejtuesit e skuadrës thonë se unë jam pranë zgjatjes së kontratës, mirëpo kjo nuk do të ndodhë. Ata nuk më kanë respektuar. Asnjëherë nuk kam kërkuar nga Ferguson ndonjë sqarim, por lojtari e kupton kur nuk bën pjesë në planet e skuadrës”, ka thënë argjentinasi për “TyC Sports”.
Mesfushori i Werder Bremenit, Diego, është i bindur se do të ketë ndikim të madh në Juventus në sezonin e ardhshëm.“Le të themi se jemi shumë afër, vetëm një hap të vogël larg nga marrëveshja. Dua të luaj për Juventusin. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Itali pasi mendoj se Serie A është liga më e bukur dhe më sfiduese dhe tash Juve ka treguar se vërtet më dëshiron mua”, ka thënë Diego.“Atje ka dhe gjithmonë ka pasur kampionë të mëdhenj. Zidane është model i imi dhe gjithmonë e kam parë atë në TV. Ai ishte francez por kishte këmbë braziliane”.“A jam i frikësuar nga presioni i rritur në Serie A? Jo, jam mësuar. Kam luajtur për ekipin kombëtar të Brazilit që kur i kam mbushur 19 vjet dhe ka qenë e njëjta dramë kur humb ndeshje”, ka shtuar braziliani.
Mbrojtësi i klubit portugez, Porto, Bruno Alves, raportohet se është nën vështrimin e Real Madridit.Pavarësisht zgjedhjeve presidenciale në Real, stafi aktual i klubit ende është aktiv në tregun e transferimeve, pasi së fundi u bë e ditur se ata kishin dërguar edhe një ofertë në drejtim të sulmuesit të Manchester United, Carlos Tevez, ofertë kjo që u refuzua nga argjentinasi.Sipas mediave spanjolle Reali ka kthyer shikimin kah një lojtar tjetër, kësaj here i repartit mbrojtës, dhe ky është Bruno Alves. Në konkurrencë për të është edhe Chelsea.
Agjenti i sulmuesit të Chelseat, Didier Drogba, mbrëmë është parë në qytetin e Milanos, duke negociuar me drejtuesit e të dy klubeve të këtij qytetit, Milanit dhe Interit.Pas incidentit që ndodhi në ndeshje në mes të Chelseat dhe Barcelonës, zërat për largimin e sulmuesit të Bregut të Fildishtë nga Stamford Bridge janë gjithnjë e më të theksuara.Sipas mediave italiane, agjenti i lojtarit ka qenë mbrëmë në Milano, por ka refuzuar të japë deklaratë për gazetarët. Kjo nuk është hera ep arë që Drogba lidhet me një kalim në Inter, pasi kjo ndodhi edhe në vetëm e kaluar kur Mourinho erdhi në krye të nerazurëve.Rosonerët po ashtu kanë nevojë për një sulmues të llojit të Drogbas. Ancelotti në fakt e dëshironte sulmuesin e Arsenalit, Emmanuel Adebayor, por ky trajner vështirë se do të jetë në krye të këtij ekipi në sezonin e ardhshëm.Drogba së fundi është lidhur edhe me Manchester Cityn, si dhe me një rikthim te ish-klubi i tij, Olimpique Marseille.
Agjenti i ish-trajnerit të Lazios dhe Interit, Roberto Mancini, ka thënë se klienti i tij është i hapur ndaj mundësisë për të qenë trajner i ri i Romës në sezonin e ardhshëm.Për momentin Mancini është pa punë, pasi në fund të sezonit të kaluar u shkarkua nga Interi, pavarësisht se fitoi skudeton, dhe u zëvendësua nga Jose Mourinho.Ende nuk është e qartë nëse Luciano Spalletti do të mbetet në krye të Romës edhe sezonin e ardhshëm, pasi edhe vetë trajneri tha se vendimi do të merret në fund të sezonit.“A mund të bëhet Roberto Mancini trajner i Romës? Kuptohet gjithçka është e mundshme në futboll. Gjithçka varet nga ajo se si do të zhvillohet punët, por do të doja të flas për atë vetëm kur klubi do të lidhet direkt me klientin tim”, ka thënë agjenti i trajnerit.“Nuk ka oferta zyrtare nga klubet tjera. Roberto ka shprehur dëshirë të dalë jashtë vendit dhe kërkojmë oferta serioze”, ka shtuar ai.
Mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, thotë se ai së shpejti do të fokusohet në titullin e sezonit të ardhshëm, nëse ata sigurojnë trofeun e këtij sezoni sot kundër Arsenalit.“Kurrë nuk kam menduar shumë gjerësisht. Thjesht mendoj për gjërat e momentit. Ajo që ka ndodhur më herët tashmë është e kaluar”, ka thënë Scholes.“Jam i sigurt se nëse ne fitojmë ligën të shtunën, disa ditë më vonë do të mendojmë për vitin tjetër”, ka shtuar anglezi.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, nuk pranon të heqë dorë nga titulli dhe shpreson se Arsenali do ta tregojë veten duke mposhtur Manchester United në derbin e sotëm.Manchesteri është gjashtë pikë para Liverpoolit në tabelën e Ligës Premier, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund të sezonit. Djajtë e kuq kanë nevojë për një pikë të vetme për të siguruar titullin, por Benitez vazhdon të shpresojë ende.“Kemi besim se Arsenali do të luajë një ndeshje të mirë. Ata i kanë humbur dy ndeshjet e fundit de këtë herë do të shihni një ekip tjetër, i cili synon të dëshmojë ca veten. Nëse ata e bëjnë këtë, shpresoj se kjo do të na japë neve rast ditën tjetër”, ka thënë Benitez“Çfarëdo që të ndodhë, unë jam vërtet i kënaqur që jemi në këtë pozitë në fund të sezonit. Por nuk heq dorë nga titulli, duhet të jemi gjithmonë pozitiv”, ka shtuar spanjolli
Mbrojtësi i Bayern Munichut, Massimo Oddo, nuk u përfshi në Euro 2008 verën e kaluar nga ish-trajneri Roberto Donadoni, ndërsa nuk është ftuar as nga Marcello Lipi, që kur ai rimori timonin e kombëtares italiane.“Mundësitë e mia të jem pjesë e kombëtares tashmë kanë përfunduar. Kryesisht sepse kur Lippi u rikthye, kurrë nuk tregoi interesim për mua. Mbase me të drejtë, unë kam arritur një moshe nuk ka disa talente të rinj mjaft premtues dhe Lippi është një trajner i madh i cili e di se çfarë dëshiron dhe mund t’i bëjë zgjidhjet e veta”, ka thënë Oddo.Oddo, i cili është i huazuar nga Milani, ka bërë 21 paraqitje me Bayernin në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa e ardhmja e tij pritet të vendoset gjatë verës.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, pranon se Manchester United është ekipi më i mirë për momentin në Ligën Premier.Wenger është i vetëdijshëm se Arsenali vështirë se mund të krahasohet me Manchesterin për momentin, por francezi beson se sezonin e ardhshëm gjërat do të ndryshojnë.“Dallimi prej 18 pikësh është situatë për të cilën duhet mirë të mendojmë. Njerëzit harrojnë se ishim aq gjatë prapa tyre dhe humbëm shumë pikë. United është kampion botëror, kampion i Evropës dhe tash sërish do të bëhet kampion i Anglisë”, thotë Wenger.“Të gjithë duhet të luftojnë dhe jo ta pranojnë atë, dhe sezonin tjetër t’i arrijmë ata. Pa dyshim se United tash është më i mirë se ne”, shton francezi.
















