Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, e vlerëson Ligën e Kampionëve një garë shumë më të mirë se Kupa Botërore.“Ka shumë ndeshje të mira në Kupën Botërore, por në përgjithësi kualiteti i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, sipas pikëpamjes time, është shumë më i lartë”, ka thënë Ferguson.“Mendoj se, mbi të gjitha, Liga e Kampionëve është vështirë të mposhtet kur është fjala për qëndrueshmëri, kualitet dhe dramë. Kupa Botërore zhvillohet çdo katër vite dhe gjithmonë ndodhin ndryshime të mëdha me largimin e shumë lojtarëve dhe trajnerëve dhe vazhdimësia pastaj prishet”, ka thënë skocezi.
Harry Redknapp është i vendosur të bëjë një pastrim masiv në ekipin e Tottenhamit gjatë afatit kalimtar të verës.Siç shkruan Independent, do të ketë një spastrim të madh tek ekipi anglez gjatë verës dhe në listë për t’u larguar janë David Bentley, Darren Bent, Alan Hutton, Roman Pavlyuchenko, Tom Huddlestone dhe Pascal Chimbonda.Edhe lojtarët tjerë të cilët janë huazuar, si Giovani Dos Santos, Chris Gunter dhe Kevin Boateng, në mesin e të tjerëve, po ashtu do të kërkohet të gjejnë klube të reja.Redknapp shpreson se shitja e këtyre lojtarëve do të gjenerojë mjaft fonde për të sjellë në radhët e veta lojtarë me përvojë.
Trajneri i Werder Bremen, Thomas Schaaf, shpreson ta lërë prapa sezonin zhgënjyes në Bundesliga duke mposhtur ekipin ukrainas Shakhtar Donetsk në finalen e sotme të Kupës UEFA që do të zhvillohet në Stamboll.Klubi gjerman është pa shtyllën e mesfushës, brazilianin Diego, i cili është përjashtuar nga aktivizimi në finale pas kartonit të verdhë kontrovers të marrë në gjysmëfinalen gjermane përballë Hamburgut.Por megjithatë Schaaf shpreson të ngrejë Kupën në ndeshjen e sotme, duke e bërë Werderin ekipin e parë gjerman që do të fitojë një trofe evropian në tetë vitet e fundit.“Është një ndeshje shumë e veçantë për mua. Arritja në finale tashmë është diçka e veçantë, por sigurisht se ne dëshirojmë trofeun. Mungesa e Diegos, Mertesecker dhe Almeida na lëndon, por duam ta shfrytëzojmë gjithë ekipin”, ka thënë Schaaf.Titulli i fundit ndërkombëtar për Bremen ishte 17 vite më herët, kur mposhti Lisbonën në Kupën e Fituesve të Kupave në vitin 1992.
Sipas mediave angleze, Barcelona është e gatshme të ofrojë 20 milionë funte për të marrë shërbimet e mbrojtësit të majtë të Chelseat, Ashley Cole.Mbrojtësi i bluve ka pasur një paraqitje fantastike këtë sezon, duke u shndërruar në një prej më të mirëve në pozicionin e tij.Paraqitjet e mira të tij kanë tërhequr edhe interesimin e shumë klubeve të fuqishme, përfshirë këtu edhe Cityn. Interi një kohë është lidhur me emrin e Cole, ndërsa së fundi mendohet se edhe Barcelona do të bëjë hapa konkretë për të kërkuar zëvendësim për Erik Abidal dhe Silvinho.Edhe pse Cole nuk do të preferonte një transferim në City, oferta nga Barcelona mund të jetë interesante për anglezin, i cili do të mund të bashkohej me ish-shokun e skuadrës së Arsenalit, Thierry Henry.
Mediat spanjolle përcjellin lajmin se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka refuzuar një ofertë të majme për të kaluar në Ligën Premier tek Manchester City.Sipas mediave spanjolle, përfaqësues të Manchester Cityt, të përkrahur nga kompania e cila ka në pronë klubin, Abu Dhabi United Group, i kanë ofruar argjentinasit ta blejnë marrëveshjen e tij me Barcelonën, e cila ka klauzulë prej 150 milionë funtesh.City po ashtu i ka ofruar Messit marrëveshje katërvjeçare të vlefshme 10 milionë euro në sezon. Megjithatë, argjentinasi menjëherë e ka refuzuar atë, duke thënë se ai dëshiron të mbetet në Barcelona.Klubi anglez pati tentim të njëjtë për të angazhuar edhe legjendën e Real Madridit, Raul, por edhe spanjolli refuzoi ofertën disa milionëshe.
Kobe Bryant ka shënuar 40 pikë dhe treguar një paraqitje inspiruese në çerekun e katërt të ndeshjes, të cilën Los Angeles Lakers e fitoi me rezultat 105-103 ndaj Denver Nuggets, në kuadër të takimit të parë final të Konferencës Perëndimore.Bryant shënoi 18 pikë në çerekun e katërt, përfshirë edhe gjashtë gjuajte të lira në 30 sekondat e fundit. Pau Gasol shënoi 13 pikë dhe ndihmoi edhe me 14 kërcime.Carmelo Anthony shënoi 39 pikë për Nuggets, duke qenë i saktë në 14 nga 20 tentimet. Ndeshja e dytë mes dy ekipeve do të zhvillohet të enjten.
"Corriere dello Sport" njofton se përfaqësuesit e Interit janë takuar me përfaqësuesin e sulmuesit të Twentes, Marko Arnautovic, dhe kanë arritur marrëveshje për kërkesat e lojtarit, i cili do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me zikaltrit, ndërsa do të fitojë dy milionë euro në sezon.Tani mbetet që dy skuadrat të vendosin për çmimin e transferim dhe Arnautovic do ta veshë fanellën zikaltër. Më herët është njoftuar se Nerazzurët kishin arritur një marrëveshje paraprake me skuadrën holandeze (që të paguajnë 13 milionë euro), mirëpo ata tani kërkojnë 15 milionë euro për qendërsulmuesin e tyre.
“Bordi i drejtorëve të Real Madridit ka arritur marrëveshje reciproke me drejtorin e futbollit, Pedja Mijatovic, që kontrata e cila është valide deri në vitin 2010 të shfuqizohet sot”. “Real Madridi dhe bordi i dëshirojnë fat Mijatovicit si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale”, janë disa fragmente të shkëputura nga deklarata zyrtare e klubit.
Të hënën Juventusi e ka shkarkuar Claudio Ranierin nga posti i trajnerit, ndërsa ky i fundit ka vendosur të ngrejë padi kundër skuadrës nga Torino.“Blanc (menaxheri gjeneral i Juves) i ka shkelur fjalët e tij. Burrat e vërtetë nuk bëjnë gjëra të tilla. Dhe mbi të gjitha ky nuk përkon me stilin e Juves”, është cituar Ranieri nga “La Repubblica”. 57-vjeçari ka kërkuar nga avokati i tij, Mattia Grassani, që ta padisë Zonjën e Vjetër. Kontrata e Ranierit ishte valide deri në qershor të vitit 2010, ndërsa në kuadër të kontratës thuhej se nëse Juve e shkarkon trajnerin, atëherë duhet t’i paguajë kompensim prej 1.5 milion euro. Ndërsa pas shkarkimit të tij, Bianconerët janë zotuar t’ia paguajnë vetëm pagat e zakonshme Ranierit deri sa të përfundojë kontrata e tij ose deri sa të angazhohet në një skuadër tjetër, për të cilën gjë po ashtu duhet të marrë lejen e Juventusit.
Juventusi po përparon në tentativën për ta transferuar sulmuesin e Udineses, Fabio Quagliarella, pasi që "Tuttosport" njofton se dy skuadrat janë marrë veshe për çmimin e lojtarit.Sipas gazetës torineze, drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Alessio Secco, të martën është takuar me homologun e tij nga Friuli, Pietro Leonardi, në Milano. Pas takimit i cili ka zgjatur dy orë, dy drejtorët kanë ardhur në një pikë të përbashkët për çmimin prej 14 milionë eurosh, të cilin Bianconerët do ta pranojnë dhe në javët në vijim pritet të nënshkruajnë marrëveshje me sulmuesin italian.
Faqja zyrtare e Milanit njofton se Alessandro Nesta ka filluar stërvitjet e plota me bashkëlojtarët e tij.Mbrojtësi italian ka pasur probleme me lëndim që nga fundi i sezonit të kaluar dhe nuk ka bërë paraqitje zyrtare për Rossonerët për më shumë se një vit. Kohë më parë mediat italiane kishin sugjeruar se 33-vjeçari po mendon t’i japë fund karrierës së tij si futbollist për shkak të lëndimit, i cili e pengon rikthimin e tij në fushë. Mirëpo kthimi i Nestas në stërvitje mund të japë shpresë për rikthimin e tij në ndeshjet me Milanin.
Trajneri i Bordeaux, Laurent Blanc, i është bashkëngjitur listës së trajnerëve të cilët e kanë komentuar finalen e Ligës së Kampionëve, e cila zhvillohet më 27 maj në Romë, ndërmjet Manchester Unitedit dhe Barcelonës.
“Jam i kënaqur pasi që këta janë dy skuadrat më të mira në Evropë që luajnë futboll të bukur dhe kanë futbollistë fantastikë”. “Manchesteri i ka Ronaldon, Tevezin, Rooneyn dhe Berbatovin, ndërsa Barca i ka Messin, Henryn, Eto'o, Xavin dhe Iniestan. Secili nga këta lojtarë mund ta vendosin vetë ndeshjen”. “Nëse Manchesteri e lejon Barcën ta mbajë topin, Barca do të fitojë. Manchesteri do ta ketë shumë të vështirë përballë Barcës, pasi që është mësuar ta mbajë topin në Premier Ligë, mirëpo me Barcën do të jetë ndryshe”, ka thënë Blanc, i cili e ka lëvduar bashkëkombësin e tij Thierry Henry, duke thënë se është më i miri në botë në pozitën e tij.
“Jam i kënaqur pasi që këta janë dy skuadrat më të mira në Evropë që luajnë futboll të bukur dhe kanë futbollistë fantastikë”. “Manchesteri i ka Ronaldon, Tevezin, Rooneyn dhe Berbatovin, ndërsa Barca i ka Messin, Henryn, Eto'o, Xavin dhe Iniestan. Secili nga këta lojtarë mund ta vendosin vetë ndeshjen”. “Nëse Manchesteri e lejon Barcën ta mbajë topin, Barca do të fitojë. Manchesteri do ta ketë shumë të vështirë përballë Barcës, pasi që është mësuar ta mbajë topin në Premier Ligë, mirëpo me Barcën do të jetë ndryshe”, ka thënë Blanc, i cili e ka lëvduar bashkëkombësin e tij Thierry Henry, duke thënë se është më i miri në botë në pozitën e tij.
Sulmuesi i Valencias, David Villa, nuk ka pohuar se në cilën skuadër do të luajë sezonin e ardhshëm, mirëpo ka deklaruar se ai do të luajë në Ligën e Kampionëve.“Vitin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Villa për “AS”. “Ka shumë spekulime, por unë i injoroj ato. Unë do të vendos më të mirën për të ardhmen time. Ndërsa tifozët e Valencias nuk duhet të shqetësohen pse skuadrat tjera dëshirojnë lojtarët e tyre, por duhet të jenë krenarë”, ka shtuar spanjolli. Valencia aktualisht është dy pikë larg vendit të katërt (që çon në Ligën e Kampionëve) kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar, ndërsa deklarata e Villas është e dy kuptimtë, ose shprehje e vetëbesimit që Los Che do ta sigurojnë Ligën e Kampionëve ose paralajmërim se ai dot largohet në fund të sezonit
Sipas burimeve të shumta në Spanjë dhe Angli, Real Madridi dhe Cristiano Ronaldo kanë një parakontratë sipas të cilës portugezi duhet t’u bashkëngjitet Mbretërve në fund të sezonit, mirëpo duket se Florentino Perez nuk është aq shumë i interesuar për lojtarin më të mirë në botë për vitin 2008.Ish-presdienti i Realit, Ramon Calderon, kishte arritur një parakontratë me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes, mirëpo Perez kërkon shfuqizimin e saj. Mësohet se Perez dëshiron t’i shfrytëzojë paratë (90 milionë euro) e caktuara për blerjen e superylllit të Manchester United për të blerjen e katër ose pse lojtarëve të tjerë.
Trajneri i Argjentinës, Diego Maradona, ka pohuar se të gjithë lojtarët e Argjentinës do ta kenë shansin ta tregojnë veten me skuadrën të cilën ai e drejton.“Secili ka mundësi të luajë, shpresa humb e fundit. Askush nuk vjen këtu për pushime. Ajo që do të bëjnë të mërkurën (në ndeshjen miqësore kundër Panamasë) do të përcaktojë nëse do ta ftoj lojtarin e caktuar në kualifikime (për Kampionatin Botëror) ose jo”, ka thënë legjenda botërore e futbollit. Maradona e ka konfirmuar listën e njëmbëdhjetëshes bazë e cila do të paraqitet kundër Panamasë: Diego Pozo, Matias Caruzzo, Nicolas Otamendi, Alexis Ferrero, Eduardo Salvio, Hernan Bernardello, Fabian Rinaudo, Matias de Federico, Daniel Montenegro, Jose Sand dhe Gonzalo Bergessio.
Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, gjatë afatit kalimtar veror mund të kthehet te ish-skuadra e tij, Barcelona.Sipas “Sport”, Barca dëshiron të rikthejë shërbimet e Fabregasit, i cili u largua në drejtim të Topçinjve në moshën 16-vjeçare. Mësohet se katalunasit dëshirojnë që sa më shpejt ta mbyllin marrëveshjen, para zgjedhjeve presidenciale te Real Madridi, pasi që Fabregas bën pjesë edhe në planet e pretendentit për fronin e Mbretërve, Florentino Perez.
Trajneri kroat Josip Kuze është përzgjedhësi i ri i kombëtares shqiptare, ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.Kuze është zgjedhur në mesin e tre kandidaturave nga Komiteti i Ekzekutiv i FSHF-së të jetë pasardhësi i Arie Haan në stolin e kombëtares kuqezi.Kontrata e kroatit do të jetë njëvjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit e gjysmë. Ai do të mund të fillojë punën pas disa ditëve dhe javën e ardhshme pritet të bëjë një grumbullim me lojtarët e kombëtares, për t’u njohur nga afër me ta.56-vjeçari do të ketë provën e parë me kombëtaren më 6 qershor, përballë Portugalisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010. Më pas do të pasojnë dy miqësore, ajo me Gjeorgjinë dhe Qipron.Kuze gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe skuadrat kroate Dinamo Zagreb dhe NK Zagreb.
Derisa spekulimet vijnë e shtohen për mundësinë e largimit të trajnerit të Milanit, Carlo Ancelotti, legjenda kuqezi, Paolo Maldini, i cili do ta luajë ndeshjen e fundit në San Siro këtë fundjavë, është shprehur se lojtarët kërkojnë qëndrimin e Carletos.“Të gjithë e mbështesin Carlon. Ne kemi fituar shumë trofe nën udhëheqjen e tij. Kemi arritur në tre finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa i kemi fituar dy nga ato, këto janë rezultate të shkëlqyeshme”. “Sido që të jetë për të vazhduar më tutje bashkëpunimin, duhet të ekzistojë pëlqimi i të tria palëve: lojtarëve, dhe ne dëshirojmë që të vazhdojë, trajnerit dhe skuadrës”, ka thënë legjenda e futbollit italian.
















