Barcelona ka festuar me humbje titullin e kampionit të Spanjës, pasi ka pësuar për të dytën herë radhazi pasi siguroi titullin, kësaj here me ekipin rezervë që pësoi me rezultat minimal ndaj Osasunas në Camp Nou.Pep Guardiola vendosi të pushojë të gjithë ekipin e parë të tij në prag të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, finales së Ligës së Kampionëve, që zhvillohet të mërkurën në Romë, ku Barcelona do të ketë përballë Manchester United.Të vetmit që u përfshinë nga formacioni bazë ishin sulmuesi kryesor, Samuel Eto’o, i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit, por u bllokua shumë mirë nga mbrojtja e Osasunas, dhe mbrojtësi i majtë Erik Abidal, i cili do të mungojë në finalen e Romës.Por ekipi rezervë i blaugranëve, që megjithatë përbëhej edhe nga yje si Bojan Krkic, Alieksandr Hleb e Eidur Gudjohnsen, dështoi të japë shkëlqimin dhe emocionin që sjell zakonisht Barcelona.Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Walter Pandiani, i cili mposhti portierin e dytë të Barcelonës, Jose Manuel Pinto, në minutën e 25-të të lojës.Dhjetët minutat e fundit të ndeshjes vendasit e luajtën pa Marc Muniesa, i cili u përjashtua me karton të kuq (81’).Por mbrëmja i takoi Barcelonës, që pas ndeshjes ngriti trofeun e kampionatit spanjoll, i pari që nga viti 2006. Dy sezonet e fundit La Liga i takoi Real Madridit.Osasuna në anën tjetër me tri pikët e fituara ruan shpresat për të mbijetuar në ligën e parë spanjolle.
Bordeaux ka shënuar edhe një fitore të rëndësishme, kësaj here përballë Monacos me rezultat minimal 1-0, në ndeshjen e parafundit të kampionatit francez, duke ruajtur kreun me tre pikë të plota para Marseillet, që po ashtu shënoi fitore në udhëtim tek Nancy.Lideri i tabelës, Bordeaux, erdhi tek tre pikët e reja falë golit të vetëm të shënuar nga sulmuesi maroken Marouane Chamakh në minutën e 35-të të ndeshjes, gol që po thuajse i jep titullin e kampionit këtij ekipi.Marseille në anën tjetër po ashtu ka shënuar fitore ndaj Nancy, me rezultat 2-1, duke siguruar pozitën e dytë, që dërgon në Ligën e Kampionëve. Ekipi i Lorik Canës kaloi në epërsi të dyfishtë, me golat e Bonnart (33’) dhe Brandao (55’), para se vendasit të ngushtojnë epërsi me anë të N’Guemo, dy minuta para kohës së rregullt të ndeshjes.Marseille mund të shpresojë në triumf në kampionat vetëm nëse shënon fitore në ndeshjen e ardhshme ndaj Rennes dhe Bordeaux humb ndaj Caen.Lyoni, që po ashtu shënoi fitore në fushë të vet ndaj Caen, me rezultat 3-1, por megjithatë humb çdo shans për të fituar vendin e dytë të tabelës.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë në Stamford Bridge deri sa ta duan atje.Pas incidentit në ndeshjen kundër Barcelonës, spekulimet për një largim të tij nga Chelsea janë më të shpeshta. Megjithatë sulmuesi i bluve deklaroi edhe një herë se është i lumtur dhe se dëshiron të qëndrojë në Stamford Bridge.“Besoj se e ardhmja e Chelseat do të jetë e shkëlqyeshme pasi kemi bërë diçka për të cilën shumë futbollistë dëshirojnë të vijnë këtu. Ata e dinë se nëse vijnë këtu, çdo vit do të luftojnë për trofe”, ka thënë Drogba.“Ky klub tashmë ka qenë historik, por është bërë edhe më shumë. Jam krenar që jam pjesë e gjithë kësaj dhe dua të mbetem këtu derisa të më dëshirojnë”, ka përfunduar sulmuesi.
Sulmuesi i Real Madridit, Gozalo Higuan, edhe kësaj here është lënë jashtë formacionit të Argjentinës, nga përzgjedhësi Diego Maradona, edhe krahas asaj se ka shënuar 20 gola në kampionatin spanjoll këtë sezon.Higuain nuk ka fituar shans që kur Maradona u bë trajner i kombëtares së Argjentinës në tetorin e kaluar, dhe sërish nuk u gjend në përbërjen e 26 futbollistëve për ndeshjen e radhës kundër Kolumbisë dhe Ekuadorit, të vlefshme për kualifikimet për Botërorin 2010.Argjentina e pret Kolumbinë më 6 qershor në Buenos Aires, dhe katër ditë më pas udhëton te Ekuadori.
Lojtarët e zgjedhur nga Maradona janë:
Portierë: Mariano Andujar (Estudiantes de La Plata-Argjentinë), Juan Pablo Carrizo (Lazio-Itali) dhe Federico Vilar (Atlante-Meksikë).
Mbrojtës: Javier Zanetti (Internazionale-Itali), Marcos Angeleri (Estudiantes de La Plata-Argjentinë), Nicolas Otamendi (Velez-Argjentinë), Nicolas Burdisso (Inter-Itali), Daniel Diaz (Getafe-Spanjë), Juan Forlin (Boca Juniors-Argjentinë), Martin Demichelis (Bayern Munich-Gjermani), Gabriel Heinze (Real Madrid-Spanjë) dhe Emiliano Papa (Velez-Argjentinë).
Mesfushorë: Maximiliano Rodriguez (Atletico Madrid-Spanjë), Mascherano (Liverpool-Angli), Fernando Gago (Real Madrid-Spanjë), Sebastian Battaglia (Boca Juniors-Argjentinë), Christian Gimenez (Pachuca-Mexico), Jonas Gutierrez (Newcastle United-Angli), Juan Sebastian Veron (Estudiantes de La Plata-Argjentinë) dhe Daniel Montenegro (Independiente-Argjentinë).
Sulmues: Messi (Barcelona-Spanjë), Sergio Aguero (Atletico Madrid-Spanjë), Carlos Tevez (Manchester United-Angli), Lisandro Lopez (Porto-Portugali), Diego Milito (Genoa-Itali) dhe Gonzalo Bergessio (San Lorenzo-Argjentinë).
Menaxheri i përkohshëm i Chelseat, Guus Hiddink, mendon se UEFA është ‘e kënaqur’ për shkak se finalja e Ligës së Kampionëve nuk është në mes dy ekipeve angleze.Strategu holandez ende është i zemëruar për shkak të eliminimit skandaloz të bluve në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas dy barazimeve kundër Barcelonës.“Mendoj se UEFA nuk dëshironte një finale angleze të Ligës së Kampionëve edhe këtë vit dhe ata janë të kënaqur për këtë”, ka thënë Hiddink.“Para së gjithash, ne duhej të arrinim më shumë se një gol në shtëpi, por në të njëjtën kohë ndjej zemërim dhe padrejtësi. Arbitri ishte i papërvojë. Ai kishte probleme në të kaluarën, por ishte edhe i papërvojë”s, ka shtuar holandezi.
Tashmë ish-kampioni i Bundesligës, Bayern Munich, ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në ndeshjen e fundit të kampionatit gjerman përballë Stuttgartit, për të ruajtur pozitën e dytë të tabelës, që dërgon drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve.Bavarezët e zhvilluan ndeshjen e fundit përballë rivalit të drejtpërdrejtë, Stuttgartit, që kishte pikë të barabarta me ekipin nga Munichu, por diferencë më negative golash.Bayern kaloi në epërsi të dyfishtë, me nga një gol në secilën pjesë, para se mysafirët të ngushtojnë rezultatin në 2-1.Një aksion i mirë i Frank Ribery dhe goditja e tij e devijuar nga mbrojtësi holandez Khalid Boulahrouz i dhanë epërsinë Bayernit pas 16 minutash lojë, ndërsa kapiteni i bavarezëve Mark von Bommel, ishte ai që dyfishoi rezultatin në pjesën e dytë (69’).Për Stuttgartin i vetmi që shënoi ishte Mario Gomez, pasi shëtiti mbrojtjen vendase në minutën e 63-të të lojës.Me fitoren e sotme, Bayerni e përfundon sezonin në pozitën e dytë të tabelës së Bundesligës, me 67 pikë, dhe do të kualifikohet drejtpërdrejt për në Ligën e Kampionëve. Në pozitën e parë, me dy pikë më shumë se Bayerni (69), ka përfunduar kampioni i ri i Bundesligës, Wolfsburgu, që shkatërroi Werder Bremenin me rezultat 5-1 në ndeshjen e fundit, për të ngritur titullin e parë të Gjermanisë.
Ekipi i Wolfsburgut ka shënuar suksesin më të madh në historinë e ekzistimit të klubit, pasi arriti ta fitojë për herë të parë titullin e Bundesligës, duke mposhtur me rezultat të thellë prej 5-1 ekipin e Werder Bremenit, në javën e fundit të kampionatit gjerman.Pjesa e parë
Kampionët e rinj shënuan tri herë dhe pësuan vetëm një gol në pjesë të parë, për të shkuar të qetë në pauzën mes pjesëve. Zvjezdan Misimoviq shënoi një gol të hershëm, pas vetëm 6 minutash lojë, ndërsa pas nëntë minutash tjera Grafite dyfishoi rezultatin.Golashënuesi më i mirë i Bundesligës ishte edhe protagonist i golit të tretë për vendasit, pasi goditja e tij u devijua nga mbrojtësi i Werderit, Sebastian Prodl, dhe përfundoi në rrjetën e mysafirëve (25’).Pas gjysmë ore lojë, Werderi shënoi me anë të Diego, për të ngushtuar në 3-1 rezultatin.
Pjesa e dytë
Të zgjedhurit e trajnerit Felix Magath nuk u mjaftuan me tre gola, për të shënuar edhe dy të tjerë në këtë festë të madhe të tyre. Ishte sërish Grafite që shënoi 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, ndërsa sulmuesi tjetër i shquar i ekipit, Edvin Dzeko, shënoi golin e pestë për Wolfsburgun (74’), duke vulosur kështu rezultatin e ndeshjes.
Titulli është i pari në 64 vite histori të klubit të Wolfsburgut.
Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, mohon të ketë kontaktuar me drejtues të Juventusit, derisa ekipi nga kryeqyteti italian është në kërkim të pozitës së gjashtë në tabelën e Serie A në dy ndeshjet e fundit të sezonit.Në prag të derbit përballë Milanit, trajneri i Romës mbetet optimist se ekipi i tij do të arrijë ta sigurojë pozitën e gjashtë në tabelë.“Kam besim të plotë në kualitetin e ekipit tim. Do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Milanit. Krahas faktit që do të luajmë kundër një ekipi të shkëlqyeshëm, duhet të vijmë në shtëpi me rezultat pozitiv dhe kjo nuk është e lehtë për t’u realizuar”, ka thënë Spalletti.“Kurrë nuk kam pasur kontakte me Juventusin. Duhet të takohem me zyrtarët e klubit (Romës) dhe do të shohim. Familja Sensi më ka dhënë gjithçka dhe gjithmonë kam pasur raporte të mira me ta”, ka shtuar trajneri italian.
Strategu portugez Jose Mourino ka siguruar se ai do të mbetet në Inter edhe sezonin e ardhshëm.“Jam më shumë se i lumtur me progresin që bën klubi, duke shikuar në të ardhmen. Mund të thuhet se jam i kënaqur me po thuajse gjithçka këtu në Inter”, ka deklaruar Mourinho.“Tashmë e kam refuzuar Real Madridin një herë, më herët. Pasi fitova titullin e dytë të kampionit me Chelsean, doja të vazhdoja. Refuzova ofertën pa menduar dy herë”, ka thënë portugezi.
Brawn GP ka dominuar edhe një herë në kualifikimet e Formula 1, kësaj here për garën e nesërme, Monaco Grand Prix.Lideri i tabelës së ngasësve, Jenson Button, shënoi kohën më të mirë në këto prova, ndërsa shoku i tij i skuadrës, Rubens Barrichello u rendit i treti. Nga reshti i parë, pozita e dytë, në garën e nesërme do të niset ngasësi i Ferrarit, Kimi Raikkonen.Ngasësi tjetër i Ferrarit, Felipe Massa, do të niset nga reshti i tretë, pasi doli të ishte i pesti më i shpejtë.Kampioni në fuqi i Formula 1, Lewis Hamilton, i përfundoi provat kualifikuese me një aksident, dhe do të fillojë nga pozita e 16-të në garën e nesërme.
Sulmuesi brazilian Jo do të rikthehet te Manchester City në fund të sezonit, pasi Evertoni ka bërë të ditur se nuk është në gjendje të paguajë shumën e lartë që kërkon City.Klubi nga Manchesteri pagoi 18 milionë funte për të siguruar sulmuesin në qershor, por ai dështoi të tregojë formë të mirë në Eastlands. Huazimi në janar te Evertoni ka ringjallur brazilianin, ku ai shënoi pesë gola në 13 ndeshje.“Nuk shoh se ne do të mund t’i afrohemi shumës së parave që ata harxhuan për të. Huazimi nuk na është ofruar si opsion. Është diçka për të cilin ata nuk kanë dhënë shenja se do të ishin të interesuar. Kjo do të thotë se ai do të kthehet në Manchester City”, thotë trajneri i Evertonit, David Moyes.
LeBron James ka shënuar një trepikësh në momentin derisa sirena dha shenjë për fundin e ndeshjes, për t’i dhënë fitoren 96-95 Cleveland Cavaliers ndaj Orlando Magic në ndeshjen e dytë finale të Konferencës Lindore.Me vetëm një sekondë të mbetur, Cavaliers ishin dy pikë në disavantazh, dhe James shënoi nga 7.5 metra largësi, për ta rikthyer rezultatin. Rashard Lewis shënoi 23 pikë, ndërsa Hedo Turkoglu 21 për Magic, ndërsa te Cavaliers udhëhoqi James me 35 pikë, i ndjekur nga Mo Williams me 19.
Ndeshja e tretë do të zhvillohet të dielën në Orlando.
Superylli i Milanit, Ricardo Kaka, vazhdon ta shpreh vendimin e tij për të qëndruar në San Siro, mirëpo një mega-ofertë nuk do ta refuzonte presidenti Silvio Berlusconi, i cili dëshiron të krijojë fonde për ta rimëkëmbur skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.“Il Corriere Dello Sport” njofton se Real Madridi po përgatit një ofertë prej 80 milionë eurosh për “ta detyruar” brazilianin që të transferohet në Bernabeu, përkundër pohimeve të tij të fundit që dëshiron të mbetet te Milan. Pasi të sigurojë pëlqimin e Milanit, gjiganti spanjoll do të duhet të veprojë për ta joshur lojtarin që t’u bashkëngjitet Los Merengues.
Juventusi e ka caktuar sulmuesin e Lyonit, Karim Benzema, si zëvendësuesin e përsosur të David Trezeguet, kështu që pritet të bëhet një ofertë e cila do t’i shihte dy sulmuesit e spikatur duke i ndërruar vendet.Sipas “Tuttosport”, presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, ka dëshirë të madhe ta transferojë Trezeguet, i cili ka kontratë me Juven deri në vitin 2011. I njëjti burim pohon se Lyoni do t’ia ofrojë Juventusit shërbimet e Benzemas dhe për shkëmbim do të kërkojë Trezegolin, ofertë e cila padyshim që do të mirëpritet në Torino. Megjithatë tifozët bardhezi duhet të presin deri në fund të sezonit të ardhshëm për ta parë Banzeman me fanellën e Juves, pasi që kjo marrëveshje pritet të arrihet në fund të sezonit të ri.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i bindur se në sezonin e ardhshëm skuadra e tij do të jetë konkurrent i fortë për tituj duke shtuar se përvoja të cilën e kanë fituar të zgjedhurit e tij do t’u ndihmojë në arritjen e sukseseve.“Në vitin 2006 luajtëm në finale të Ligës së Kampionëve, vitin e kaluar luajtëm në çerekfinale, ndërsa këtë vit në gjysmëfinale. Vitin e kaluar ishim afër për ta fituar Ligën Premier, ndërsa këtë vit ishim larg- mirëpo gjatë katër viteve (të patrofeshme) ne nuk kemi hequr dorë nga angazhimi ynë”. “Unë di skuadra të mëdha të cilat janë larguar që në të tetën e finales nga Liga e Kampionëve këto pesë vitet e fundit”. “Në Angli konkurrenca është shumë e madhe, por unë besoj se sezonin e ardhshëm ne do ta kemi fjalën”, ka thënë Wenger për “Sky Sports”.
Njëra nga çështjet më të përfolura te Milani është mundësia e largimit të trajnerit Carlo Ancelotti, i cili mund të marrë drejtimin e Chelseat vetëm pas disa javësh.Mirëpo, sipas njoftimeve të fundit nga Tuttomercatoweb, Ancelotti ka vendosur të mbetet në San Siro, pasi që u ka thënë miqve të tij se nuk do të largohet nga Milani. Ndërkohë, pas ndeshjes së të dielës kundër Romës, pritet që një delegacion i skuadrës i udhëhequr nga Adriano Galliani, të takohet me presidentin Silvio Berlusconi për ta bindur atë se Ancelotti është njeriu i duhur për Rossonerët.
Legjenda argjentinase, aktualisht trajner i përfaqësueses së Argjentinës, Diego Maradona, tashmë e ka caktuar listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të muajit të ardhshëm kundër Kolumbisë dhe Ekuadorit.Befasi është prania e më shumë lojtarëve që luajnë në Kampionatin e Argjentinës. Pas fitores në ndeshjen miqësore kundër Panamasë këtë javë, Maradona ka zgjedhur nëntë lojtarë vendas nga Liga e Parë e Argjentinës.
Skuadra e Argjentinës për ndeshjet kualifikuese :
Portierë: Juan Pablo Carrizo, Mariano Andujar dhe Federico Vilar.
Mbrojtës: Javier Zanetti, Gabriel Heinze, Daniel Diaz, Nicolas Burdisso, Martin Demichelis, Emiliano Papa, Juan Forlin, Marcos Angeleri dhe Nicolas Otamendi.
Mesfushorë: Javier Mascherano, Fernando Gago, Maxi Rodriguez, Jonas Gutierrez, Christian Gimenez, Sebastian Battaglia, Juan Sebastian Veron dhe Daniel Montenegro.
Sulmues: Lionel Messi, Sergio Aguero, Carlos Tevez, Lisandro Lopez, Diego Milito dhe Gonzalo Bergessio.
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, ka thënë se ai dëshiron ta mbajë sulmuesin Goran Pandev nëse një gjë e tillë është e mundur, ndërsa ka mohuar spekulimet se Juventusi ka kërkuar shërbimet e maqedonasit.“Deri më tani nuk kemi marrë asnjë ofertë për Goranin nga asnjë klub. Jemi duke bërë gjithçka për ta mbajtur atë në skuadër. Nëse ai qëndron te ne edhe dy vite, ai do të arrijë të piqet si lojtar dhe do ta arrijë nivelin e lojës të cilin e dëshiron”, ka thënë Lotito për ANSA. Pandev luan për Lazion që nga viti 2004. Sulmuesi 25-vjeçar ka bërë 137 paraqitje në Serie A dhe ka shënuar 48 gola.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, ka deklaruar se karriera e tij do të zgjasë edhe shumë vite, ndërsa ka pohuar se një ditë do t’i pëlqente të luajë për Milanin.“Dëshiroj të luaj derisa të më bëhet bezdisës udhëtimi dhe kur ta humb pasionin për futbollin. Nuk mendoj e kam rritur këtë pikë ende”. “Ndoshta do të jetë trupi im që do të ma kufizojë lojën, mirëpo atëherë do të dëshiroja të luaj në mesfushë, prapa sulmuesve”. “Në shkollë më kane ecur mirë gjuhët e huaja: anglishtja, italishtja dhe gjermanishtja. Po ashtu më pëlqejnë pastat, dhe Milani është njëri nga klubet e mia të preferuar”, ka thënë Drogba për Goal.com Italy.
Legjenda e Milanit, Paolo Maldini, këtë fundjavë do ta luajë ndeshjen e fundit në San Siro dhe padyshim që do të jetë një ditë mjaft emocionuese,si për lojtarin, tifozët dhe udhëheqësit e klubit. Maldini ka marrë lëvdata të shumta nga bashkëlojtarët e tij dhe nga dashamirësit e futbollit anekënd botës, ndërsa të premten njëri nga rivalët historik të Maldinit, kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka thënë fjalë të mëdha për dikur bashkëlojtarin e tij në përfaqësuesen e Italisë. “Ti je vërtetë i pari! Ka lojtar të mëdhenj dhe ka lojtarë të klasit botëror, dhe pastaj ka lojtarë të cilët i kalojnë këto kufij- Paolo është shembulli i përsosur për këtë”. “Ai është simboli i Milanit, ai ka arritur ta tejkalojë madje edhe (legjendën tjetër të Milanit, Franco) Baresin dhe të gjithë lojtarët tjerë të mëdhenj”. “Ai ka arritur objektiva mbresëlënëse gjatë karrierës së tij dhe po ashtu ka krijuar një imazh të shkëlqyer te skuadra e tij dhe te futbolli italian dhe ai ndërkombëtar”, ka thënë ikona e Juves në një intervistë për “Milan Channel”.
Ish-trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, ka zbuluar se atij i është thënë nga miqtë e tij në Stamford Bridge se Carlo Ancelottido të jetë drejtues i ekipit anglez për sezonin e ardhshëm.Spekulimet kanë shpërthyer në Angli dhe Itali se Ancelotti do të largohet nga Milani për Chelsean gjatë kësaj vere, me rosonerët që pritet ta bëjnë këtë zyrtare gjatë të hënës.“Miqtë e mi në Chelsea më kanë thënë se do të jetë Carlo. Disa lojtarë më kanë bërë pyetje nëse ai është i mirë”, ka thënë Mourinho.“Iu kam përgjigjur se ai më duket se është një trajner shumë mirë i përgatitur, shumë i afërt me lojtarët e tij, i cili mund të krijojnë atmosferë të shkëlqyeshme me lojtarët. Nëse adoptohet mirë në Chelsea, ai ka një grup të lojtarëve të cilët presin një trajner të mirë për të fituar, pasi është një ekip që dëshiron të fitojë”, ka shtuar portugezi.
















