Udinese ka refuzuar një ofertë prej 22 milionë eurosh, të cilën e ka bërë Bayern Munichu për të fituar shërbimet e sulmuesit Fabio Quagliarella.Sulmuesi italian dëshiron të largohet nga klubi, ndërsa për të janë të interesuar Juventusi, Interi, Bayerni dhe Napoli. “Quagliarella vlen 25 milionë euro. Kemi marrë një ofertë prej 22 milionë eurosh nga Bayerni, por e kemi refuzuar”, ka thënë shefi i Udines Giampaolo Pozzo për radion “Kiss Kiss”.
“Jemi në bisedime edhe me Napolin, ndërsa sulmuesi po kërkohet po ashtu edhe nga Juventusi. Por unë kam raporte të mira me Napolin dhe do të mundohem që transferimin ta dërgoj në këtë drejtim”, ka thënë shefi i Udines Giampaolo Pozzo për radion “Kiss Kiss”.
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Patrice Evra, e ka paralajmëruar mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, se nëse kërkon ‘dyluftim’, atëherë ai me kënaqësi do ta pranonte një gjë të tillë.Evra është i hidhëruar me ndërhyrjen e Fabregasit në ndeshjen e 16 majit në Old Trafford, dhe e ka akuzuar spanjollin se ka dashur ta lëndojë me qëllim që francezi të mos luajë në finale të Ligës së Kampionëve. “Nëse argëtohesh duke i goditur njerëzit, duke boksuar, ose duke luftuar taikuando, mund të bësh ç’të duash. Por ajo nuk është futboll”. “Do të takohemi sërish me njëri-tjetrin jashtë fushe dhe aty nuk do të ketë gjyqtar të më japë karton të kuq”, është cituar Evra nga “The Sun”.
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, pranon se neutralizimi i Cristiano Ronaldos është kyç për të mposhtur Manchester United.“Duhet të analizojmë fuqitë e tij dhe t’i neutralizojmë ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Manchester është një prej ekipeve më të mira në botë”, ka thënë Valdez. “Shpresoj se kjo do të përfundojë me fitore të Barcelonës. Kam besim të plotë në kolegët e mi. Mendoj se secilin që do ta zgjedhë trajneri, do të jetë i aftë të kryejë punën e tij”, ka shtuar spanjolli.
Mesfushori i Real Madridit, Guti, do jetë tifoz i Manchester United, në finalen e sotme të Ligës së Kampionëve.“Jo nuk dua të fitojë Barcelona. Nuk më intereson kush do të shënojë për Manchesterin, por nuk dua që Barcelona të fitojë”, ka qenë i qartë Guti. Guti së fundi ka pasur mosmarrëveshje edhe me trajnerin e Real Madridit, Juande Ramos, duke e fajësuar atë për sjellje të padrejta.
Sulmuesi i ri i Bayern Munichut, Mario Gomez, ka njoftuar se ka refuzuar shumë oferta të skuadrave italiane dhe angleze për të qenë pjesë e skuadrës bavareze.Bayerni i ka paguar 30 milionë euro Stuttgartit për të fituar shërbimet e Gomez, i cili është shprehur se i kanë mjaftuar vetëm dy ditë për të vendosur për kalimin e tij në Allianz Arena. “Po transferohem, sepse dëshiroj të bëj një hap përpara në karrierën time dhe Bayerni është njëra nga skuadrat gjermane, e cila mund të bëjë ballë edhe në Evropë”. “Kam pasur oferta nga Italia, Anglia dhe Bayerni, ndërsa më janë nevojitur vetëm dy ditë për të vendosur”, ka thënë Gomez.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, thotë se Balugranët nuk janë e njëjta skuadër e cila u eliminua sezonin e kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pikërisht nga kundërshtari në finalen e mbrëmjes së sotme, Manchester United.“Manchester Unitedi na ka mposhtur në gjysmëfinalen e vitit të kaluar, por tash gjërat janë ndryshe. Gjërat kanë ndryshuar dhe ne jemi të përgatitur për ta fituar trofeun”. “Në finale llogariten vetëm golat. Nëse fitojmë nuk ka rëndësi nëse kemi luajtur mirë, pasi që tifozët i mbajnë mend vetëm kampionët, dhe jo finalistët”. “Çelësi i fitores do të jetë posedimi i topit. Barca nuk mund të dominojë ndaj Unitedit nëse nuk e posedon topin, sepse kjo do të ofronte mundësinë për kundërsulme”, ka thënë Xavi për “Sky Sports”.
Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, thotë se Manchester United është favorit për finalen e sotme të Ligës së Kampionëve.“United luan një futboll të mirë, të guximshëm dhe do të jetë një spektakël i vërtetë”, ka thënë ish-sulmuesi holandez. “Por suspendimet e Dani Alves, Eric Abidal dhe Darren Fletcher, do të thotë se ata do të mungojnë në ndeshjen e vitit. Suspendimet do ta lëndojnë Barcelonën, pasi nëse shikoni në stolin e United, mund të shihni një ekip më të fuqishëm”, ka shtuar Cruyff.
Sulmuesi i Romës, Mirko Vucinic, shpreson që Barcelona ta mposhtë Manchester Unitedin në finalen e Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.“Shpresoj që Barcelona të shënojë fitore, sepse mendoj se luan futboll më të bukur”, ka thënë malazezi për “Sky Sport Italia”. Sulmuesi i Giallorossëve nuk e fsheh dëshpërimin që kryeqytetasit nuk kanë arritur në finale, sepse jo shpesh të vjen mundësia ta luash finalen në terren vendas. “Kemi qenë shumë të zhgënjyer (që nuk kemi arritur në finale), pasi jo gjithmonë finalja të vjen në fushën tënde. Megjithatë, mendoj se këto dy skuadër e kanë merituar finalen, sepse janë skuadrat më të forta dhe më spektakolare në botë”, ka shtuar Vucinic.
Mbrojtësi i Arsenalit, Philippe Senderos, dëshiron ta vazhdojë qëndrimin e tij te Milani, ku në sezonin e fundit luajti si huazim.Gjiganti italian ka opsionin për të blerë mbrojtësin zviceran në kontratën e huazimit, e cila është afër fundit. Edhe pse ai bëri vetëm 19 paraqitje për Milanin, Senderos dëshiron të vazhdojë qëndrimin e tij në klubin italian. “Ndjehem shumë mirë këtu dhe do të doja të qëndroj. Kam punuar shumë me trajnerin dhe kjo më ka ndihmuar shumë”, ka thënë zvicerani.
Të mërkurën mbrëma zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Unitedit, në Stadio Olimpico të Romës, ndërsa superylli i Djajve të Kuq, Cristiano Ronaldo shprehet i gatshëm për t’i treguar aftësitë e tij.“Jam qind për qind i fokusuar te ndeshja. E di se njerëzit dëshirojnë të dëgjojnë diçka për mua dhe Messin, por unë jam i përqendruar te ndeshja”. “Shpresoj të luaj mirë në finale, për shkak të fushës, stadiumit, tifozëve- është mahnitëse. Planifikoj të luaj më së miri këtu dhe të shënoj fitore”, është shprehur lojtari më i mirë në botë për sezonin e kaluar.
Përzgjedhësi i kombëtares angleze, Fabio Capello, beson se Interi mund të ishte pjesë e finales së Ligës së Kampionëve në Romë këtë sezon.“Inter meritoi të jetë në finale, ose së paku në gjysmëfinale. Fatkeqësisht ata u takuan me Manchester United në një moment kur nuk ishin të fuqishëm siç janë tash”, ka thënë Capello për La Gazzetta dello Sport.“Juve dhe Roma nuk janë në të njëjtin nivel me gjysmë-finalistët tjerë të këtij sezoni. Italianët duhet të bëjnë më shumë, jo vetëm për lojë dhe përgatitje fizike”, ka shtuar italiani.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, dëshiron ta sjellë në Giuseppe Meazza, dyshen e Chelseat, Ricardo Carvalho dhe Deco.Daily Mirror ka shkruar se Mourinho është i interesuar për dy futbollistët portugez me të cilët kishte punuar në Porto.E ardhmja e Carvalhos në Chelsea është e pasigurt, pasi në katër muajt e fundit ai ka vetëm dy paraqitje për blutë.Deco në anën tjetër, kaloi nga Barcelona në Chelsea duke bërë një debutim impresiv, por me kalimin e kohës ai e humbi ritmin.Mediat angleze shkruajnë se Mourinho do të përpiqet ta shfrytëzojë situatën e tillë për t’i sjellë të dy lojtarët në Inter.
Dwight Howard ka dominuar në periudhën shtesë të ndeshjes, për të ndihmuar ekipin e tij Orlando Magic të shënojë fitore me rezultat 116-114 ndaj Cleveland Cavaliers, dhe për të qenë në prag të triumfit të finales së Konferencës Perëndimore.Dy gjuajte të lira të Howard kur kishin mbetur 21 sekonda pa përfunduar ndeshja u treguan vendimtare për triumfin e Cleveland. Howard përfundoi ndeshjen me 27 pikë dhe 14 kërcime.MVP i sezonit, LeBron James, shënoi 44 pikë për Cleveland, që është hera e tij e tretë në katër ndeshjet finale që shënon që shumë se 40 pikë, por që të tre këto herët ekipi i tij është mposhtur.James shënoi dy gjuajtje të lira me më pak se një sekondë të mbetur në kohën e rregullt, për të çuar në lojën shtesë, por nuk ishte i saktë nga tentimi i tij për trepikësh për të fituar ndeshjes, në çastet e fundit të lojës shtesë.Orlando tash avancon 3-1 në finalen perëndimore dhe do të mund ta vulosë dilemën e fituesin në ndeshjen e pestë e cila zhvillohet të enjten në Cleveland.
Anësori i Manchester United, Cristiano Ronaldo, pranon se ka simpati për kampionatin spanjoll, por shton se Liga Premier është më e fuqishmja në botë.Portugezi më shumë se një vit lidhet me një kalim në kampionatin spanjoll, te Real Madridi, dhe ky tregim vazhdon edhe më tej, edhe pse Ronaldo këtë vit i bën ballë presionit në mënyrën më të mirë.“Më pëlqen kampionati spanjoll, por ndjehem mirë në Angli dhe besoj se për momentin Liga Premier është kampionati më i fuqishëm në botë”, ka thënë Ronaldo.Ronaldo ka folur edhe për kundërshtarin e sotëm të Ligës së Kampionëve, Barcelonën, duke thënë se në Olimpico do të tregohet se kush është klubi më i mirë.“Barcelona ka një ekip të shkëlqyeshëm dhe tashmë e kam thënë se më pëlqen ta shoh lojën e tyre. E respektoj. Por në fund besoj se United është ekipi më i mirë dhe do ta tregojmë këtë në ndeshjen finale”, ka shtuar fituesi i Topit të Artë sezonin e kaluar.
Asociacioni i Menaxherëve (LMA) e ka zgjedhur strategun e Evertonit, David Moyes, për Menaxherin më të Mirë të Vitit në Premier League.Edhe pse nuk harxhoi shuma të mëdha të parave për të transferuar yje, Moyes arriti tek pozita e pestë në tabelën e ligës angleze dhe është finalist i Kupës FA, të cilën do të ketë mundësi ta fitojë të shtunën, kur luan kundër Chelseat.Moyes e ka fituar këtë shpërblim edhe në vitin 2003 dhe 2005, dhe është menaxheri i parë që arrin këtë titull për të tretën herë.Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, po ashtu ka fituar dy shpërblime, atë për Merita të Veçanta, për suksesin në vitin e fundit, duke filluar me triumf në Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar dhe deri te mbrojtja e titullit në Premier Legue. Ferguson po ashtu është zgjedhur Menaxher i Vitit në Ligën Premier nga Paneli Barclays.
Sulmuesi i Lazios, Mauro Zarate, thotë se ai është shumë i kënaqur me jetën në Romë dhe dëshiron të mbetet te klubi italian edhe për dhjetë vite të tjera.Argjentinasi arriti në Lazio në fillim të këtij sezoni dhe llogaritet si një prej befasive më të këndshme në Serie A këtë sezon. Sulmuesi ende është në pronë të klubit Al Saad, por presidenti i Lazios që më herët ka filluar negociatat për një transferim të përhershëm për të.“Dëshirë e imja është të mbetem në Romë, unë tashmë e kam zgjedhur këtë por në të njëjtën kohë duhet të pranoj se nuk është gjithçka e kompletuar. A mungon diçka? Po, dhe kjo është e thjeshtë: duhet të paguhet Al-Sadd (20 milionë euro) dhe gjithçka do të zgjidhet”, ka thënë argjentinasi.“A jam i bindur se do të ketë marrëveshje? Shpresoj se gjithçka do të përfundojë mirë, pasi dua të mbetem këtu, pesë ose ndoshta dhjetë vite. Nëse kjo është e mundur, do të jem njeriu më i lumtur në botë, por edhe nëse nuk ndodh kjo, nuk do të jetë dëshpëruese. Nuk varet gjithçka nga unë”, ka shtuar Zarate.
Sir Alex Ferguson synon ta shkruajë emrin e tij dhe të ekipit në historinë e futbollit, me fitore në ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve.United dhe Barcelona do t’i përballin forcat sot në finalen e Ligës së Kampionëve, dhe djajtë e kuq dëshirojnë të jenë të parët që do ta mbrojnë këtë trofe (me emrin Liga e Kampionëve).Milani ishte ekipi i fundit që mbrojti titullin evropian (1989-90 dhe 1990-91), por që kur kjo garë ka ndryshuar në vitin 1992, asnjë ekip nuk e ka mbrojtur atë.“Kjo është një mundësi për ne të vendosemi në krah të shumë klubeve të Evropës. Nëse shikoni në të kaluarën, ekipe si Ajax, Milan dhe Bayern Munich vazhdimisht kanë fituar në sezone të njëpasnjëshme”, ka thënë Ferguson.“Është e pazakonshme fakti që askush nuk ka arritur ta mbrojë atë që kur ka filluar Liga e Kampionëve, por ne jemi të mirë kur është fjala për t’i bërë gjërat për herë të parë dhe kjo është mundësia jonë”, ka shtuar skocezi.
Sulmuesi i Fiorentinës, Alberto Gilardinho, thotë se fitorja mbi Milanin gjatë të dielës do të jetë kremi i tortës së sezonit të shkëlqyeshëm të Fiorentinës.Ekipi violë tashmë e ka siguruar pozitën e katërt dhe nëse shënon fitore me më shumë se dy gola dallim diferencë ndaj Milanit, do të mund të ngrihet në pozitën e tretë dhe të sigurojë Ligën e Kampionëve pa ndeshje kualifikuese.“Do të jetë kremi i tortës, fitorja ndaj Milanit dhe kualifikimi në Ligën e Kampionëve pa luajtur ndeshje kualifikuese”, ka thënë ish-sulmuesi i Milanit.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ekipi i tij do ta sulmojë kampionin në fuqi të Ligës së Kampionëve në finalen e Romës dhe planifikon ta ngrejë trofeun në fund të ndeshjes.“Do të përpiqemi ta fitojmë kampionin aktual. Erdhëm në romë për t’u argëtuar, këtu jemi për t’i treguar botës se jemi në gjendje ta ngrejmë trofeun. Do të luajmë si zakonisht dhe do ta japim maksimumin”, ka thënë guardiola.“Do ta sulmojmë kundërshtarin dhe do të përpiqemi t’i shkaktojmë sa më shumë probleme me United. Dëgjova se Manchesteri nuk dëshiron të luajë me kundërsulme, dhe besoj në këtë, pasi është një klub që gjithmonë fiton me futboll ofensiv”, ka shtuar spanjolli.
Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, e ka komentuar finalen e Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në Romë, duke parashikuar që Manchester United të shpallet sërish kampion.“Barcelona manovron mirë me topin dhe lëviz shpejtë në fushë. Megjithatë, lojtarët kanë mungesë të fuqisë, dhe për më shumë nuk do të paraqiten Marquez, Abidal dhe Dani Alves”. “Barcelona luan mirë, por ka vetëm një mënyrë të lojës. Përkundrazi, Manchesteri ka mënyra të ndryshme të lojës dhe është më fleksibil në këtë aspekt. Këtë ndeshje do ta përcaktojnë detajet, mirëpo në një përballje të vetme, United ka peshë më të madhe dhe mund të shënojë fitore”, ka thënë Lippi për “La Stampa”. Lippi ka komentuar edhe për lojtarin më të mirë ndërmjet Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, duke thënë se “Messi është lojtar më i mirë se Ronaldo”.
















