Juventusi ka pohuar sot se ka arritur marrëveshje të re me sulmuesin italian Vincenzo Iaquinta, e cila do ta mbajë atë në Olimpico deri në vitin 2013.Sulmuesi më herët pohoi se ishte në negociata me Juven për të vazhduar marrëveshjen dhe bëri të ditur se ishte afër nënshkrimit. Iaquinta ka treguar paraqitje të mira në pjesën e dytë të sezonit dhe ka shënuar plot 12 gola në Serie A dhe 15 gola në të gjitha garat. “Për mua, fakti që arrita ta vazhdoj marrëveshjen me Juventus, është një burim i një krenarie të madhe. Kjo do të thotë se i kam realizuar mirë detyrat e vendosura. E falënderoj klubin që ka treguar besim në mua”, ka thënë Iaquinta.






Etapa e dytë e drejtimit të Florentino Perez si president i Real Madridit ka filluar sot, pasi spanjolli ka paralajmëruar rikthimin e Zinedine Zidane dhe Jorge Valdano në klub.
Sulmuesi malazias Mirko Vucinic ka vazhduar marrëveshjen e tij me Romën deri në vitin 2013, pasi sot nënshkroi kontratë të re katërvjeçare.
Sulmuesi italian Fabio Qugliarella ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me Napolin dhe do të prezantohet në media gjatë javës.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, e ka përsëritur që braziliani Ricardo Kaka do të vazhdojë ta veshë fanellën kuqezi.
Menaxheri gjeneral i Villarrealit, Jose Manuel Llaneza, ka deklaruar se Real Madridi të martën do ta caktojë Manuel Pellegrinin për trajner të klubit pasi që tashmë është arritur marrëveshja ndërmjet dy klubeve.
Leonardo ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Milanin në postin e trajnerit, ndërsa ai është shprehur i ngazëllyer për këtë mundësi që i është dhënë.
Skuadra e Chelseat ka njoftuar se Carlo Ancelotti ka marrë postin e menaxherit te Blutë.
Sampdoria ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit se e ka angazhuar Luigi Del Nerin si trajner të ri të skuadrës.











