Trajneri i Interit, Jose Mourinho, thotë se klubi ka nevojë edhe për tre përforcime të reja, për të qenë më konkurrentë në garat në të cilat do të luajnë sezonin e ardhshëm.Mourinho sot zhvilloi një takim me presidentin Massimo Moratti, në të cilin ka folur për planet për sezonin e ardhshëm.
“Më e rëndësishme është ajo që virtualisht është kompletuar transferimi i Motta dhe Milito. Nuk e di nëse gjithçka është e kompletuar, por së shpejti gjithçka do të dihet. Për t’u përmirësuar klubi, kemi nevojë për një sulmues, një mesfushor dhe një mbrojtës”, ka thënë Mourinho.
“Carvalho, Deco dhe Eto’o? Jo. Milito, Motta dhe një tjetër. Një mbrojtës i mirë i qendrës”, ka shtuar spanjolli.
Mbrojtësi i Romës, John Arne Riise, ka pranuar se i pëlqen fakti që ai lidhet me një kalim tek kampioni i Evropës, Bacelona, por thotë se këto janë vetëm fjalë.Mediat spanjolle e lidhën ish-lojtarin e Liverpoolit me një kalim në Barcelona, pasi me largimin e Silvinhos ekipi spanjoll është në kërkim të një mbrojtësi të ri të majtë.
“Fakti që më lidhin me një klub si Barcelona, më pëlqen, vërtet. Është klubi më i mirë këtë sezon, por unë jam lojtar i Romës dhe ato janë vetëm fjalë”, ka thënë Riise.
Norvegjezi në vitin 2001 kaloi nga Monaco në Liverpool, ndërsa verën e kaluar u transferua te Roma.
Real Madridi pasi ka mposhtur konkurrencën e Chelseat për yllin e Milanit, Leite Kaka, dëshiron të ulë çmimin e lojtarit duke përfshirë Arjen Robben dhe Wesley Sneijder në ofertë.Mediat spanjolle shkruajnë se për të arritur shumën e 70 milionë eurove, sa kërkon Milani për brazilianin, në drejtim të kundërt do të lëvizë dyshja holandeze Arjen Robben dhe Wesley Sneijder.
Ndërkaq, një lajm tjetër nga ky tregim është se Kaka ka kërkuar që së bashku me të në Real të arrijë edhe vëllai i tij i vogël, Digao, i cili po ashtu aktivizohet te Milani si mbrojtës i qendrës.
Numri një i botës në tenisin e femrave, Dinara Safina, ka mposhtur sllovaken Dominika Cibulkova në dy sete, (6-3; 6-3), për t’u kualifikuar në finalen e turneut French Open, ku do të takohet me rusen tjetër Svetlana Kuznetsova.Safina, është një hap afër titullit të parë Grand Slam, pas një loje të zjarrtë dhe të fuqishme tenisi në gjysmëfinalen përballë Cibulkova.
Rusja, e cila vitin e kaluar ishte po ashtu finaliste në Roland Garros, ku u mposht nga serbja Ana Ivanovic, pati nevojë për një orë e 41 minuta për të mposhtur tenisten e 20-të në botë.
Safina në finale do të takohet me bashkëvendësen e saj, Svetlana Kuznetsova, e cila në gjysmëfinalen tjetër mposhti australianen Samantha Stosur 2-1 me sete, (6-4; 6-7; 6-3).
Berlusconi ishte ndërmjet personaliteteve të njohura në finalen e Ligës së Kampionëve dhe aty ka pasur mundësinë të takohet me portugezin të cilit i ka pëshpëritur në vesh se e dëshiron në San Siro. “I thash se dëshiroj ta shoh atë duke luajtur me ngjyrat e Rossonerëve, dhe ai më buzëqeshi”, është cituar presidenti nga Studio Sport. Fjalët e presidentit të Milanit sugjerojnë se ai e dëshiron Ronaldon në vend të lojtarit në largim Ricardo Kaka.
Juventus ka nënshkruar kontratë me mesfushorin e Udineses, Gaetano D’Agostino, për të cilin ka paguar një shumë prej tetë milionë eurosh, si edhe bashkëpronësinë e Michele Paoluccit dhe Davide Lanzafame.Ende nuk është bërë njoftimi zyrtar nga asnjëra skuadër, mirëpo “Studio Sport” njofton se marrëveshja është kryer. 27-vjeçari ka kaluar një sezon të shkëlqyer me Udinen duke shënuar 11 gola, ndërsa javët e fundit vazhdimisht është spekuluar për afrimin e tij me Zonjën e Vjetër, dhe tash më në fund njoftohet që mesfushori italian është lojtarë i Juventusit.
Lojtari i larguar nga Juventusi, Pavel Nedved, ka thënë se karriera e tij ende nuk ka marrë fund, përkundër se javën e kaluar përfundoi qëndrimin e tij te Zonja e Vjetër.“Duhet të mendoj nëse do të luaj ose jo dhe duhet të jem i qetë derisa ta marr këtë vendim. Do të filloj nga e para”. “Juventusi më ka trajtuar shumë mirë dhe ata dëshirojnë që unë të jem në kontakt me skuadrën. Unë kam pasur shumë oferta për të luajtur dhe për të bërë diçka tjetër. Ajo që është e sigurt është se nuk do të mbetem i papunësuar”. Do të jetë një vendim i vështirë për mua. Do të shkoj në pushim dhe do të mendoj për këtë gjë. Nuk mund ta planifikoj të ardhmen time, mirëpo me Juventusin gjithçka ka marrë fund”. “Nuk po ngutem për të marrë vendim, mirëpo kurrë nuk i dihet. Nuk mund të them se ka marrë fund gjithçka për mua”, ka thënë Nedved për “Denik Sport”
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se klubi do të angazhojë një emër tjetër të madh në sulm nëse Kaka do të largohet, ndërsa sa i takon Alexandre Pato, Galliani ka thënë se braziliani tjetër do të qëndrojë.Galliani u prit nga gazetarët para hyrjes në zyrën e tij në Federatën italiane, ku zhvilloi takimin e caktuar të ekipeve nga Calcio liga. “Nuk e di nëse ai do të largohet ose jo, por nëse Kaka largohet, sigurisht se do të sjellim një emër të ri të madh në pozicionin e sulmuesit. Është e vërtetë së City ofroi shumë më shumë para se Real Madridi, por lojtari nuk dëshironte ta pranojë ofertën për dallim prej tash”, ka thënë Galliani. “Ronaldinho? Ai është lojtar i Milanit, ne negociojmë vetëm për shitjen e Kaka, të gjitha yjet e tjera do të mbeten në klub. Pato do të mbetet. Ai nuk është në shitje. Reagimi i fansave? Më vjen keq për ta, edhe unë jam fans i Milanit”, ka shtuar italiani.
Mesfushori i Chelseat, Deco, shpreson të bashkohet me dikur trajnerin e tij Jose Mourinho me një transferim te kampioni i Italisë, Inter.31-vjeçari nuk ka arritur të zë vend në formacionin bazë të Bluve, pasi që trajnerët kanë preferuar Michael Essienin, Frank Lampardin dhe Michael Ballackun në mesfushë, para portugezit. Kështu që Deco nuk ndihet i nevojshëm te Blutë, prandaj ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me trajnerin e dikurshëm te Porto, Jose Mourinho. “Do të ishte kënaqësi të bashkohesha sërish me Mourinhon”, ka thënë Deco për The Daily Mail”.
Sipas mediave angleze, Aston Villa ka shprehur interesim për mesfushorin e Barcelonës, Aleksandr Hleb.Pas transferimit për 17 milionë funte nga Arsenali, Bjellorusi kaloi një sezon të parë të vështirë te Barcelona, ku shumë rrallë u aktivizua. Barcelona do të përpiqet të shesë disa prej futbollistëve të saj, përfshirë edhe Hleb, me qëllim që të mbledhë fonde për të dërguar një ofertë të bujshme për Cesc Fabregas. Klubi katalanas do të pranojë edhe ofertë prej 10 milionë eurosh, të cilën menaxheri i Aston Villasm, Marton O’Neill, është i gatshëm ta ofrojë. Hleb më herët u lidh me një kalim te gjiganti gjerman, Bayern Munich.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar se Kaka nuk do transferohet te skuadra e Chelseat.Është njoftuar se Blutë kanë bërë një ofertë shumë më të lartë se Real Madridi (afër 85 milionë euro) për ta rrëmbyer yllin brazilian, mirëpo Galliani është i bindur se ish-lojtari më i mirë në botë nuk do ta vesh fanellën e Bluve. “Një marrëveshje me Chelsean nuk ekziston, Kaka ose shkon te Reali ose mbetet te Milan. Ky është vendimi i tij dhe ne po bëjmë gjithçka për ta kompletuar marrëveshjen”, ka thënë Galliani për “Gazzetta dello Sport”.
Ish-trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, sapo ka marrë drejtimin e Chelseat, ndërsa përnjëherë disa lojtarë kuqezi po lidhen me mundësinë e transferimit në Stamfrod Bridge.Clarence Seedorf, Kaka, Alexandre Pato dhe Andrea Pirlo, janë lojtarët për të cilët spekulohet se mund të kalojnë te Chelsea, ndërsa dy të fundit kanë mundësinë më të madhe që të veshin fanellën e kaltër. 24oredisport.com njofton se Ancelotti ka kërkuar nga pronari i Chelseat, Roman Abramovich, që të bëjë gjithçka për ta transferuar Pirlon. Nga ana tjetër, Rossonerët do të lejojnë largimin njeriut kryesor të mesfushës nëse sigurojnë shërbimet e sulmuesit të Chelseat, Didier Drogba.
Edhe pse mendohej që Xabi Alonso do të jetë një lojtar të cilin Florentino Perez shumë lehtë do ta sjellë në Bernabeu, kështu nuk mendojnë drejtuesit e Liverpoolit.Real Madridi dëshiron ta transferojë mesfushorin e Të Kuqve, porse presidenti i Los Blancos kishte planifikuar një shifër të vogël parash, megjithatë pala tjetër kërkon 40 milionë euro për ta lejuar largimin e Alonsos. Veç kësaj, trajneri Rafa Benitez ka kërkuar nga lojtari që të deklarojë publikisht që dëshiron të largohet nga Anfield dhe pastaj do të lejojë largimin e tij nëse paguhet shifra e kërkuar e parave.
Emmanuel Eboue ka deklaruar se nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë tek Arsenali sezonin e ardhshëm.Eboue është ‘trajtuar keq’ nga tifozët në muajin dhjetor dhe kjo mund të ketë ndikim të madh në vendimin e tij për t’u larguar nga Emirates. “E ardhmja ime te Arsenali nuk është e qartë ende. Nuk kam luajtur sa duhet gjatë sezonit ndërkohë që po afrohet kampionati Botëror”. “Shumë skuadra janë të interesuara për mua, prandaj le të presim. Para se të fillojë sezoni i ri unë do të marr një vendim”, ka thënë Eboue për “Soir Info”.
Trajneri i ri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, dëshiron ta shfrytëzojë momentin e ndryshimeve të mëdha te Real Madridi duke kërkuar transferimin e mesfushorëve holandezë Rafael van der Vaart dhe Wesley Sneijder te skuadra bavareze.Ish-trajneri i Barcelonës do ta drejtojë Bayernin nga sezoni i ardhshëm dhe sipas gazetës gjermane “Bild”, ai kërkon dyshen e mesfushës së Realit, Van der Vaart dhe Sneijder, si dy shënjestrat e para të transferimit. Dy lojtarët nuk janë pjesë e planeve të Florentino Perezit, ndërkohë që “AS” njofton se presidenti i Merengues mund t’i shfrytëzojë ata për ta sjellë në Bernabeu yllin e Bayernit, Franck Ribery.
Sipas tabloidit britanik "The Daily Mail”, pasanikët e Manchester Cityt janë të bindur se do ta transferojnë sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto’o.Madje thuhet se është shumë pranë për t’u arritur marrëveshja ndërmjet dy klubeve dhe lojtarit.
Të martën City nënshkroi me Gareth Barryn për 13,7 milionë dollarë, ndërsa oferta e tyre e fundit për kamerunasin Eto’o ka vlerën prej 23 milionë eurosh.
Kontrata e Eto’o përfundon sezonin e ardhshëm, mirëpo duket se Blaugranët nuk dëshirojnë ta mbajnë më shumë sulmuesin, për shkak të kërkesave të tij të mëdha.
Juventusi është ende pa trajner zyrtar për sezonin e ri, mirëpo kjo nuk e ka ndaluar drejtorin sportiv, Alessio Secco, të punojë për ta përforcuar skuadrën.Secco është i angazhuar në përforcimin e mesfushës, e cila padyshim ka qenë pika më e dobët e Juventusit gjatë sezonit që përfundoi.
Pas sigurimit të shërbimeve të Diegos, “Gazzetta dello Sport” njofton se Secco aktualisht është duke punuar për transferimin mesfushorit të Udineses, Gaetano D'Agostino.
Udine kërkon 20 milionë euro për lojtarin e vet, ndërsa Bianconerët ofrojnë 10 milionë euro si edhe bashkëpronësinë e Sebastian Giovincos.
Gjithçka pritet të kompletohet në ditët në vijim, ndërsa duhet të llogariten edhe tifozët e Juventusit, të cilët kanë simpati për Giovincon dhe nuk dëshirojnë largimin e tij.
Barcelona e ka përfunduar sezonin 2008/2009 si skuadra më e mirë në botë sipas rangimeve të fundit të publikuara nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit- IFFHS (International Federation of Football History & Statistics). Megjithatë fitimi i të gjitha trofeve të mundshme nuk mjaftoi që Blaugranët ta sigurojnë pastër pozitën e parë, sepse pozita e parë në rangimet e reja të IFFHS ndahet ndërmjet dy finalistëve të Ligës së Kampionëve, Barcelonës dhe Manchester Unitedit.
Përkundër suksesit të Barcelonës futbolli spanjoll është shqetësues, pasi që pas Barcelonës vetëm në vendin e 24 renditet një skuadër spanjolle (Atletico Madridi), derisa Real Madridi është zhvendosur në pozitën e 39-të.
Situatë shqetësuese është edhe për ekipet e Serie A, pasi që asnjë skuadër nuk bën pjesë në top-dhjetëshin. Juventusi është pozicionuar në vendin e 12-të gjashtë pozita më lartë se Interi, ndërsa Milani është në pozitën e 36-të, gjashtë pozita më poshtë se Roma.
Ndërsa jo-befasisht skuadrat nga Liga Premier dominojnë vendet e para, ku Chelsea, Liverpooli dhe Arsenali mbyllin top-pesëshin.
Dhjetë skuadrat më të mira sipas IFFHS (në kllapa janë shënuar pozitat e mëparshme):
1. (2.) Barcelona (Spanjë) – 315 pikë
- (1.) Manchester United (Angli) – 315 pikë
3. (3.) Chelsea (Angli) – 276 pikë
4. (6.) Liverpool (Angli) – 248 pikë
5. (5.) Arsenal (Angli) – 247 pikë
6. (10.) Shakhtar Donetsk (Ukrainë) – 245.5 pikë
7. (7.) Dynamo Kiev (Ukrainë) – 234.5 pikë
8. (11.) Estudiantes (Argientinë) – 232 pikë
9. (8.) Hamburger SV (Gjermani) – 228 pikë
10. (16.) Gremio (Brazil) – 222 pikë
Spanja vazhdon të kryesojë rangimet për përfaqësueset më të mira në futboll, derisa skuadrat e renditura nën të, kanë nderuar pozitat kohë pas kohe me kalimin e muajve.Spanja fitoi Kampionatin Evropian të vitit të kaluar (Euro 2008), ndërsa është shumë pranë kualifikimit në Kampionatin e ardhshëm Botëror (Afrika e Jugut 2010) pasi ende nuk është mposhtur në fazën grupore. Italia është ngritur në pozitën e katërt, ndërsa Gjermania është zhvendosur në vendin e tretë, derisa të dytin e ka zënë Holanda. Ndërkohë, Anglia dhe Argjentina kanë ndërruar pozitat.
- (1) Spanja
- (3) Holanda
- (2) Gjermania
- (5) Italia
- (4) Brazili
- (7) Anglia
- (6) Argjentina
- (8) Kroacia
- (9) Rusia
- (10) Franca
- (11) Portugalia
- (14) Turqia
- (17) Paraguai
- (15) SHBA
- (12) Republika Çeke
- (18) Zvicra
- (16) Uruguai
- (13) Greqia
- (22) Ukraina
- (23) Serbia
...
Shqipëria ka mbajtur pozitën e 92-të sikur muajin e kaluar duke mos lëvizur as lartë e as poshtë.
















