Roger Federer është rikthyer dy herë nga një set disavantazh për të mposhtur rivalin e gjysmëfinales, Juan Martin Del Potro, me rezultat 3-2 në sete (3-6; 7-6; 2-6; 6-1; 6-4), dhe për të arritur kështu për të katërtën herë radhazi në finalen e French Open.
Federer ka humbur në tre finalet e kaluara në Roland Garros ndaj rivalit të tij, numrit një të tenisit botëror, Rafael Nadal, dhe do të ketë në finalen e sivjetme një kundërshtar më të dobët, suedezin Robin Soderling (i 23-ti), i cili sot më herët mposhti kilianin Fernando Gozales 3-2 në sete (6-3; 7-5; 5-7; 4-6; 6-4). Nëse Federer fiton në finale, do të barazojë rekordin e Pete Sampras, me 14 tituj Grand Slam, të cilin tashmë një kohë të gjatë është duke e kërkuar.
Sulmuesi në largim i Juventusit, David Trezegut, mund të largohet në drejtim të rivalëve të përjetshëm të Juves nga qyteti i Milanos, Milan dhe Inter.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka konfirmuar ardhjen e një sulmuesi në San Siro, mirëpo nuk e ka përmendur emrin e tij, ndërkohë që mediat italiane spekulojnë se ky mund të jetë pikërisht sulmuesi francez. Po ashtu spekulohet se Trezegol mund të përfshihet në një shkëmbim me sulmuesin e Interit, Julio Cruz. Porse agjenti i francezit ka deklaruar se nëse Interi e dëshiron Trezeguet, përveç Cruzit duhet të paguajë edhe 20 milionë euro.
Fitorja e Barcelones ne finalen e Champions League dhe triumfi historik ne Spanje nuk eshte simbolizon vetem nje sukses moral per katalanasit.
Arka e skuadres “Blougrana” ka filluar te mbushet nga fitimet e shumta qe sjell marketingu. Mijera tifoze kane blere fanelat e Messi-t, Iniesta-s dhe Xavi-t, te cilet kane qene protagonistet e ketij sezoni per katalanasit.
“Ka pasur nje bum shitjesh. Gjate 27 majit qe ishte edhe finalja e Romes dhe ne ditet qe pasuan jane shitur shume fanela, aq sa mund te shiten gjate gjithe sezonit. Gjithcka ka qene mbreselenese”, eshte shprehur nje zedhenes i shoqerise per gazeten “Periodico”.
Sipas te dhenave zyrtare, jane shitur mesatarisht 30 fanela cdo 5 minuta dhe kjo do te thote se Barcelona mund te shenjestroje nje lojtar te madh gjate merkatos se veres.
Sipas mediave angleze, Chelsea dëshiron të ketë në radhët e veta anësorin e Aston Villas, Ashley Young.
Që kur Carlo Ancelotti ka arritur në Stamford Bridge, gjithnjë e më shumë emra lidhen me një kalim te klubi londinez, dhe një prej tyre është edhe Ashley Young. Young kaloi edhe një sezon fantastik dhe u shpall si lojtari i dytë më i mirë në Premier League, si dhe lojtari më i mirë i ri. Chelsea një kohë të gjatë interesohet për anglezin, të cilin e sheh si një lojtar i cili do ta ‘rinojë’ ekipin. Edhe Guus Hiddink ishte i impresionuar nga Young, dhe holandezi i ka propozuar Chelseat të blejë më shumë lojtarë anglez. Megjithatë Aston Villa nuk do të heqë dorë lehtë nga shërbimet e tij, pasi tashmë e humbën një mesfushor të rëndësishëm, Gareth Berry, i cili u transferua te Manchester City.
Mesfushori anglez, David Beckham, thotë se ka pasur kënaqësinë gjatë periudhës sa është aktivizuar në Milan, por qëndron i përkushtuar ndaj Los Angeles Galaxy.
David Beckham aktualisht është në përgatitje me përfaqësuesen angleze për përballjen e radhës kundër Kazakistanit dhe Andorrës, dhe pas tyre anglezi do të rikthehet në Amerikë. “Për të fituar rast me kombëtaren e Anglisë, e dija se duhej të shkoja në huazim te ndonjë ekip i cili luan në nivel të lartë. Dhe e vetmja mënyrë për ta bërë këtë ishte të kaloja në një klub të madh dhe nuk mund të gjeja më të mirë se Milani”, ka thënë Beckham. “Pata kënaqësinë gjatë gjashtë muajve këtu. Së pari planifikova se do të ishin tre muaj dhe pastaj do të kthehesha. Por gjërat shkuan në të mirë dhe luajta mirë dhe Milani tregoi interesim të madh të qëndroja”. “Por unë jam shumë i përkushtuar ndaj Galaxy dhe dua ta shoh se si përparon kjo lojë në Amerikë”, ka shtuar anglezi.
Frank Lampard mendon se Chelsea ka nevojë për më shumë mprehtësi në përbërje dhe më shumë depërtueshmëri në sulm.
“Nëse shikojmë prapa sezonin që përfundoi, do të shohim se kemi një përbërje të fuqishme dhe futbollistë të mirë, por ndoshta kemi nevojë për më shumë mprehtësi. Pikërisht këtë e ka thënë John Terry kur i ka propozuar Riberyn dhe Villan”, ka thënë Lampard. “Ndoshta na mungon ajo mprehtësi, dikush që do të na sjellë atë, për shembull ndonjë lojtar anësor ose mesfushor kreativ, ose secili që do të mund të punojë me Drobgan ose Anelkan”, shton më tej anglezi.
Real Madridi vazhdon rrugën për epokën "Galaktikët 2", ndërkohë që drejtuesit e skuadrës po mundohen të sigurojnë edhe shërbimet e anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.
“Sky Sports” njofton se presidenti i Mbretërve, Florentino Perez, dëshiron që ta realizojë sa më shpejtë transferimin e ‘magjistarit’ francez. “Do të ishte një kënaqësi e pamasë që ta kishim Riberyn në skuadër. Mirëpo para së gjithash duhet të bisedoj me klubin e tij aktual, Bayern Munich”, është cituar Perez nga “L'Equipe”.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka njoftuar se Mbretërit kishin dashur ta angazhonin trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger, në postin e trajnerit, mirëpo francezi i kishte thënë JO ofertës së Los Merengues.
“Që nga fillimi kemi punuar në dy opsione- Wenger dhe Pellegrini. Ne kemi qenë gjithmonë të joshur nga puna e francezit dhe kemi biseduar me të disa herë”. “Ai nuk erdhi sepse ndihet shumë përgjegjës për atë çfarë ka ndodhur dhe çfarë do të ndodhë te Arsenali”. “Ai nuk dëshiroi të largohet nga klubi për të cilin ka dhënë aq shumë”, ka thënë Perez për “L'Equipe”.
Rossonerët dhe Blutë janë duke negociuar për transferimin e mesfushorit Florent Malouda.
“Sky Sport Italia” njofton se dy skuadrat janë duke mbajtur takime për të vendosur për të ardhmen e Maloudas drejt San Siros. Trajneri i ri i Milanit, Leonardo, admiron lojën e anësorit francez dhe e konsideron si lojtar shumë të rëndësishëm në planin dhe taktikat e tij të lojës.
Futbollisti i Liverpoolit, Andrea Dossena, thotë se ai mund të kalojë në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbrojtësi i majtë nuk la shumë mbresa në sezonin e parë në Liverpool, dhe thotë se është marrë vesh me Benitez të largohet nga Anfield gjatë kësaj vere. “Kam folur me Benitez. Ai është një njeri i shkëlqyeshëm i cili e kupton problemin tim. Ai më tha se nëse marrin ndonjë ofertë konkrete, e cila është e mirë edhe për mua edhe për klubin, ai do të insistojë në transferimin tim”, ka thënë Dossena. “Do të transferohesha në Juventus. Ata treguan interesim për mua vitin e kaluar, por Liverpool hyri në garë dhe arriti të më marrë. Në Angli luhet individualisht dhe stërvitja më e vështirë nuk zgjat më shumë se 40 minuta. Mua më duhet stërvitje më e gjatë”, ka shtuar italiani.
Kampioni i Perëndimit, Los Angeles Lakers, ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme për të shkatërruar me rezultat 100-75 kampionin e Lindjes, Orlando Magic, në ndeshjen e parë finale të NBA-së të zhvilluar në Los Angeles.
Kobe Bryant shënoi 40 pikë dhe kontribuoi edhe me tetë asistime dhe tetë kërcime, për të udhëhequr te Lakers, që kërkojnë titullin e parë që nga viti 2002, kur kishin në radhët e veta edhe shtyllën Shaquille O'Neal. Pau Gasol shënoi 16 pikë për Lakers, ndërsa Lamar Odom, kontribuoi me 11 pikë dhe 14 kërcime. Ylli i Magic, Dwight Howard u ndalua në vetëm 12 pikë, ndërsa Hedo Turkoglu shënoi 13. Ndeshja e dytë finale mes të dy ekipeve do të zhvillohet të shtunën po në Los Angeles.
Ish-trajneri i Barcelonës, Frank Rijkaard, është zgjedhur trajneri i ri i ekipit turk Galatasaray.
Pas largimit nga Barcelona në sezonin 2007/2008, Rijkaard pauzoi rreth një vit, dhe tash sërish i kthehet futbollit, duke zënë vendin e ish-trajnerit të Galatasarayt, Bulent Korkmaz. Korkmaz u largua nga stoli i ekipit turk të mërkurën, pas një sezoni zhgënjyer ku përfundoi në pozitën e pestë të tabelës. Rijkaard karrierën e filloi si përzgjedhës i Holandës, ndërsa pastaj drejtoi ekipin Sparta Rotterdam prej ku kaloi në Barcelona. Në Barcelonë, holandezi përjetoi suksesin më të madh të tij si trajner, duke fitoi Ligën e Kampionëve dhe dy kampionate të Spanjës.
Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, është afër largimit te Barcelona, ndërsa trajneri i zikaltërve, jose Mourinho, ka kërkuar nga udhëheqësit e kampionit italian që t’i sjellin disa lojtarë për ta plotësuar hapësirën që do ta lë sulmuesi suedez nëse largohet.
Shtypi italian dhe spanjoll kanë njoftuar se presidenti i Interit, Massimo Moratti, gjendet në Barcelonë për të negociuar shitjen e lojtarit të tij, ndërsa Jose Mourinho ka dhënë PO-në e tij, por me kusht. Trajneri portugez kërkon dy lojtarët e Chelseat, Ricardo Carvalho dhe Deco, si edhe sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto’o, për të lejuar largimin e Ibracadabras.
Njoftohet se Barcelona ka filluar bisedimet për t’i shpërblyer dy nga lojtarët më të mirë të skuadrës, Carles Puyol dhe Andres Iniesta, me kontrata të reja.
Sipas “AS”, Blaugranët dëshirojnë t’ia përmirësojnë kontratën Iniestas me shtimin e fitimeve në favor të lojtarit, për shkak të paraqitjeve të jashtëzakonshme këtë sezon, me ç’rast Barca fitoi tre trofetë e mundshme. Nga ana tjetër, një zëdhënës i Blaugranëve ka deklaruar se katalunasit janë duke biseduar për t’ia zgjatur kontratën mbrojtësit të hekurt, Puyol (e cila përfundon në qershor të vitit 2010). Ndërkohë, ende mbeten disa çështje të pazgjidhura sa i përket lojtarëve Rafa Marquez, Samuel Eto’o dhe Victor Valdes.
Portieri i Interit, Julio Cesar, beson se ardhja e Felipe Melos nga Fiorentina dhe Elanos nga Manchester City, do ta përmirësonte dukshëm skuadrën zikaltër.
“Shpresoj që Felipe dhe Elano t’i bashkëngjiten Interit. Ata janë dy mesfushorë të shkëlqyer dhe shpresoj që të arrihet marrëveshja. Të kesh dy lojtarë tjerë brazilianë tek Inter do të ishte shumë e rëndësishme”, ka thënë Cesar për fiorentina.it. Elano luan te Manchester City që nga viti 2007, ndërsa sezoni që shkoi ishte i pari për Melon te Fiorentina.
Roma ka marrë një shtytje të madhe pasi ka mësuar se trajneri aktual Luciano Spalletti do të qëndrojë te skuadra në dy sezonet e ardhshme.
Për shkak të formës së dobët të Giallorossëve pati shumë spekulime për largimin e mundshëm të Spallettit, ndërsa kapiteni Francesco Totti nuk është i befasuar që ai ka vendosur të qëndrojë. “Asnjëherë nuk kam dyshuar për pozitën e Spallettit te Roma. E kam ditur se ky do të ishte rezultati, pasi që mentaliteti i tij (Spallettit) nuk ka ndryshuar. Sezonin e ardhshëm të gjithë do të jemi më të motivuar dhe më garues”, ka thënë simboli romak.
Genoa ka qenë skuadra që ka arritur sukses të madh këtë sezon në Serie A duke siguruar pozitën e pestë në tabelë dhe duke humbur mundësinë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve vetëm falë paraqitjeve më të dobëta në ndeshjet direkte përballë Fiorentinas.
Për të qenë më konkurrues sezonin e ardhshëm, presidenti Enrico Preziosi tashmë ka siguruar shërbimet e Hernan Crespo (Inter) dhe Sergio Floccari (Atalanta) dhe është duke u munduar ta transferojë edhe lojtarin tjetër të Interit, Ricardo Quaresma. “La Repubblica” njofton se të premten Preziosi do të takohet me Quaresman për të diskutuar për mundësinë e kalimit të tij te Genoa, pas një sezoni të dobët me Interin dhe Chelsean.
Duket se Milani do t’i nënshtrohet ndryshimeve të mëdha në skuadër, pasi që pas largimit të trajnerit Carlo Ancelotti drejt Chelseat, mediat po spekulojnë për një "kaos" transferimesh të mundshme.
Veç largimeve të mundshme (të Ricardo Kaka, Alexandre Pato dhe Andrea Pirlo), Milani mbeti edhe pa mbrojtësin legjendar Paolo Maldini, i cili i dha fund karrierës së tij të gjatë dhe për këtë arsye ka nevojë për ta përforcuar mbrojtjen. “The Daily Mail” njofton se trajneri i ri i Rossonerëve, Leonardo, ka shënjestruar mbrojtësin serb të Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, si transferin e parë të mundshëm për sezonin e ri.
Rossonerët janë shumë të interesuar për shërbimet e 27vjeçarit dhe ata janë në proces të përgatitjes së një oferte prej 25 milionë eurosh për ta bindur Unitedin që ta lëshojë Vidicin.
Mediat spanjolle njoftojnë sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, do ta veshë fanellën e Blaugranëve në sezonin e ardhshëm.
“El Mundo Deportivo” shkruan se presidenti i Nerazzurëve, Massimo Moratti, aktualisht gjendet në Barcelonë për të diskutuar mundësinë e kalimit të sulmuesit suedez në Camp Nou. Javët e fundit vazhdimisht është spekuluar për mundësinë e kalimit të Ibracadabras te kampioni i Evropës për klube, ndërsa ky transferim do të kushtojë shumë para për t’u realizuar. Megjithatë për këtë qëllim janë edhe negociatat.
Legjenda franceze Zinedine Zidane, aktualisht këshilltar i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, ka njoftuar se i shumëpërfoluri Kaka tashmë ka nënshkruar kontratë me Mbretërit.
“Kaka tashmë ka nënshkruar për Realin. Do të jem shumë i lumtur nëse ai e merr numrin tim, 5. Nuk do ta xhelozoj”, është cituar Zidane nga “El Mundo Deportivo”, duke konfirmuar transferimin. Tifozët e Milanit kanë protestuar kundër këtij transferimi, mirëpo duket se këtë radhë nuk do të dëgjohet zëri i tyre.
Davide Santon do të jetë pjesë e turneut të parë ndërkombëtar me fanellën e serinorëve të Italisë, pasi trajneri i kombëtares italiane, Marcello Lippi, e ka përfshirë lojtarin e Interit në ekipin që do të luajë në Kupën e Konfederatave.
Marcello Lippi ka vendosur ta përfshirë mbrojtësin e ri të Interit, Davide Santon, edhe në ekipin e tij për Kupën e Konferedeatave, pasi që më herët e futi atë në listën e lojtarëve edhe për miqësoren e të shtunës kundër Irlandës së Veriut. Trajneri fitues i Kupës Botërore, zbuloi dy lista një javë më parë, një listë të përbërë kryesisht prej debutuesve të cilët do të jenë të përfshirë vetëm për miqësore, dhe një tjetër që përfshinte lojtarë më me përvojë, dhe të cilëve u është garantuar vend për në Kupën e Konfederatave.

Ja lista e plotë e lojtarëve që do të jenë pjesë e Kupës së Konfederatave:

Portierë: Amelia, Buffon, De Sanctis
Mbrojtës: Cannavaro, Chiellini, Zambrotta, Dossena, Legrottaglie, Gamberini, Grosso, Santon
Mesfushorë: Camoranesi, De Rossi, Pirlo, Gattuso, Montolivo, Palombo
Sulmues: Gilardino, Iaquinta, Pepe, Quagliarella, Toni, Rossi
"RAI Sport" njofton se Ciro Ferrara do të jetë trajner i Juventusit në sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi legjendar i Juves mori drejtimin e përkohshëm të Bianconerëve pas shkarkimit të Claudio Ranierit, ndërsa tani njoftohet se ai do të qëndrojë në stolin e bardhezinjve gjatë sezonit 2009/2010. Për ta fituar postin e trajnerit të Juves, Ferrara ka garuar me trajnerin e Barit, Antonio Conte, dhe atë të Romës, Luciano Spalletti. Conte nënshkroi kontratë të re me Barin, ndërsa presidentja e Romës, Rosella Sensi, deklaroi se nuk do ta lejojë largimin e Spallettit, kështu që drejtuesit bardhezi vendosën të mos shkojnë më larg dhe ta caktojnë legjendën e tyre për trajner në sezonin e ri.