Kohë të këqija për klubin e Liverpool që duket se është në prag të krizës financiare.

E ardhmja e “The Reds” eshte ne rrezik pasi arka e shoqerise po boshatiset, ndersa borxhet e pronareve Hicks dhe Gillet jane shtuar. Lajmin e ben te ditur tabloidi “Guardian” qe citon raportin e shoqerise te revizionit Kpmg. Kjo shoqeri u punesua nga dy banka qe synonin te financonin klubin me rreth 350 milione euro hua.

Sipas ketij raporti, shoqeria kontrolluese e klubit “Kop Football” ka nje barre te madhe borxhesh. Sinjalet negative per shoqerine e Liverpool jane dhene edhe me pare ku pronaret amerikane kane deklaruar shpesh here se bilanci i shoqerise nuk eshte pozitiv, madje per shume vjet “The Reds” jane detyruar te jetojne bashke me borxhet e medha.

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare, Josip Kuze, pavarësisht humbjes dhe zhgënjimit në ndeshjen e mbrëmshme, ku Shqipëria u mposht në çastet e fundit të ndeshjes nga Portugalia, mbetet optimist për të ardhmen e kuqezinjve.

“Jam pjesërisht i kënaqur, sepse tifozët tanë prisnin një rezultat pozitiv dhe, të them të drejtën, pritën gjatë, deri në minutat e fundit të ndeshjes. Në fund të ndeshjes sigurisht nuk isha i kënaqur, sidomos kur pashë fytyrat e zhgënjyera të futbollistëve tanë”, ka thënë Kuze.

“Ata luajtën me të gjitha forcat dhe dhanë gjithçka në këtë takim. Fundja, nuk morën atë që meritonin nga kjo ndeshje. Gjithsesi, vura re se kjo skuadër ka potenciale për të ardhmen”.

“Nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të vazhdojmë punën për ndërtimin e një skuadre sa më të fortë. Përshtypja ime e parë është mjaft pozitive, që do të më ndihmojë për të ardhmen”, ka shtuar kroati mes tjerash.

Ylli i Bayern Munichut, Frank Ribery, thotë se klima në Angli është një faktorë që e ndalon atë të transferohet në Premier League.

Mesfushori i talentuar francez është cak i një numri të madh të ekipeve angleze dhe spanjolle dhe mund të largohet nga Allianz Arena këtë verë, pavarësisht se drejtuesit e Bayernit janë kategorik të mos e lëshojnë atë.

“Sinqerisht, nuk e di, por është një pyetje të cilën ia bëj vetes shpesh së fundi. Do të shoh se si do të evoluojë situata. Nuk është lehtë. Jam i lumtur në Bayern. Në Angli nuk do të zhvendosesha, pasi atje është mot i njëjtë si në Gjermani”, ka thënë Ribery.

Ylli i Milanit, Leite Kaka, tashmë ka filluar të japë autografe për fansat e klubit spanjoll Real Madrid.

Mesfushori, i cili është i mbledhur me skuadrën e kombëtares së Brazilit për ndeshjet kualifikuese për Botërorin 2010, raportohet është kontaktuar nga një fanse femër, e cila kishte të veshur një fanellë të Real Madridit dhe i kishte kërkuar nënshkrim.

“Ai ishte shumë i mirë. Ai e pa se fanella ishte e Real Madridit dhe e nënshkroi atë afër simbolit. Gjithçka shkoi shumë mirë”, ka thënë tifozja e Realit.

Braziliani raportohet se është shumë afër kalimit në Real Madrid, me disa media që madje kanë shkruar se ai tashmë ka nënshkruar edhe kontratë me klubin spanjoll, e cila thuhet se do të bëhet publike të hënën (nesër).

Kampioni i Italisë, Interi, do të dërgojë ofertë në drejtim të Arsenalit, për të marrë shërbimet e sulmuesit holandez, Robin van Persie.
Mirror shkruan se Inter përgatit 25 milionë funte për sulmuesin e Arsenalit, i cili aktualisht është në detyrime me kombëtaren e Holandës. Menaxheri i klubi italian, Jose Mourinho, dëshiron ta transformojë klubin, i cili ka fituar katër tituj radhazi në Serie A, në një kampion të Evropës. Van Persie ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me Arsenalin, dhe është në negociata për ta vazhduar atë.
Roger Federer ka fituar titullin e parë të tij French Open dhe të 14-tin titull Grand Slam duke mposhtur me lehtësi suedezin Robin Soderling, 3-0 në sete (6-1; 7-6; 6-4) në finalen në Roland Garros.
Duke fituar turneun francez Federer, i cili ka të humbur vetëm një set gjatë 10 takimeve me Soderling, është bërë vetëm tenisti i gjashtë në botë që ka fituar të gjithë katër turnetë e mëdhenj në karrierë, si dhe ka barazuar rekordin e Pete Sampras me 14 tituj të mëdhenj të fituar. “Nuk ishte aspak e vërtetë të përballesha me emocionet. Mund të jetë fitorja më e madhe në karrierën time”, ka thënë 27-vjeçari, i cili ka humbur nga numri një i botës në tenis, Rafael Nadal, në tre finalen e kaluara. “Për mua ai është lojtari më i mirë në histori”, ka thënë Soderling për zviceranin, pas ndeshjes.
Arsenal raportohet se është në biseda të avancuara për të marrë shërbimet e yllit të ri të Werder Bremen, Mesut Ozil.
Siç shkruan gazeta gjermane Bild, topçinjtë kanë bërë një progres të dukshëm në negociata me klubin gjerman, për të angazhuar mesfushorin 20-vjeçar turk. Përveç Arsenalit, të interesuar për Ozil raportohet se janë edhe Manchester City dhe Juventus.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është duke u munduar me çdo kusht të sigurojë shërbimet e anësorit të Valencias, David Silva.
Mirror shkruan se Benitez kishte menduar se ishte në favor për të marrë shërbimet e Silvas nga ish-klubi i tij, Valencia, derisa në skenë nuk doli Real Madrid. Drejtori sportiv i Realit, Miguel Paradeza, dhe drejtori gjeneral Jorge Valdano, raportohet se janë takuar me agjentin e Silva, Julio Llorente, më herët gjatë kësaj jave. Duke parë ‘kërcënimin’ nga klubi spanjoll, Benitez raportohet se e ka ngritur ofertën e tij fillestare prej 15 milionë në 18 milionë funte. Mbetet të shihet nëse kjo shumë do të mjaftojë për të sjellë edhe një spanjoll në radhët e Liverpoolit.
Ekipi nga kryeqyteti italian, Roma, është duke kërkuar sulmuesin anglez të Newcastle United, Michael Owen, bëjnë të ditur mediat angleze.
Evening Chronicle shkruan se rekordi golashënues i Owen, i mbështetur edhe nga mundësia për të transferuar sulmuesin si lojtar të lirë nga fundi i këtij muaji, e ka nxitur klubin romak të interesohet për të. Për Owenin një kohë të gjatë interesim ka shprehur edhe Evertoni, dhe sulmuesi do të pranonte që me një pagë të mirë të transferohej te ky klub për të cilin ka bërë tifo si fëmijë. Mbetet të shihet nëse edhe situata e përkeqësuar financiare e Liverpoolit, ta shtyjë klubin të përpiqet të marrë shërbimet e ish-lojtarit të vet.
Ngasësi i Brawn GP, Jenson Button, vazhdon të tregojë një formë të jashtëzakonshme duke ruajtur vendin e parë në tabelë, pasi zuri vendin e parë për Çmimin e Madh të Turqisë. Button nuk u nis nga pozita e parë, pasi që në garën përgatitore zuri vendin e dytë.
Kjo është fitorja e tij e gjashtë dhe ka gjithsejt 61 pikë.
Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, pret të fitojë shumë trofe me ekipin anglez nën drejtimin e trajnerit Rafa Benitez.
25-vjeçari spanjoll muajin e kaluar arriti marrëveshje për të vazhduar me klubin anglez deri në vitin 2014.“Nuk ka ndonjë vend tjetër në Evropë, ku do të doja të isha. Besoj se jemi para arritjes së diçka të veçantë dhe për këtë jam i kënaqur që jam besnik ndaj klubit”, ka thënë Torres.“Pres shumë trofe për Liverpoolin në vitet që vijnë. Menaxheri e di se çfarë dëshiron dhe cilat pjesë duhet të përmirësohen për sezonin e ardhshëm dhe çka do të që do të vendosë, ne e dimë se ai do të marrë vendimin e duhur, pasi të gjithë kanë besim të plotë në të”, ka shtuar spanjolli.
Mediat franceze shkruajnë se kampioni i Anglisë, Manchester United, është i gatshëm të harxhojë 30 milionë funte për të marrë shërbimet e sulmuesit të Lyonit, Karim Benzema.
United ende nuk e di nëse do të arrijë të mbajë Carlos Tevez në Old Trafford, dhe është duke u përgatitur të gjejë zëvendësim nëse argjentinasi largohet.Tevez është afër fundit të huazimit të tij dyvjeçar dhe United nuk dëshiron të paguajë shumën e caktuar sipas marrëveshjes për të bërë të përhershëm transferimin.Për sulmuesin argjentinas të interesuar janë edhe Manchester City, Liverpooli dhe Chelsea, në mesin e klubeve angleze. Për këtë arsye, Sir Alex Ferguson ka një plan rezervë për të angazhuar sulmuesin francez, Karim Benzema.Francezi llogaritet si një prej talenteve më të mirë evropian dhe është cak i shumë klubeve të mëdha. Sipas Le Parisien, Ferguson është i gatshëm të humbë 30 milionë funte (rreth 35 milionë euro) për të marrë në radhët e veta francezin 21-vjeçar.
Lojtari i Atletico Madridit, Sergio Aguero, thotë se atij i pëlqen ideja të luajtë në Barcelona krahas Lionel Messi, por për të realizuar këtë duhet që të dyja klubet të arrijnë marrëveshje.
Argjentinasi 21-vjeçar një kohë të gjatë është lidhur me një largim nga Atletico Madrid, edhe pse gjithmonë ka thënë se është i lumtur në klubin aktual.“Messi të më marrë në Barcelona? Po, shpresoj se Messi do të mund të marrë në Barcelona, por për këtë punë duhet të vendosin liderët e dy klubeve”, ka thënë Aguero për gazetën argjentinase Clarin.Aguero po ashtu ka thënë se ai nuk do të pranonte të kalojë te rivali i qytetit, Real Madrid, pasi kjo do të ishte mosrespekt për Atleticon.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka njoftuar se skuadra e tij do të blejë disa lojtarë në këtë afat kalimtar, ndërkohë ai ka theksuar se javën e ardhshme do të takohet me agjentin e Samuel Eto'o-s për të diskutuar për të ardhmen e sulmuesit kamerunas.
“Do të nënshkruajmë me tre ose katër lojtarë të rinj të nivelit të lartë për t’i plotësuar pozitat për të cilat stafi trajnues mendon se ka nevojë për përforcime”. “Ne e dimë se lojtarët dëshirojnë të vijnë te Barcelona, pasi që projekti ynë është solid. Ne dëshirojmë të transferojmë lojtarë për një çmim të arsyeshëm, pasi në këtë kohë të krizës ekonomike dëshirojmë të japim një shembull të mirë”, ka thënë Laporta për “Sport”. Më tutje, Laporta ka folur për sulmuesin Eto’o, duke mos detajizuar largimin apo qëndrimin e tij, por ka lënë të hapur çdo mundësi, mirëpo parimisht Laporta dëshiron të dëgjojë çfarë kërkon kamerunasi. “Ne dëshirojmë t’i dimë planet e Eto’-s. Ne dëshirojmë ta trajtojmë mirë lojtarin i cili na ka dhënë gjithçka, dhe kur e them këtë nuk mendoj vetëm për golat, por edhe për qëndrimin dhe karakterin tij”. “Samu është një lojtar i shkëlqyer dhe për të ka shumë oferta. Kemi caktuar takime me agjentin e tij për javën e ardhshme ku të dyja palët do t’i tregojnë qëndrimet e tyre”, ka shtuar presidenti i Barcës.
Andrea Pirlo është favoriti kryesor i trajnerit të ri të Chelseat, Carlo Ancelotti, i cili dëshiron që mesfushori italian ta veshë fanellën e Bluve.
Sipas gsvs.it, Chelsea ka bërë gati 30 milionë euro për të fituar shërbimet e mesfushorit kryesor të Milanit, ndërsa lojtarit do t’i ofrohet një kontratë katërvjeçare me pagë vjetore prej 6.5 milionë eurosh. Këto janë shifra të cilat do ta joshnin cilindo lojtar, sidomos në moshë 30-vjeçare, siç është Pirlo, duke ia dhënë mundësinë që ta sigurojë kontratën e fundit të gjatë para se t’i japë fund karrierës së tij. Nga ana tjetër, Milani nuk dëshiron të humbë edhe një lojtar tjetër të rëndësishëm, porse shuma prej 30 milionë eurosh është e parefuzueshme.
Edhe pse ka munguar gjatë gjithë sezonit të kaluar për shkak të lëndimit, mesfushori i Real Madridit, Mahamadou Diarra, thotë se ai nuk do të largohet nga Bernabeu.
“Jam i gatshëm për ta filluar sezonin e ri. Dua t’i dëshmoj trajnerit të ri se mund të jem i dobishëm për skuadrën”. “Në media ka shumë spekulime, mirëpo askush nga klubi nuk më ka thënë se nuk jam i nevojshëm për sezonin e ardhshëm”. “Gjërat po shkojnë mirë (me rikuperimin) dhe unë jam optimist që kur të fillojnë ndeshjet para-sezonale do të jem në gjendje të stërvitem me bashkëlojtarët e mi”. “Nëse vijnë të gjithë lojtarët për të cilët flitet, do të jetë sensacionale të luash këtu, edhe pse do të jetë vështirë për të fituar vend në formacionin bazë”, ka thënë Diarra.
Takimi i planifikuar të mbahej ndërmjet Antonio Caliendos, agjentit të sulmuesit të Juventusit, David Trezeguet, dhe drejtorit sportiv të Bianconerëve, Alessio Secco, është shtyrë.
Dy palët është dashur të takoheshin për të biseduar në lidhje me të ardhmen e sulmuesit francez, mirëpo për shkak të prezantimit të trajnerit të ri, Ciro Ferrara, i cili nënshkroi kontratë të re me Juventusin, ky takim është shtyrë. “Takimi me Alessio Seccon është shtyrë për shkak të prezantimit të Ciro Ferraras”, ka thënë Caliendo për Datasport.it, i cili ka shtuar se nëse drejtuesit e skuadrës dëshirojnë ta mbajnë klientin e tij, atëherë ata duhet të dinë çfarë të bëjnë për ta mbajtur atë.
Sulmuesi i Sampdorias, Antonio Cassano, i cili kërkohet nga Juventusi dhe Interi, së fundmi ka nxitur interesimin Napolit.
Edhe pse mendohet se sulmuesi italian nuk do të largohet nga skuadra gjenovase, megjithatë konsiderohet se skuadra të shumta do të tentojnë transferimin tij gjatë këtij afati kalimtar. Nëse Ezequiel Lavezzi largohet nga Napoli, atëherë napolitanët do të jenë më të vendosur në kërkimin e tyre për ta blerë ish-sulmuesin e Romës, dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me Interin, nëse largohet sulmuesi kryesor i skuadrës, Zlatan Ibrahimovic.
E ardhmja e Yaya Toure në Camp Nou është vënë në dyshim, pasi që mesfushori e ka refuzuar kontratën e re që ia ka ofruar Barcelona.
“El Mundo Deportivo” shkruan se bisedimet ndërmjet drejtorit sportiv të Barcelonës, Txiki Begiristain, dhe agjentit të Toure, Dimitre Seluk, janë ndërprerë. Edhe pse Blaugranët i kanë ofruar një kontratë e cila përmirëson vlerat e pagës aktuale të mesfushorit defanziv, megjithatë kjo nuk i është dukur e kënaqshme lojtarit nga Bregu i Fildishtë.
Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për të fituar shërbimet e sulmuesit të Atletico Madridit, Diego Forlan, mirëpo nuk dëshiron të paguajë 36 milionë euro për shërbimet e uruguaianit.
Sipas “Sport”, Blaugranët planifikojnë të ofrojnë edhe ndonjërin nga sulmuesit për ta transferuar Forlanin në Camp Nou. Mundësia e parë do të ishte ndërrimi “kokë për kokë” me Samuel Eto'o-n, ndërsa opsioni tjetër, më i mundshëm, është oferta prej 20 milionë eurosh dhe huazimi dyvjeçar i Bojan Krkicit.
Tottenham Hotspur është skuadra favorite e cila mund të fitojë shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, Ruud van Nistelrooy.
Tabloidi britanik “People” njofton se trajneri i Spursave, Harry Redknapp, ka kontaktuar me gjigantin spanjoll për të biseduar për mundësinë e transferimit të holandezit, i cili sipas këtij burimi ka vlerën 1.5 milion euro. Nistelrooy aktualisht është duke u rikuperuar nga një lëndimi gjatë, i cili e mbajti jashtë fushave thuajse gjatë gjithë sezonit (që nga nëntori i vitit të kaluar).
Përfaqësuesja e Argjentinës ka shënuar fitore minimale në ndeshjen kundër Kolumbisë, të vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010.
Takimi i zhvilluar në stadiumin Monumental të Buenos Airesit, ndërmjet Argjentinës dhe Kolumbisë ka përfunduar me rezultat prej 1-0 në favor të përfaqësueses vendase. Goli i vetëm në ndeshje u shënua në minutën e 56-të, ndërsa golashënues ishte mbrojtësi Daniel Alberto Diaz. Ishte ky një rikthim shumë i rëndësishëm te fitorja, pasi para kësaj xhiroje të zgjedhurit e Diego Maradonas pësuan humbje me rezultat prej 6-1 nga Bolivia.
Ndërkohë, në takimin tjetër, fitore me rezultat prej 1-0 ka shënuar edhe Venezuela në udhëtim te Bolivia, me autogolin e Riveros (33’).
Përfaqësuesja e Brazilit e ka shënuar fitoren e parë si mysafir në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2010, duke e mposhtur Uruguain me rezultat prej 4-0.
Serinë e golave e filloi mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, i cili kaloi në epërsi kombëtaren e tij që në minutën e 12-të të ndeshjes. Mysafirët dyfishuan me golin e një tjetër mbrojtësi, ndërsa këtë radhë ishte ai i Romës, Juan (36’). Luis Fabiano shënoi golin e tretë (52’) për Brazilin, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi ylli i Milanit, Ricardo Kaka, nga pika e bardhë (75’).
Kroacia ka arritur të marrë vetëm një pikë në ndeshjen e radhës të grupit 6 të kualifikimeve për Botërorin 2010, duke barazuar 2-2 në fushë të vet ndaj Ukrainës.
Kroatët kaluan në epërsi që në minutën e dytë të ndeshjes me anë të Mladen Petric, por Andriy Shevchenko barazoi pas 11 minutash tjera për ukrainasit (13’). Pjesa filloi në të mirë të mysafirëve, të cilën morën avantazhin me anë të Gai, por kësaj here kroatët barazuan me anë të mesfushorit të Tottenhamit, Luka Modric (68’), gol që u dha vendasve një pikë, si dhe ruajtjen e pozitës së dytë në tabelën e grupit 6. Anglia vazhdon të kryesojë grupin me të gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje (18 pikë), derisa Kroacia mbledh 11 pikë, e ndjekur nga Bjellorusia me 9 pikë dhe Ukraina me tetë, që të dyja këto të fundit me nga një ndeshje më pak të zhvilluar.
Përfaqësuesja e Danimarkës ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim kundër Suedisë për të përforcuar pozitën e parë me 16 pikë në Grupin e Parë kualifikues.
Takimi i vlefshëm për Kampionatin Botëror 2010, i zhvilluar në stadiumin Rasunda të Solnas në Suedi, ndërmjet përfaqësueses së Suedisë dhe asaj të Danimarkës, ka përfunduar me fitoren minimale të mysafirëve. Të vetin gol në ndeshje e shënoi Thomas Kahlenberg (22’), ndërsa duhet përmendur se në minutën e 12-të skuadra vendase humbi një penallti, pasi nga pika e bardhë dështoi Kallstrom.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin "Qemal Stafa", ndërmjet Shqipërisë dhe Portugalisë, ka përfunduar me fitoren e përfaqësueses mysafire me rezultat prej 2-1.
Ndeshja kualifikuese e grupit të Parë për Kampionatin Botëror 2010, ishte një përballje e cila Shqipërisë i nevojitej vetëm për statistika dhe për prestigj, ndërkohë që kjo ndeshje ishte vitale për Portugalinë, pasi që vetëm fitorja mbante gjallë shpresat për të udhëtuar në Afrikën e Jugut.

Pjesa e parë

Portugalia ishte skuadra e cila dominoi në pjesën më të madhe të fraksionit të parë të lojës, mirëpo vendasit ishin të rrezikshëm dhe patën momentet e tyre, kështu që pas 45 minutave të para rezultati ishte i barabartë, 1-1. Golin e parë në ndeshje e shënoi përfaqësuesja mysafire pas një përgjumje të mbrojtjes kuqezi që nuk arriti të largonte një krosim të mbrojtësit Bosingëas, të cilin e shfrytëzoi Hugo Almeida për të shënuar në portën e Hidit (27’). Mirëpo, ky gol nuk ndikoi aspak në moralin Kombëtares, e cila reagoi shumë shpejt duke barazuar rezultatin. Golin e barazimit e shënoi sulmuesi Erjon Bogdani, i cili kërceu më së larti pas një krosimi të Ervin Skelës dhe e mposhti portierin mysafir, Eduardo (28’). Deri në fund të pjesës së parë nuk u shënuan më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.

Pjesa e dytë

Në fraksionin e dytë të lojës pamë një Shqipëri ndryshe, e cila në disa rate e vuri në vështirësi skuadrën mysafire. Megjithatë portugezët vazhdonin të ishin të rrezikshëm kohë pas kohe, por duke mos qenë të saktë para portës shqiptare. Duhet përmendur se lojtari më i mirë në botë për sezonin e kaluar Cristiano Ronaldo- i etiketuar nga tifozët kuqezi si “Miss Bota 2010”- nuk arriti të tregohet përballë mbrojtjes kuqezi. Nga ana tjetër, në minutën e 59-të sulmuesi i Chievos, Erjon Bogdani, bëri një depërtim të shkëlqyer në zonën e rrezikshme të skuadrës mysafire, mirëpo ndërhyrjen e Ricardo Carvalhos, gjyqtari i ndeshjes nuk e sanksionoi me penallti. Megjithatë, si gjithmonë tradita vazhdon dhe përfaqësuesja e Shqipërisë ndëshkohet në fund. Një dalje të gabuar të portierit Hidi e dënoi Bruno Alves i cili shënoi golin e fitores për Portugalinë (93’). Duke lënë anash rezultatin e ndeshjes, duhet vlerësuar se Kombëtarja kuqezi bëri një paraqitje të mirë në këtë ndeshje nën udhëheqjen e trajnerit të ri Josip Kuze.
Kombëtarja e Anglisë ka shënuar edhe fitoren e gjashtë radhazi në kuadër të kualifikimeve për Kupën Botërore 2010, duke mposhtur në udhëtim Kazakistanin me rezultat 4-0.
Gareth Barry dhe Emile Heskey shënuan nga një gol në fund të pjesës së parë të ndeshjes (40’ dhe 45’), para se Wayne Rooney të trefishojë në pjesën e dytë (72’). Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, vulosi rezultatin nga penaltia, 13 minuta para fundit të ndeshjes (77’). Pavarësisht rezultatit bindës dhe suksesit të 100-të të Fabio Capellos me kombëtaren angleze, ata nuk bënë një paraqitje mbresëlënëse në këtë ndeshje të fundit. Në ndeshjen tjetër të grupit 6, Bjellorusia ka shkatërruar Andorrën me rezultat 5-1, ndërsa Kroacia pret në fushë të vet më vonë Ukrainën. Anglia vazhdon kryesimin me 18 pikë, e ndjekur nga Kroacia me 10 pikë.
Tenistja e shtatë në botë, rusja Svetlana Kuznetsova, ka fituar titullin e parë French Open, duke mposhtur në finale bashkë-vendasen e saj, numrin një të botës, Dinara Safina, me rezultat 2-0 në sete (6-4’ 6-2).
Kuznetsova bëri një fillim nervoz, por shpejt u rikuperua për të rimarrë kontrollin e ndeshjes dhe për të ngritur titullin e dytë të saj Grand Slam, pas atij të vitit 2004, US Open. Safina, e cila humbi edhe në finalen e vitit të kaluar nga Ana Ivanovic, tash çon në tre numrin e dështimeve në finalet Grand Slam, duke mos arritur ta fitojë asnjërën.
Real Madrid president Florentino Perez është i gatshëm të harxhojë jo më pak se 60 milionë funte për të marrë shërbimet e mesfushorit të Bayern Munich, Franck Ribery.
Perez më herët tha se se ai është mik me kryetarin e bordit të Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, dhe drejtorin Uli Hoeness. “Do të ishte një satisfaksion i madh të kishim Riberyn këtu. Unë do të kontaktoj me miqtë e mi Karl-Heinz dhe Uli për t’i pyetur ata se si dëshirojnë t’ia bëjmë”, pati thënë Perez. Mediat spanjolle shkruajnë se Reali është i gatshëm të ofrojë madje 60 milionë funte, për të sjellë francezin në Bernabeu. Disa media tjera shkruan se Reali është i gatshëm t’i ofrojë Arjen Robben dhe Wesley Sneijder në shkëmbim të francezit.
Ngasësi i skutrisë Red Bull, Sebastian Vettel, do të jetë në pol-pozicion në garën e nesërme të Formula 1 për Çmimin e Madh të Turqisë.
Pas tij është renditur lideri i tabelës, ngasësi i Brawn GP, Jenson Button, i cili do të ndiqet nga ngasësi tjetër i kësaj skuadre, Rubens Barrichello. Nga reshti i dytë (pozita e katërt) do të niset ngasësi i Red Bull, Mark Webber, duke dëshmuar dominimin e dy skuterive, Brawn GP dhe Red Bull. Ish-kampioni, ngasësi i Ferrarit, Kimi Raikkonen, do të niset nga pozita e gjashtë, prapa ngasësit të Toyotas, Jarno Trulli, ndërsa kampioni në fuqi, Lewis Hamilton, është renditur vetëm i 16-ti në provat e sotme.
"La Gazzetta Dello Sport" njofton se Milani dëshiron ta sjellë në San Siro asin e Arsenalit, Francesc Fabregas.
Rossonerët janë pranë humbjes së Ricardo Kaka, i cili pritet që të hënën të nënshkruajë kontratë me Real Madridin, ndërkohë drejtuesit kuqezi dëshirojnë ta përforcojnë skuadrën me paratë e fituara nga shitja e brazilianit. Mediat italiane njoftojnë se Fabregas do të ishte lojtari i duhur për klubin nga Serie A, ndërsa mesfushori spanjoll ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Topçinjtë pas aventurës gjashtëvjeçare në Londër. Mësohet se ish-bashkëlojtarët e tij, Mathieu Flamini dhe Philippe Senderos, janë duke bërë orvatje për ta bindur Fabregasin që të nënshkruajë për Milanin.
Mesfushori shqiptar Lorik Cana ka reaguar ndaj provokimit të trajnerit të Portugalisë, Carlos Queiroz, i cili ka thënë se nuk do të dëshironte të ishte në stolin e Përfaqësueses kuqezi në përballjen e të shtunës mbrëma në "Qemal Stafa".
“Nuk do të dëshiroja të isha në vendin e (trajnerit Josip) Kuze dhe të shqiptarëve në këtë përballje”, ka deklaruar Queiroz duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ka kjo ndeshje për Portugalinë. Ndërkohë, kapiteni i Olimpique Marseille është shprehur krenar që është shqiptar edhe në këtë mbrëmje të vështirë duke thënë se pavarësisht rezultatit, futbollistët kuqezi do të dalin nga fusha kryelartë. "Nuk jam në pozicionin për t‘iu përgjigjur Queiroz, por ai duhet të dijë se shqiptarët janë dhe do të jenë gjithmonë krenarë. Kjo ndodh në futboll, por edhe në jetën e përditshme. Si në humbje ashtu edhe në fitore do ta kemi kokën lartë dhe do të mbetemi krenarë për origjinën tonë”. “Këtë le ta tregojmë në fushë, me mundësitë tona. Ne nuk dorëzohemi dhe në asnjë moment nuk i trembemi Portugalisë", është shprehur mesfushori kosovar.
Gazeta britanike "The Independent" shkruan se Chelsea është gati të bëjë ofertë zyrtare për sulmuesin e Valencias, David Villa.
Njoftohet se Blutë do të bëjnë një ofertë prej 40 milionë funtesh (45.7 milionë euro) me shpresën për të siguruar shërbimet e spanjollit 27-vjeçar. Edhe pse është e qartë që Valencia do të shesë yjet kryesore të skuadrës për të zvogëluar paksa borxhin (që llogaritet të jetë 457.5 milionë euro), megjithatë për të fituar shërbimet e Villas, Chelsea duhet të përballet me konkurrencën e Real Madridit.
Të shtunën mbrëma në stadiumin "Qemal Stafa", Shqipëria do ta zhvillojë përballjen kundër Portugalisë në kuadër të fazës kualifikuese të Grupit të Parë për Kampionatyin Botëror 2010.
Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë një ndeshje “të parëndësishme” pasi që është jashtë mundësive për t’u kualifikuar, ndërkohë që kjo ndeshje ka rëndësi vitale për Portugalinë, pasi që vetëm fitorja mund të mbajë gjallë shpresat për kualifikim në Kampionatin e ardhshëm Botëror i cili zhvillohet në Afrikën e Jugut. Nga ana tjetër, në këtë përballje do të debutojë trajneri i ri i Shqipërisë, Josip Kuze. "Jam munduar të ndërtoj një formacion me ide te qarta të lojës mbrojtëse, por edhe sulmuese. Duhet të them se kemi vetëbesim. Jam optimist se futbollistët do të tregojnë diçka", ka thënë Kuze.
Shpresat e Barcelonës për ta transferuar sulmuesin Zlatan Ibrahimovic pothuajse janë shuar, pasi që presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka refuzuar ofertën e homologut të tij te Blaugranët, Joan Laporta.
Moratti ka qenë në Barcelonë për të diskutuar mundësinë e shitjes së lojtarit kryesor të skuadrës, i cili ka shprehur dëshirën e tij për të kaluar në Camp Nou, mirëpo duket se Ibra duhet të presë një kohë më të gjatë për t’u transferuar atje, pasi që “La Gazzetta Dello Sport” njofton se Moratti i ka thënë JO kalimit të tij te kampioni spanjoll. I njëjti burim shkruan se Laporta kishte ofruar 25 milionë euro dhe Samuel Eto'o-n për të fituar shërbimet e Ibrahimovic dhe Maxwell, gjë që kishte qenë shumë e pakënaqshme për presidentin Moratti. Kjo pamundësi e Barcelonës për ta transferuar Ibracadabran, ua jep shansin Real Madridit dhe Chelseat që të jenë më të efektshëm nëse dëshirojnë shërbimet e suedezit.
Milani është shumë pranë humbjes së Kaka, i cili do të kalojë te Real Madrid, mirëpo presidenti i Rossonerëve, Silvio Berlusconi, ka premtuar se skuadra e tij do të jetë e fuqishme në garën për të fituar tituj në sezonin e ri.
“Milani do të përfshihet në biznesin e transferëve ashtu që të jetë konkurrues i fuqishëm i Interit”. “Kam besim të madh te Ronaldinho, ai është sakrifikuar si shumë lojtarë të tjerë, prandaj ka qenë i demoralizuar. “Mirëpo, kur ai është në fushë, gjithmonë u ofron kënaqësi atyre që i kanë blerë biletat për ta përcjellë ndeshjen. Sezonin e ardhshëm do të përqendrohemi tek ai”, ka thënë Berlusconi për “Milan Channel”.
Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka deklaruar se Barcelona nuk do ta ketë vështirë as sezonin e ardhshëm të dalë fituese përballë rivalëve të Real Madridit, përkundër se Mbretërit do ta kenë në dispozicion superyllin Kaka.
“Kaka është një lojtar i madh, i cili mund ta përmbysë një ndeshje futbolli vetëm për pak sekonda, mirëpo Barca nuk i frikësohet ardhjes së tij”. “Ne kemi shumë lojtarë të mirë dhe padyshim që do të luftojmë për t’i fituar të gjitha trofetë edhe në sezonin e ardhshëm... megjithëse Madridi do të jetë skuadër më e rrezikshme”, është cituar Alves nga “Marca”.
Njëri nga agjentët më të famshëm në Serie A, Dario Canovi, gjatë një emisioni televiziv ka deklaruar se Roma do të detyrohet ta shesë Philippe Mexesin ose Matteo Brighin këtë verë.
Sipas tij, Giallorossët patjetër duhet të heqin dorë ose nga mbrojtësi Mexes ose nga mesfushori Brighi, të cilët janë lojtarët që vlejnë më shumë nëse largohen. “Sipas mendimit tim Roma do ta bëjë një shitje të madhe. Janë dy kandidatë kryesorë: Mexes dhe Brighi”, ka thënë Canovi.
Pas caktimit zyrtar të Ciro Ferraras si trajner për sezonin e ri, skuadra e Juventusit mund të fillojë në mënyrë më efektive që t’i shqyrtojë gjërat para fillimit të sezonit 2009/2010.
Zonja e Vjetër tashmë ka siguruar shërbimet e Fabio Cannavaros, Diegos dhe Gaetano D'Agostinos, që lë të kuptohet se formacioni i zakonshëm 4-4-2 do të ndërrohet në 4-3-1-2. Sportmediaset.it njofton se Ferrara ka dhënë disa ide se kush duhet të qëndrojë dhe kush duhet të largohet. Trajneri ka kërkuar qëndrimin e Olof Mellberg me kusht që të ketë më shumë mbrojtës në dispozicion, ndërkohë të riun Sebastian Giovinco do ta shfrytëzojë si zëvendësues të denjë të Diegos për sezonin r i. Njëri nga lojtarët i cili është më afër largimit nga Bianconerët është sulmuesi francez David Trezeguet, ndërsa nëse vijnë oferta të mira, atëherë Tiago, Christian Poulsen dhe Mauro Camoranesi do të shiten.
Cristiano Ronaldos mund t’i lejohet kalimi te Real Madridi këtë verë, pasi që trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka caktuar vlerën e lojtarit: 75 milionë funte (86 milionë euro).
“The Mirror” njofton se Ferguson dhe shefat ekonomikë të kampionit anglez mendojnë se ky është çmimi i duhur për ta shitur portugezin, kështu që në ditët e ardhshme presin një ofertë zyrtare nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez. Nga ana tjetër, ish-presidenti i Realit, Ramon Calderon, ka të nënshkruar një marrëveshje me Unitedin, që do të thotë se nëse Mbretërit dështojnë ta transferojnë Ronaldon këtë sezon, atëherë ata duhet t’i paguajnë Unitedit dëmshpërblim prej 26 milionë funtesh (30 milionë euro).
Legjenda franceze Zinedine Zidane, aktualisht këhilltar i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, e ka rekomanduar sulmuesin e Interit, Zlatan Ibrahimovic, si njeriun e duhur për ta veshur fanellën e Real Madridit.
Së fundmi boshnjaku me pasaportë suedeze ka qenë i lidhur me një transferim te rivalët e Barcelonës, mirëpo Zizu ka shprehur simpatinë për sulmuesin e Interit, duke thënë se po të pyetej ai, atëherë Ibra do të ishte i pari në listën e transferimeve të Los Blancos. “Po të isha unë president do të provoja ta transferoja Ibrahimovicin. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe njëri nga heronjtë kryesorë të Interit për titujt e fundit. Ai është njëri nga ata pak lojtarë, i cili di se si ta ndryshojë një skuadër”, ka thënë Zidane për “Corriere dello Sport”.