Mesfushori spanjoll i Arsenalit, Cesc Fabregas, ka pësuar një lëndim në kokë gjatë ndeshjes miqësore kundër Azerbajxhanit, pas të cilës duhej të zëvendësohej, ndeshje të cilën kampioni i Evropës e fitoi me rezultat 6-0.Spanja sot shënoi fitore bindëse ndaj Azerbajxhanit në Baku, por pësoi një goditje tjetër, kur para fundit të pjesës së parë Fabregas pësoi një lëndim në kokë, për të cilën arsye duhej ndërhyrja e ekipit mjekësor, ndërsa lojtari nuk mundi të vazhdojë ndeshjen. Tre gola për spanjollët i shënoi David Villa, ndërsa nga një e shënuan Riera, Guiza dhe Torres.
Kontrata e Alessandro Del Pieros skadon në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa Juventusi nuk shpejton për t’ia zgjatur kontratën simbolit bardhezi.Është thuajse e paimagjinueshme që kapiteni i Zonjës së Vjetër të largohet nga skuadra e tij, ndërsa shtypi italian pohon se janë të nevojshme negociata të suksesshme që kapiteni të jetë i lumtur te Juventusi. “Corriere dello Sport” njofton se drejtori sportiv i Juves, Alessio Secco, ka shpjeguar se Bianconerët aktualisht kanë prioritet tjera dhe se do të bisedojnë me kapitenin e tyre kur të vijë koha. Sipas të gjitha gjasave, Del Piero do të pranojë uljen e pagës vjetore vetëm të qëndrojë me skuadrën e tij të zemrës. Ikona e Juves bart fanellën bardhezi që nga viti 1993 dhe është rekorder si në numrin e paraqitjeve ashtu edhe për golat e shënuar me këtë fanellë.
Trajneri i Olympique de Marseille, Didier Deschamps, ka deklaruar se sulmuesi Djibril Cisse do të mirëpritet nga ai nëse kthehet në Velodrome, përkundër se lojtari ka shprehur dëshirën që të nënshkruajë me ndonjë skuadër nga Liga Premier.Sezonin që shkoi Cisse e kaloi te Sunderlandi që nuk është në gjendje të paguajë 12 milionë euro që ta mbajë francezin në skuadër, ndërkohë që lojtari ka shprehur dëshirën që të mos kthehet në Francë, por të luajë për ndonjë ekip anglez. Megjithatë, Deschamps ka deklaruar se do të ishte i kënaqur që ta shihte Cissen sërish në Marseille. “Nuk do të isha i shqetësuar po ta kisha Cissen në skuadër. Ai është një lojtar i cili shënon gola”, ka thënë ish-trajneri i Juves për “La Provence”.
Sulmuesi i dikurshëm i Milanit, Alberto Gilardino, beson se një numër i madh lojtarësh largohen nga skuadrat e tyre për shkak të parave të mëdha që iu ofrohen.Gilla u largua nga Milani sezonin e kaluar për të shkëlqyer te Fiorentina, ndërsa thotë se largimi i tij nuk ka qenë për shkak të parave. “Kur më është dashur ta marr vendimin unë nuk kam qenë i interesuar te paratë. Thjeshtë kisha dëshirë të kthehem në formën time më të mirë”. “Kaka dhe Ibrahimovic janë lojtarë të mëdhenj, dhe është e kuptueshme që ata mundohen të arrijnë maksimumin në karrierë”, ka thënë Gilardino.
Arjen Robben nuk është në dijeni nëse do të jetë lojtar i Real Madridit në sezonin e ardhshëm edhe pas takimit të babait/agjentit të tij me drejtuesit e skuadrës.“Jam takuar me Valdanon dhe Pardezan për të diskutuar të ardhmen e djalit tim. Ata më kanë thënë se nuk kanë marrë asnjë ofertë për Arjen-in”. “Arjen dëshiron të qëndrojë dhe shitja e tij do të ishte e gabuar, pasi që Madridi ka paguar 36 milionë për ta blerë nga Chelsea”, ka thënë babai i Robben, i cili është njëkohësisht edhe agjent i tij, duke shtuar se nuk ka marrë një përgjigje të qartë, nëse holandezi do të mbete apo do të largohet nga Bernabeu.
Menaxheri i përgjithshëm i Real Madridit, Jorge Valdano, thotë se Mbretërit duhet të punojnë shumë për të siguruar shërbimet e anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.Los Blancos sapo kanë siguruar shërbimet e superyllit brazilian, Ricardo Kaka, ndërkohë në radhë janë Ribery, Ronaldo dhe David Villa. “Fjalët për Riberyn nuk janë vetëm spekulime. Negociatat janë një punë e vështirë dhe gjërat që duken shumë të thjeshta, në fakt janë të komplikuara”. “Jemi duke punuar në shumë gjëra përnjëherë, por dalëngadalë do të t’i arrijmë objektivat tona”. “Padyshim që do të vijnë lojtarë tjerë. Ne po punojmë ‘prapa skenave’ dhe po mundohemi ta ndërtojmë një skuadër të mirë”. “Mirëpo nuk do të japim parashikime ose diçka, por do të flasim vetëm atëherë kur të kemi nënshkruar me ndonjë lojtar”, është cituar Valdano nga "El Mundo Deportivo”.
Olympique de Marseille dhe trajneri i ri Didier Deschamps dëshirojnë ta përforcojnë mesfushën duke transferuar mesfushorin e Juventusit, Tiago.Deschamps, i cili është i afërt me bardhezinjtë, të cilët i riktheu në Serie A, mund të arrijë shpejt marrëveshje për ta kthyer në Francë, ish-lojtarin e Lyonit. Nga ana tjetër, nëse trajneri francez nuk siguron shërbimet e portugezit, atëherë plan dytësor ka mesfushorin e Lorientit, Fabrice Abriel, shkruan “La Provence”.
Duket se spekulimeve të vazhdueshme për të ardhmen e Carlos Tevezit po u vjen fundi, pasi që mediat britanike njoftojnë se argjentinasi është pranë kalimit te Manchester City.Gazeta “The Guardian” shkruan se Tevez, i cili ka qenë i huazuar te Manchester United, është duke menduar seriozisht për një transferim të mundshëm te rivalët e qytetit. Të hënën mbrëma madje është thënë se Tevez tashmë ka arritur marrëveshje me ‘pasanikët’, mirëpo asgjë zyrtare nuk është konfirmuar ende. United dëshiron ta mbajë argjentinasin në Old Trafford, mirëpo hezitojnë ta paguajnë shumën e caktuar nga pronarët e tij, derisa kjo shifër (25.5 milionë funte) nuk është problem për pasanikët e Abu Dhabi Group.
Mesfushori i Interit, Patrick Vieira, i cili ka kaluar afër 15 vite jashtë vendlindjes, duket se më në fund do të kthehet në Francë për të luajtur për Olympique Lyonnais ose Paris Saint-Germain.“L’Equipe” njofton se presidenti i PSG-së, Sebastien Bazin, ka shprehur interesimin për Vieiran, edhe pse ish-lojtari i Arsenalit ka thënë se nuk ka marrë ndonjë ofertë nga klubi kryeqytetas. Ndërkohë, Lyoni ka reaguar shpejt për të shprehur interesimin për mesfushorin francez me anë të Bernard Lacombe, këshilltarit të presidentit Jean-Michel Aulas. “Ai është një lojtar i shkëlqyer. Shqetësimi i vetëm vjen nga lëndimet e tij, të cilat e kanë penguar në dy apo tri sezonet e fundit. Mirëpo nëse ai dëshiron të luajë në Kampionatin Botëror 2010, atëherë pse mos e transferojmë?”, ka thënë Lacombe për OLTV.
Sulmuesi i Milanit, Alexadre Pato, thotë se për të ardhmen e tij, njeriu i parë me të cilin do të bisedojë është ish-trajneri i tij, Carlo Ancelotti.I riu brazilian së fundi lidhet me një kalim në Chelsea, ku në sezonin e ardhshëm do të menaxhojë ish-trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, njeriu që e solli Paton në San Siro.Drejtuesit e Milanit paralajmëruar se Kaka do të jetë i vetmi lojtarë që largohet nga Milani, duke përjashtuar largimin e Patos. Por vetë lojtari thotë se e ardhmja e tij do të zgjidhet në fund të muajit.“Ende asgjë nuk është vendosur. Në fund të qershorit, pas Kupës së Konfederatave, do të takohem me drejtuesit e klubit dhe do të bisedoj për të ardhmen. Por më parë do të bisedoj me Ancelottin. Ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Më ka ndihmuar të stabilizohem në Milan dhe në futbollin italian. Para se të vendos për të ardhmen time, do të bisedoj me të”, ka thënë Pato për Gazzetta dello Sport.
Mediat spanjolle shkruajnë se Real Madridi tashmë ka arritur marrëveshje edhe për angazhimin e sulmuesit spanjoll David Villa.Sportivja spanjolle Marca thotë se David Villa është lojtari i ri i madh i cili i bashkohet Real Madridit.Reali ka arritur të mposhtë konkurrencën e klubeve nga Premier League si dhe Barcelonën, për të arritur te shërbimet e spanjollit, i cili zyrtarisht do të prezantohet si përforcim i ri i ‘mbretërve’ në ditët në vazhdim.Real Madridi thuhet se do t’i paguajë Valencias rreth 37 milionë euro, si dhe bonuse shtesë në varësi të sukseseve të klubit në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.
Nënshkrimi rekord i Real Madridit, Kaka, thotë se ai kurrë nuk ka dashur të largohet nga Milani.Me transferimin e tij që u konfirmua mbrëmë, Kaka, i cili gjendet në detyrë me kombëtaren e Brazilit, ka thënë për reporterët brazilian se kjo ka qenë në interes të të gjitha palëve.“Doja të qëndroja në Milan, por kriza globale ekonomike preku shumë klube, veçanërisht ata si Milani të cilat zhvillohen si biznese. Kam folur me drejtorët dhe jemi pajtuar se transferimi do të ishte në interes të secilit në këtë moment”, ka thënë Kaka.Kaka thotë se nuk dëshiron ta mbajë numrin 5 të fanellës, të cilën e kishte mbajtur Zinedine Zidane, pasi kjo do të jetë përgjegjësi e madhe.“Kjo do të ishte përgjegjësi e madhe. Zidane ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm, si me Realin edhe me Francën, andaj nuk do të doja ta mbaj një numër të tillë. Do të presim një kohë më të gjatë për të zgjedhur numrin”, ka shtuar braziliani.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, mbetet me shpresa se do të arrijë të sigurojë kontratë të re për sulmuesin kryesor Samuel Eto'o.“Po të isha ai, do të ripërtërija kontratën. Ajo çfarë ndodh me Eto’o është normale, pasi ai është një lojtar për të cilin lakmojnë të gjitha klubet e mëdha evropiane dhe kësaj i shtohet fakti se kontrata e tij skadon në fund të sezonit”, ka thënë Laporta.“Shpresoj se ne do të arrijmë një marrëveshje, pasi ai është lojtar vendimtar dhe një profesionalist i madh”, ka shtuar spanjolli.
Mediat angleze bëjnë të ditur se anësori i Manchester United, Cristiano Ronaldo, mund t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike, dhe kjo do ta linte atë një kohë jashtë përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.Portugezi një kohë të gjatë vuan nga lëndimet, që u duk edhe në ndeshjen e vikendit kundër Shqipërisë, ndërsa nuk do të luajë në ndeshjen e radhës miqësore që kombëtarja portugeze e luan kundër Estonisë.Ronaldo thuhet se vazhdimisht është në kontakt me ekipin e mjekëve të Manchester United, me qëllim që të marrë vendimin nëse do t’i nënshtrohet operimit gjatë kësaj jave, para se të niset për në pushime (Miami).Nëse vendos të operohet, portugezi do të duhet të pushojë së paku një muaj, dhe nuk do të jetë pjesë e përgatitjeve para-sezonale, që fillojnë nga 6 korriku.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, është duke kërkuar mesfushorin e Liverpoolit, Javier Mascherano.Guardiola tashmë ka folur me Mascheranon rreth një largim nga Liverpooli, shkruajnë mediat në Argjentinë.Kampioni evropian e ka identifikuar Mascheranon si një prej disa lojtarëve të cilët mund ta përmirësojnë ekipin dhe është lidhur me një transferim në vlerë prej 22 milionë eurosh të tij.Rafa Benitez nuk dëshiron ta humbë mesfushorin e pakënaqur, veçanërisht me edhe Xabi Alonson po ashtu në vëmendjen e rivalit të Barcelonës, Real Madrid.Barcelona po ashtu interesohet edhe për mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, por beson se Mascherano do të jetë më i lirë.
West Ham United është në mesin e klubeve të Premier League që monitoron situatën e sulmuesit të Interit, Mario Balotelli.18-vjeçari i lindur në Palermo nga imigrantë të ardhur nga Gana, vazhdimisht po ofendohet dhe së fundi është gjuajtur me banane nga një grup i vogël i tifozëve të Romës gjatë vikendit.Kjo dhe pamundësia për të siguruar vend të qëndrueshëm në formacionin e parë, mund të nxisë Balotellin të largohet nga kampioni i Italisë, qoftë në formë huazimi të përkohshëm ose marrëveshje të përhershme.Edhe vetë italiani gjatë muajit të kaluar shprehu interesimin për t’iu bashkuar West Hamit, ku do të mund të luante nën urdhrat e italianit tjetër Gianfranco Zola.
Sulmuesi i Wolfsburg, Edin Dzeko, është duke e marrë seriozisht ofertën e Arsenalit, bën të ditur agjenti i lojtarit, Irfan Redzepagic.23-vjeçari kërkohet nga shumë klube përfshirë Arsenalin dhe Manchester Cityn, por duket se ky i fundit është jashtë kalkulimeve të tij dhe i pari ka shanse më reale.“Nuk është e mundshme për Dzeko, i cili është lojtari lider në Gjermani dhe ka shanse të luajë në Ligën e Kampinnëve, të shkojë te një klub i mesit të tabelës si Manchester City. Arsenali do të ishte më ndryshe. Oferta e londinezëve është për t’u marrë seriozisht”, ka thënë Redzepagic.
Superylli brazilian Ricardo Kaka ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me Mbretërit e Real Madridit.Mediat spanjolle dhe italiane ditët e fundit vazhdimisht kanë shkruar se marrëveshja ishte arritur më herët, ndërsa deklaratat zyrtare nga dy klubet vijnë tani. “Ricardo Izecson dos Santos Leite, Kaka është lojtar i Real Madridit, pas arritjes së marrëveshjes me Milanin. Futbollisti brazilian i ka kaluar me sukses të gjitha testet mjekësore. Kaka Ka nënshkruar kontratë me Real Madridin për gjashtë sezonet e ardhshme”, shkruan në deklaratën e klubit madrilen. “Nga sezoni i ardhshëm, Kaka do të luajë për Real Madridin. Milani e falënderon Kaka-n, si njeri dhe si një kampion të madh, për kontributin e tij vendimtar në shumë fitoret e arritura gjatë gjashtë viteve të fundit”, shkruan në deklaratën e Rossonerëve. Kaka i është bashkëngjitur Milanit në vitin 2003, ndërsa gjatë viteve të qëndrimit të tij në San Siro ka luajtur rol vendimtar duke fituar Scudetton në vitin 2004, dhe sidomos ishte lojtari më i mirë i Milanit në vitin 2007 kur Rossonerët fituan titullin e Ligës së Kampionëve, ndërsa vetë Kaka fitoi “Topin e Artë” dhe u shpall lojtari më i mirë i vitit nga FIFA.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka konfirmuar se Mbretërit janë shumë pranë kompletimit të transferimit të superyllit të Milanit, Riacardo Kaka, duke shtuar se shënjestra e kamotshme e Los Merengues, Cristiano Ronaldo, do ta ndjekë atë drejt Bernabeut.“Nëse Kaka vendos të largohet nga Milani, atëherë Real Madridi është i vetmi klub për të. Është e mundur që sonte (të hënën mbrëma) ai të bëhet lojtar i Madridit”. “Po ashtu, dëshirojmë ta sjellim te Real Madridi edhe Ronaldon, mirëpo njëherë duhet të flasim me Manchester Unitedin, pasi që është shumë e rëndësishme që të kemi marrëdhënie të mira me Manchester United”, është cituar Perez nga “Sky Italia”.
Trajneri italian i Chelsea, Carlo Ancelotti nuk i ka punet mire me anglishten, cka ka bere qe te filloje nje kurs intensiv ne menyre qe gjate muajit korrik te jete ne gjendje te shkembeje disa fjale me lojtaret.Korriku eshte muaji kur Chelsea do nise pergatitjet per sezonin e ri dhe Ancelotti kerkon te jete i pergatitur per te udhezuar ne gjuhen angleze lojtaret e tij. Sipas revistes “People”, Ancelotti ka filluar te hedhe hapat e pare por do te duhen shume jave qe ai te komunikoje normalisht me skuadren.
Ish tekniku kuqezi po i ndjek studimet ne kolegjin holandez "Sant'August" ku paguan 2690 euro ne jave. “Tek ne vijne shume personalitete per te ndjekur kursin intensiv per gjuhen e folur”, shprehet nje zedhenes i institutit.
















