Kuqezinjtë e kombëtares shqiptare kanë nxjerrë barazim 1-1 në ndeshjen e sotme miqësore të zhvilluar në Qemal Stafa përballë kombëtares së Gjeorgjisë.Ndeshja filloi keq për kuqezinjtë të cilët pësuan një gol nga sulmuesi Vladimir Dvalishvili që në minutën e dytë të takimit. Goli tregoi edhe një herë përgjumjen e mbrojtjes së ngathtë shqiptare, pasi goli u shënua pas një harkimi pa cak konkret. Kombëtarja më pas ka vazhduar lojën në sulm në kërkim të golit të barazimit, por duke humbur disa raste të pastra, megjithëse pa raste nuk ishin as mysafirët me anë të kundërsulmeve. Në ndeshje u vërejt qartas mungesa e shtyllave të kombëtares, si Cana, Skela dhe Lala, megjithatë të rinjtë kuqezi ia dolën të barazojnë me anë të golit të mesfushorit Ansi Agollit, i cili gjeti rrjetën me anë të një gjuajtje nga rreth 30 metra. Ndeshja, pavarësisht barazimit, ishte një test për disa lojtarë, që do t’i shërbejnë trajnerit Kuze të krijojë një skuadër më të kompletuar.
Drejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka njoftuar se Mbretërit janë në negociata me superyllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo, të cilin e dëshirojnë në skuadër.Los Merengues qe një kohë të gjatë janë të interesuar për shërbimet e portugezit, ndërsa me ardhjen e Florentino Perezit në krye të Mbretërve, kalimi i lojtarit më të mirë në botë për vitin 2008 në Santiago Bernabeu është më se i mundshëm. Valdano ka përsëritur edhe interesimin e Merengues për sulmuesin e Valencias, David Villa, duke shtuar se Los Che kërkojnë një vlerë të paarsyeshme parash për sulmuesin e tyre.
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, është i lumtur që Kaka i është bashkëngjitur Real Madridit, pasi që mendon se kjo është pozitive për futbollin spanjoll, mirëpo ai nuk mendon se ardhja e tij do t’ia vështirësojë punët Barcës në ‘el Clasico’.“Gjithmonë është vështirë të luash kundër Real Madridit. Ndërsa nuk do të jetë më vështirë vetëm për shkak të ardhjes së Kaka”. “Kam luajtur kundër Madridit dhe është vështirë. Është një skuadër e madhe- dhe njëra nga skuadrat më të rëndësishme në botë”. “Me ardhjen e Kaka , fitimtar është futbolli spanjoll. Sidoqoftë, ne duhet të përgatitemi për t’u përballur me një lojtar të këtillë”, u ka thënë Alves gazetarëve.
Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, e ka lëvduar bashkëkombësin e tij Wayne Rooney për aftësitë e tij 'natyrale' të futbollistit.Të mërkurën mbrëma Anglia do të luajë kundër Andorrës në kuadër të kualifikimeve në Grupin e Gjashtë për Kampionatin Botëror 2010. Ndërsa në konferencën për shtyp, Terry ka thënë se Rooney është lojtar ambicioz, i pjekur, i palodhshëm dhe jo-egoist. “Ai është pjekur shumë si lojtar. Është aq i mençur dhe futbollist i ditur. Tani për tani nuk ka futbollist më natyral se ai në botë. Ai i shkakton shumë probleme mbrojtjes kundërshtare. Ai është një lojtar i kompletuar si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”, ka thënë Terry.
Luca Toni ka pranuar se ndjehet krenar që Barcelona interesohet për të fituar shërbimet e tij, pasi trajneri i Blaugranëve, Pep Guardiola, është shprehur se dëshiron ta transferojë në Camp Nou sulmuesin e Bayern Munichut.Sulmuesi italian më herët ka deklaruar se ekziston mundësia që të largohet nga Allianz Arena, sidomos pas ardhjes së Mario Gomezit, për shkak të konkurrencës së madhe në sulm, mirëpo ai është i ngazëllyer që emri i tij gjendet në listën e transferimeve të Barcelonës. “Barca ka skuadrën më të mirë në botë dhe unë jam i nderuar që ata janë të interesuar për mua”, ka thënë Toni për “La Gazzetta dello Sport”.
Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, u ka thënë lojtarëve italianë të cilët luajnë jashtë vendit që të kthehen në Serie A, duke sugjeruar se kjo do të ishte më mirë për ta.Disa lojtarë të përfaqësueses së Italisë, siç janë Andrea Dossena, Luca Toni, Giuseppe Rossi dhe Fabio Grosso, luajnë jashtë Italisë, ndërsa Lippi ka thënë se do të preferonte që të zgjedhurit e tij të luanin në shtëpi. “Nuk do t’i këshilloj skuadrat tona për atë se kë duhet ta blejnë, mirëpo u kam thënë lojtarëve italianë që janë me mua (në përgatitjet për kupën e Konfederatave) që të kthehen në Serie A”. “Sa më shumë lojtarë italianë në Kampionatin tonë, aq më mirë do të ishte për të gjithë”, ka thënë Lippi për “Rai Uno”.
Anësori i CSKA Moskës, Yuri Zhirkov, ka njoftuar se më shumë do të pëlqente të transferohej te Barcelona sesa te Milani apo Chelsea, përkundër orvatjeve të pronarit të Bluve, Roman Abramovich, për ta transferuar atë në Stamford Bridge.“Do të preferoja t’i bashkëngjitëm Barcelonës, mirëpo kjo nuk do të thotë se automatikisht do t’i them JO ofertës së Chelseat”. “Do ta përsëris edhe njëherë se është dallim i madh ndërmjet asaj nëse luan futboll apo nëse qëndron si lojtar rezervë. Nëse duhet të qëndroj në stol atëherë nuk do t’i bashkëngjitesha asnjërës skuadër”, ka thënë Zhirkov për “Sport Express”. 25-vjeçari ka shtuar se ende pret oferta të reja, edhe përkundër ofertës së Milanit, duke përsëritur se edhe në këtë rast do ta preferonte Barcelonën.
Florentino Perez ka pranuar se ai nuk mund të bëjë asgjë për ta transferuar anësorin e Bayern Munichut, Franck Ribery, nëse bavarezët nuk dëshirojnë ta shesin atë.Francezi është njëri nga lojtarët që kryeson listën e transferimeve të Realit, mirëpo përkundër tentativave të Zinedine Zidane për ta sjellë në Bernabeu, Bayerni nuk lejon largimin e tij. “Ribery i takon Bayernit dhe Bayerni nuk dëshiron ta shesë atë. Unë duhet ta respektoj atë që e dëshiron skuadra e tij. Mirëpo, do ishte ndryshe nëse ata e ndërrojnë mendimin e tyre”, ka thënë Perez.
Mbrojtësi i Real Madridit, Gabriel Heinze, është pranë rikthimit te skuadra e tij e dikurshme, Paris Saint-Germain.Udhëheqësia e re e Los Blancos ka njoftuar se do të largojë disa lojtarë të cilët aktualisht bartin fanellën e Realit për të liruar vend për ardhjet e reja në skuadër, ndërsa njëri nga lojtarët që do të largohet është pikërisht argjentinasi. Edhe pse Heinze më herët ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Bernabeu, “Aujourd’hui Sport” shkruan se ai është tepricë në Bernabeu dhe se mundësitë janë të madha që të kthehet te skuadra e kryeqytetit francez, prej të cilës u largua në vitin 2004 në drejtim të Manchester Unitedit.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka njoftuar se do të largojë së paku nëntë lojtarë nga skuadra për ta zvogëluar numrin aktual të lojtarëve.“Së paku nëntë lojtarë nga skuadra e parë do të largohen nga klubi”, ka thënë Perez duke shtuar se do t’u japë përparësi edhe lojtarëve të rinj, pasi që është i befasuar se shumë ish-lojtarë të ri të Madridit po tregojnë formë të shkëlqyer nëpër skuadrat ku luajnë. “Është turp, sepse në vitet e kaluara kemi pasur lojtarë të cilët nuk kanë luajtur në nivelin e duhur te ne, ndërsa kur ata janë larguar kanë zhvilluar formë të shkëlqyer, siç është rasti me Alvaro Negredon dhe Juan Matan”, ka shtuar presidenti.
Kampioni i Gjermanisë, Wolfsburg, i ka paralajmëruar Arsenalin, Manchester Cityn, Chelsean, Milanin dhe të gjitha ekipet tjera të interesuara për Edin Dzekon, se sulmuesi nuk është në shitje.Lojtari i kombëtares së Bosnjë dhe Hercegovinës do të bëjë të ditur vet se ku dëshiron të luajë në sezonin e ardhshëm, por Wolfburgu ka dalë me një qëndrim të fuqishëm se Dzeko nuk është për shitje.“Dzeko nuk është për shitje. Kemi pasur kontakt me Milanin, por nuk kemi biseduar për para. Mendimi jonë është i njëjtë, ‘Ka marrëveshje të caktuara dhe ato duhet të respektohen’,”, ka thënë menaxheri gjeneral i klubit, Juergen Marbach.Dzeko këtë sezon ishte në një formë të shkëlqyeshme dhe me 26 golat e shënuar, ndihmoi Wolfsburgun të arrijë te titulli i parë në Bundesligë. Sulmuesi ka kontratë me kampionin e Gjermanisë deri në vitin 2011.
Dwight Howard dhe Rashard Lewis secili shënuan nga 21 pikë për të udhëhequr te Magic, të cilët shënuar 63% të gjuajtjeve nga fusha.Bryant luajti lojën më të dobët të serisë, duke shënuar 31 pikë, por vetëm 11 nga 27 tentimet e tij, si dhe duke humbur gjysmën e 10 tentimeve të tij nga gjuajtjet e lira. Pau Gasol kontribuoi me 23 pikë në këtë ndeshje.Ndeshja katërt e serisë do të zhvillohet të enjten përsëri në Orlando.
Mediat spanjolle përcjellin lajmin se dy kampionët, ai i Italisë, Inter, dhe i Spanjës, Barcelona, kanë arritur marrëveshje për të shkëmbyer dy sulmuesit kryesor të tyre, Zlatan Ibrahimovic dhe Samuel Eto’o.Sipas El Mundo Deportivo, gazetë kjo që është e afërt me drejtuesit e Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic është në prag të kalimit në ekipin spanjoll.Presidenti i Interit, Massimo Moratti, dhe ai i Barcelonës, Joan Laporta, thuhet se kanë arritur marrëveshje dhe në shkëmbim të Ibrahimovic, nerazurët do të fitojnë 10 milionë euro si dhe shërbimet e sulmuesit Samuel Eto’o.Mbetet vetëm që edhe kamerunasi të thotë “Po”, dhe transferimi të vërtetohet nga të dyja palët.
Ekipi i Blackburnit përfundimisht ka pranuar ta shesë sulmuesin kryesor, paraguaianin Roque Santa Cruz.Blackburni më herët ka refuzuar katër ofertat e Manchester Cityt për shitjen e Santa Cruz, por presidenti i klubit mendon se situata e vështirë financiare do të detyrojë shitjen e tij këtë verë.“Sam Allardyce e kupton situatën financiare dhe gjithçka varet nga ajo se ku dëshiron Roque të shkojë. Nuk bëhet fjalë vetëm për paratë që do të fitojmë, por po ashtu duhet të gjejmë edhe një zëvendësim”, ka thënë presidenti i klubit, John Williams.
“Unë nuk jam fenomen, po ashtu nuk jam një lojtar si çdo njëri tjetër. Interi më nënçmon tashmë tre vite. Ndoshta ata janë të preokupuar me atë se si ta kënaqin Ibrahimovic”, ka thënë Maicon në një intervistë për Gazzeta dello Sport.“Nuk jam xheloz në të. Ai është fenomen dhe unë nuk dua t’i referohem asaj se sa asistime i kam bërë në disa vitet e kaluara. Ky nuk është problem. Thjesht unë trajtohem si një i harruar nga klubi”, ka shtuar lojtari, i cili aktualisht është në detyrë me përfaqësuesen e Brazilit.
Mediat angleze përcjellin lajmin se Chelsea do të përpiqet të sjellë në Stamford Bridge yllin e Atletico Madrid, Kun Aguero, duke ofruar 45 milionë funte.Që kur blutë nuk arritën të angazhojnë Kaka, i cili kaloi në Real Madrid, pronari i Chelseat, Roman Abramovich, është i gatshëm të tregojë fuqinë e tij në tregun e transferimeve, duke angazhuar Sergio Agueron.Daily Mail dhe The Times kanë shkruar se Chelsea është i gatshëm ta thyejë rekordin britanik të transferimeve dhe të ndajë plot 45 milionë funte për shërbimet e argjentinasit.Spekulohet se sulmuesi, i cili shënoi 17 gola në La Liga këtë sezon, është i gatshëm të kalojë në Stamford Bridge, por problem mbeten vetëm kërkesat e tij të mëdha për pagesë.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, thotë se do të ketë mjete të mjaftueshme financiare për të sjellë një pjesë të caqeve të tij në Anfield.“E dimë se do të jetë vështirë, pasi ka krizë gjithkund në botë. Është e qartë se ne nuk kemi shumë para për të harxhuar, por mendoj se kemi mjaft para për të sjellë një ose dy futbollistë për të cilët kemi nevojë”, ka thënë Benitez.“Jam i kënaqur me përbërjen që e kemi. Ky sezon vërtet ishte i mirë dhe ishim konkurrues në të gjitha fronet. Nëse arrijmë të sjellim përforcime të duhura, atëherë mendoj se do të përparojmë”, ka shtuar spanjolli.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, ka dhënë një deklaratë tronditëse, pasi ka thënë se do të pranonte një kalim në radhët e Barcelonës.Braziliani u transferua në City pikërisht nga rivali i përhershëm i Barcelonës, Real Madrid, ndërsa thotë edhe se është i gëzuar që bashkëvendësi i tij Kaka do të transferohet në Santiago Bernabeu.“I dëshiroj çdo të mirë Kakas në radhët e Real Madridit dhe shpresoj se do të arrijë të bëhet përsëri lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Robinho.Disa media spanjolle e kanë lidhur Robinhon me një rikthim në La Liga, kësaj here te Barcelona, por sulmuesi thotë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë.“Për momentin ato janë vetëm spekulime, asgjë konkrete. Nuk kemi marrë kurrfarë oferte. Mund të them vetëm se Barcelona është një klub i shkëlqyeshëm dhe secili futbollist do të dëshironte të luajë atje”, ka shtuar braziliani.
Tottenhami është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me kapitenin e Atletico Madridit, Maxi Rodriguez, shkruan Daily Mail.Mesfushori 28-vjeçar ishte lidhur me një kalim në Liverpool gjatë vitit të kaluar, pasi është shok i ngushtë me Fernando Torres, por transferimi kurrë nuk u realizua.Argjentinasi edhe vetë pranon se do të dëshironte të provojë talentin e tij edhe në Angli ose madje edhe në Itali.“Tashmë kam marrë oferta, por nuk kam menduar se është koha e duhur për t’u larguar nga klubi. Nuk e përjashtoj një mundësi që në të ardhmen të përpiqem të provoj diçka të re në një ekip anglez ose italian”, ka thënë, Rodriguez.
Sulmuesi i Bayern Munichut dhe i kombëtares italiane, Luca Toni, ka thënë se ka mundësi që ai të largohet nga ekipi gjerman, sidomos pas arritjes së Mario Gomez.Pasi ka blerë sulmuesin Mario Gomez nga Stuttgart, Bayern Munich mund të detyrohet të shesë njërin nga sulmuesit tjerë.“Katër sulmues, janë pak si shumë në Bayern. Është e mundur që unë të largohem në drejtim tjetër”, ka thënë Toni.Toni iu bashkua Bayernit nga Fiorentina në vitin 2007. Më herët ai kishte luajtur edhe në Palermo dhe Brescia, ku në këtë të fundit kishte pasur në skuadër edhe trajnerin aktual të Barcelonës, Pep Guardiola, për të cilën arsye italiani së fundi është lidhur me një kalim edhe te klubi katalanas.
Një tjetër simbol i Milanit, Andrea Pirlo, ka dhënë një përgjigje e cila nuk do t’i lë të qetë tifozët Rossonerë për mundësinë e kalimit të tij te Chelsea.Mesfushori italian gjendet aktualisht në Afrikën e Jugut ku stërvitet me përfaqësuesen e tij, para fillimit të Kupës së Konfederatave, ndërsa i pyetur nga “Sky Sport 24” për mundësinë e kalimit te Blutë e Londrës, Pirlo është përgjigjur: “A do të shkoj te Chelsea? Do ta shohim...”. Pas marrjes së timonit të Chelseat, trajneri Carlo Ancelotti ka kërkuar menjëherë nga drejtuesit e skuadrës nga Liga Premier që ta sjellin në Stamford Bridgë ish-lojtarin e tij. Megjithatë, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka reaguar menjëherë për të thënë se përveç Kaka, asnjë emër tjetër i madh nuk do të largohet nga San Siro këtë verë.
Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, dëshiron që Kaka të jetë i lumtur te Real Madridi, ndërkohë është shprehur që dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve krahas bashkëkombësit tjetër, Ronaldinho.“Dëshiroj që ai (Kaka) të jetë i lumtur në Madrid, ndërsa unë dëshiroj ta fitoj Ligën e Kampionëve, vërtet e dëshiroj këtë titull”. “(Me largimin e Kaka) Milani ka humbur shumë, mirëpo Milani nuk është vetëm Kaka. Kemi një grup të shkëlqyer lojtarësh dhe e kemi Ronaldinhon, i cili mund t’i sjellë gjëra të mëdha Milanit”, është cituar Pato nga Goal.com.
Pak ore pas zyrtarizimit te brazilianit Kaka me fanelen e Real Madrid, vijne edhe reagimet e para nga bota e sportit.Kryeministri italian, Silvio Berlusconi e ka cilesuar largimin e fantazistit jo vetem si nje humbje te Milanit por edhe te partise se tij ne zgjedhjet per Parlamentin Europian. “Largimi i Kaka ndikoi edhe ne humbjen e terrenit te PDL-se”, shprehet presidenti kuqezi ne nje interviste per “Corriere Della Sera”.
Nga ana tjeter, presidenti i Barcelones, Joan Laporta e ka cilesuar kete transferim si nje “cmenduri” te Florentino Perez. “Te paguash 64.5 milione euro eshte cmenduri. Keto shifra nuk ecin paralel me merkaton”, shprehet Laporta, i cili ritheksoi deshiren e klubit te tij per te reklamuar fushaten e Unicef, edhe pse nuk sjell asnje perfitim ekonomik per klubin blougrana.
Gazeta “AS” e ka hapur titullin e sotem me fjaline “Kaka: Shpresoj t’i japim fund hegjemonise se Barcelones”, ndersa “Marca” shkruan, “Kaka: Reali eshte nje sfide e madhe”. Transferimi eshte pasqyruar edhe ne mediat braziliane ku “Globo” shkruan, “Kaka: Shpresoj te bej historine e Realit”. Tituj kryesore per kete transferim jane publikuar edhe ne gazetat britanike, “The Sun” e “Daily Mail”.
















