Menaxheri i kombëtares angleze, Fabio Capello, është i bindur se ylli i Manchester United, Wayne Rooney, mund të bëhet një lojtar edhe më i mirë.“Wayne është i ri dhe mund të përmirësohet. E pranoj se është më vështirë të arrihet 90% se sa 70%, por ai mund të përmirësohet edhe për tre deri në katër për qind dhe kjo është shumë e rëndësishme”, ka thënë Capello. “Jam shumë i kënaqur me Wayne. Këtë sezon ai ia ka dalë mirë. Ai është në një moment fantastik aktualisht dhe shpresoj të jetë i njëjtë edhe vitin e ardhshëm”, ka shtuar italiani.
Ish-kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, ka refuzuar rastin për t’iu bashkuar Carlo Ancelottit në Chelsea.Sipas The Times, menaxheri i Chelseat ka hedhur idenë që ish-lojtari i Milanit të marrë një pozitë të re, atë të menaxherit gjeneral të klubit, por Maldini, 40-vjeçar, dëshiron të bëjë pauzë nga futbolli, pasi muajin e kaluar i dha fund karrierës së tij 24-vjeçare në futboll. Ancelotti thuhet se ndjehet i vetmuar në Londër, pasi ish-zëvendësi i tij Filippo Galli, vendosi të mbetet në San Siro. Megjithatë italiani është i kënaqur me strukturën e trajnerëve të Chelseat dhe nuk ka plan ta ndryshojë atë.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se klubi katalanas krijon lojtarë më të mirë në botë, derisa rivali i tyre, Real Madrid, blen lojtarët më të mirë.Klubi mbretëror tashmë ka kompletuar transferimin e Kaka, ndërsa është në prag të transferimit edhe të Cristiano Ronaldos, që do të bëhet transferi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Pas 160 milionë eurove të harxhuara për disa ditë nga Reali në dyshen e Lojtarëve më të Mirë, Laporta ka reaguar duke pyetur se nga vijnë paratë për transferimet e tilla. “Ne jemi një klub që krijojmë lojtarë të cilët bëhen Futbollistë më të Mirë të Vitit sipas FIFAs, derisa të tjerët i blejnë lojtarët e tillë. Barcelona ka një model tjetër të zhvillimit. Ne kemi stabilizuar një model të punës së vazhdueshme, derisa të tjerët kanë një model të harxhimit të kohëpaskohshëm për të qenë garues”, ka thënë Laporta. “Për momentin Madrid po angazhon vetëm futbollistë të njohur dhe do ta ketë vështirë t’i kombinojë të gjithë në fushë. Nuk dua të jem mos-respektues, por të gjithë pyeten? Prej nga erdhën të gjithë këto para për mega-transferime?”, ka shtuar mes tjerash presidenti i Barçës.
Sipas spekulimeve të fundit mediatike, ekipi i Tottenhamit së shpejti do të kontaktojë me Real Madridin për të angazhuar sulmuesin holandez Klaas Jan Huntelaar.L’Equipe shkruan se presidenti i klubit anglez të hënën do të niset për në Madrid për të takuar drejtuesit e klubit spanjoll, me arsyen për të angazhuar sulmuesin holandez. Huntelaar nuk arriti të dëshmojë veten në Real Madrid, pas transferimit nga Ajaxi në afatin kalimtar të janarit, ndërsa duket se do të jetë i rendit të dytë edhe në sezonin e ardhshëm, nëse vendos të mbetet në klubin spanjoll. Mediat spanjolle paralajmërojnë arritjen e edhe një sulmuesi në Real Madrid, David Villa, dhe pritet që holandezi të kërkojë një stacion të ri. Tottenham provoi të angazhojë Huntelaar edhe në verën e kaluar, kur ai luante për Ajaxin, por klubi holandez refuzoi ofertën aso kohe.
Los Angeles Lakers i është afruar titullit të 15-të në NBA, duke shënuar fitore 99-91 ndaj Orlando Magic në kohën shtesë të ndeshjes së katërt finale.Me fitoren e sotme, Lakers udhëheqin 3-1 në serinë e ndeshjeve dhe mund ta sigurojnë titullin e parë që nga viti 2002 me një fitore të dielën në Orlando. Bryant udhëhoqi te Lakers me 32 pikë, por ish-MVP i sezonit të kaluar nuk ishte në formën e tij më të mirë duke shënuar vetëm 11 nga 31 gjuajtjet. Pau Gasol dhe Trevor Ariza secili kontribuan me nga 16 pikë për Los Angeles. Hedo Turkoglu kryesoi te Magic me 25 pikë, derisa Dwight Howard ndihmoi me 16 pikë dhe 21 kërcime.
Mesfushori brazilian Leite Kaka është i kënaqur që sezonin e ardhshëm do të luajë në Santiago Bernabeu krahas Cristiano Ronaldos.Kaka, i cili është në detyrë me kombëtaren e Brazilit, me të cilën do të jetë në Kupën e Konfederatave që nga e diela, thotë se është i kënaqur që Reali ka angazhuar Ronaldon. “I dëshiroj mirëseardhje Ronaldos. Nuk dua të flas shumë për këtë temë, pasi jam këtu me kombëtaren e Brazilit dhe jam i fokusuar në triumf në Kupën e Konfederatave. Por nuk ka dyshime se Ronaldo është një prej lojtarëve më të mirë në botë dhe ai do t’i ndihmojë Real Madridit të luftojë për të gjithë titujt”, ka thënë kaka. Kaka ditë më parë u bë përforcimi i ri i Real Madridit për një shumë që thuhet të jetë afro 67.2 milionë euro. Reali është në prag të angazhimit edhe të Ronaldos, pasi United ka pranuar ofertën rekorde të vlefshme 94 milionë euro.
Mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, dëshiron të arrijë sukses në Ligën e Kampionëve me topçinjtë dhe nuk do të ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos drejt Spanjës ose në ndonjë drejtim tjetër.“Sigurisht e shoh të ardhmen time në Arsenal. Kam një kontratë të gjatë me klubin. Kurrë nuk do ta nënshkruaja atë, nëse nuk do të mendoja se jam i aftë ta përfundoj. Menaxheri e din se vërtet dëshiroj të qëndroj këtu”, ka thënë kapiteni i topçinjve. “Ajo çfarë nuk mund ta ndaloni, është se çfarë njerëzit thonë për ju. Shtypi mund të shkruajë ose të thotë çfarë të dëshirojë. Këtu, nuk mund të përfshihem. Që kur isha 18-vjeçar ata e kanë thënë atë, por unë jam ende këtu”. “Ajo që ndjej është se shpresoj se mund të jem në Arsenal edhe për shumë vite dhe të fitoj trofe të cilat nuk i kam fituar më parë, si Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, Kupën FA. Vërtet synoj këtë pasi jam i sigurt se e ardhmja do ta sjellë”, ka shtuar spanjolli.
Mesfushori i Manchester United, Nani, beson se kampioni i Ligës Premier ka kualitet të mjaftueshëm në ekip për t’ia dalë edhe pa bashkë-vendasin e tij, Cristiano Ronaldon.Portugezi 22-vjeçar kishte miqësi të mirë me Ronaldon që kur në vitin 2007 iu bashkua djajve të kuq nga Sporting Lisbona, klubi i njëjtë ku edhe Ronaldo filloi karrierën. “Largimi i Cristianos nuk është i pamundur për t’u rregulluar. Ai do të mungojë, por United ka edhe lojtarë të tjerë të cilët mund ta zëvendësojnë atë”, ka thënë Nani.
Mesfushori i Chelseat, Deco, planifikon të largohet nga Stamford Bridge pas një sezoni jo të kënaqshëm me klubin londinez.“Kam kontratë me Chelsean, por ka edhe disa oferta nga klube të tjera. Dua të ndjehem mirë dhe kjo nuk ndodh në Chelsea. Dua të gjej një klub, i cili mund të ma rikthejë kënaqësinë e të luajturit futboll”, ka thënë portugezi me prejardhje braziliane. Deco është lidhur me një kalim në Inter dhe ribashkim me ish-trajnerin e tij Jose Mourinho, me të cilin arriti sukses në Porto. “Kam kontratë, dhe e di se dy klubet kanë pasur biseda. Sidoqoftë, duhet ta respektoj dhe të pres. Nuk dua të qëndroj, e kam thënë këtë. Nuk më ka pëlqyer përvoja në Chelsea”, ka shtuar Deco.
Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, i cila ka kaluar një formë të mirë në ndeshjet e fundit me Juventusin dhe me përfaqësuesen e Italisë, është shprehur se në sezonin e ardhshëm Zonja e Vjetër do ta fitojë Scudetton.“Skuadrat tjera po i humbin lojtarët e rëndësishëm: Milani shiti Kaka-n, Interi duket se do të mbetet pa Ibrahimovicin, ndërsa ne tashmë i kemi transferuar Diegon dhe Cannavaron dhe nuk do të ndalemi me kaq”. “Besoj se viti i ardhshëm do të jetë viti i Scudettos për ne”, ka thënë sulmuesi italian për Goal.com Italy.
Gazeta franceze "L’Equipe" shkruan se Samuel Eto’o gjatë të hënës ka qëndruar në Milano, ku ka negociuar me Interin.Së fundi përflitet për një kalim të kamerunasit në Inter, si pjesë e marrëveshjes në të cilët Zlatan Ibrahimovic do të lëvizë në kahen e kundërt. Jose Mourinho raportohet se një fans i lojës së Eto’o dhe u përpoq ta blejë edhe kur ishte në kreun e Chelseat. Sipas L'Equipe, Et’o të hënën ka qëndruar në Milano në takim me Interin rreth transferimit të tij në Italië. 28-vjeçari thuhet se kërkon pagën e njëjtë sa Ibrahimovic dhe marrëveshje pesëvjeçare, e cila do t’i japë atij rreth 10 milionë euro në sezon.
I interesuar për Eto’o është edhe Mancehster City.
Cristiano Ronaldo ka dhënë deklaratën e parë që nga momenti kur Manchester United pranoi mega-ofertën e Real Madridit për transferimin e yllit portugez në Bernabeu.Lojtari më i miri i sezonit 2007/2008 aktualisht gjendet në pushime në SHBA, ndërsa është shprehur për “Fox Sports” se mburret që dy nga skuadrat më të mira në botë (Reali dhe Unitedi) dëshirojnë shërbimet e tij. “Dëgjova për ofertën këtu në L.A., ndërsa bashkëpunëtorët e mi më treguan se Manchester Unitedi e ka pranuar atë. Po ashtu kam dëgjuar se Madridi dëshiron që një ekip mjekësor të më ekzaminojë, ashtu siç pritej”. “Kjo marrëveshje është historike. 80 milionë funte është një shumë e madhe parash”, ka thënë portugezi.
Carlos Tevez do të jetë një tjetër lojtar i cili do të largohet nga Manchester Unitedi pas njoftimeve të fundit për largimin e Cristiano Ronaldos.Argjentinasi nuk është i kënaqur me tentativat e varfra të trajnerit Alex Ferguson për ta mbajtur atë në Old Trafford, për të cilin konsideron se nuk e ka trajtuar aspak mirë gjatë gjithë sezonit që shkoi. Një burim i afërt me lojtarin i ka thënë revistës “FourFourTwo” se të gjitha opsionet janë të hapura për Tevezin, duke specifikuar Manchester Cityn, Chelsean dhe Liverpoolin, si skuadra të mundshme ku do të mund ta vazhdonte karrierën sulmuesi.
















