Mesfushori brazilian Kaka edhe një herë ka pohuar lidhjen e tij me Milanin, duke thënë se rosonerët gjithmonë do të jenë në zemrën e tij.“I jam shumë falënderues Milanit. Nëse sot jam futbollist i klasit botëror, kjo është për shkak të rosonerëve dhe përfaqësueses së Brazilit”, ka thënë Kaka, i cili është në Afrikën e Jugut në Kupën e Konfederatave.“Vërtet më vjen keq për atë që ndodhi me Milanin, por tash duhet ta pranoj faktin se e ardhmja ime është në përbërjen e Real Madridit dhe raportet e mia profesionale me rosonerët ndërpriten”.“Shpresoj se Milani do të mund të bëjë gjëra të mëdha me strategun e ri Leonardo dhe iu dëshiroj gjithçka të mirë. Gjithmonë do t’i dua ngjyrat kuqezi”, ka shtuar braziliani.
Në prag të takimit të parë të Kupës së Konfederatave kundër SHBA të hënën, trajneri fitues i Kupës Botërore, Marcelo Lippi, është zotuar të mos heqë dorë nga veteranët e tij.Pavarësisht kritikave që fajësojnë Lippin për përfshirjen e lojtarëve të vjetër në ekip, trajneri italian duket se nuk dëshiron të heqë dorë nga ta.“Nuk do të heq dorë nga djelmoshat e mi të vjetër. Nuk do të heq dorë edhe sikur Brazili ose Spanja të kenë një mesatare të moshës shumë më të ulët se e jona”, ka thënë Lippi.“Me siguri nuk do t’i kisha ata në ekip nëse nuk do të shkëlqenin. Por, me siguri do t’ia dalim shumë më mirë në Kupën e ardhshme Botërore”, ka shtuar italiani.
Kampioni i Anglisë, Manchester United, vazhdon të ruajë interesimin për portierin e Barcelonës, Victor Valdes.The News of the World shkruan se kontrata e portierit spanjoll skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe ai dëshiron të ndahet nga klubi i tij i tanishëm. United ka vëzhguar Valdes gjatë gjithë sezonit, por ka pritur që kontrata e tij të vazhdohet pas fundit heroik të sezonit në Ligën e Kampionëve. Por Barcelona është tronditur nga kërkesa prej 7.6 milionë dollarësh e portierit dhe nuk ka në plan ta vazhdojë atë. Krahas Valdes, nën radarin e United është edhe portieri i Villarrealit, Diego Lopez.
Afrika e Jugut dhe Iraku kanë luajtur pa gola në ndeshjen e parë që hapi garën e Kupës së Konfederatave.Nikoqiri i kësaj gare, Afrika e Jugut, nuk arriti të shfrytëzojë epërsinë e fushës vendore për të nxjerrë pikë të plota nga ndeshja e parë. Takimi ishte i ngadaltë, jo dinamik, me vetëm disa raste për gol, të cilat erdhën në minutat e fundit të ndeshjes. Rasti më i mirë i takoi Afrikës së Jugut, 12 minuta para fundit, kur Mashego u gjend vet para portierit të Irakut, por Gassid ndaloi goditjen. Një mundësi tjetër shënimi vendasit patën edhe në minutën e 84-të, pas një goditje të lirë nga Gaxa, por edhe ky rast nuk u shfrytëzua. Ndeshja e radhës zhvillohet po ashtu sonte në mes të Zelandës së Re dhe Spanjës.
Sulmuesi i Barcelonës, Samuel Eto'o, dëshiron pagë të vlefshme 200 mijë funte në javë për t’iu bashkuar Manchester Cityt.The News of the World shkruan se kamerunasi ka kërkuar të paguhet plot një milionë euro në muaj, që t’i bashkohet klubit anglez. Nëse ai do të nënshkruante marrëveshje pesëvjeçare me Cityn, klubi anglez do t’i paguante atij plot 60 milionë euro (51 milionë funte) gjatë asaj periudhe. Manchester United, Liverpool dhe Inter janë në mesin e klubeve të tjera të cilat janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit, dhe në të gjitha rastet kërkesat e lojtarit janë të përafërta.
Mediat spanjolle shkruajnë se Barcelona është duke u përpjekur ta vjedhë David Villan para hundës së Real Madridit, pasi katalanasit mbrëmë kanë dërgua ofertë në drejtim të Valencias.David Villa është caku i tretë i Real Madridit pas dy përforcimeve të mesfushës, Kaka dhe Cristiano Ronaldo, dhe negociatat me Valencian zhvillohen tashmë disa ditë. Por, El Mundo Deportivo thotë se negociatat janë ende të hapura, pasi Barcelona ka dërguar ofertë në momentet e fundit për David Villan. Barcelona ka dërguar ofertë prej 35 milionë funtesh për Villan, pasi e shes si të vështirë procesin e angazhimit të Zlatan Ibrahimovic. Oferta e Realit është pak më e lartë, 37 milionë funte, por duke marrë parasysh se të dyja nuk dallojnë shumë, do të jetë vetë lojtari ai i cili do të ketë fjalën kryesore në transferim.
Liverpooli ka bërë të ditur me anë të një deklarate në ueb faqen e klubit se dy mesfushorët, Javier Mascherano dhe Xabi Alonso nuk janë në shitje.
Dyshja e Liverpoolit vazhdimisht lidhet me një largim drejt Spanjës, Mascherano në Barcelona dhe Xabi Alonso në Real Madrid. Por klubi anglez thotë se dy yjet do të mbeten në Ligën Premier edhe në sezonin e ardhshëm. “Pavarësisht shkrimeve në media dhe spekulimeve për të ardhmen e Xabi Alonsos dhe Javier Mascheranos, Liverpooli nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare nga asnjë klub për këta lojtarë”, thuhet në deklaratë. “As lojtarët në anën tjetër nuk janë në shitje, e as Liverpooli nuk ka interes nga lista e gjatë e futbollistëve nga kampionati spanjoll të cilët lidhen me një kalim në Anfield, si pjesë e marrëveshjeve”, shtohet më tej në publikim.
Dyshja e Liverpoolit vazhdimisht lidhet me një largim drejt Spanjës, Mascherano në Barcelona dhe Xabi Alonso në Real Madrid. Por klubi anglez thotë se dy yjet do të mbeten në Ligën Premier edhe në sezonin e ardhshëm. “Pavarësisht shkrimeve në media dhe spekulimeve për të ardhmen e Xabi Alonsos dhe Javier Mascheranos, Liverpooli nuk ka pranuar asnjë ofertë zyrtare nga asnjë klub për këta lojtarë”, thuhet në deklaratë. “As lojtarët në anën tjetër nuk janë në shitje, e as Liverpooli nuk ka interes nga lista e gjatë e futbollistëve nga kampionati spanjoll të cilët lidhen me një kalim në Anfield, si pjesë e marrëveshjeve”, shtohet më tej në publikim.
Sipas mediave angleze, Sir Alex Ferguson, do të përpiqet ta plotësojë zbrazëtirën e lënë nga largimi i Cristiano Ronaldos duke e zëvendësuar atë me mesfushorin e Valencias, David Silva.Besohet se Sir Alex Ferguson tashmë ka dhënë dritë të gjelbër për kompletimin e transferimit të 23-vjeçarit spanjoll për një shumë prej 25 milionë funtesh.Silva mund të luajë në të dy krahët e mesfushës, ashtu si edhe Ronaldo, ndërsa mund të luajë edhe si mesfushor i qendrës. Silva edhe para largimit të Cristiano Ronaldos ishte vlerësuar larg në listën e dëshirave të Ferguson. Edhe pse Valencia ka mohuar se do t’i shesë yjet, kriza ekonomike vazhdon në klub dhe është e mundshme që lojtari të shitet këtë verë.
Milani ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje zyrtare me mbrojtësin francez të Portos, Aly Cissokho.Rossonerët do të paguajnë 15 milionë euro për shërbimet e francezit, si edhe nga një milionë euro për çdo trofe të fituar gjatë kohës së qëndrimit të Cissokhos në San Siro. “Bisedimet kanë qenë mjaft intensive. Mendojmë se Cissokho është një lojtar i fuqishëm, pasi kjo është dëshmuar edhe me interesimin e skuadrave të rëndësishme evropiane, madje edhe në momentet vendimtare derisa po arrinim marrëveshjen. Mirëpo, në fund, miqësia jonë e gjatë me drejtuesit e Portos triumfoi”. “Përvetësimi i Thiago Silvas, i cili ende nuk i ka mbushur 25 vjet, dhe Cissokho që ende nuk i ka 23 vjet, është përgjigje për një projekt preciz: një skuadër të re, të freskët, konkurruese dhe me baraspeshimin e llogarive. Kjo është rruga të cilën do ta ndjekim edhe në ditët dhe javët e ardhshme”, ka thënë zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, për faqen zyrtare të klubit.
"Corriere dello Sport" njofton se trajneri i ri i Chelseat, Carlo Ancelotti, dëshiron ta transferojë mbrojtësin e Romës, Juan.Blutë janë në bisedime me Interin për shitjen e Ricardo Carvalhos, ndërsa Ancelotti e ka caktuar mbrojtësin Juan si zëvendësuesin e tij. Së shpejti pritet që disa të dërguar të Chelseat të udhëtojnë në kryeqytetin italian për të diskutuar për mbrojtësin brazilian me Giallorossët, të cilët do të detyrohen të shesin disa lojtarë këtë afat kalimtar, pasi që nuk luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Real Madridi ia ka ofruar Interit sulmuesin Gonzalo Higuain dhe para për të fituar shërbimet e Zlatan Ibrahimovicit.Javët e fundit është spekuluar për mundësinë e kalimit të Ibracadabrës te Barcelona në formë shkëmbimi me Samuel Eto'o-n, ndërsa Balugranët duhet t’i paguajnë para shtesë Interit. Megjithatë, “Marca” shkruan se Reali ka kontaktuar me zikaltrit, ndërsa përgjigja e tyre ka qenë se nuk do ta shesin Ibran për më pak se shifra të cilën Mbretërit do të paguajnë për Cristiano Ronaldon (94 milionë euro). Megjithatë, presidenti Florentino Perez dëshiron ta zbutë paksa shifrën e kërkuar nga Interi, ashtu që do ta ofrojë argjentinasin 21-vjeçar dhe një shumë të reduktuar parash. Nëse Mbretërit arrijnë të sigurojnë edhe shërbimet e boshnjakut me pasaportë suedeze, atëherë Reali do ta ketë “sulmin e ëndrrave” me Kaka, Ronaldo dhe Ibrahimovic.
Njoftohet se Manchester Unitedi do të bëjë një ofertë shokuese për sulmuesin e Liverpoolit, Fernando Torres.“Sunday Express” shkruan se Djajtë e Kuq do të provojnë transferimin e spanjollit, i cili duhet ta zë vendin e lojtarit në largim- Crisitano Ronaldo, ndërsa i njëjti burim pohon se menaxheri i Unitedit, Sir Alex Ferguson, do të ofrojë 40 milionë funte (47 milionë euro) për ta bindur rivalin e përjetshëm Liverpool, që ta lejojë largimin e Torres. Kjo shifër është thuajse sa dyfishi që Redsat i paguan Atletico Madridit për shërbimet e ‘El Ninos’, ndërsa nëse largohet edhe Carlos Tevez, Manchesteri duhet që me çdo kusht ta forcojë sulmin. Kampioni anglez është në garë edhe për të fituar shërbimet e disa lojtarëve, emrat e të cilëve qarkullojnë në treg këtë sezon: Karim Benzema, Samuel Eto’o, Franck Ribery, Antonio Valencia dhe David Silva.
Real Madridi ka siguruar shërbimet e dy nga lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo dhe Ricardo Kaka, dhe së shpejti pritet ardhje e lojtarëve tjerë të mëdhenj në Bernabeu, ndërsa superylli i Barcelonës, Lionel Messi, nuk është i shqetësuar për këtë gjë.“Transferimi i Ronaldos është një transferim i mirë. Me të dhe me Kaka, Reali do të jetë më i fuqishëm, mirëpo ne do të jemi luftarakë sërish”. “Do të jetë një sezon i gjatë dhe i vështirë dhe në do të mundohemi të jemi edhe më të suksesshëm se sezonin që shkoi (kur Barcelona i fitoi të gjitha trofetë e mundshme- Kampionatin spanjoll, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve)”, është shprehur argjentinasi.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka thënë se ai ka qenë në dijeni që Cristiano Ronaldo do të largohet nga Old Trafford, duke shtuar se Djajtë e Kuq kanë dhënë maksimumin për ta mbajtur atë deri më tani.Portugezi gjithmonë ka shprehur dëshirën për të luajtur me Mbretërit e Real Madridit dhe tani duket se do t’i realizohet ëndrra e tij, pasi që Los Blancos janë pajtuar të paguajnë 80 milionë funte për shërbimet e tij. “Ai dëshironte të largohej dhe kjo është shumë e thjeshtë. Kurdo qoftë ai do të largohej. Ne kemi dhënë më të mirën nga vetja duke e mbajtur deri më tani”, ka thënë skocezi Ferguson.
Juventusi ka vendosur që transferojë mbrojtësin e Udineses, Marco Motta, i cili kaloi një formë të shkëlqyer në gjysmën e dytë të sezonit pas kalimit te Roma në formë huazimi.Roma ende është skuadra e favorizuar për të nënshkruar me 23-vjeçarin, mirëpo nëse kryeqytetasit nuk bëjnë një ofertë, atëherë Bianconerët do ta kenë mundësinë ta transferojnë lojtarin. “Njëherë duhet të bisedoj me Seccon (drejtorin sportiv të Juves), sepse lojtari dëshiron të dijë se sa hapësirë do t’i jepet në skuadër”, është shprehur agjenti i Mottas, Bruno Carpeggiani.
Portieri i Italisë, Gianluigi Buffon, ka folur për përfaqësueset favorite për ta fituar Kupën e Konfederatave, duke pohuar se Brazili mbetet favoriti kryesor për ta fituar turneun, i cili fillon të dielën.“Brazili ka më shumë kualitet dhe më shumë talentë. Mirëpo edhe ne (Italia) dhe Spanja do të mundohemi të fitojmë. Për mua ky turne vlen shumë, pasi që janë të përfshira përfaqësueset më të mira nga të gjitha kontinentet”. “Nëse ne e fitojmë kjo do t’i ndihmonte shumë futbollit italian, sepse ne ndihemi si ambasadorë të futbollit italian”, është shprehur portieri i Juves për “La Gazzetta dello Sport”.
Presidenti i Real Madrid Florentino Perez insiston se klubi nuk do të hyjë në borxh pas blejres së Kaka' dhe të Cristiano Ronaldo-s.Perez madje theksoi se në afat më të gjatë kohor Real-i do të gjenerojë më shumë para. Edhe për njeriun që arriti t'i sjellë yjet si Luis Figo dhe Zinedine Zidane në Bernabeu qysh në fillim të mandatit të tij si president, kjo javë, edhe për të dhe per klubin ishte një javë senzacionale.Pas shpenzimit të €65milion për Kaka' nga AC Milan, Real është shumë afër transferimit të Ronaldos për një shumë rekord prej rreth €95milion pasi Manchester United ka pranuar ofertën.Sidoqoftë, kjo shumë e madhe parash në të dy marrëveshjet - tani Madrid thuhet se është duke bërë marrëveshje edhe për David Villa dhe Maicon - njerëzit po pyesin se ku i merr Real Madrid tërë atë shumë parash.Perez insiston se të gjitha paratë janë të klubit, duke theksuar se këto transfere do t'i hypnin vlerën dhe fitimin klubit.Ai shtoi: 'Në të kundërtën, ne vetëm sa i përmirësojmë fondet tona duke kërkuar të tri qëllimet.'Rritjen e shitjes së biletave, rritjen e vlerave ekonimike të klubit.'Paratë janë ekskluzivisht të klubit dhe jo paratë e mia.'Real Madrid fiton rreth €400milion për një vit, nga tri burimet kryesore - një e treta nga shitja e biletave, një e treta nga të drejtat televizive dhe një e treta nga shitja e mallrave sportive.
















