Milani vazhdon të jetë i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Romës, Philippe Mexes.Sportmediaset.it njofton se Rossonerët janë të gatshëm të paguajnë dhjetë milionë euro dhe ta ‘sakrifikojnë’ Marek Jankulovskin për të siguruar shërbimet e mbrojtësit francez. Trajneri i Milanit, Leonardo, është i interesuar që ta përforcojë repartin e mbrojtjes dhe Mexes do të ishte njeriu i duhur për ta freskuar këtë repart, sidomos kur tashmë kuqezinjtë kanë siguruar shërbimet e mbrojtësit tjetër francez Aly Cissokho.
Los Angeles Lakers ka ngritur edhe trofeun e 15-të në NBA dhe të parin që nga viti 2002, pasi shënoi fitore me rezultat 99-86 ndaj Orlando Magic në ndeshjen e pestë finale.Los Angeles i jep fund kështu serisë me rezultat 4-1, duke i dhënë trajnerit Phil Jackson titullin e 10-të rekord në kampionatin amerikan të basketbollit dhe titullin e katërt yllit të ekipit Kobe Bryant.30-vjeçari Bryant udhëhoqi te Lakers me 30 pikë dhe u emërua MVP i finaleve, duke marrë këtë titull për të parën herë.Kur ai i kishte fituar tre titujt e mëhershëm (2000-20002), kishte qenë ish-bashkëlojtari i tij, Shaquille O'Neal, ai kishte marrë titullin MVP i finaleve.Lamar Odom shënoi 17 pikë, Trevor Ariza 15 dhe Pau Gasol 14, për Lakers. Te Orlando Magic, Rashard Lewis shënoi pikët më të larta në ndeshjen e fundit, 18 pikë gjithsej.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se arsyeja që Real Madridi po shpenzon para të majme për ta forcuar skuadrën, është triumfi i Barcelonës në të tri garat ku mori pjesë.“Suksesi ynë i trefishtë e detyroi Real Madridin të shpenzojë pa masë dhe kjo gjë e ka çrregulluar tregun”. “Perez transferon lojtarë në bazë të preferencave të tij dhe kjo vetëm sa e tregon arrogancën që ka”, ka thënë Laporta duke shtuar se edhe Blaugranët do të bëjnë disa transferime të rëndësishme për t’i dhënë skuadrës pak freski.
E përditshmja suedeze "Sportblade" njofton se Zlatan Ibrahimovic ka vendosur të qëndrojë tek Interi për arsye familjare.Sipas një burimi shumë të afërt me lojtarin, boshnjaku me pasaportë suedeze nuk do të largohet nga Giuseppe Meazza, pasi që gruaja e tij, Helena, dhe dy fëmijët janë mishëruar me jetën në Milano. Disa vite më parë legjenda franceze, Zinedine Zidane, u largua nga Italia në drejtim të Spanjës, për arsye familjare, ndërsa tani duket se do të ndodhë e kundërta, pasi që ish-lojtarit të Juventusit i pëlqen jena në Itali.
Presidenti i Real Madridit, Forentino Perez, është kritikuar për shpenzimet e mëdha që po bën, sidomos pas parave që ka ofruar për Kaka dhe Crisitano Ronaldo, ndërsa ylli brazilian i ka dalë në mbrojtje presidentit të tij.Ish-lojtari i Milanit, i cili u transferua në Bernabeu për shumën prej 67.2 milionë eurosh, beson se Perez ka një qëllim të qartë se si ta rindërtojë skuadrën e tij dhe se ai nuk gjuan thjeshtë para për të treguar superioritetin ekonomik të Los Blancos. “Secili njeri ka mënyrat e veta të arritjes së qëllimeve. Florentino ka një politikë shumë të qartë dhe një mënyrë të vendosur për t’i arritur qëllimet e tij. Ai po bën gjithçka që Real Madridi të bëhet sërish një skuadër e madhe”, ka thënë Kaka në një intervistë për “O Globo”.
Manchester City duket të jetë favoriti kryesor për ta transferuar sulmuesin argjentinas Carlos Tevez.“Sky Sports News” njofton se në dy ditët e ardhshme Manchester City, Manchester United, Liverpooli dhe Chelsea do të fillojnë bisedimet me pronarët e Tevez për mundësinë e transferimit të tij. Ndërkohë mësohet se do të përfshihet edhe një skuadër italiane dhe një spanjolle, emrat e të cilave nuk janë bërë të njohura. Megjithatë, “The Guardian” shkruan se ‘pasanikët’ janë më pranë transferimit të Tevez, pasi që ata janë pajtuar të paguajnë 25.5 milionë funte (30 milionë euro) për të fituar shërbimet e argjentinasit, ndërkohë që mësohet se City do t’i ofrojë Tevezit 140.000 funte në javë (164.000 euro)- që është 75% më e lartë se paga e tij aktuale.
Mbrojtësi veteran i Manchester Unitedit, Gary Neville, ka mohuar spekulimet për largimin e tij gjatë këtij afati kalimtar.34-vjeçari ka pasur probleme me lëndime të cilat ia kanë kufizuar mundësinë për lojë, kështu që Nevillë është në grupin e lojtarëve rezervë të kampionit anglez. Duke llogaritur mosparaqitjet e tija është spekuluar se mbrojtësi legjendar mund t’i bashkëngjitet skuadrës së Middlesbrough. Mirëpo komentet e fundit të Neville i japin fund çdo spekulimi për largimin e tij. “Kam luajtur në disa ndeshje në sezonin e kaluar dhe shpresoj që sezonin e ardhshëm të vazhdoj të luaj këtu, sepse të qenit në këtë klub ka rëndësi të veçantë për mua”, ka thënë mbrojtësi i krahut të djathtë për “The People”.
Përkundër spekulimeve të fundit, sulmuesi i Bolognas, Marco Di Vaio, nuk dëshiron të largohet nga skuadra e tij aktuale, thotë agjenti i lojtarit, Marco Pastorello.Është spekuluar se ish-lojtari i Juventusi kishte kërkuar zgjatjen e kontratës dhe njëkohësisht rritjen e pagës, gjë të cilën nuk mund t’ia plotësojë Bologna, prandaj thuhej se ai mund ta braktisë skuadrën e tij. Mirëpo, agjenti i italianit ka thënë se Di Vaio nuk dëshiron të konsiderohet ‘tradhtar’ nga tifozët e Bolognas, dhe kjo është njëra nga arsyet më të fuqishme për të cilën ai dëshiron të qëndrojë.
Antonio Caliendo, agjenti i sulmuesit të Juventusit, David Trezeguet, ka konfirmuar se Real Madridi është i interesuar në shërbimet e klientit të tij.Pritet që gjatë këtij afati kalimtar sulmuesi francez ta braktisë Zonjën e Vjetër, ndërkohë që shumë skuadra dëshirojnë shërbimet e tij. Dhe tashmë spekulimet për interesimin e Mbretërve për ta transferuar Trezegolin janë konfirmuar nga agjenti i tij, i cili në një intervistë me “Sette Gold” ka thënë se Los Blancos dëshirojnë ta transferojnë 32-vjeçarin.
Kampioni i Evropës, Spanja, ka shkatërruar me rezultat 5-0 ekipin e Zelandës së Re, në takimin e grupit A të Kupës së Konfederatave.Spanja dominoi ndeshjen si në posedim dhe raste, po ashtu edhe në gola, duke marrë kryesimin e grupit A.Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, shënoi hat-trick, duke të qenë i saktë në tre tentimet e para për Spanjën (6’, 14’ dhe 17’), para se Cesc Fabregas të shënojë edhe golin e katërt kundër Zelandës së Re që në pjesën e parë të ndeshjes (24’).Me të filluar pjesa e dytë, një gabim tjetër i mbrojtjes së Zelandës i kushtoi kësaj kombëtare edhe me një gol tjetër, të cilin rast këtë herë e shfrytëzoi sulmuesi David Villa (48’).Pasi siguruan fitoren, spanjollët qetësuan ndeshjen dhe nuk ngulmuan në më shumë gola.Spanja tash mban kreun e grupit A, e ndjekur nga Afrika e Jugut dhe Iraku, që më herët barazuan në takimin mes tyre. Zelanda e Re do të mbajë fundin e tabelës.
















