Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, do ta fillojë garën për mbrojtjen e titullit në fushë të vet kundër ekipit të rikthyer në ligën elite të futbollit anglez, Birmingham, më 15 gusht.Në ndeshjen e dytë Djajtë e Kuq do të përballen po ashtu me një ekip të ri në Ligën Premier, pasi do të udhëtojnë te Burnley. Derbi i parë për United do të jetë në fund të muajit gusht, 29, kur do ta presin Arsenalin në Old Trafford. Nga ndeshjet tjera të javës së parë, Chelsea po ashtu do të luajë në fushë të vet, pasi do të presë në Stamford Bridge, Hull Cityn. Liverpooli do të jetë pjesë e derbit të javës së parë, pasi udhëton te Tottenham, ndërsa Arsenali po ashtu do të zhvillojë një derbi në fushë të Evertonit.
Në javën e parë do të takohen:
Aston Villa v Wigan
Blackburn v Man City
Bolton v Sunderland
Chelsea v Hull City
Everton v Arsenal
Man Utd v Birmingham
Portsmouth v Fulham
Stoke v Burnley
Tottenham v Liverpool
Wolverhampton v West Ham
Kampioni i Evropës, Spanja, ka shënuar fitore minimale ndaj kampionit të Azisë, Irakut, në kuadër të ndeshjes së grupit A të Kupës së Konfederatave, duke siguruar vend për në gjysmëfinalen e kësaj gare.Pas një pjese të parë pa gola, sulmuesi i Valencias, David Villa, ishte ai që theu rezultatin e ndeshje me anë të një goli të shënuar me kokë në minutën e 55-të të ndeshjes, e që doli të ishte vendimtar për tri pikët e reja të Spanjës. Në ndeshjen e ardhshme, kampioni i Evropës do të takohet me nikoqirin e Kupës së Konfederatave, Afrikën e Jugut, por pavarësisht të këtij rezultati Spanja tashmë është e kualifikuar për në gjysmëfinale. Iraku, pavarësisht se ka vetëm një pikë nga dy ndeshje, mund të ketë rast të kualifikohet nëse mposht Zelandën e Re në ndeshjen e fundit, dhe nëse Afrika e Jugut humb pikë në ndeshjen tjetër e sotme kundër Zelandës.
Real Madrid është i gatshëm të dërgojë ofertë në drejtim të mesfushorit të Romës, Daniele de Rossi.El Mundo Deportivo shkruan se Reali është duke synuar De Rossin, pasi ka hequr dorë nga përpjekja për të angazhuar mesfushorin e Liverpoolit, Xabi Alonso. De Rossi shihet si një opsion ideal, megjithëse italiani, i cili është në detyrë me kombëtaren e Italisë në Kupën e Konfederatave në Afrikën e Jugut, do të jetë vështirë të bindet. “Ia kam premtuar të ardhmen dhe besnikërinë time Romës. Ekipit nga qyteti im për gjithë jetën. Jam besnik ndaj klubit dhe kurrë nuk do të largohem. Nuk shqetësohem nëse ekipet tjera interesohen për mua”, ka thënë lojtari.
Trajneri i ri i Milanit, Leonardo, raportohet se ka kthyer sytë kah anësori i Real Madridit, Arjen Robben, të cilin e sheh si një lojtar ideal për rosonerët.Corriere dello Sport shkruan se Leonardo planifikon të luajë me sistemin 4-3-3 dhe është i bindur se Robben do të përshtatej në mënyrë të përkryer në këtë sistem. Ndërkohë rosonerët këtë vikend janë në pritje edhe të përgjigjes së Wolfsburgut për sulmuesin boshnjak, Edin Dzeko.
Agjenti i sulmuesit francez Karim Benzema, thotë se dëshirë e klientit të tij është të mbetet në radhët e Lyonit edhe gjatë sezonit të ardhshëm.Manchester Untied, Barcelona, Inter dhe Real Madrid janë të interesuar për francezin, por edhe Lyoni vazhdimisht ka theksuar se dëshirë e klubit është që ta ruajë sulmuesin sa më gjatë. “Karim më ka thënë se dëshiron të mbetet në Lyon. Para se të niset për në pushim, që do të zgjasë tri javë, ai më ka thënë se dëshiron të qëndrojë edhe një vit në Lyon dhe të përgatitet më mirë për Kampionatin Botëror”, ka thënëagjenti i sulmuesit.
Mesfushori portugez Cristiano Ronaldo, jo vetëm që do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit por, do të jetë edhe lojtari me të ardhura më të mëdha në botën e futbollit.Ronaldo është në prag të kompletimit të transferimit të tij në Real Madrid, që kur Manchester United pranoi ofertën rekorde, prej 94 milionë eurosh. Reali tash duhet të caktojë kushtet personale me portugezin, para se ai të prezantohet edhe zyrtarisht si lojtar i ri i klubit spanjoll. Sipas Marca, Ronaldo jo vetëm që do të jetë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, por Reali do ta bëjë atë edhe futbollistin me përfitime më të mëdha. Gazeta shkruan se Ronaldo do të marrë një pagë prej 13 milionë eurosh në sezon, ose një milion më shumë se sa lojtari me të ardhura më të mëdha për momentin, Zlatan Ibrahimovic, i cili në Inter merr 12 milionë euro në sezon. Ronaldo do të marrë pagë po thuajse dyfish më të madhe se kapiteni Raul, i cili merr 7 milionë euro në sezon. Me marrëveshjen e re, portugezi do të marrë 1.083 milionë euro në muaj, ose 1 mijë e 500 euro çdo orë.
Agjenti i Edin Dzekos, Irfan Redzepagic, ka deklaruar se gjithçka varet nga Wolfsburgu në lidhje me mundësinë e kalimit të sulmuesit boshnjak te Milani.Rossonerët janë të interesuar ta transferojnë yllin boshnjak, i cili kaloi sezon të shkëlqyer me Wolfsburgun duke qenë njëri nga lojtarët kryesorë që i ndihmuan skuadrës së tyre të shpallej kampion i Bundesligas. Ndërkohë, Redzepagic është duke pritur përgjigjen e skuadrës aktuale të Dzekos dhe thotë se ‘topi është në fushë të tyre’. “Po presim dhe mendoj se pikërisht ajo që duhet të bëjmë është ta presim vendimin e Wolfsburgut. Ne kemi respekt për Wolfsburgun dhe do të pranojmë çfarëdo vendimi që do të marrin drejtuesit e skuadrës, qoftë nëse e shesin qoftë nëse e mbajnë”, ka thënë Redzepagic për Calciomercato.it.
Agjenti i Massimo Ambrosinit, Moreno Roggi, ka deklaruar se klienti i tij dëshiron të ndjekë rrugine legjendës së Milanit, Paolo Maldini dhe do ta përfundojë karrierën me fanellën kuqezi.Kontrata aktuale e mesfushorit italian përfundon në qershor të vitit 2010, ndërsa ende nuk kanë filluara negociatat për vazhdimin e saj. Megjithatë, Roggi thotë se nuk ka vend për spekulime për largimin e mundshëm të Ambrosinit, pasi që së shpejti do të nënshkruhet kontrata e re. “Nesër do të takohemi me Gallianin dhe besoj se nuk do të ketë probleme për vazhdimin e kontratës për më shumë se një sezon”. “Asnjëherë nuk ka pasur probleme dhe keqkuptime. Ai do të qëndrojë te Milan sepse është i lidhur me këtë klub dhe dëshiron të jetë kapiteni i parë, i epokës pas-Maldinit”, ka thënë Roggi për “Sky Sport”.
West Ham United ka siguruar shërbimet e dyshes së Interit, Amantino Mancini dhe Luis Jimenez, shkruan tabloidi britanik "The Sun".Liverpooli dhe Lyoni kanë qenë skuadrat e interesuara për Mancinin, mirëpo shefi ekzekutiv i West Hamit ka arritur marrëveshje për ta huazuar brazilianin dhe bashkëlojtarin e tij Jimenez për sezonin që vjen. Skuadra nga Liga Premier, në fund të sezonit do ta ketë edhe mundësinë që t’i mbajë lojtarët në Upton Park nëse paguan shumën e parave të caktuar nga zikaltrit.
"Il Tempo" shkruan se Roma do të detyrohet ta shesë së paku njërin nga lojtarët kryesorë të skuadrës dhe emri që qarkullon është ai i sulmuesit Mirko Vucinic.‘Italpetroli’- kompania e cila mbështet Romën, ka afër 300 milionë euro borxh, kështu që Giallorossët nuk kanë fonde për ta forcuar skuadrën, pos nëse e shesin ndonjë lojtar. Dyshja e mbrojtjes, Juan dhe Philippe Mexes, janë lojtarët më të kërkuar, mirëpo trajneri Luciano Spalletti nuk lejon largimin e tyre, kështu lojtari që mund të largohet dhe të sjellë para (afër 25 milionë euro) është sulmuesi malazez.
Gjiganti turk Galatasaray dëshiron ta transferojë lojtarin e Liverpoolit, Ryan Babel, njofton tabloidi britanik "The Daily Mail".Trajneri i i porsacaktuar i skuadrës turke, Frank Rijkaard, ka caktuar 22-vjeçarin si transferin kryesor gjatë këtij afati kalimtar. Mësohet se klubi nga Stambolli është gati të shpenzojë 9.5 milionë euro për të fituar shërbimet e holandezet, i cili mund të luajë edhe si mesfushor krahu edhe si sulmues.
Drejtuesit e Real Madridit pohojnë se nuk janë në garë për të fituar shërbimet e sulmuesit të Interit, Zlatan Ibrahimovic.Këtë e ka bërë të njohur drejtori sportiv i Los Blancos, Jorge Valdano, i cili veç tjerash ka mohuar edhe interesimin për sulmuesin e Atletico Madridit, Diego Forlan. “Është spekuluar se dëshirojmë shërbimet e Ibrahimovicit dhe Forlanit, mirëpo këto nuk janë të vërteta”. “Ende jemi në kërkim të një sulmuesi, kemi dy ose tri alternativa, mirëpo asnjëra alternativë nuk është sulmuesi i Interit ose ai i Atletico Madridit”, ka thënë Valdano për “Radio Marca”.
Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, ka deklaruar se skuadra e tij favorite gjithmonë ka qenë Milani dhe se ai është tifoz i Rossonerëve që nga fëmijëria, dhe kjo është njëra nga arsyet për të cilën sulmuesi italian shpreson që të bartë fanellën e kësaj skuadre në të ardhmen.“Gjithmonë kam qenë tifoz i Milanit dhe idhujt e mi kanë qenë Gullit dhe Van Basten. Nëse më thërret Galliani do ta kisha përshëndetur thirrjen e tij”, ka thënë Rossi për “Gazzetta dello Sport”. Megjithatë, Galliani nuk është i interesuar për shërbimet e Rossit, pasi që Milani kërkon një qendërsulmues. Ndërkohë, Juventusi është i interesuar për transferimin e italianit të lindur në SHBA.
Edhe pse ende nuk është bërë asgjë zyrtare, mediat italiane besojnë se mbrojtësi i Juventusit, Paolo De Ceglie, ka arritur marrëveshje me Napolin.Sipas “Corriere dello Sport”, dy skuadrat janë pajtuar për arritjen e marrëveshjes, mirëpo ende nuk është caktuar shifra e parave për transferimin e 22-vjeçarit, e cila pritet të vendoset të mërkurën në mbrëmje. Vlera të cilën duhet ta paguajë Napoli pritet të jetë 4-5 milionë euro, ndërsa nga sezoni i ardhshëm mbrojtësi i krahut do të luajë në Stadio San Paolo.
Mesfushori portugez, Luis Figo, i cili i dha fund karrierës si futbollist aktiv me Interin, është kthyer në Spanjë ku është duke jetuar me familjen e tij, ndërkohë që ka folur për dy skuadrat e mëparshme- armiqtë e përhershëm- Real Madridi dhe Barcelona, dhe njëkohësisht e ka lëvduar legjendën e Los Merengues, Raul Gonzalez.36-vjeçari ka thënë se do të shkonte në stadiumin e cilësdo nga këto skuadra për të ndjekur ndonjë ndeshje, edhe pse tifozët e Barcelonës nuk ia kanë falur kurrë që i tradhtoi duke veshur fanellën e Real Madridit. Ndërkohë, Figo ka thënë fjalë të mira për kapitenin legjendar të Los Blancos, Raul. “Ai është një fenomen, njëri nga më të mirët, dhe shpresoj që skuadra të kujdeset më shumë për të në sezonin e ardhshëm”. “Do të ketë prej tyre të cilët po mundohen ta ndërtojnë skuadrën dhe dëshirojnë që ai të pensionohet, mirëpo nuk do të kenë sukses. Ai është më i fuqishëm se të gjithë ata. Po ta kisha unë në skuadër ai do të luante gjithmonë”, ka thënë portugezi.
Sipas cittadigenova.com, Sampdoria e ka vendosur anësorin e Juventusit, Marco Marchionni, në krye të listës së transferimeve.Marchioni është njëri nga lojtarët i cili pritet të largohet nga bardhezinjtë në javët e ardhshme, kjo për shkak të taktikës së re të lojës së Juves, me ç’rast trajneri Ciro Ferrara pritet të luajë me formacionin 4-3-1-2, me Diegon prapa dy sulmuesve, Kështu Marchionni bëhet i padobishëm për skuadrën, ndërsa ai mund të jetë një figurë shumë e rëndësishme te Sampdoria, e cila luan me anësorë.
Edhe pse drejtuesit e Bayern Munichut vazhdojnë të thonë që Franck Ribery nuk është në shitje, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka caktuar një shumë parash për transferimin francezit.Perez dhe këshilltari i tij Zinedine Zidane gjithmonë e kanë shprehur admirimin tyre për anësorin e Bayernit, prandaj ata po përgatiten për një tjetër mega-ofertë. “AS” shkruan se Mbretërit kanë përgatitur 55 milion euro për ta joshur francezin drejt Santiago Bernabeut. Në ofertë mund të përfshihen edhe mesfushorët holandezë Wesley Sneijder dhe Rafael van der Vaart, për të cilët është i interesuar trajneri i ri i skuadrës bavareze Louis van Gaal.
Bisedimet ndërmjet Barcelonës dhe portierit Victor Valdes janë ndërprerë, pasi që asnjëra palë nuk ka arritur të gjejë një pikë të përbashkët për të arritur marrëveshje.“Sport” njofton se përfaqësuesit e lojtarit dhe Blaugranët kanë mbajtur disa ditë takime, të cilat kanë rezultuar të pasuksesshme, kështu që ekziston mundësia që Barcelona të dalë në kërkim të një portieri tjetër. Valdes dëshiron rritjen e pagës në nivel me lojtarët kryesorë të skuadrës, mirëpo katalunasit nuk janë në gjendje t’ia plotësojnë kërkesat 27-vjeçarit. Milani dhe Manchester Unitedi janë skuadrat e interesuara për shërbimet e portierit spanjoll dhe kjo ka bërë që tek ai të rritet vetëbesimi dhe të kërkojë pagë më të lartë.
Oferta prej 17 milionë eurosh e Liverpoolit për mbrojtësin Glen Johnson, raportohet se është pranuar nga Portsmouth.Edhe vetë mbrojtësi anglez më herët kishte shprehur pëlqimin për t’iu bashkuar Liveproolit, ndërsa mediat angleze sot pohojnë se një e tillë tashmë është pranuar edhe nga Portsmouth. Edhe Chelsea dhe Manchester City ishin në kërkim të 24-vjaçarit, por lojtari i ka thënë klubit se Anfield është destinacioni i tij i preferuar.
Mesfushori i Real Madridit, Mahamadou Diarra, është caku i ri i klubit italian, Juventus.Gazzetta dello Sport shkruan se drejtuesit e Juves dëshirojnë të krijojnë një mesfushë nga dy lojtarët e Malit, me anë të Momo Sissoko dhe Diarra. Juve shpreson që miqësia në mes të Diarra dhe përforcimit të ri, Fabio Cannavaro, ta bindë mesfushorin të transferohet në Torino këtë verë. Diarra, i cili është duke u shëruar nga lëndimi në gju, mund të lëshohet për rreth 12 milionë euro nga Reali. Ndërkohë, Juventusi është i gatshëm të shesë Olof Mellberg dhe Christian Poulsen, paratë e të cilëve do të harxhohen në blerjet e reja.
Chelsea i ka ofruar sulmuesin ukrainas Andrey Shevchenkon tri skuadrave franceze. Marsejit, Lionit dhe Monacos, Dy të parat e kanë refuzuar 32 vjeçarin, ndërsa Monaco po e shqyrton mundësinë e transferimit të tij. Skuadra e Monakos dëshiron të ndërtojë një skuadër të rrespektuar pas dështimit total në 5 sezonet e fundit.
















