Juventusi aktualisht është duke u angazhuar në disa fronte sa i përket transferimeve të lojtarëve që do të largohen dhe atyre që do të vijnë në skuadër.Çështja me mesfushorin e Udineses, Gaetano D’Agostino, mbetet e pa finalizuar, ndërsa ende nuk është vendosur nëse David Trezeguet do të largohet dhe në vend të tij do të vijë sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, apo francezi do të qëndrojë në Torino.Megjithatë, një tjetër pozitë të cilën Juve dëshiron ta plotësojë është mbrojtësi i krahut, me ç’rast bardhezinjtë janë të interesuar për mbrojtësin e Liverpoolit, Andrea Dossena, dhe mbrojtësin e Lyonit, Fabio Grosso.Mësohet se Bianconerët e kanë më të lehtë ta transferojnë Grosson, i cili kushton afër 2.5 milionë euro në raport me Dossenan, i cili e ka vlerën 6-7 milionë euro.
Para ndeshjes së të dielës mbrëma kundër Italisë, superylli brazilian Kaka ka thënë se ndjehet si italian, përkundër se luan për përfaqësuesen e Brazilit.“Ndjehem shumë italian, kam kaluar gjashtë vite atje dhe më duhet ta falënderoj atë vend dhe Milanin për shumëçka”.“Ata u mposhtën në Londër (në ndeshjen miqësore kundër Brazilit), mirëpo këtë herë do të jetë ndryshe, është një ndeshje zyrtare dhe unë do ta zhvilloj atë me respektin më të madh”.“Ndeshjet Brazil-Itali janë përballje klasike ndërkombëtare. Italia duhet të fitojë (pasi u mposht nga Egjipti) dhe për këtë arsye lojtarët do të jenë shumë më të motivuar”, ka thënë lojtari i Real Madridit për “AS”.
Këshilltari i Olympique Lyonnais, Bernard Lacombe, ka thënë se skuadra franceze do ta ketë vështirë ta pengojë kalimin e sulmuesit Karim Benzema te Manchester United.Skuadra të shumta janë të interesuara për ta transferuar sulmuesin francez, duke përfshirë Arsenalin, Real Madridin dhe Barcelonën, mirëpo duket se United kanë shanset më të mëdha që ta transferojnë Benzeman.“Ai është lojtar i yni, mirëpo askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Edhe për Michael Essienin nuk mendonim se do të largohej, mirëpo kur Chelsea ofroi shumën e parave...”.“Nëse Manchesteri, që siç e dimë ka shumë para, dëshiron ta blejë Benzeman, atëherë çfarë mund të bëjmë?”, ka thënë Lacombe.
Xabi Alonso ka pranuar se është shumë i lumtur te skuadra e tij aktuale, Liverpool, mirëpo ka shtuar se askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.Spanjolli është i kërkuar nga Real Madridi, mirëpo në një intervistë me “El Pais” ai ka deklaruar se dëshiron ta mbajë fanellën e Redsave.“Jam i lumtur te Liverpooli, mirëpo në futboll nuk mund të thuash jo për asgjë, sepse nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Mirëpo, unë nuk planifikoj të largohem”, ka thënë Alonso.
Manchester United ka konfirmuar se Carlos Tevez nuk do të luajë në Old Trafford në sezonin e ardhshëm.“Manchester United njofton se Carlos nuk do të nënshkruajë kontratë të re me klubin”, shkruan në deklaratën zyrtare të United. Më tutje, në deklaratë thuhet se kampioni i Anglisë është pajtuar të paguajë 25.5 milionë funte dhe i ka ofruar argjentinasit kontratë pesëvjeçare, e cila do ta bënte atë njërin nga lojtarët më të paguar, mirëpo ai nuk ka dashur të luajë më shumë për Manchester Unitedin.
Ish- mesfushori i Juventusit, Pavel Nedved, kërkohet nga skuadra e tij e dikurshme, Lazio, vetëm disa javë pasi ai i dha fund qëndrimit në Torino.Pas largimit nga Juve, Nedvedi njoftoi se i ka dhënë fund karrierës si futbollist, mirëpo agjenti i tij ka thënë se ende nuk ka përfunduar karriera e ‘furisë çeke’. “Il Corriere Dello Sport” njofton se të enjten presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është takuar me agjentin e Nedvedit, Mino Raiola, me të cilin ka biseduar për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme që Nedved të bëjë një rikthim sensacional te Lazio. “Është e vërtetë, jam takuar me Lotiton. Duhet të presim dhjetë deri në 15 ditë, pasi që Pavel është në pushime. Gjithçka do të vendoset pas kthimit të tij nga pushimet”, ka thënë Raiola.
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, i ka dhënë ultimatum sulmuesit Zlatan Ibrahimovic që të vendosë nëse dëshiron të largohet ose të qëndrojë, pasi që kur të fillojnë ndeshjet para-sezonale ai nuk do të lejojë largimin e tij.“Il Corriere Dello Sport” njofton se portugezi është takuar me presidentin Massimo Moratti për të folur në lidhje me sulmuesin boshnjak me pasaportë suedeze, duke caktuar datën 12 korrik si afatin e fundit kur mund të shitet Ibracadabra. Ibrahimovic është i kërkuar nga shumë skuadra, ndërsa më të interesuar për shërbimet e tij janë gjigantët spanjollë, Real Madrid dhe Barcelona.
Skuadra e West Ham Unitedit dëshiron ta sjellë në Ligën Premier sulmuesin e Interit, Mario Balotelli, në formë huazimi.Tablodi britanik “The Daily Mirror” njofton se trajneri i West Hamit, Gianfranco Zola, kishte dashur ta transferonte Balotellin që në afatin kalimtar të janarit, mirëpo kishte dështuar. Ndërsa tani skuadra angleze ka rishfaqur interesimin për sulmuesin italian, i cili nuk dëshiron të jetë zgjedhje e dytë te skuadra e Interit.
Sulmuesi i ri i Milanit, Alexandre Pato, ka deklaruar se është i interesuar të kalojë te Chelsea nëse Blutë dëshirojnë shërbimet e tij.“Ancelotti është shumë i rëndësishëm për mua. Ai është njeriu që më solli te Milani dhe më dha mundësinë që të rritem si lojtar”. “Unë kam kontratë me Milanin, mirëpo do të isha shumë i interesuar nëse Chelsea kërkon shërbimet e mia”, ka thënë braziliani për “Setanta Sports”.
Juventusi ka njoftuar për largimin e disa lojtarëve gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa mbrojtësi Olof Mellberg bën pjesë në këtë grup.Sipas informatave të fundit nga “AFP”, sezonin e ardhëm suedezi do të luajë për skuadrën greke Olympiakos. Mësohet se 31-vjeçari ka arritur marrëveshje për të nënshkruar një kontratë trevjeçare, ndërsa të hënën do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Olympiakosit. Ndërkohë, Juventusi do të fitojë 2.7 milionë euro për shitjen e Mellberg, i cili qëndroi vetëm një sezon te Bianconerët.
Tabloidi britanik "The Daily Mail" njofton se ylli portugez Cristiano Ronaldo ka arritur marrëveshje me Real Madridin sa i përket detajeve të kontratës personale të tij.Më herët pati pengesa në arritjen e kësaj marrëveshje për shkak të të drejtave të imazhit të lojtarit, me ç’rast Los Merengues dëshironin ndarjen e fitimeve gjysmë për gjysmë, ndërsa agjenti i portugezit Jorge Mendes dëshironte të nxirrte 60% të fitimeve në favor të klientit të tij. Edhe pse nuk është bërë e ditur përqindja që do të fitojë Reali dhe përqindja që do të fitojë Ronaldo nga reklamat, mësohet se marrëveshja është arritur dhe tash pritet vetëm transferimi zyrtar i Cristiano Ronaldos te Real Madridi, për të cilin Mbretërit do të paguajnë 80 milionë funte (94 milionë euro).
Wesley Sneijder është njëri nga lojtarët i cili duhet të largohet nga Real Madridi, si pasojë e projektit ‘revolucionar’ të presidentit Florentino Perez, mirëpo vetë lojtari thotë se nuk dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu.“Nuk e kam ndërmend të largohem nga Real Madridi. Askush nuk ka kontaktuar me mua dhe askush nuk më ka thënë që duhet të largohem, ndërsa dëshira ime është që të qëndroj në këtë skuadër”. “Reali ka paguar shumë para për mua (27 milionë euro) dhe unë dëshiroj të arrij suksese me këtë klub”. “Tash për tash, jam i qetë dhe mezi po pres që të kthehem dhe t’ia filloj punës te Reali”, ka thënë 25-vjeçari për “AS” derisa po qëndron për pushime ne Holandë.
Chelsea e ka caktuar mbrojtësin e Romës, Philippe Mexes, si kandidatin kryesor për ta zëvendësuar Ricardo Carvalhon.Në fillim të kësaj jave, agjenti i francezit mohoi spekulimet për kalimin e mundshëm të 27-vjeçarit te Milani duke thënë se Giallorossët nuk do ta shesin lojtarin e tyre. Megjithatë, tabloidi britanik “The Sun” njofton se Blutë janë të gatshëm të paguajnë 12 milionë funte (14.2 milionë euro) për transferimin e Mexes, i cili është një lojtar që pëlqehet nga trajneri Carlo Ancelotti.
Mbrojtësi i Interit, Nicolas Burdisso, ka mohuar spekulimet se do t’i bashkëngjitet Chelseat gjatë këtij afati kalimtar.Është spekuluar se argjentinasi mund të shfrytëzohet si pjesë e marrëveshjes për sjelljen e Decos dhe Ricardo Carvalhos në Giuseppe Meazza. Mirëpo, agjenti i Burdissos thotë se Blutë nuk e kanë kontaktuar klientin e tij. “Ne nuk dimë asgjë. Interi nuk na ka njoftuar në lidhje me këtë çështje, ndërsa në gazeta ka vend për fantazi të këtilla”, ka thënë agjenti i Burdissos, Fernando Hidalgo për FcInterNews.
















