Agjenti i sulmuesit të Romës, Mirko Vucinic, ka thënë ekipi italian dëshiron ta mbajë në radhët e veta malaziasin.Mediat angleze sot shkruan se Manchester United dhe Tottenham ishin vërtet të interesuar për të transferuar Mirko Vucinic, por agjenti i tij thotë se ende askush nuk ka vënë kontakt me të dhe shton se Roma dëshiron ta mbajë atë. “Mirko dëshiron të qëndrojë në Roma. Ai e ka rinovuar marrëveshjen, është i lumtur në klub, klubi është i kënaqur me të dhe për momentin nuk ka arsye pse ai të largohet nga klubi”, ka thënë agjenti. “Mua klubi kurrë nuk më ka thënë asgjë, përveçse dëshiron t’i mbajë të gjithë lojtarët e rëndësishëm, përfshirë këtu edhe Vucinic”, ka shtuar ai më tej.
Kampionia në fuqi Venus Williams ka siguruar vend për në çerekfinale të Wimbledonit pasi rivalja e saj, serbja Ana Ivanovic, u tërhoq në setin e dytë të ndeshjes.Venus, që është në kërkim të titullit të tretë radhazi dhe të gjashtit në këtë turne, e shkatërroi serben me rezultat 6-1 në setin e parë, para se Ivanovic të tërhiqet që në fillim të setit të dytë. Williams do të luajë kundër tenistes së 11-të Agnieszka Radwanska për një vend në gjysmëfinale, pasi polakja i dha fund suksesit të 17-vjeçares amerikane Melanie Oudin duke e fituar në dy sete (6-4, 7-5). Edhe Serena Williams nuk humbi shumë kohë për t’iu bashkuar Venus në çerekfinale, duke shkatërruar kampionen e Australian Open, sllovaken Daniela Hantuchova në dy sete (6-3, 6-1). Amerikania do të përballet me Victoria Azarenka për një vend në gjysmëfinale, pasi bjellorusja e tetë në botë arriti të mposht në tre sete (7-6, 2-6, 6-3) rusen Nadia Petrova.
Numri një i botës, Dinara Safina, është kualifikuar për në çerekfinale të Wimbledonit, megjithëse mposhti me ca vështirësi ish-kampionen Amelie Mauresmo.Rusja u rikthye nga një set disavantazh, për të fituar dy setet e radhës ndaj francezes (4-6, 6-3, 6-4). Safina do të takohet me gjermanen Sabine Lisicki, që mposhti danezen Caroline Wozniacki (6-4, 6-4). Edhe rusja tjetër, kampionia olimpike Elena Dementieva po ashtu ka siguruar vend për në çerekfinale, duke mposhtur bashkëvendësen Elena Vesnina në dy sete (6-1, 6-3). Ajo do të takohet me italianen Francesca Schiavone, e cila mposhti francezen Virginie Razzano (6-2, 7-6).
Roger Federer ka shënuar fitore edhe në rundin e katërt të turneut Wimbledon, duke mposhtur suedezin Robin Soderling në tri sete (6-4, 7-6, 7-6), të cilin e fitoi edhe në finalen e French Open disa javë më parë.Me fitoren e sotme zvicerani siguron vend për në çerekfinale të turneut britanik. Numri dy i botës do të ndeshet me kroatin Ivo Karlovic i cili fitoi në katër sete ndaj spanjollit të shtatë në botë, Fernando Verdasco (7-6, 6-7, 6-3, 7-6). Tenisti i katërt në botë, Novak Djokovic, po ashtu është kualifikuar për në çerekfinale të turneut, duke mposhtur me lehtësi (6-2, 6-4, 6-1) izraelitin Dudi Sela. Serbi do të përballet me Tommy Haas për një vend në gjysmëfinale, pasi gjermani mposhti rusin Igor Andreev (7-6, 6-4, 6-4). Më tej do të vazhdojë edhe australiani Lleyton Hewitt që është rikthyer nga dy sete disavantazh, për të mposhtur çekun Radek Stepanek (4-6, 2-6, 6-1, 6-2, 6-2).
Real Madridi e ka shitur Javier Saviolan te Benfica për shumën prej pesë milionë eurosh, ndërsa argjentinasi shpreson që të fitojë një vend në përfaqësuesen e udhëhequr nga Diego Maradona.“Ardhja te Benfica është padyshim gjëja më e mirë që mund të ndodhte në karrierën time, sepse është shumë me rëndësi se do të luaj dhe ndjehem i rëndësishëm për klubin”. “Do të më pëlqente shumë që kjo sfidë e re të ma siguronte kthimin tim në përfaqësuesen e Argjentinës, ku nuk kam qenë për një kohë të gjatë”, ka thënë 27-vjeçari.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, dëshiron ta shesë Andrea Pirlon pas interesimit serioz të Chelseat.“Corriere della Sera” njofton se Berlusconi i ka thënë zëvendësit të tij, Adriano Galliani, që të rihapë bisedimet me Blutë për shitjen e mesfushorit italian. Sipas presidentet të Rossonerëve, Pirlo është një lojtar nga i cili mund të nxjerrin para dhe kjo është arsyeja kryesore që ai dëshiron ta shesë. Ndërkohë ish-trajneri i Milanit, aktualisht trajner i Chelseat, Carlo Ancelotti, është shumë i interesuar që të punojë serosh me Pirlon.
Xabi Alonso ka shpjeguar se ekziston mundësia që të largohet nga Liverpooli gjatë këtij afati kalimtar, ndërsa destinacioni i tij i radhës mund të jetë Real Madridi.“Nuk ia kam mbyllur derën askujt, prandaj duhet të presim se çfarë do të ndodhë”. “Është gjithmonë pozitive kur skuadra të ndryshme të dëshirojnë. Kjo është shumë më mirë sesa kur askush nuk interesohet për ty”. “E di se duhet të vazhdoj të luaj mirë dhe pastaj do të vendosi se çfarë do të bëj nëse vjen ndonjë ofertë”. “Nuk mendoj se kalimi te Real Madridi është i pamundur, mirëpo nuk do të më pengonte edhe po të mbetesha te Liverpooli”, ka thënë mesfushori spanjoll.
Chelsea dhe Barcelona janë të interesuara për shërbimet e lojtarit të CSKA Moskës, Yuri Zhirkov, ndërsa sipas informatave të fundit pritet që në mesjavë rusi do të nënshkruajë me Blutë e Londrës.E përditshmja “Sport-Express” njofton se të mërkurën 25- vjeçari do të udhëtojë në Londër për të nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Chelsean. Mbrojtësi i krahut, i cili mund të luajë edhe si mesfushor anësor, do t’i kushtojë Chelseat 20 milionë euro.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se skuadra e tij nuk ka hequr dorë nga interesimi për mesfushorin e Liverpoolit, Javier Mascherano.Laporta shpreson që Lionel Messi ta shfrytëzojë ndikimin e tij për ta bindur argjentinasin që të kalojë në Camp Nou. “Mascherano është mik i afërt i Leo Messi. Ai është lojtar i cili më pëlqen shumë. Prandaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur Laporta.
Ish-trajneri i kombëtares së Brazilit, Luiz Felipe Scolari, thotë se Ronaldinho duhet të humbë në peshë për të pasur sukses në Milan.“Nuk e di nëse ai do të mund të rikthehet në kombëtare. Por, me largimin e Kaka, është një mundësi e mirë për të tregojë se mund ta udhëheqë ekipin”, ka thënë Scolari.“Por, ai ka nevojë të humbë katër ose pesë kilogramë, dhe duhet të përpiqet në maksimum ta rikthejë në kahe të duhur karrierën e tij”, ka shtuar trajneri brazilian.
Mbrojtësi i djathtë së fundi ishte i angazhuar me kombëtaren e Brazilit, me të cilën mbrëmë triumfoi në finalen e Kupës së Konfederatave, duke mposhtur SHBA-në me rezultat 3-2.“E ardhmja ime? Nuk di asgjë, ndoshta nesër do të ketë lajme të reja. Unë dua të mbeten në Inter, siç kam thënë disa herë dhe jam i kënaqur që luaj për këtë ekip”, ka thënë Maicon.“Nëse ata i shohin paraqitjet e mia në Kupën e Konfederatave dhe dëshirojnë të më shpërblejnë, unë do të jem më se i kënaqur. Do të arrinim marrëveshje pa ndonjë problem”, ka shtuar braziliani.
Mesfushori i Brazilit dhe përforcimi i ri i Real Madridit, Kaka, ka marrë shpërblimin Topi i Artë në Kupën e Konfederatave, që ndahet për lojtarin më të mirë të kësaj gare.Brazili në finalen e mbrëmshme përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, arriti të përmbysë rezultatin nga 2-0 në 3-2, për ta fituar për të dytën herë radhazi këtë garë, ndërsa Kaka morri më së shumti vota nga gazetarët në anketën e faqes së FIFA-s.Bashkë-lojtari i tij te kombëtarja e Brazilit, Luis Fabiano, fitoi Këpucën e Artë, duke qenë golashënuesi më i mirë i Kupës së Konfederatave, me pesë gola të shënuar, përfshirë edhe dy golat e mbrëmshëm, që i sollën e fitoren Brazilit.Sulmuesi i Sevillas po ashtu e fitoi edhe çmimin e Topin të Argjentë, pasi përfundoi i dytë në votimin e lojtarëve.Portieri i SHBA-së, Tim Howard, fitoi çmimin Dorëza e Artë, duke qenë portieri më i mirë i turneut.
Mediat spanjolle përcjellin lajmin se mbrojtësi i Portos, Bruno Alves, mbetet caku kryesor i Barcleonës.Gazeta sportive katalanase Sport, ka shkruar se Barcelona së shpejti do të dërgojë edhe ofertë zyrtare në drejtim të Portos dhe do të përpiqet ta shfrytëzojë raportin e mirë me kampionin e Portugalisë, për të transferuar mbrojtësin, i cili është cak edhe i shumë klubeve tjera, përfshirë Chelsean dhe Inter.Porto është e gatshme të heqë dorë nga shërbimet e Alves, por vetëm nëse merr ndonjë ofertë jo më pak se 30 milionë euro, sa është edhe klauzula në kontratën e lojtarit.Kjo është një shumë ca e lartë për Barcelonën, por kampioni i Spanjës dhe Evropës do të tentojë të ofrojë disa lojtarë me qëllimin ta ulë çmimin e lojtarit.
Mesfushori braziliani Thiago Motta, thotë se ka ndërruar Genoan për Interin me synimin të fitojë trofeun më të prestigjioz në Evropë, Ligën e Kampionëve.Pas sezonit të shkëlqyeshëm me Genoan, Thiago Motta, së bashku me shokun tjetër të skuadrës, Diego Milito, do të luajnë për Interin në sezonin e ardhshëm.“Është e vërtetë, dua ta fitoj Ligën e Kampionëve përsëri, dhe për këtë arsyeje morra guxim të largohem nga Valencia. Më pëlqeu shumë Genoa, por kam vendosur qëllime të caktuara dhe duhej të provoj t’i realizoj”, ka thënë Motta.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, shpreson se në sezonin e ri ata do të jenë të aftë të fitojnë të tre trofetë të cilët i fituan sezonin e fundit.“A mund të mendojmë përsëri për tre tituj? Pse të mos ëndërrojmë përsëri për një sukses të tillë? Këtë e kam thënë edhe në vitin e kaluar dhe në fund e arritëm atë. Por të gjithë e dimë se do të jetë shumë vështirë të përsëritet ajo ëndërr. Ajo është realizuar vetëm një herë në Spanjë”, ka thënë Xavi.“Për mua futbollisti më i mirë në botë është Leo Messi dhe nuk ka shanse që ai ta ndryshojë mjedisin. Ne po ashtu kemi Andres Iniesta, Thierry Henry dhe Samuel Eto’o. Me zgjidhje të tilla jemi të aftë të bëjmë gjithçka”.“Për Ronaldon nuk do të doja ta kemi në Barcelona. Këtu nuk kemi vend për lojtarë të cilët i mbushin revistat me spekulime”, ka shtuar mesfushori spanjoll.
Mediat italiane përcjellin lajmin se sulmuesi i Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar, është emri i ri në listën e dëshirave të Milanit.Rosonerët janë në kërkim të një përforcimi të ri në sulm dhe golashënuesi më i mirë i Bundesligës për sezonin e kaluar, Edin Dzeko, është i pari në listën e dëshirave të klubit italian.Por Wolfsburgu nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e sulmuesit boshnjak, për të cilin shkak edhe Dzeko pranoi se nuk do të kalojë në Milan.Milani pohoi se është në kontakt me Arsenalin për të transferuar Adebayor, ndërsa një cak tjetër i rosonerëve është edhe golashënuesi më i mirë i Kupës së Konfederatave, Luis Fabiano.Por, sipas Corriere dello Sport, nëse Milani nuk arrin as te shërbimet e ndonjërit prej emrave të sipërm, do të mundohet të sjellë sjell në San Siro Klaas-Jan Huntelaar.Real Madridi për holandezin pagoi 25 milionë euro për ta transferuar nga Ajaxi, por ai nuk arriti të gjendet mirë në klubin mbretëror, ndërsa duket se nuk bën pjesë as në planet e presidentit të ri Florentino Perez.
Olympiakos është duke u përgatitur për t’i bërë ofertë sulmuesit të Newcastle United, Michael Owen, koftrata e të cilit skadon javën e ardhshme.Tabloidi britanik “The Daily Mail” njofton se skuadra greke do t’i bëjë një ofertë luksoze Owenit për ta joshur drejt Athinës. Michael Owen ka nevojë për një skuadër ku do të luajë rregullisht nëse dëshiron të ftohet nga trajneri i Anglisë, Fabio Capello, për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm.
Ish-trajneri i Lazios, Delio Rossi, gjithmonë ka besuar në kualitetet e sulmuesit të skuadrës kryeqytetase, Goran Pandev, dhe tani beson se ai duhet të luajë për një skuadër më të madhe.“Sipas meje, Goran është bërë lojtar për një skuadër të madhe. Duke ditur se Palermo është një skuadër e rëndësishme, ndoshta ai do të mendojë për t’iu bashkëngjitur”. “Sido që të jetë, ai i ka objektivat e veta, sepse unë mendoj se Palermo është e të njëtit nivel me Lazion, prandaj ai ndoshta kërkon motivacione të tjera”, ka thënë Rossi për Mediterraneonline.it.
Fitoren prej 6-2 kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu, Barcelona e konsideron si trofe në vete.Sipas “Sport”, presidenti i katalunasve, Joan Laporta, do t’i shpërblejë lojtarët e tij me një bonus prej katër milionë eurosh, që do të thotë nga 200.000 euro për secilin nga 25 lojtarët e skuadrës. Veç kësaj Laporta u kishte premtuar lojtarëve edhe tre milionë euro nëse arrijnë në finale të Ligës së Kampionëve, dhe një milion të tjera nëse e fitojnë Kupën e Mbretit. Kjo do të thotë se Blaugranët duhet të shpenzojnë tetë milionë euro për të paguar bonuset e premtuara ndaj lojtarëve, të cilët në sezonin 2008/2009 fituan të gjitha trofetë e mundshme (La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit).
Kapiteni i Spanjës, Iker Casillas, është shprehur i kënaqur pasi kombëtarja e tij arriti ta fitojë medaljen e bronztë në Kupën e Konfederatave.‘La Furia Roja’ siguroi vendin e tretë pas fitores dramatike prej 3-2, kundër nikoqirit të kësaj gare, Afrikës ë Jugut, me ç’rast u deshën vazhdimet që kampioni Evropës të shënojë fitore “Ishte shumë me rëndësi që të fitonim pas humbjes nga Shtetet e Bashkuara”. “Merituam më shumë në gjysmëfinale, ndërsa humbja na la një shije të keqe. Nuk e patëm fatin e sotëm kundër amerikanëve”. “Guiza pati dy shanse dhe në të dyja shënoi, ndërsa Xabi Alonso po ashtu arriti të shënojë me gjuajtjen e vetme në drejtim të portës”, është shprehur portieri i Real Madridit pas ndeshjes.
















