Vetëm disa orë pasi mohoi se kishte arritur marrëveshje me Real Madridit, për të hequr dorë nga shërbimet e sulmuesit Karim Benzema, Olimpique Lyon del me një deklaratë krejt ndryshe, duke konfirmuar se marrëveshja në fakt është arritur.Në deklaratën e fundit të lëshuar në faqen zyrtare të klubit, thuhet se sulmuesi do t’i kushtojë Realit 35 milionë euro për fillim, e cila në varësi të paraqitjeve të lojtarit do të mund të shkojë deri në 41 milionë. “Disa ditë më herët, Karim Benzema e kishte informuar presidentin Jean Michel Aulas se ai dëshironte t’i bashkohet Real Madridit, që ka qenë gjithmonë klubi i dytë i preferuar pas Lyonit. Por kjo ndodhi më herët se që është pritur”, thuhet në deklaratë. “Olimpique Lyon ka pranuar vendimin e Benzema dhe negocioi për kushtet e transferimit, të cilat i kanë kënaqur të dyja palët”, shtohet më tej. Benzema është përforcimi i katërt i Realit këtë sezon, pasi te klubi mbretëror tashmë kanë arritur dy ish-futbollistët më të mirë në botë, mesfushorët Kaka dhe Cristiano Ronaldo, si dhe mbrojtësi Raul Albiol.






Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, ka nënshkruar kontratë të re me klubin italian, e cila do ta mbajë atë në Giuseppe Meazza edhe për tre sezone të tjera.
Andry Murray ka shënuar fitore në tre sete ndaj spanjollit Juan Carlos Ferrero (7-5, 6-3, 6-2), për të siguruar vend në gjysmëfinalen e Wimbledonit për të parën herë.
Mesfushori i Real Madridit, Roysten Drenthe, është afër kalimit në Fiorentina, transferim që pritet të ndodhë gjatë kësaj fundjave.
Roma, është një klub italian profesional të futbollit nga Roma. E themeluar me 1927, Roma Serie A e kanë fituar tri herë, e para në 1941-42 pastaj përsëri në 1982-83 dhe 2000-01. Si dhe nëntë herë kan fituar Coppa Italia ku mbajne rekordin aktual me trofe te fituar;
Juventus Football Club (latinisht iuventus që do të thot rini në shqip), gjithashtu njohur edhe si Juventus Turin (ose Juventus Torino), Juventus F.C., Juventus, ose thjesht Juve, është një klub futbollistik italian me seli në Torino. Klubi u themelua më 1 nëntor të vitit 1897 nga një grup të rinjsh mes moshës 14 dhe 17 vjeçare . Klubi momentalisht zhvillon ndeshjet në Seri A liga e parë e Italisë. Juventusi ka fituar zyrtarisht 51 trofe, më shumë se cili do klub tjetër italian, 40 në Itali që është gjithashtu një rekord dhe 11 në Evropë dhe botë që është rekordi i dytë më i mirë i cilit do klub italian dhe klubi i katërt më i mirë në botë.
Football Club Internazionale Milano është klub futbollistik italian me seli në Milano, Lombardi, që zhvillon ndeshjet në ligën e parë të Italisë ose Seria A. Klubi u themelua më 9 mars të vitit 1908. Në Itali klubi është i njohur si Inter ose Internazionale. Interi është një nga klubet më të suksesëshme në historinë e futbollit italian duke fituar 15 herë Scudetti kampionatin, 5 herë Coppa Italia (kupën e Italisë) dhe 3 herë Super Kupën Italiane. Interi gjithashtu ka fituar 2 herë Kupën Evropiane (Ligën e Kampionëve)), 3 herë UEFA Kupën dhe 2 herë titullin Kampion Botërorë. Gjithashtu Interi është ekipi i vetëm në Itali i cili asnjëherë nuk ka lëshuar ligën e parë (Seria A me 85 sezone të kompletuar.
Klubi Futbollistik Liverpool F.C. është nga qyteti i Liverpoolit në pjesën veri-perëndimore të Anglisë. Stadiumi i tyre quhet Anfiled po tani janë duke kërkuar të marrin leje për ndërtimin e një stadiumi të ri 200 metra më larg. Liverpooli ka fituar tetëmbëdhjetë tituj të Divizionit të Parë, shtatë FA Kupa, shtatë Kupa të Ligës, pesë Kupa Evropiane, dhe tri kupa UEFA. Liverpooli është gjithashtu anëtar i grupit G-14 që drejton klubet Evropiane të futbollit.
Arsenal F.C. (Arsenal Football Club) është klub futbolli anglez me seli në veri të Londrës. Arsenal konsiderohet si një nga klubet më të suksesshme të Anglisë, Arsenali u krijua, në fillim si një klub futbolli amator, nga një grup punonjësish në ish uzinën e armatimeve në Woolwich, Londër. Aktualisht, klubi është vendosur në stadiumin e ri, Emirates Stadium, në Holloway të Londrës Veriore, me kapacitet prej 60 432 ulëseve.
Mesfushori gjerman Michael Ballack, thotë se futbollistët e Chelseat janë të etur për sukses dhe se në sezonin e ardhshëm do të përpiqen ta rikthejnë titullin e Premier League dhe të triumfojnë edhe në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi i Bayern Munichut, Lucio, pranon se është e mundur që këtë verë ai të largohet nga klubi i Bundesligës.
William Gallas thotë se e ardhmja e tij është në Arsenal, duke hedhur poshtë kështu spekulimet të cilat e lidhin atë me një largim drejt Interit.
Sportivja spanjolle, e afërt me udhëheqjen e Real Madridit, ka publikuar se sulmuesi Karim Benzema është përforcimi i radhës i klubit mbretëror.
Ish-trajneri i Bayern Munichut, Ottmar Hitzfeld, beson se Franck Ribery mund të largohet nga skuadra bavareze për një shumë prej 70-80 milionë euro.
Arsene Wenger thotë se ai kishte refuzuar ofertën e Real Madridit për të vazhduar me Arsenalin, me të vetmin qëllim të ndërtojë një ekip me stil të veçantë të lojës.
Përkundër dëshirës që ka për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Mahamadou Diarra, te Juventusi, mbrojtësi bardhezi, Fabio Cannavaro, thotë se është skeptik për mundësinë e kalimit të lojtarit të Malit.
Roberto Mancini mund të angazhohet si trajner i Portsmouthit, njofton "The Daily Express".
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Nemanja Vidic, ka njoftuar se ka refuzuar ofertat e Barcelonës, Milanit dhe Real Madridit që të qëndrojë me Djajtë e Kuq.
Pas ceremonisë prezantuese të superyllit brazilian Ricardo Kaka, në Santiago Bernabeu, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka thënë se transferimi i radhës i Mbretërve do të ndodhë brenda 24 ose 48 orëve.
E ardhmja e kapitenit të Marseille, Lorik Cana, mbetet e papërcaktuar, ndërsa spekulimet vazhdojnë që Arsenali është i interesuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar.
Transferi i ri i Real Madridit, Ricardo Kaka, është paraqitur në konferencën e parë për shtyp, pasi u prezantua të martën mbrëma me fanellën e Los Blancos me numrin 8.
Manchester Unitedi ka siguruar shërbimet e 23- vjeçarit Antonio Valencia nga Wigan Athletic.
Milan është klub profesionist futbolli, që ndodhet në Milano, Itali. Është një ndër klubet më të suksesshme të Italisë, duke fituar 18 tituj të Serie A, 5 tituj të Kupës së Italisë, 5 tituj të Super Kupës së Italisë, 7 tituj të UEFA Champions League, 2 tituj të Kupës së UEFA-s, 5 Super Kupa të UEFA-s, dhe 3 Kupa Interkontinentale.Stadiumi në të cilin zhvillon ndeshjet Milani quhet "San Siro" dhe ka kapacitet prej 80.074 ulësesh.
Barcelona është një klub profesionist futbolli, që ndodhet në Barcelonë, Spanjë. Është klubi i dytë më i suksesshëm në futbollin spanjoll dhe ka fituar 21 tituj të La Liga-s, një rekord prej 25 Kupa të Spanjës, 9 Super Kupa të Spanjës, 3 tituj të UEFA Champions League dhe 4 tituj të Kupës së UEFA-s.Stadiumi në të cilin zhvillon ndeshjet Barcelona quhet Camp Nou me një kapacitet prej 99.354 ulësesh.
Manchester United është në klub profesionist futbolli, që ndodhet në Manchester, Angli. Është klubi më i suksesshëm në futbollin anglez, duke fituar 19 tituj të Premier League, një rekord prej 11 Kupa FA, 4 Kupa të Ligës, 2 tituj të kampionit të botës, 3 UEFA Champions League dhe 1 Kupë të UEFA-s.Stadiumi në të cilin zhvillon ndeshjet Manchester United quhet "Old Trafford" me një kapacitet prej 75.957 ulësesh.
Real Madrid është klub profesionist i futbollit që ndodhet në Madrid, Spanjë. Është klubi më i suksesshëm në futbollin spanjoll dhe është votuar nga FIFA si klubi më i suksesshëm i futbollit i shekullit XX, duke fituar një rekord prej 31 tituj të La Liga-s, 18 Kupa të Spanjës "Copa del Rey", 8 Super Kupa të Spanjës, një rekord prej 9 tituj të UEFA Champions League, 2 kupa të UEFA-s, 1 Super Kupë të UEFA-s, dhe 3 Kupa Interkontinentale.Stadiumi në të cilin Real Madridi zhvillon ndeshjet quhet "Santiago Bernabeu" me një kapacitet prej 80.354 ulësesh.
Ylli brazilian, Kaka është prezantuar sonte në mbrëmje
Sulmuesi i Liverpoolit, Fernando Torres, pranon se mungesa e financave do të thotë se të kuqtë nuk do të mund të nënshkruajnë me yje si bashkë-kombasi i tij David Villa, por kjo nuk do ta ndalojë klubin për të fituar trofe.
Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez ka akuzuar trajnerin e Manchester United, Sir Alex Ferguson, për shkak se kishte shpërdorur rastin të fitojë Ligën e Kampionëve, duke e lënë atë jashtë formacionit fillestar.
Superylli brazilian Kaka, i cili Santiago Bernabeu do të prezantohet edhe zyrtarisht si lojtar i Real Madridit, ka thënë se ai gjithmonë do të jetë fans i ish-klubit të tij.

