Ish-trajneri i Real Madridit, Juande Ramos, beson se pavarësisht harxhimeve të mëdha të klubit mbretëror, Barcelona vazhdon të jetë një ekip më i mirë.Klubi nga kryeqyteti spanjoll ka harxhuar po thuajse çerek miliardi euro deri tash, derisa katalanasit ende nuk kanë nënshkruar me asnjë lojtar këtë verë. “Në nivel individual dhe duke shikuar lojtarët, Reali është më kualitativ, por Barcelona ka epërsinë e të qenit ekip, dhe Real Madridi ende nuk është. Së pari duhet të shihet se çfarë do të ndodhë. Për momentin është koha t’i vendosim në përzierës dhe të shohim nëse kokteji është i mirë”, ka thënë Ramos. Ish-trajneri i Sevillas dhe Tottenhamit, po ashtu ka thënë se ai është i befasuar me largimin e tij të shpejtë nga Real Madridi.
Kampioni i Ligës Premier, Manchester United, raportohet se ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e sulmuesit të Newcastle United, Michael Owen.Edhe pse pak kush beson se Sir Alex Ferguson mund të jetë i interesuar për Owen, mediat angleze shkruajnë se skocezi e kërkon ish-sulmuesin e Liverpoolit dhe Real Madridit të zëvendësojë sulmuesin në largim, Carlos Tevez. Sky Sports nga burime të afërta ka arritur të kuptojë se tashmë kanë filluar bisedime në mes të përfaqësuesve të Owen dhe Manchester United. Owen, pavarësisht lëndimeve që kaloi, arriti të shënojë 11 gola për Newcastle në sezonin e fundit dhe ka dhënë shenja se është i gatshëm fizikisht dhe se ende e posedon instiktin golashënues. Këto aftësi dhe fakti se ai është i lirë që nga fundi i këtij muaji, i jep një rast të mirë Sir Alex Ferguson të përforcojë ekipin, duke marrë parasysh edhe se skocezi pëlqen të ketë një sërë opsionesh në stolin rezervë.
Oferta e kampionit në fuqi të Ligës Premier, Manchester United, mbetet më e larta për sulmuesin e Valencias, David Villa.Marca shkruan se United ka dërguar ofertë të vlefshme 45 milionë euro në drejtim të Valencias, pavarësisht se së fundi raportohet se Villa është në rrugë për të kaluar në Barcelona. Po ashtu thuhet se presidenti i Valencias, Manuel Llorente, favorizon Manchesterin, pasi ka mbetur i zhgënjyer me sjelljet e Barcelonës në tentim për të marrë shërbimet e sulmuesit, dhe do të marrë parasysh vetëm ofertat në kesh për lojtarin.
Mediat spanjolle shkruajnë se Lyoni është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Real Madridit, Ruud Van Nistelrooy, për të zëvendësuar Karim Benzema i cili ka lëvizur në të njëjtin drejtim, por në kahen e kundërt.Marca ka shkruar se ekipi francez në fillim ishte interesuar për një sulmues tjetër të Realit, holandezin tjetër Klaas-Jan Huntelaar, por ai kishte refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar ekipit francez, me Milanin dhe Manchester United të interesuar për të. Me refuzimin e Huntelaar, presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, kishte kërkuar nga homologu i tij spanjoll Florentino Perez të përpiqet të bindë Van Nistelroyn, t’i bashkohet ekipit francez. 33-vjeçari, i cili kaloi në Real Madrid gjatë verës së vitit 2006, ka thënë se ai do të dëshironte të vazhdojë me klubin spanjoll, por do ta ketë të vështirë të gjejë vend në formacionin e parë pas arritjes së Benzema. Nistelrooy, i cili mungoi pjesën më të madhe të sezonit të fundit, për shkak të ndërhyrjes kirurgjike, është lidhur edhe me një kalim në Tottenham.
Dy finalistet e vitit të kaluar, motrat Venus dhe Serena Williams, që të dyja kanë shënuar fitore në ndeshjen e sotme gjysmëfinale të Wimbledonit, dhe do të takohen në finale të këtij turneu për të katërtën herë.Serena Williams është rikthyer nga një set disavantazh për të siguruar një vend në finale, pas një beteje epike me rusen Elena Dementieva, të cilën amerikania e fitoi në tre sete (6-7, 7-5, 8-6). Ndeshja ishte ndër gjysmëfinalet më të gjata të femrave në teren të hapur, dhe zgjati plot dy orë e 49 minuta. Amerikania u thye në setin e parë, por doli më e qëndrueshme në dy setet e radhës. Në gjysmëfinalen tjetër, kampionia në fuqi e këtij turneu, Venus Williams, shkatërroi në tërësi numrin një të botës, rusen Dinara Safina, duke humbur vetëm një ‘game’. Venus avancoi 5-0, para se Safina të ngushtoi në 5-1 në setin e parë, të cilin amerikania e fitoi 6-1. Në setin e dytë Venus nuk i la asnjë rast ruses, duke e fituar me 6-0. Për motrat Williams, kjo është finalja e dytë radhazi në Wimbledon, pasi të dyja u takuan edhe vitin e kaluar, kur triumfoi Venus. Serena dhe Venus ishin takuar edhe në sezonet 2002 dhe 2003, kur kampion ishte shpallur Serena.
Përfocimi i ri i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, thotë se ai do të ndjejë mungesën bashkë-lojtarit të tij, Wayne Rooney.“Premier League është e mbushur me talent të shkëlqyeshëm, por për mua lojtari më i veçantë është Wayne Rooney. Aftësitë e tij janë fantastike, por kur luan futboll ai është në gjendje të vdesë për ekipin”, ka thënë Ronaldo. “Sipas mendimit tim ata do ta fitojnë Ligën Premier edhe vitin e ardhshëm dhe shpresoj edhe për një periudhë shumë të gjatë”, ka shtuar portugezi.
Trajneri i Olimpique Marseille, Didier Deschamps, ka deklaruar se mesfushori shqiptar Lorik Cana aktualisht është lojtar i Marseille, mirëpo ekziston mundësia që ai të largohet.Kosovari është në shënjestër të disa skuadrave evropiane, duke specifikuar Arsenalin, Hamburgun dhe Wolfsburgun, mirëpo Deschamps thotë se për largimin e Canës duhet të plotësohen tre kushte. “Tani për tani, ai është kapiten. Ndërsa për largimin e Canës duhet të plotësohen tre kushte. E para, Loriku të gjejë skuadër e cila do t’i përshtatet, e dyta, ajo skuadër të bëjë ofertë e cila do t’i përshtatet Olimpique Marseillet, dhe e treta, ne duhet ta gjejmë një lojtar i cili është po aq kualitativ sa ai ose të jetë më i mirë”, është shprehur Deschamps.
Në një takim ballë për ballë me drejtuesit e Barcelonës, sulmuesi i Valencias, David Villa, ua ka bërë të ditur drejtuesve blaugranë se dëshiron të transferohet në Camp Nou, ndërsa tani katalunasit po mundohen të sigurojnë shërbimet e spanjollit.“Sport” shkruan se Villa është takuar me sekretarin teknik të Barcës, Txiki Begiristain, të cilit i ka thënë: “Dëshiroj t’i bashkëngjitëm Barcelonës”. Edhe Valencia ka pranuar se kanë biseduar me drejtuesit e Barcës, mirëpo transferimi i Villas do të varet nga shuma që do të ofrojnë trekampionët dhe nga kërkesa që do të bëjë Los Che për sulmuesin.
Ish-lojtari i Bayern Munichut, Ze Roberto, ka deklaruar se ka refuzuar një ofertë të mirë nga një skuadër (të cilës nuk i përmend emrin) për të luajtur te Hamburgu.Braziliani 34-vjeçar ka arritur marrëveshje dyvjeçare me Hamburgun, ndërsa së shpejti pritet t’u bashkëngjitet miqve të tij nga skuadra e re për përgatitjet parasezonale. “Për mua paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme dhe nuk dëshiroj të transferohem në Angli. Hamburgu është një qytet i përsosur për mua dhe familjen time”. “HSV është një skuadër e madhe me një strukturë të shkëlqyer dhe do të luajë në Evropë sezonin që vjen. Po ashtu fëmijët e mi nuk duhet të adaptohen në një kulturë të re”, është shprehur braziliani.
Real Madridi tashmë ka transferuar disa emra të mëdhenj si Kaka, Ronaldo e Benzema, ndërsa klubi spanjoll vazhdon të kërkojë edhe David Silvan, Frank Ribery dhe Xabi Alonson, dhe konkurrenca në mesfushë do të jetë e ashpër. “Sigurisht se do të doja të qëndroj dhe shpresoj se trajneri i ri (Manuel Pellegrini) do të më japë rast. Ka shumë spekulime, por të jem i sinqertë, deri tash asgjë nuk është vendosur”, ka thënë Sneijder. “Në ditë shoh se mediumet shkruajnë se do të kaloj në Itali, ndërsa ditën tjetër më paraqiten miq dhe më thonë nëse është e vërtetë se do të luaj në Gjermani”, ka shtuar holandezi, kontrata e të cilit me klubin mbretëror skadon në vitin 2013.
Agjenti i mesfushorit Alexeandr Hleb, thotë se klienti i tij ka oferta nga Anglia dhe Gjermania, por është i lumtur në Camp Nou. Ish-lojtari i Arsenalit ka problem të gjejë vend në formacionin e parë të Barcelonës, që kur u largua nga Liga Premier verën e kaluar. Stuttgarti, ku Hleb luajti para se të kalojë në Arsenal në vitin 2005, është i etur për të rimarr lojtarin ndërsa besohet se për të është i interesuar edhe Aston Villa. “Kemi katërt ose pesë oferta nga klubet nga Anglia dhe Gjermania. Klubi e di këtë, por drejtori sportiv (Txiki Berigistain) më ka thënë se Alexandr ka të siguruar vend në përbërje dhe ky është vendim i trajnerit. Hleb është i lumtur në Barcelona”, ka thënë agjenti i lojtarit.
Pas arritjes së marrëveshjes për Karim Benzeman, Real Madridi do të orientohet në transferimin e një mesfushori të krahut që mund të jetë lojtari i Valencias, David Silva.“Marca” shkruan se raportet ndërmjet Los Blancos dhe Los Che janë përmirësuar dukshëm që nga transferimi i Albiolit në Bernabeu, kështu që së shpejti pritet të fillojnë bisedimet për anësorin spanjoll. Nëse nuk arrin ta transferojë Franck Riberyn, Florentino Perez do të kërkojë shërbimet e Silvas, për të cilin pritet të paguajë afër 20 deri 25 milionë euro.
Mediat italiane njoftojnë se Zenit St. Petersburgu i ka bërë një ofertë të madhe sulmuesit të Lazios, Goran Pandev, mirëpo maqedonasi e pret reagimin e Juventusit.“Sportmediaset” njofton se skuadra ruse i ka ofruar Pandevit 20 milionë euro për pesë vite (që do të thotë 4 milionë euro për sezon), ndërsa Lazio do të përfitonte 14 milionë euro nëse shitet sulmuesi. Mirëpo kjo ofertë është refuzuar nga sulmuesi maqedonas, i cili dëshiron të transferohet te Zonja e Vjetër, ndërsa spekulohet se Pandev tashmë ka arritur marrëveshje me Juven fshehurazi nga drejtuesit e Lazios.
Anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery, ia ka hapur derën Real Madridit duke thënë se ose do transferohet në Santiago Bernabeu ose nuk shkon askund tjetër.Bavarezët vazhdojnë ta kundërshtojnë largimin e francezit, mirëpo Ribery ua ka lehtësuar punët Mbretërve pasi vetë ka deklaruar se dëshiron ta vesh fanellën e Los Blancos. “Unë kam vendosur, dëshiroj të shkoj. Do të jetë Reali ose nuk shkoj askund tjetër. Të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Së shpejti do të flas me drejtuesit e Bayern Munichut”, ka thënë Ribery për “L’Equipe”.
Pas angazhimit të Diego Militos, Interi ka konfirmuar transferimin e lojtarit tjetër nga Genoa, Thiago Motta.Njoftimi për arritjen e marrëveshjes ndërmjet zikaltërve dhe Genoas për transferimin e ish-mesfushorit të Barcelonës, ishte arritur më herët, mirëpo të mërkurën është zyrtarizuar transferimi, me ç’rast Motta ka nënshkruar deri në vitin 2013. “Klubi i Interit me kënaqësi njofton se Thiago Motta është zhvendosur nga Genoa në Giuseppe Meazza dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare”, shkruan në deklaratën zyrtare të Nerazzurëve.
Barcelona ka kontaktuar me sulmuesin e Valencias, David Villa, ndërsa së shpejti pritet të fillojnë negociatat edhe me Los Che.“El Periodico” njofton se drejtori sportiv i Barcës, Txiki Begiristain, ka pasur takim me Villan, dhe thuhet se është arritur marrëveshja me lojtarin. Mirëpo gjithçka mbetet e pazgjidhur derisa Valencia të merr vendimin për ta shitur. Thuhet se Blaugranët do ta bëjnë ofertën përfundimtare prej 42 milionë eurosh, ndërsa nëse kjo refuzohet, atëherë do të kthehen kah sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, i cili kushton 36 milionë euro.
Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, i cili shkëlqeu në Kupën e Konfederatave me Brazilin, është bërë shënjestër e disa skuadrave të mëdha evropiane.Milani është në kërkim të 28-vjeçarit qe një kohë të gjatë, mirëpo “AS” njofton se Rossonerët do të përballen me konkurrencën e fortë të Djajve të Kuq, të cilët janë po ashtu të interesuar për shërbimet e brazilianit. Manchester Unitedi është në kërkim të një sulmuesi, pasi me largimin e Carlos Tevez do të ketë mungesa në sulm, ndërkohë që shënjestra kryesore Karim Benzema kaloi te Reali. Sevilla kërkon 30 milionë euro për Fabianon, ndërsa Milani nuk ofron më shumë se njëzet milionë, kështu United mund t’i shfrytëzojë siç duhet paratë e fituara nga shitja e Cristiano Ronaldos (94 milionë euro) dhe ta sjellë në skuadër brazilianin.
Presidenti i Udineses, Giampaolo Pozzo, beson se e ardhmja e Antonio Di Natales është në duart e lojtarit, i cili duhet të vendosë sa më shpejt nëse dëshiron të mbetet në skuadrën aktuale, apo do të ndërrojë ambient.“Varet nga ai se çfarë do të vendosë të bëjë, dhe tani për tani nuk është i sigurt nëse do të largohet”, ka thënë Pozzo. 31-vjeçari është shumë i kërkuar nga Parma e rikthyer në Serie A, megjithatë e ardhmja e tij vazhdon të mbetet e paqartë.
Derisa Milani vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi, një emër i ri i cili përmendet si i mundshëm për të kaluar në San Siro është Peter Crouch.Milani ishte në kërkim të sulmuesit të Wolfsburgut, Edin Dzeko, por duket se boshnjaku do të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në Bundesliga. Emmanuel Adebayor është përmendur si një opsion për rosonerët, por së fundi përmendet edhe një emër tjetër, ai i sulmuesit të Portsmouth, Peter Crouch. Anglezi pritet të largohet nga Fratton Park këtë verë dhe është duke pritur trajnerin e ri të ekipit për të marrë vendimin përfundimtar. 28-vjeçari ka shënuar 15 gola në sezonin e fundit për Portsmouth, pas tri viteve të paqëndrueshme në Liverpool. Nëse rosonerët nuk do të arrijnë te ndonjëri prej caqeve primare, shtatlarti Crouch mund të jetë një opsion për sulmin e Milanit.
















