Kampioni i Ligës Premier, Manchester United, ka kompletuar transferimin sensacional të Michael Owen.Sulmuesi anglez, i shoqëruar nga lëndimet së fundi, mbeti pa kontratë në fund të qershorit, kur skadoi marrëveshja e tij me Newcastle United, dhe nuk vonoi shumë dhe ai gjeti një top-klub. Owen do të nënshkruajë marrëveshje dyvjeçare me Manchester United, gjatë të cilës periudhë raportohet se do paguhet për aq sa do të vlejë. “Michael është një sulmues i klasit botëror me një rekord të dëshmuar golashënues dhe kjo kurrë nuk qenë e dyshimtë”, ka thënë Sir Alex Ferguson. “Sapo fillova bisedat me klubet tjera, të mërkurën më telefonoi Sir Alex dhe më ftoi për mëngjes të nesërmen, kur më tha se dëshiron të nënshkruajë me mua. U pajtova pa menduar dy herë”, ka thënë Owen. “Është një rast fantastik për mua dhe dua ta shtrëngoj këtë rast me të dy duart. Tash do të bëhem lojtar i Manchester United dhe jam me fat që tashmë njoh shumë lojtarë atje. Më ka munguar para-sezoni vitin e kaluar, dhe jam i kënaqur që do të filloj nga dita e parë kësaj here”, ka shtuar anglezi.
Andy Roddik i ka dhënë fund ëndrrës së sivjetme të tenistit skocez Andy Murray, për të fituar Wimbledonin, pasi e ka eliminuar atë në gjysmëfinale të kësaj gare, duke e mposhtur në katër sete (6-4, 4-6, 7-6, 7-6).Roddick befasoi fansat vendas të britanikut kur fitoi 6-4 me setin e parë, por Murray u përgjigj në të njëjtën mënyrë në setin e dytë. Megjithatë amerikani arriti t’i fitojë edhe dy setet e radhës, megjithëse me shumë vështirësi. Roddick në finale do të përballet me kampionin e pesëfishtë të këtij turneu dhe finalistin e vitit të kaluar, Roger Federer, i cili më herët eliminoi gjermanin Tommy Haas.
Kampioni i pesëfishtë Roger Federer ka mposhtur gjermanin Tommy Haas në tre sete (7-6, 7-5, 6-3) në gjysmëfinalen e sotme, për të arritur në finalen e Wimbledonit për të shtatën herë radhazi.Haas i cili kurrë nuk ka kaluar më shumë se rundi i katërt i turneut, pati një paraqitje të pëlqyeshme, duke i shkaktuar vështirësi zviceranit në dy setet e para, por nuk arriti ta fitonte asnjërin. Fitorja e Federer, i cili vitin e kaluar u mposht në finale nga numri një, Rafael Nadal, i jep atij mundësinë të fitojë titullin e gjashtë në turneun britanik, pasi tashmë ka fituar pesë nga shtatë finalet në të cilat ka marrë pjesë. Zvicerani do të ketë përballë në finale fituesin e gjysmëfinales tjetër, mes të amerikanit Andy Roddick dhe britanikut Andy Murray.
Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka zhvilluar biseda me pronarin e klubit, Roman Abramovich, ku janë diskutuar edhe transferet e mundshme të klubit londinez.Sipas Corriere dello Sport, takimi është zhvilluar në një prej jahteve të Abramovich dhe rusi ka komunikuar me italianin në gjuhën angleze. Dyshja kanë biseduar për planet e Ancelottit për nënshkrimin e ri, portierin e Middlesbrough, Ross Turnbull, si dhe për arritjen e fundit nga CSKA Moska, anësorin Yuri Zhirkov. Abramovich po ashtu ka siguruar Ancelottin se ai do të bëjë gjithçka që mundet për të transferuar Alexandre Paton nga Milani. Raportohet se miliarderi e ka garantuar Ancelottin se është i gatshëm të ofrojë 60 milionë euro për brazilianin.
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka në plan të sjellë në radhët e blaugranëve, anësorin e Valencias, Juan Manuel Mata.Sportivja spanjolle Sport shkruan se Guardiola dëshiron ta forcojë ekipin në krahun e majtë të mesfushës dhe dëshiron ta sjellë mesfushorin Mata, në Camp Nou. Barca tashmë është në bisedime me Valencian për sulmuesin David Villa dhe po ashtu do të bëjë pyetje edhe për një marrëveshje që do të përfshinte anësorin. Ndërkohë, ish-kapiteni i Barcelonës, Sergi Barjuan, i është bashkuar stafit stërvitës së të rinjve të klubit.
Ylli i ri i Real Madridit, Kaka, thotë se ai do të dëshironte ta ketë bashkë-lojtar tek klubi spanjoll mesfushorin e Liverpoolit, Xabi Alonso.Reali tashmë ka sjellë në radhët e veta Kaka, Cristiano Ronaldon, Raul Albiol dhe Karim Benzema, por Florentino Perez nuk mendon të ndalojë këtu. Xabi Alonso po ashtu është një prej dëshirave të Realit. “Kam luajtur kundër tij në dy finale të Ligës së Kampionëve. Ai është një futbollist i shkëlqyeshëm dhe është spanjoll, do të ishte një përforcim i shkëlqyeshëm”, ka thënë Kaka. Spekulohet se Reali ka ofruar 28 milionë funte për Alonson, por trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, nuk dëshiron të dëgjojë për shumë më të vogël se 35 milionë funte.
Manchester United do të përpiqet ta sjellë në Old Trafford sulmuesin e Interit, Zlatan Ibrahimovic, shkruan Corriere dello Sport.Ende spekulohet për të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic, edhe pse duket se suedezi do të vazhdojë të qëndrojë në Inter. Real Madridi tashmë ka transferuar një sërë yjesh dhe vështirë se do të bëjë përpjekje për të marrë shërbimet e Ibrahimovic. Manchester City në anën tjetër ka kthyer vëmendjen kah Carlos Tevez dhe Samuel Eto’o, derisa Barcelona synon David Villan. I vetmi ekip që mund të ofrojë para të majme për të marrë shërbimet e suedezit është Manchester United. Corriere dello Sport shkruan se Sir Alex Ferguson është duke e përcjellë situatën e Ibrahimovic, që kur dështoi të angazhojë Karim Benzeman. Megjithatë Inter dhe Jose Mourinho nuk do të heqin dorë lehtë nga shërbimet e futbollistit më të mirë të ekipit, dhe pritet që edhe tentimi i United të jetë i pasuksesshëm.
Gjiganti spanjoll Real Madrid kërkon më shumë para nga Fiorentina për transferimin e mesfushorit Royston Drenthe.“La Gazzetta Dello Sport” shkruan se skuadra vjollce kishte planifikuar ta transferonte holandezin gjatë kësaj jave në formë huazimi, por me mundësinë e blerjes në fund të sezonit. Fiorentina kishte llogaritur të paguante nëntë milionë euro në fund të sezonit nëse dëshironte ta transferojë Drenthen, mirëpo Mbretërit kërkojnë një shifër shumë më të madhe, e cila sipas informatave është e papërballueshme për Violan.
Mediat britanike njoftojnë se Michael Owen u është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore te Manchester Unitedi pasi që ka arritur marrëveshje me Djajtë e Kuq.Edhe pse mendohej që karriera e Owenit do të vazhdonte në ndonjë skuadër të rangut të ulët, Sir Alex Ferguson ka vendosur që ta transferojë atë te kampioni i Anglisë. Tabloidi “The Sun” njofton se Unitedi do ta paguajë 50.000 funte në javë sulmuesin anglez, ndërsa kësaj shifre do t’i shtohen edhe bonuset në bazë të paraqitjeve dhe golave të 29-vjeçarit.
Drejtori sportiv i Real Madridit, Jorge Valdano, ka mirëpritur arritjen e sulmuesit francez Karim Benzema, duke thënë se ai është saktësisht çfarë kishte nevojë klubi.“Tash, Villa (David) është jashtë dhe Benzema është brenda. Benzema kompletoi synimin tonë për të pasur një sulmues agresiv të qendrës”, ka thënë Valdano. Valdano po ashtu ka komentuar edhe për harxhimet e mëdha të Realit gjatë kësaj vere. “Real Madrid është klubi më i pasur në botë, pjesërisht sepse blejmë lojtarë të klasit të lartë. Dinamika e kësaj mënyre është dëshmuar e suksesshme në të kaluarën. Ky ekip nuk mund të synojë të jetë mesatar, por të jetë lider dhe për të arritur atje është e pamundur pa lojtarët më të mirë në botë”, ka shtuar Valdano.
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, është i bindur se nerazurët kanë nevojë të angazhojnë sa më shumë të rinj në klub për të shmangur rënien e nivelit të lojës.Nerazurët tashmë kanë sjellë në ekip Diego Militon dhe Thiago Mottan këtë verë, por Mourinho është duke u përgatitur edhe për fazën e dytë të transferimeve, me qëllim që të sjellë sa më shumë të rinj në ekip. “Ky është ekipi të cilin e dua në aspektin human. Interi i ka njerëzit më të mirë, por nuk do të ketë ngritje nëse nuk ripërtërihet ekipi”, ka thënë Mourinho. “Ekipet e mia gjithmonë kanë qenë në fillim të ciklit. Në anën tjetër, është shumë më vështirë të drejtosh kur ekipi ka një mesatare prej 32 vitesh. Atëherë e keni arritur limit e potencialit tuaj, dhe kjo është arsyeja se pse unë dua të rinj të talentuar në ekip”, ka shtuar portugezi.
Sulmuesi i Romës, Julio Baptista, nuk arriti ta dëshmojë veten sezonin e kaluar, mirëpo ai thotë se në sezonin e ri do të jetë ndryshe.“Asnjëherë nuk kam, menduar të largohem (nga Roma). Në kontratën time me Romën kam edhe tre vite dhe unë dëshiroj ta respektoj atë”. “Vitin e ardhshëm do të jetë Kampionati Botëror dhe është shumë me rëndësi për mua që të kaloj një sezon të mirë. Jam përshtatur në Romë dhe kjo skuadër mund të ma jep mundësinë që të paraqitem mirë edhe në Kampionatin Botëror”, ka thënë ‘Bisha’ për “Corriere dello Sport”.
Klubi i Ligës Premier, Liverpool, është duke synuar mesfushorin e Udineses, Gaetano D'Agostino.Mediat në Spanjë shkruajnë se Alonso dhe bashkë-lojtari i tij Alvaro Arbeloa do të kompletojnë kalimin në Real Madrid gjatë ditëve në vazhdim, nëse jo gjatë disa orëve të ardhshme. Udinese në anën tjetër raportohet se është e gatshme të shesë D'Agostinon ose cakun e Manchester United, Alexis Sanchez, nëse arrijnë oferta më të mëdha se 17 milionë funte.
Ekipi i Chelseat ka bërë të ditur në ueb faqen zyrtare se ka refuzuar një ofertë të Manchester Cityt për shërbimet e mbrojtësit John Terry.Pas marrjes së Cityt nga ana a Abu Dhabi United Group, klubi shprehi interesim për shumicën e mega-yjeve, mes të cilëve edhe për John Terryn.City ka dërguar dy oferta për Terryn, njëra mbrëmë, por Chelsea i ka refuzuar të dy propozimet dhe ka deklaruar se mbrojtësi nuk është në shitje.“Ekipi i Chelseat mund të pohojë se ka refuzuar plotësisht ofertën e Manchester Cityt për John Terryn. Cityt i është treguar qartas, për herëtë dytë, se nuk do të hyjmë në kurrfarë negociatash për këtë temë”, thuhet në deklaratën e sbluve.“John e ka shfaqur përkushtimin e plotë të tij ndaj Chelseat. Dëshirojmë të bëjmë të qartë se John nuk është në shitje”, shtohet më tej në deklaratë.
Kampioni anglez Manchester United është duke u munduar që me çdo kusht ta përforcojë sulmin.Derisa thuhet se Sir Alex Ferguson është gati ta angazhojë Michael Owenin dhe Luis Fabianon (për 18.7 milionë euro), “Daily Mirror” njofton se Djajtë e Kuq do të bëjnë ofertë edhe për sulmuesin e Atletico Madridit, Sergio Aguero. Mësohet se United do të ofrojë 40 milionë funte (46 milionë euro) për shërbimet e argjentinasit, i cili vështirë se do të largohet nga kryeqyteti spanjoll këtë afat kalimtar.
















