Në një përballje mjaft të vështirë Roger Federer ka arritur të mposhtë në pesë sete (5-7, 7-6, 7-6, 3-6, 16-14) finalistin tjetër Andy Roddick në finalen e sotme të Wimbledonit të zhvilluar në fushën Centre Court të Londrës, duke tejkaluar edhe rekordin e Pete Sampras për numrin e Grand Slameve të fituara.Ndeshja filloi në favor të amerikanit i cili fitoi setin e parë me 7-5, por në dy setet e radhës zvicerani u tregua më i qëndrueshëm dhe arriti t’i fitojë të dyja në tie-break. Seti i katërt i takoi plotësisht amerikanit, që ishte edhe më i lehti i ndeshjes (6-3). Se dy finalistët ishin në një formë të shkëlqyeshme dhe të ekuilibruar tregoi edhe seti i fundit, kur u luajtër 30 game dhe të cilin Roger Federer e fitoi me shumë vështirësi (16-14), pas një beteje epike. Ky është titulli i gjashtë nga shtatë finalet në Wimbledon për Roger Federer, dhe i 15-ti Grand Slam në karrierën e tij. Më herët Federer kishte 14 tituj të mëdhenj, dhe ishte baraz me legjendën Pete Sampras. Federer ishte finalist edhe në vitin e kaluar, kur u mposht nga numri një i botës, Rafael Nadal, i cili këtë herë nuk ishte pjesë e turneut për shkak të lëndimit.
Përforcimi i ri i Real Madridit, Cristiano Ronaldo thotë se ëndërron që ta fitojë La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve me ekipin e tij të ri, Real Madridin. Ronaldo për Marca-n tha:"Ëndërra ime është që ta fitoj Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm me ekipin mbretëror. Reali është një ekip i madh dhe me përforcimet që ka bërë gjatë kësaj vere shpresoj se do të fitojmë së bashku Ligën e Kampionëve dhe La Ligan"
Olympique Lyon raportohet se ka në planë të bëjë ofertë për sulmuesin e Newcastle United, Obafemi Martins.News of the World shkruan se Lyon e sheh sulmuesin nigerian si zëvendësim të përkryer për të larguarin Karim Benzema, i cili u transferua në Real Madrid për një shumë prej 35 milionë funtesh. Edhe pse Martins ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë në klub, pavarësisht rënies nga Liga Premier, ekipi anglez pritet ta shesë dhe të përfitojë materialisht nga largimi i Martins. Për të interesim ka shprehur edhe kampioni i Bundesligës, Wolfsburg.
Cristiano Ronaldo beson se ekipet e La Liga do të t’i lërë prapa ekipet e Premier League, pas harxhimit masiv të Real Madridit gjatë kësaj vere.“Premier League është një garë shumë e mirë, por mendoj se liga spanjolle tash do të ketë ca më shumë kualitet për shkak të lojtarëve që arrijnë këtu”, ka thënë Ronaldo. “Të dyja ligat janë shumë të mira, por mendoj se me nënshkrimet e Florentino Perez liga spanjolle është më superiore në krahasim me atë angleze. Do të ketë një garë madhështore këtë vit në Spanjë. Të gjithë lojtarët kanë shumë kualitet dhe referët i mbrojnë lojtarët më shumë”, ka shtuar portugezi.
Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, thotë se ai ka folur me mesfushorin e Interit, Luis Figo, rreth mundësisë që portugezi ta luajë sezonin e tij të fundit në White Hart Lane.Ish-lojtari i Barcelonës dhe Real Madridit, Figo, zbuloi se do të largohet nga futbolli aktiv që nga fundi i sezonit të kaluar, por Redknapp thotë se portugezi mund ta ndërrojë mendjen dhe t’i bashkohet ekipit të tij. “Jam takuar me Figon. Ai më ka thënë se ende nuk ka vendosur asgjë për të ardhmen e tij”, ka thënë Redknapp për Sportmediaset.
Mediat spanjolle shkruajnë se Real Madridi do të heqë dorë nga përpjekja për të angazhuar Xabi Alonson, pasi shuma të cilën e kërkon Liverpooli është shumë e lartë edhe për mbretërit.Sport ka shkruar se Madridi nuk është i gatshëm të japë rreth 50 milionë euro, aq sa kërkon Liverpooli për spanjollin. Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, nuk dëshiron të paguajë më shumë se sa vlera reale e ndonjë futbollisti. Reali më së shumti do të paguante 35 milionë euro, por Liveprooli nuk dëshiron të heqë dorë nga futbollisti për një shumë të tillë. Nëse Liverpool nuk e ndryshon qëndrimin, duket se Alonso edhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në Anfield.
Kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka zbuluar se ai ka rinovuar marrëveshjen dhe tash do të jetë i lidhur me ekipin romak deri në vitin 2014.“E kam rinovuar marrëveshjen për edhe katër vite dhe kam edhe një vit nga marrëveshja fillestare, andaj jam i lidhur me Romën deri në vitin 2014”, ka thënë Francesco Totti në konferencën e sotme të shtypit. “Pas fundit të përgatitjeve dhe rikthimit në Romë, unë edhe zyrtarisht do të nënshkruaj marrëveshje të re e cila do të zgjatë deri në vitin 2014. Pa dallim të përforcimeve që do t’i sjellim, mendoj se do të jemi më të mirë se vitin e kaluar. Qëllimi gjithmonë është i njëjti, sigurim të pozitës që dërgon në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar italiani.
Menaxheri i Evertonit, David Moyes, është duke planifikuar të bëjë ofertë për veteranin e Manchester United, Paul Scholes.Daily Star Sunday shkruan se Moyes dëshiron ta sjellë mesfushorin Anglez në Goodison Park, ku ai do të luante krahas tre ish-lojtarëve të United, Tim Howard, Phil Neville dhe Louis Saha. Scholes, 34-vjeçar, nuk është më një lojtar i rregullt nën urdhrat e Sir Alex Ferguson, dhe Moyes shpreson se do të mund ta transferojë atë duke i ofruar vend në formacionin startues.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, është rikthyer në garë për të marrë shërbimet e mesfushorit të kombëtares shqiptare Lorik Cana.Siç shkruan The Mirror, burime nga Franca kanë zbuluar se spanjolli vazhdon të kërkojë kapitenin e Olimpique Marseille, derisa përgatitet të humbasë mesfushorin Xabi Alonso, që mund të transferohet në Real Madrid. Klubi francez tashmë ka nënshkruar me dy mesfushorë të rinj, Lucho Gonzalez dhe Stephane M’Bia, dhe qëndrimi i Canës është vënë në dyshim. Ndërkohë klubi i fundit që ka shprehur interesim për Canën është kampioni i Bundesligës, Wolfsburg, që ka ofruar 7 milionë euro.
Franck Ribery ka thënë publikisht se dëshiron të transferohet te Real Madridi, ndërsa trajneri i Bayern Munichut, Louis van Gaal, nuk e mohon mundësinë që francezi të largohet nga Allianz Arena.I pyetur për mundësinë e kalimit të anësorit francez në Stantiago Bernabeu, trajneri holandez ka shpjeguar se për marrjen e një vendimi të tillë ndikojnë shumë faktorë. “Ka shumë faktorë që luajnë rol, duke filluar nga paratë. Ai nuk është i rehatshëm sepse spekulimet ndikojnë tek ai. Kemi folur për këtë gjë”. “Thashethemet nuk i bëjnë mirë Franckut, nuk i bëjnë mirë Bayernit dhe nuk më bëjnë mirë mua”, është shprehur Van Gaal për “Bild Am Sonntag”.
Agjenti i Luis Fabianos ka njoftuar se sulmuesi i Sevillas dëshiron të transferohet në San Siro.Braziliani i cili shkëlqeu në Kupën e Konfederatave është shënjestra kryesore e Milanit tani për tani, ndërsa agjenti i tij thotë se Fabiano dëshiron fanellën kuqezi. “Shpresoj që Jose Maria del Nido (presidenti i Sevillas) ta kuptojë anën humanë, dhe kjo është se lojtari dëshiron të shkojë te Milan”, ka thënë agjenti për “AS”.
"AS" njofton se fanella e re e Cristiano Ronaldos do ta ketë numrin 9.Ka pasur shumë spekulime me numrin që do të bartë superylli portugez, pasi që numrat e tij të mëparshëm janë të zënë. Numrin 7 (Manchester United) e bart kapiteni Raul, ndërsa numrin 17 (Sporting Lisbon) e bart Ruud van Nistelrooy. Numri 9 është i lirë pas largimit të Javier Saviolas, dhe besohet se do të jetë pikërisht ky numër që do t’i jepet lojtarit më të mirë në botë për vitin 2008. Fanellën e Real Madridit me numrin 9 e ka bartur legjenda Alfredo Di Stefano, ndërsa gjatë tre sezoneve të tij në Bernabeu e ka bartur edhe superylli brazilian Ronaldo.
Njoftohet se Manchester Unitedi do të konkurrojë me rivalin e qytetit Manchester City për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Samuel Eto’o.“News of the World” shkruan se kamerunasi do të largohet nga Camp Nou këtë sezon, ndërsa nëse Djajtë e Kuq dëshirojnë ta angazhojnë atë, ai është pajtuar t’i zvogëlojë kërkesat e tij vetëm që të luajë në Old Trafford. City është shumë i interesuar për sulmuesin dhe i ka ofruar para të majme atij, mirëpo emri i Manchester Unitedit, mund të bëjë që kamerunasi të heqë dorë nga paga e lartë.
Sulmuesi francez Karim Benzema shumë shpejt do të prezantohet si lojtar i Real Madridit, pasi me sukses i ka kaluar ekzaminimet e para mjekësore.“AS” njofton se mjeku i Los Blancos, Juan Carlos Hernandez, ka udhëtar në Lion për ta përcjellë ekzaminimin mjekësor të lojtarit, i cili do t’i nënshtrohet dhe njëherë të njëjtit ekzaminim edhe në Madrid. Dhe nëse gjithçka shkon siç pritet, Benzema do të prezantohet në Bernabeu të enjten që vjen.
Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, raportohet se ua ka bërë të ditur drejtuesve të ekipit se ai preferon të transferohet në Atletico Madrid më shumë se në Chelsea.Pirlo është një prej lojtarëve më të përfolur për largim në radhët e rosonerëve dhe vazhdimisht është lidhur me ribashkim me ish-trajnerin e tij Carlo Ancelotti te Chelsea. Por, sipas Marca, Pirlo do të preferonte më shumë një kalim në Atletico Madrid dhe arsyeja është fare e thjeshtë: ai beson se kualitetet e tij përshtaten më shumë në futbollin spanjoll. Po ashtu raportohet se drejt transferimit në kryeqytetin spanjoll lojtarin e nxit edhe dëshira e familjes.
Drejtori Sportiv i Bayern Munichut, Christian Nerlinger, ka thënë se mbrojtësi brazilian Lucio dhe sulmuesi italian Luca Toni do të vazhdojnë të jenë me gjigantin gjerman.Që të dy lojtarët publikisht deklaruan se dëshirojnë të largohen nga Alliaz Arena, por klubi gjerman duket se nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tyre. Me ardhjen e Mario Gomez nga Stuttgarti, Luca Toni do të ketë edhe një konkurrencë për në formacionin startues, dhe pritet ai të rikthehet në Serie A. “Luca do të duhet të luftojë për pozitën e tij dhe Lucio po ashtu është në planet e trajnerit Louis Van Gaal”, ka thënë Nerlinger.
Ylli i Milanit, Ronaldinho, ka thënë se pavarësisht largimit të Kaka, kjo nuk do të ndryshojë asgjë në qëndrimin e tij ndaj ekipit italian.Me Kakan të larguar drejt Real Madridit pas gjashtë vitesh të kaluara në Milan, Ronaldinho sigurisht se do të fitojë më shumë kohë për paraqitje dhe rol më të rëndësishëm se në sezonin e kaluar. “Largimi i Kaka nuk më preokupon mua drejtpërdrejtë. Ai nuk është më me ne, por përgjegjësitë e mia nuk ndryshojnë, mbeten të njëjta”, ka thënë Ronaldinho për Il Corriere dello Sport. “Objektiv i imi me Milanin është të fitoj. Ne duam Ligën e Kampionëve. Nëse kam një sezon të shkëlqyeshëm, po ashtu do të rikthej vendim tim në kombëtare dhe do të jem protagonist në Kupën Botërore”, ka shtuar braziliani.
Agjenti i sulmuesit të Arsenalit, Emmanuel Adebayor, thotë se klienti i tij nuk dëshiron të largohet nga Emirates StadiumMbrëmë Arsene Wenger paralajmëroi se Adebayor mund të largohet nëse ai vet e dëshiron këtë, por tha se beson se sulmuesi do të mbetet në ekip. “Jo, ai nuk dëshiron të largohet. Ai dëshiron të mbetet”, ka thënë agjenti i lojtarit. Për Adebayor i interesuar është Milani, ndërsa më herët interesim kishte shprehur edhe Barcelona.
Barcelona është duke menduar të bëjë ofertë për mesfushorin e Arsenalit, Andrei Arshavin, shkruan El Mundo Deportivo.
















