Real Madridi ka prezantuar Cristiano Ronaldon para tifozëve të vet në stadiumin e mbushur Santiano Bernabeu në një spektakël që me siguri se do të mbetet gjatë për t’u kujtuar.
Prezantimi i Portugezit ishte shumë më spektakolar se ai i Kaka që u zhvillua javën e kaluar. Në deklaratën para më se 75 mijë fansave, Ronaldo tha se kjo ishte ëndrra e tij e fëmijërisë.“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Tash ëndrra ime e fëmijërisë u bë realitet. Nuk prita stadium të mbushur, kjo vërtet është impresive. Ju falënderoj të gjithëve”, ka thënë Ronaldo para publikut.

Fiorentina ka kompletuar transferimin e anësorit Marco Marchionni nga Juventusi, njofton "Viola Channel".Skuadra vjollce ka paguar vetëm dy milionë euro për bashkëpronësinë e 28-vjeçarit, i cili do të bashkohet me trajnerin Cesare Prandelli, me të cilin ka punuar bashkë te Parma në sezonet 2002-2004. Marchionni iu bashkua Juventusit në vitin 2006, mirëpo nuk arriti të dëshmonte aftësitë e tij si pasojë e lëndimeve që e përcollën.
Rivalët e përjetshëm, Barcelona dhe Real Madridi, janë në kërkim të mbrojtësit të Portos, Bruno Alves.Portugezi konsiderohet si njëri nga mbrojtësit më të mirë që qarkullojnë në treg këtë afat kalimtar, ndërsa pas formës së mirë që ka treguar me Porton, besohet se ai është i gatshëm të luajë në një skuadër më të madhe. Dy gjigantët spanjollë janë në kërkim të Alves, ndërsa mësohet se Barcelona ka një nuancë më të madhe të përparësisë.
Liverpooli ka konfirmuar zyrtarisht se anësori Yossi Benayoun i është përkushtuar skuadrës së kuqe duke vazhduar edhe dy vite kontratën e tij aktuale.Me vazhdimin e kontratës, izraeliti i është bashkëngjitur veprimeve të Steven Gerrard, Daniel Agger, Dirk Kuyt dhe Fernando Torres “Jam shumë i lumtur që kemi arritur një marrëveshje. Kuptohet, të jesh në një skuadër të këtillë është realizimi i një ëndrre dhe unë dëshiroj të vazhdoj të luaj këtu”, ka thënë Benayoun për faqen zyrtare të Redsave.
Trajneri i Milanit, Leonardo, ka dalë në konferencën e parë për shtyp si trajner i Rossonerëve, ndërsa veç tjerash ka pohuar se shiriti i kapitenit do t’i takojë Massimo Ambrosinit.Pritet që mesfushori italian të nënshkruajë kontratë të re me Milanin, ndërsa trajneri i ri ka thënë fjalë të mira për të duke shprehur vendimin e tij për t’ia besuar shiritin e kapitenit. “Jam i lumtur për Maxin, sepse ai është lojtar që e ka Milanin në ADN tij, sikurse Albertini, Maldini, Costacurta dhe Baresi. Ai simbolizon Milanin. Vepra ime e parë si trajner do të jetë caktimi i tij për kapiten”, ka thënë Leonardo për “Il Corriere dello Sport”.
Agjenti i David Trezeguet, Antonio Caliendo, nuk e ka mohuar mundësinë që sulmuesi i Juventusit t’i bashkëngjitet njërës nga skuadrat e qytetit të Milanos, Inter ose Milan.“Lyoni ende nuk ka bërë ofertë, mirëpo interesimi i tyre është i vërtetë. Sa i përket vendimit të Juventusit, nuk dimë se çfarë do të ndodhë. Gjërat mund të ndryshojnë në javën e ardhshme”. “Interesimi i Milanit për Trezeguet mund të jetë i vërtetë, ngjashëm sikurse ndodhi me Filippo Inzaghin. Për më shumë edhe Interi dëshiron shërbimet e tij”, ka thënë Caliendo.
Qendërmbrojtësi i Romës, Philippe Mexes, iu ka dhënë fund spekulimeve për mundësinë e largimit të tij nga Stadio Olimpico, duke thënë se do të qëndrojë te Giallorossët.“Do të qëndroj, të jeni të sigurt. Është gjithmonë kënaqësi kur skuadrat tjera interesohen, mirëpo unë jam mirë në Romë”. “Kam kaluar sezonin më të keq në pesë vitet e fundit dhe nuk dëshiroj të largohem në këtë mënyrë. Dëshiroj ta tregoj vlerën time”, ka thënë 27-vjeçari. Për shërbimet e francezit janë të interesuar Milani dhe Chelsea.
Mediat spanjolle kanë përcjellë lajmin se në Santiago Bernabeu do të grumbullohen më shumë se 75 mijë fansa për të parë prezantimin e Cristiano Ronaldos.AS dhe Marca kanë shkruar se stadiumi i Realit do të jetë i mbushur përplot, edhe pse ky nuk do të jetë derbi në mes të Real Madridit dhe Barcelonës, por prezantimi i futbollistit më të shtrenjtë në historinë e futbollit.Cristiano Ronaldo, i cili i kushtoi Realit 94 milionë euro, do të paraqitet për të parën herë para publikut spanjoll sonte në ora 21.Të bazuar në praninë e 50 mijë fansave që ndoqën prezantimin e Kaka një javë më parë, Reali ka dyfishuar stafin në Bernabeu për ngjarjen e sotme.Nuk do të jenë vetëm fansat spanjoll që do të ndjekin portugezin, por pritet të ketë të ardhur edhe nga Portugalia për të parë Alfredo di Stefano i cili do t’ia dhurojë fanellën me numër 9 Ronaldos.
Menaxheri i ri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se John Terry do të mbetet në Chelsea dhe se kapiteni nuk është në shitje për kurrfarë çmimi.Në disa ditët e fundit vazhdimisht po shkruhet për një ofertë astronomike të Manchester Cityt për kapitenin e bluve. Chelsea ka refuzuar tashmë dy oferta, por spekulohet se City do të provojë shansin për të marrë Terryn edhe njëherë duke ofruar 45 milionë funte.“John Terry është simbol i ekipit. Ai do të jetë kapiten në sezonin e ardhshëm. Ai ka thënë se dëshiron të mbetet këtu përgjithmonë dhe ne duam ta mbajmë atë përgjithmonë”, ka thënë Ancelotti.“City interesohet për Terryn, por nuk ka çmim me të cilin do ta shesim. Terry do të jetë gjithmonë në Chelsea”, ka shtuar italiani.
Chelsea ka pohuar se ka angazhuar mesfushorin e majtë rus të CSKA Moskës, Yuri Zhirkov.Rusi një kohë të gjatë është lidhur me një kalim në ekipin anglez, ndërsa për të e interesuar ishte edhe Barcelona.“Ekipi i Chelseat mund të pohojë se është arritur marrëveshje me CSKA Mos
kën për transferimin e Yuri Zhirkov. Lojtari është në Londër dhe sot do t’i bashkohet ekipit pasi të tejkalojë testet mjekësore dhe të arrijë marrëveshje për kushtet personale”, thuhet në publikimin në ueb faqen e Chelseat.
Barcelona raportohet se e ka marrë me seriozitet transferimin e sulmuesit të Atletico Madrid, Diego Forlan, pasi nuk arrin të sigurojë marrëveshje për sulmuesin e Valencias, David Villa.Presidenti i Valencias, Manuel Llorente, do të mbajë një konferencë për media sot ku pritet të tregojë të rejat e fundit në lidhje me situatën e David Villas dhe bashkë-lojtarëve të tij, Juan Mata dhe David Silva.AS shkruan se Barcelona nuk do të lejojë që situata të zvarritet dhe nëse Llorente thotë se ai nuk është i gatshëm ta shesë Villan për një çmim të arsyeshëm, kampioni i Evropës do të rikthehet kah Forlan.Uruguaiani është favorit i drejtorit të Barcës, Txiki Begiristain, i cili ka qenë i gatshëm të nënshkruajë me ish-sulmuesin e Manchester United para se ish-trajneri Frank Rijkaard ta bllokonte transferimin dhe të blinte Eidur Gudjohnsen nga Chelsea.
Ish-ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, thotë se suksesi me Real Madridin është më i rëndësishëm se sa trofetë personale. “Ëndrra ime e madhe është të fitoj Ligën e ardhshme të Kampionëve në Santiago Bernabeu. Shpresoj se do të mund të fitoj shumë Topa të Artë me Real Madridin. Ka disa aspekte në të cilat mund të përmirësohem ende si lojtar”, ka thënë Ronaldo.“Por, prioritet i imi nuk është Topi i Artë, por suksesi kolektiv. Do të doja një ditë të kem aq shumë tituj sa Di Stefano”.“Po ia dal shumë mirë me Kaka, pasi si lojtarë jemi plotësisht të përshtatshëm. Karim Benzema është shumë i mirë, i shkëlqyeshëm, shpresoj t’i jap shumë pasime për të shënuar gola”, ka shtuar portugezi.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se rosonerët nuk kanë nevojë të blejnë lojtarë të rinj gjatë kësaj vere.Milani është lidhur me një numër lojtarësh këtë verë, por asnjë përforcim i madh nuk ka arritur në ekip, derisa stërvitjet para-sezonale tashmë kanë filluar.“Ne kemi zgjedhur të shohim përpara, duke synuar rinovimin. Megjithatë, ekipi ynë mbetet i frikshëm dhe nga ky aspekt unë parashoh një sezon të mirë. Fansat duhet të mbeten të qetë: nuk do të ketë mentalitet humbës në Milan”, ka thënë Berlusconi për Gazzetta dello Sport.“Ne kemi kampionë të mëdhenj si Pato, Ronaldinho dhe Pirlo, dhe shumë lojtarë të rinj premtues. Asnjë ekip në Itali, në aspektin teknik, nuk ka ekip të fuqishëm si i yni, as edhe Interi”.“Objektivat? Milani, si gjithmonë, fillon sezonin të fitojë gjithçka, edhe pse ka vite kur është më shumë me fat ose më pak. Përforcimet? Problem nuk janë emrat. Nëse disa dyer në treg do të hapen, dikush do të arrijë, përndryshe jemi mirë edhe kështu. Nuk duhet të blejmë me çdo çmim”, ka thënë Berlusconi.
Kampioni i Premier League, Manchester United, i është drejtuar Barcelonës duke pyetur për çmimin e mesfushorit Yaya Toure.Sipas Daily Mail, United interesohet për mesfushorin e Barcelonës pas dyshimeve rreth rikthimit në formacion në kohë të Owen Hargreaves.Hargreaves ka luajtur vetëm 25 paraqitje që kur iu bashkua United nga Bayern Munichu për një shumë prej 17 milionë funtesh dy vite më herët. Forma e tij vazhdon të jetë e dyshimtë pas dy operacioneve të mëdha që pati në gju sezonin e fundit.Ai pritet të rikthehet në fund të këtij viti, por Sir Alex Ferguson tashmë është hedhur në kërkim të një zëvendësuesi të tij dhe ka pyetur për Toure, që mund të lejohet të largohet nëse Barcelona arrin të marrë shërbimet e mesfushorit të Liverpoolit, Javier Mascherano.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se Liga e Kampionëve do të jetë caku kryesor i nerazurëve për sezonin e ardhshëm.Interi fitoi edhe skudeton e katërt radhazi në sezonin e fundit, por edhe njëherë dështoi në garën evropiane duke humbur nga finalistët Manchester Unied, por Moratti beson se kjo do të ndryshojë shumë shpejt.“Liga e Kampionëve është ëndërr dhe caku kryesor, por po ashtu duhet të keni fat për ta fituar atë. Nuk është lehtë ta thuash këtë, por mund të them me siguri se Interi është një ekip shumë i fuqishëm, ekipi i sezonit të fundit plus Milito dhe Motta. Mendoj se jemi ekip i mirë”, ka thënë Moratti për Corriere dello Sport.“Juve ka bërë lëvizje të qëlluara dhe janë të rrezikshëm. Më pëlqen Diego, ai vërtet është i fuqishëm”, ka shtuar italiani.
The Sun shkruan se City do të dërgojë ofertë për spanjollin nëse Chelsea do të vazhdojë të rezistojë në përpjekjet e këtij klubi për të marrë shërbimet e John Terryt.City dëshiron të marrë Terryn, por mbrojtësi i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle Puyol, 31-vjeçar, shihet si një alternativë nëse ata dështojnë të transferojnë cakun e parë.Barcelona është duke bërë edhe një ‘betejë’ tjetër me Cityn, për të mbajtur ose shitur sulmuesin Samuel Eto'o, por në rastin e Puyol, largimi i tij kurrë nuk ka qenë opsion për klubin spanjoll.
News of the World shkruan se blutë tashmë kanë hequr dorë nga nënshkrimi me yllin e Bayern Munich, Franck Ribery, dhe kanë kthyer vëmendjen kah mesfushori holandez.Pozita e Sneijder në Bernabeu është në dyshim, pas arritjes nga Manchester United të Cristiano Ronaldos.Dhe, Chelsea do të përpiqet të arrijë marrëveshje me çmim të përgjysmuar për 25-vjeçarin, i cili nënshkroi për 22.5 milionë funte dy vite më herët.
Trajneri taktik i Asociacionit Futbollistik të Italisë, Franco Ferrari, beson se në sezonin e ardhshëm Juventusi do të luajë sikurse Barcelona duke u ofruar spektakël tifozëve bardhezi.Trajneri i Zonjës së Vjetër, Ciro Ferrara, është njëri nga studentët e Ferrarit, ndërsa ky i fundit pohon se Bianconerët do të shfaqin futboll fantastik në sezonin e ri. “Juve do ta mbajë shumë topin. Do të ketë pasime të shkurtra, duke lëvizur vazhdimisht topin dhe duke pritur mundësinë për ta dënuar kundërshtarin. Stili i lojës së Juves do të jetë sikurse ai i përfaqësues së Spanjës, Barcelonës, ose Milanit (në formën më të mirë) nën udhëheqjen e Ancelottit”, ka thënë Ferrari për “Tuttosport”. Sipas Ferrarit, ikona e Juves, Alessandro Del Piero, duhet t’i përshtatet stilit të ri të lojës, sepse ai është mësuar të luajë pas sulmuesit, ndërsa këtë gjë tani do ta bëjë Diego, dhe ai duhet të shndërrohet në sulmues tipik.
Mbrojtësi 24-vjeçar i Milanit, Thiago Silva, dëshiron të ndjekë hapat e bashkëkombësit të tij, Ricardo Kaka, dhe të hyjë në historinë e Milanit duke fituar Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.“Nuk kam luajtur gjashtë muaj dhe kjo më ka lënduar, mirëpo tani do të vijnë shumë gjëra të mira, Scudetto dhe Liga e Kampionëve, ndërsa Milani mund të arrijë sukses në të dyja frontet”. “Dëshiroj të hy në historinë e Milanit, ashtu siç bëri Kaka. Nëse dëshmoj vlerat e mia, po ashtu mund të kthehem edhe në përfaqësuesen e Brazilit”, ka thënë Silva për “Jornal do Brasil”.
Olympique Marseille do të ofrojë 13 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar.Holandezi u transferua në Bernabeu nga Ajaxi për shifrën prej 20 milionë eurosh, mirëpo me ardhjen e Karim Benzemas, ai nuk do të ketë vend në formacionin e Realit, prandaj largimi i tij është më se i mundshëm. Të dielën Goal.com njoftoi se Mbretërit kanë refuzuar ofertën e Milanit për ta huazuar 25-vjeçarin në San Siro, mirëpo një shifër e pëlqyeshme nga Los Merengues do të bënte që Huntelaar të largohet, pasi që ai nuk bën pjesë në projektin e madh të presidentit të Realit, Florentino Perez
Një ofertë prej 20 milionë eurosh do të bëjë që Sevilla t’i fillojë bisedimet me Milanin për sulmuesin Luis Fabiano.“Il Corriere dello Sport” njofton se agjenti i brazilianit është i bindur se nëse Rossonerët bëjnë ofretë, atëherë skuadra andaluziane do të lëshojë pe. “Mendoj se një ofertë ndërmjet 20 dhe 22 milionë eurosh do të sillte deri te marrëveshja”, është shprehur agjenti i 28-vjeçarit.
















