Besnik Kollari do të jetë zëvendësuesi i Afrim Tovërlanit, Afrim Muçiqi, deklaroi se Kollari do t’ i prijë skuadrës kampione në edicionin e ri. Ish-mesfushori i shumë skuadrave nga vendi dhe jashtë saj, si dhe ish-trajneri i Kosovës (v) deri dje kryente funksionin e drejtorit të shkollës së futbollit, ndërsa si duket ai ka marrë pëlqimin e Bordit drejtues për t’ i prirë skuadrës bardh e kaltër, sidomos pas faktit se trajneri aktual, Afrim Tovërlani, nga komisioni disiplinor i FFK-së u dënua me katër muaj mos ushtrim të detyrës. Muçiqi deklaroi se Tovërlani nuk do të largohet nga klubi, atij do t’ i gjendet një vend në skuadër, pasi ka lënë gjurmë të madhe në klub edhe si futbollist, e po ashtu edhe si trajner. Besnik Kollari aktualisht është në pushimet verore dhe kthimi i tij pritet nesër ose pasnesër, kur klubi i Prishtinës planifikon të organizojë konferencë për media, me ç’ rast do të jepen detajet më të gjëra rreth kontratës së tij.
Barcelona do të nënshkruajë me lojtarë të rinj gjatë kësaj vere, por po të shkonte gjithçka sipas dëshirës së presidentit Joan Laporta, ai nuk do ta ndryshonte këtë përbërje aktuale të Pep Guardiolas.Laporta ka qenë aq shumë i impresionuar me lojtarët të cilët i ndihmuan klubit të fitojë Ligën e Kampionëve, kampionatin spanjoll dhe Kupën e Mbretit gjatë sezonit të kaluar, dhe mendon se përbërja duhet të jetë e njëjta. “Nëse do të më takonte mua të vendos atëherë nuk do të nënshkruanim me askënd. Unë jam super i qetë rreth gjithë kësaj dhe megjithëse ende nuk kemi nënshkruar me askënd, mendoj se do të ketë arritje të reja edhe këtë verë”, ka shtuar spanjolli.
Manchester City ka dështuar edhe në një tentativë tjetër, në atë për transferimin e sulmuesit të Villarrealit, Giuseppe Rossi, bëjnë të ditur mediat spanjolle.Por agjenti i Rossit, Federico Pastorello, ka mohuar se oferta është analizuar nga klubi spanjoll dhe ka dhënë shenja se sulmuesi do të mbetet në El Madrigal edhe në sezonin e ardhshëm. “Askush nuk e ka ofruar shumën e duhur dhe jam 99 për qind i sigurt se lojtari do të mbetet në Villarreal edhe në sezonin e ardhshëm. Rossi është i lumtur këtu dhe do të analizojë largim vetëm për njërin nga gjashtë klubet më të mëdha në Evropë”, ka shtuar agjenti i lojtari.
Kampioni i Ligës Premier, Manchester United, është inkurajuar në tentimin për të marrë shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Yaya Toure.Mirror shkruan se Barcelona dëshiron ta shesë Touren te United për një shumë prej 20 milionë, por vetëm nëse arrin të marrë shërbimet e mesfushorit të Liverpoolit, Javier Mascherano. Menaxheri i United, Sir Alex Ferguson, është në kërkim të një mesfushori defansiv, derisa ka dyshime rreth rikthimit në formë të Owen Hargreaves, pas ndërhyrjeve kirurgjike në gju. Fergie e ka identifikuar Toure, të cilin pati rast ta takonte në finalen e Ligës së Kampionëve, si njeriun e duhur i cili do të plotësojë zbrazëtirën e lënë nga Hargreaves.
Mediat italiane paralajmërojnë se Milani ka kthyer vëmendjen kah angazhimi i mbrojtësit të majtë të Corinthians, Andre Santos.Pas kompletimit të transferimit të Oguchy Onyewu, Milani lidhet me angazhim edhe të një mbrojtësi. Rosonerët një kohë të gjatë janë në kërkim të një mbrojtësi të majtë dhe pas përpjekjeve të dështuara për Ali Cissokho, klubi është kthyer kah Andre Santos. Braziliani tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve me paraqitjet e tij në Kupën e Konfederatave, dhe spekulohet se Corrinthians kërkon rreth 20 milionë euro për të hequr dorë nga shërbimet e Sansos. Për të interesim kanë shprehur edhe Roma, Juventus dhe Lyon.
Të enjten mbrëma Real Madridi do ta prezantojë superyllin e tretë të transferuar gjatë këtij afati kalimtar, Karim Benzema.“AS” njofton se sulmuesi francez, i cili u kushtoi Mbretërve 35 milionë euro, do ta bartë fanellën me numrin 19, të cilin aktualisht e bart Klaas-Jan Huntelaar. Holandezi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Santiago Bernabeu, ndërsa Stuttgarti është ‘blerësi’ potencial i tij (që ka ofruar 18 milionë euro plus dy milionë të tjera varësisht nga paraqitja e lojtarit). Benzema ka bartur numrin 10 te Lyoni, mirëpo edhe pse bartësi aktual i këtij numri, Wesley Sneijder, është njëri nga lojtarët që po ashtu do të largohet nga Los Blancos, duket se Florentino Perez e ruan numrin prestigjioz për një superyll tjetër. Kështu, sulmuesi francez duhet të jetë i lumtur me numrin 19.
Real Madridi nuk planifikon të ndalet gjatë këtij afati kalimtar. Informatat e fundit janë se Mbretërit kanë ofruar 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Romës, Daniele De Rossi.“Marca” shkruan se Los Blancos kanë kontaktuar me Giallorossët për të realizuar planin rezervë të presidentit Florentino Perez, nëse dështon transferimi i Xabi Alonsos nga Liverpooli. Redsat kërkojnë 47 milionë euro për mesfushorin spanjoll, ndërsa nëse kjo shifër nuk zvogëlohet, atëherë Merengues mendojnë se De Rossi është lojtari që mund të përshtatet me superyjet e sapotransferuar: Kaka, Ronaldo dhe Benzema.
Të mërkurën është zyrtarizuar vazhdimi i kontratës së sulmuesit të Arsenalit, Robin van Persie, edhe për katër vite të tjera.“Është lajm i jashtëzakonshëm që Robin van Persie i është përkushtuar për një kohë të gjatë Arsenalit. Të gjithë jemi të gëzuar”. “Robin është një lojtar që ka talent të madh dhe aftësi për të shënuar gola dhe për t’i fituar ndeshjet. E kemi parë shumë herë se çfarë është në gjendje të bëjë ai në fushë”. “Ai është vetëm 25-vjeçar dhe do të vijnë shumë gjëra të mira nga ai në të ardhmen. Robin ka potencial që të bëhet njëri nga lojtarët më të mirë të Arsenalit”, ka thënë trajneri i Topçinjve, Arsene Wenger, për faqen zyrtare të Arsenalit.
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, të martën mbrëma ishte në Napoli për një eveniment bamirës, ndërsa ka folur në lidhje me objektivat e Zonjës së Vjetër për sezonin e ri.“Gjithmonë vi në Napoli me kënaqësi. Kam simpati të madhe për qytetin dhe napolitanët, ndërsa sezonin e ardhshëm do ta kem trajner një napolitan”. “Shpresoj që Juve ta fillojë me këmbë të mbarë dhe ta përfundojë sezonin në nivelin më të lartë të mundshëm”. “Ende nuk mund të jap mendimin tim për Ferraran si trajner, mirëpo ju garantoj se ai është një njeri i madh. Shpresoj që në sezonin që vjen të jemi të fortë dhe të arrijmë të luajmë mirë dhe t’i argëtojmë tifozët” “Qëllimi ynë është që të jemi më të mirë se sezonin e kaluar”, është shprehur ikona e Juves.
Lionel Messi i ka qetësuar ndjenjat e lojtarëve dhe tifozëve të Barcelonës duke thënë se nuk shqetësohet nga super-dyshja e Real Madridit, Kaka dhe Cristiano Ronaldo.“Unë jam lojtar i Barcelonë dhe më intereson vetëm skuadra ime. Ne ofruam spektakël sezonin e kaluar dhe shpresoj që edhe këtë sezon do ta bëjmë të njëjtën gjë, ose së paku do ta përsëritim një pjesë të asaj që arritëm sezonin e kaluar”. “E them pa asnjë dyshim se Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Ne kemi lojtarë të shkëlqyer dhe për këtë arsye nuk i frikësohemi askujt”. “Cristiano dhe Kaka janë lojtarë fantastikë, të cilët do ta përforcojnë shumë Madridin. ‘El Clasico’ do të jetë i jashtëzakonshëm kur të vijë koha të luhet- por Barcelona do të fitojë sërish”, ka thënë argjentinasi për “Sport”.
Transferi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, përkundër se ka vetëbesim se vlen 94 milionë euro, premton se ai nuk do të jetë vetjak derisa do ta bartë fanellën e Real Madridit.“Nuk ka dyshim se tash jam më pak egoist. Kuptohet, në të kaluarën mendoja se vetëm duke shënuar gola mund të siguroja transferimin në një skuadër më të madhe”. “Mirëpo, përvoja më ka ndihmuar të kuptoj se kur je në një skuadër, bëhesh pjesë e saj, dhe qëllimi është që të arrihen objektiva më të mëdha. Në Madrid do të shihni një Cristiano më të mirë”. “Do të punoj shumë që të përshtatem sa më shpejt që është e mundur dhe nuk mendoj se do ta kem vështirë të bashkekzistoj me gjithë këta yje”, është shprehur portugezi për “AS”.
Vetëm disa orë pas njoftimit se Felipe Melo ka nënshkruar për Juventusin, Fiorentina planifikon të transferojë një lojtar i cili do ta zë vendin e tij.“Sky” njofton se për këtë pozitë Viola dëshiron ta transferojë mesfushorin e Torinos, Blerim Xhemajli. Mesfushori nga Tetova sapo ka nënshkruar kontratë me Torinon, ku qëndroi sezonin e kaluar në formë huazimi nga Bolton Wanderers, mirëpo mundësia për të luajtur në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve, padyshim që do ta joshë shqiptarin me pasaportë zvicerane.
Spekulohet se Chelsea është duke përgatitur një ofertë të panegociueshme për anësorin e Bayern Munichut, Franck Ribery.Bavarezët kërkojnë hiç më pak se 80 milionë euro për superyllin francez, ndërsa e mërkura është dita e fundit për cilëndo skuadër që dëshiron të bëjë ofertë. “The Daily Mail” shkruan se Blutë do ta bëjnë ofertën e tyre të fundit, e cila llogaritet të jetë 46 milionë euro. Nëse skuadra nga Liga Premier nuk arrin të sigurojë shërbimet e Ribery, atëherë do të kërkojë transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Wesley Sneijder, i cili kushton afër 19 milionë euro.
Stuttgarti ka vendosur të konkurrojë me Milanin dhe Manchester Unitedin për të fituar shërbimet e sulmuesit të Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar.“AS” shkruan se disa përfaqësues të ekipit gjerman janë takuar të martën me drejtorin gjeneral të Los Blancos, Jorge Valdano, për të biseduar në lidhje me disponueshmërinë e sulmuesit holandez. Mësohet se skuadra nga Bundesliga është e gatshme të ofrojë 18 milionë euro për Huntelaar, si edhe 2 milionë euro shtesë varësisht nga paraqitjet e tij.
Njoftohet se Liverpooli ka transferuar lojtarin e ri nga PSG, Chris Mavinga.
“Sky Sports” njofton se Redsat kanë arritur marrëveshje me 18-vjeçarin, ndërsa konfirmimi zyrtar dhe detajet në lidhje me këtë transferim do të publikohen në ditët në vijim. Arsenali ka qenë skuadra e cila i konkurruar Liverpoolit për këtë transferim, mirëpo “Të Kuqtë” kanë reaguar shpejtë për të siguruar shërbimet e francezit. Mësohet po ashtu se Liverpooli është pranë transferimit edhe të një lojtari tjetër të ri. Bëhet fjalë për danezin Nikolaj Kohlert, me të cilin ka mbetur të sqarohen kërkesat personale të lojtarit.
“Sky Sports” njofton se Redsat kanë arritur marrëveshje me 18-vjeçarin, ndërsa konfirmimi zyrtar dhe detajet në lidhje me këtë transferim do të publikohen në ditët në vijim. Arsenali ka qenë skuadra e cila i konkurruar Liverpoolit për këtë transferim, mirëpo “Të Kuqtë” kanë reaguar shpejtë për të siguruar shërbimet e francezit. Mësohet po ashtu se Liverpooli është pranë transferimit edhe të një lojtari tjetër të ri. Bëhet fjalë për danezin Nikolaj Kohlert, me të cilin ka mbetur të sqarohen kërkesat personale të lojtarit.
Pasi ka kaluar me sukses ekzaminimet mjekësore, mesfushori algjerian Karim Ziani ka nënshkruar për kampionin e Gjermanisë, Wolfsburg.Tashmë ish-lojtari i Marseille ka nënshkruar kontratë katërvjeçari me skuadrën nga Bundesliga, derisa skuadra franceze do të fitojë shtatë milionë euro nga ky transferim. “Jam shumë i kënaqur për ardhjen e Karim Zianit. Ai do të përshtatet mirë në skuadrën tonë dhe do të na ndihmojë për të shënuar gola këtë sezon”, është shprehur trajneri i Wolfsburgut, Armin Veh, për Bundesliga.de.
Juventusi ka nënshkruar me mesfushorin brazilian Felipe Melo nga Fiorentina për shumën prej 20 milionë eurosh, ndërsa në marrëveshje është përfshirë edhe pronësia e plotë e Violas për anësorin e Juves, Marco Marchionni.“Sky Sport Italia” njofton se marrëveshja është kompletuar, ndërsa të mërkurën do të bëhet edhe njoftimi zyrtar Melo ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me bardhezinjtë, ndërsa do të fitojë 2.6 milionë euro në vit, duke u bërë kështu braziliani i tretë që bartë fanellën e Zonjës së Vjetër së bashku me Amaurin dhe Diegon.
Pasi mungoi sezonin e kaluar si pasojë e lëndimeve, mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, thotë se problemet me lëndime tashmë i takojnë të kaluarës.“I kam bërë sesionet e para të stërvitjeve dhe ndjehem mirë. Mendoj dhe shpresoj që jam rikuperuar nga problemet e sezonit të kaluar”. “Kam arritur që të kem vazhdimësi në punën time. Kam punuar shumë, ndërsa testi i vërtetë vjen tani kur do të udhëtojmë në SHBA dhe do të zhvillojmë shumë ndeshje njëra pas tjetrës”. “Megjithatë, dhimbja ime është zhdukur dhe kam vetëbesim për këtë”, është shprehur Nesta për “Milan Channel”.
















