Manchester City ka konfirmuar se që sonte i ka dhënë fund përpjekjes për të angazhuar sulmuesin e Barcelonës, Samuel Eto'o, të cilin klubi anglez ishte në rrugë për ta bërë lojtarin më të paguar në botë.“Samuel Eto’o padyshim se është një lojtar i mirë, por rrethanat përqark tij ishin të tilla që marrëveshja nuk mundi të kompletohet. Tash mendojmë se është koha për të ndjekur aventura të tjera dhe kemi një plan transferues të qartë dhe strategjik, të cilin vazhdojmë ta ndjekim”, ka thënë drejtori ekzekutiv, Garry Cook. Klubi anglez thuhet se kishte bërë ofertë prej rreth 25 milionë eurosh për lojtarin, dhe u raportua se ishte i gatshëm t’i ofronte atij 200 milionë funte në javë.
Presidenti i Atletico Madrid, Enrique Cerezo, është zotuar se asnjë nga lojtarët e tij nuk do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.Mediat vazhdojnë të shkruajnë për një kalim të Diego Forlan në Barcelona dhe lëvizje të Sergio Aguero drejt Manchester United, por Enrique Cerezo premton se nuk do të ketë largime por ndoshta vetëm ndonjë arritje. “Laportës i pëlqen Forlan? Edhe mua më pëlqen Lionel Messi. Nuk do të shesim asnjë lojtar, as Maxi, Simao, Kun ose Forlan”, ka thënë Cerezo për AS, duke shtuar se shpreson të ketë “edhe një nënshkrim të ri nëse gjithçka shkon sipas planit”.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Real Madridi ka pranuar ofertën prej 20 milionë euro të ekipit të Bundesligës, Stuttgart, për sulmuesin Klaas-Jan Huntelaar, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ri Manuel Pellegrini.“Është e vërtetë se ka negociata me Stuttgart për Huntelaar, të cilat janë në një stad të avancuar dhe ne jemi në një pikë kur vetë lojtari duhet ta marrë vendimin rreth kësaj çështje”, ka thënë drejtori sportiv i Realit, Miguel Pardeza. “Jorge Valdano do të bisedojë me të për ta informuar për situatën dhe për ta mësuar qëndrimin e tij. Fjala e fundit do t’i takojë Huntelaar”, ka shtuar Pardeza.
Jose Mourinho është rikthyer në përgatitje për sezoni i ri, por duket se është po ai i vjetri, duke lëshuar fjalë për Milanin, Juventusin, Real Madridin si dhe menaxherin e ri të Chelseat, Carlo Ancelottin.“Nuk kam asgjë për të thënë për Realin. Ne mund të mos luajmë kurrë me ta këtë sezon. Nuk kam frikë nga ta. Nuk kam frikë as nga ekipet italiane. Ajo çfarë po bëjnë ata është normale. Secili dëshiron të përmirësohet dhe kjo është e dukshme”, ka thënë Mourinho. Mourinho po ashtu i ka përshkruar disa pyetje të gazetarëve si homoseksuale. “Pyetjet tuaja më duken gej”, është përgjigjur Mourinho kur është pyetur dy herë se çfarë lloj mbrojtësi dëshiron. I pyetur nëse trajneri i ri i Chelseat, Carlo Ancelotti, do t’ia dalë në ish-klubin e tij, portugezi ka qenë i shpejtë, “Ancelotti nuk është shoku im”.
Sulmuesi i Arsenalit dhe kombëtares angleze, Theo Walcott, beson se klubi është mësuar me sezonet e kaluara dhe tash është i gatshëm të sfidojë për tituj të mëdhenj.“Ishte një lakore e mirë e mësimit për të gjithë ne, por viti tjetër është për trofe. Shpresojmë se kemi bërë disa vite përvojë tash dhe mund të punojmë pak për fansat”, ka thënë Walcott. “Për mua ishte një sezon me ngritje dhe ulje. Kurrë nuk mund të keni një sezon perfekt, por unë jam i lumtur që lëndimi im është e kaluar, andaj mund të rikthehem në Arsenal dhe të fitoj”, ka shtuar anglezi.
Trajneri i ri i Sampdorias, Luigi Del Neri, ka nënshkruar me mbrojtësin e Lazios, Luciano Zauri, në formë huazim njëvjeçar me mundësi ta blejë atë të plotë në fund të sezonit të ardhshëm.“Sampdoria dëshiron t’ju komunikojë se ka nënshkruar përkohësisht me Luciano Zaurin nga Lazio me mundësi ta blejë atë në sezonin e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e klubit. Sezonin e fundit italiani e kaloi te Fiorentina si i huazuar. Sampdoria po ashtu ka bërë të ditur se ka forcuar skuadrën edhe me një lojtar tjetër, Matteo Lanzoni, i cili po ashtu i është bashkuar ekipit si huazim nga Mantova.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani, ka thënë në një intervistë të fundit se ekipi i tij, Chievo, ka nevojë për kompaktësi për të arritur të tregojë fuqinë në sezoni e ri në Serie A.Bogdani pati një sezon tjetër jo aq të pëlqyeshëm në kampionatin italian, megjithatë Chievo arriti të mbijetojë në Serie A.“Duhet të rikompaktësojmë grupin. Është ky faktori thelbësor që e mbajti Chievon në Serinë A në sezonin e fundit. Dhe kjo mund të na lejojë të kompletojmë një mrekulli tjetër”, ka thënë Bodgani. Shqiptari, i cili ka edhe një vit kontratë me klubin italian, thotë se do të mundohet në maksimum të gjejë formën e tij më të mirë dhe të jetë pjesë e formacionit startues, por thotë se për këtë duhet të vendosë trajneri.“Unë mund të them vetëm se kërkoj formën optimale sa më shpejt që të jetë e mundur. Megjithatë, fiziku im nuk më lejon të arrij në top-formë, ashtu siç mund të ndodh me të tjerët. Gjithsesi, në fillim dukem si i lodhur, por ju garantoj se në javën e kampionatit do të jem gati. Pastaj, siç e kam thënë edhe me parë, për këtë do të vendosë trajneri”, ka shtuar sulmuesi kuqezi.
Trajneri i ri i Milanit, Leonardo, është i shqetësuar me rikthimin në peshë të Ronaldinhos, dhe e ka urdhëruar brazilianin të përqendrohet në një dietë të menjëhershme.Corriere dello Sport shkruan se Ronaldinho është rikthyer në stërvitjet parasezonale me katër kilogramë mbipeshë, që ka shqetësuar stafin teknik të Milanit.Ronaldinho është larguar për në pushimet verore me një program specifik stërvitës, por megjithatë ai sërish ka dalë nga forma e tij.Presidenti i Milanit si dhe stafi drejtues nuk e kanë mbajtur sekrete faktin se presin që Ronaldinho të plotësojë hapësirën e lënë nga Kaka në sezonin e ardhshëm, dhe duket se braziliani do jetë shumë në presion der në fillim të sezonit.
Mediat italiane shkruajnë se Zlatan Ibrahimovic do të jetë edhe në sezonin tjetër pjesë e Interit dhe do ta mbajë fanellën me numër 10.Nerazurët sot rikthehen në stërvitje për t’u përgatitur për sezonin e ri. Edhe krahas shumë spekulimeve për të ardhmen e sulmuesit suedez, Ibrahimovic ende është pjesë e Interit dhe do të udhëtojë me ekipin në turneun në SHBA.Krahas kësaj, Sky Sport Italia shkruan se Ibra në sezonin e ardhshëm do ta mbajë numrin 10, që në të kaluarën e kishin mbajtur edhe legjendat si Ronaldo dhe Roberto Baggio.10-shja në sezonet e fundit i takoi Adrianos, por që kur braziliani u largua nga Giuseppe Meazza në muajin prill, ky numër është i lirë dhe tash do t’i takojë Ibrahimovic.Numri 8, të cilin deri tash e ka mbatur Ibrahimovic, me siguri se do t’i takojë përforcimit të ri Thiago Motta.
Portieri i Arsenalit, Manuel Almunia, e ka këshilluar trajnerin Arsene Wenger të punojë më shumë në sigurimin e lojtarëve me përvojë më të madhe.“Është e shkëlqyeshme të kesh lojtarë të ri, por kjo nuk ju siguron tituj. Për të ecur një hap më tej, lojtarët duhet të kërkojnë më shumë nga vetja, të jenë profesionistë më të mëdhenj, më të guximshëm në ndeshje të mëdha”, ka thënë Almunia.“Menaxheri duhet të punojë më shumë për ta fituar atë që kemi nevojë, klubi duhet të bëjë përpjekje më të mëdha vazhdimisht për të qenë më garues. Kemi nevojë për diçka më shumë se sa lojtarë të rinj”, ka shtuar spanjolli me nënshtetësi angleze.
Mediat angleze përcjellin lajmin se ekipi i Manchester Cityt i ka dhënë ultimatum prej 24 orësh sulmuesit të Barcelonës Samuel Eto’o për të vendosur nëse do ta pranojë ofertën e tyre dhe të bëhet futbollisti me pagën më të madhe.City pret po thuajse dy javë që Eto’o të thotë “Po”, për ta kompletuar transferimin tij. Por sipas Daily Mirror, Mark Hughes nuk planifikon të presë edhe shumë dhe e ka paralajmëruar sulmuesin se mund të kthehet kah lojtarë të tjerë.Klubi anglez beson se oferta me pagë prej më shumë se 200 mijë funtesh në javë është e mjaftueshme për ta tërhequr sulmuesin, por City ka frikë se tash kamerunasi do të mundohet ta tërheqë vëmendjen e ndonjë klubi tjetër.Mirror thotë se Eto’o, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në fund të sezonit të ri, është në pritje të ofertave tjera, sipas mundësisë Chelseat, edhe pse kjo është pak e besueshme për shkak të kërkesave të larta të lojtarit.
Real Zaragoza ka kompletuar transferimin e Jermaine Pennant, pasi arriti marrëveshje me anësorin, kontrata e të cilit me Liveproolin skadoi në fund të sezonit.Ish-i riu i Arsenalit i kaloi testet mjekësore me klubin spanjoll mbrëmë dhe nënshkroi marrëveshje trevjeçare, për të ndihmuar Zaragozën e rikthyer këtë sezon në Primera Division.“Dëshiroja të vij në Spanjë dhe kisha oferta të rëndësishme nga shumë klube tjera të Evropës, por dëshirova të kaloj në Zaragoza. Vërtet dua të filloj sa më shpejt që është e mundur dhe të kem një sezon të mirë”, ka thënë anglezi.Pennant pjesën e dytë të sezonit të fundit e kaloi i huazuar te Portsmouth, pasi nuk arriti të luftojë për vend në formacionin e parë të Benitez.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar se klubi do të kthehet kah mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas, vetëm nëse dështon në tentimin për të nënshkruar me mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery.Kampioni i Spanjës dhe Evropës vazhdimisht është lidhur me një transferim të Fabregas dhe u raportua se do të bëjë një ofertë prej 45 milionë eurosh për lojtarin. Megjithatë Laporta thotë se Ribery është kryesor në listën e dëshirave të blaugranëve.“Ribery ishte lojtari për të cilin ishim të interesuar për një çmim logjik, por Bayern nuk dëshiron ta shesë atë. Nëse ata janë të interesuar ta shesin, ne jemi të interesuar ta blejmë, por nëse jo, atëherë do të duhet të shikojmë kah Fabregas”, ka thënë Laporta.
Manchester United vazhdon të insistojë në marrjen e shërbimeve në Sergio Aguero nga Atletico Madfrid derisa synon forcimin e sulmit të ekipit.Sipas AS, djajtë e kuq janë duke menduar të përfshijnë edhe lojtarë për të marrë cakun e tyre të preferuar. Pasi u spekulua se oferta prej 46 milionë eurosh dështoi javën e kaluar, është e mundshme që United të ofrojë 40 milionë euro dhe mesfushorin Nani. Por spanjollët nuk janë të interesuar për lojtar anësor, pasi tashmë e kanë të stabilizuar këtë pjesë.Opsioni i dytë është 20 milionë euro dhe sulmuesin Dimitar Berbatov, që preferohet në Vicente Calderon. Kjo do ta ngrejë shumën e Agueros në 56 milionë euro, duke marrë parasysh vlerën prej 36 milionë eurosh që pagoi kampioni i Ligës Premier për bullgarin.Por edhe kjo mund të jetë e pamjaftueshme, duke marrë parasysh se drejtuesit e Atleticos disa herë e kanë përsëritur se vetëm një ofertë prej 60 milionë eurosh, sa shkruhet edhe në marrëveshje, mund të lejojë largimin e tij.
Drejtori gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, ka thënë se nuk do të jetë dështim nëse Reali nuk arrin në finalen e Ligës së Kampionëve që sezonin e ardhshëm zhvillohet në Santiago Bernabeu.“Nuk do të jetë dështim nëse nuk do të arrinim në finalen e Ligës së Kampionëve. Jam i vetëdijshëm se sa kohë do të marrë për të krijuar një ekip harmonik, kur të jemi një ekip i vërtet”, ka thënë Valdano.“Të blejmë dhe të shesim është gjë shumë e komplikuar për momentin. Kemi ardhur me shumë vendosmëri dhe kemi qenë në gjendje të blejmë lojtarë shumë të rëndësishëm. Por gjëja më e pakënaqshme është të shesim lojtarët të cilët ëndërrojnë të vazhdojnë në Real Madrid”, ka shtuar spanjolli.
Përforcimi i ri i Juventusit, mesfushori brazilian Diego, ka shpjeguar se pse ka zgjedhur numrin 28 në fanellën e bardhezinjve, dhe ka shprehur po ashtu admirimin për kapitenin e ekipit.“28 është dita e lindjes time dhe dy shifrat që e bëjnë këtë janë 2 dhe 8, që japin 10, që është numri im favorit”, ka thënë ish-lojtari i Werder Bremenit.“Dëshiroja t’i bashkohem një klubi tradicional me një histori të gjatë, andaj e zgjodha Juventusin”, ka thënë më tej braziliani.Rreth punës me kapitenin Alessandro del Piero, Diego ka shtuar “Mendoj se do të kem privilegjin të luaj me një gjeni”.
Sulmuesi i Milanit, Pippo Inzaghi, thotë se ai është duke u munduar ta bindë bashkë-lojtarin e tij Andrea Pirlo të mos largohet nga Milani për Chelsean.“Flas me të çdo ditë, i them të mos shkojë. Por ajo është zgjidhje e tij, mendoj se Leonardo po ashtu dëshiron që ai të mbetet dhe shpresoj se Andrea nuk të largohet”, ka thënë Inzaghi.“Milani është në rrugë të duhur. Të rinjtë janë mënyra për të ecur përpara, e ardhmja e këtij ekipi, dhe besoj se ata e kanë mentalitetin e duhur për ta kuptuar atë”, ka përfunduar 35-vjeçari.
Sulmuesi i ri i Real Madridit, Karim Benzema, është prezantuar zyrtarisht të enjten mbrëma në Santiago Bernabeu para 15.000 tifozëve.Kaka zgjodhi numrin 8, Raul Albiol numrin 18, ndërsa Cristiano Ronaldo numrin 9, kështu që nuk mbeti asnjë numër në dispozicion për ish-sulmuesin e Lyonit, i cili duhet të presë largimin e ndonjërit nga lojtarët madrilenë që ta marrë numrin e tij. Spekulohet se numri 19 do t’i takojë sulmuesit francez, pas largimit të Klaas-Jan Huntelaar. “Jam shumë i lumtur që do të luaj në skuadrën ku kanë luajtur idhujt e mi, Zidane dhe Ronaldo. Faleminderit Florentino Perez”, ka thënë Benzema gjatë prezantimit me fanellën e Realit pa numër.
















