Legjenda e futbollit francez Zinedine Zidane ka mbrojtur bashkëvendësin e tij, mesfushorin e Bayern Munich, Frank Ribery, duke thënë se ai është më i miri në botë.Reali harxhoi 94 milionë euro për Cristiano Ronaldon dhe nuk u dorëzua për të shtuar në skuadër edhe Franck Ribery nga Bayern Munich. Francezi edhe vetë ka deklaruar se dëshiron të kalojë në Santiago Bernabeu, por klubi bavarez po bën gjithçka në fuqinë e vet për ta ndaluar atë nga largimi. “Ka shumë futbollistë të mirë në botë, si Cristiano Ronaldo ose Messi, por më i miri për mua është Ribery. Dhe nuk e them këtë sepse ai është francez, por sepse ai është shumë i mirë”, ka thënë Zidane.
Ekipi i Manchester Cityt ka arritur marrëveshje me sulmuesin argjentinas Carlos Tevez për kushtet personale dhe shumë shpejtë e do të përfundojë i gjithë tregimi.“Manchester City është i kënaqur që mund t’ua përcjellë lajmin se ka arritur marrëveshje me Carlos Tevez rreth mundësisë që ai të kalojë në City. Kushtet personale me 25-vjeçarin janë arritur dhe marrëveshja është miratuar nga Liga Premier dhe Asociacioni”, thuhet në publikimin e Cityt. “Me kalimin e testeve mjekësore Tevez do të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare dhe do të takohet me bashkë-lojtarët e tij në turneun në Afrikën e Jugut. Ai do ta mbajë fanellën me numër 32”, shkruhet më tej në deklaratë.
Mesfushori kosovar Lorik Cana në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e ekipit të Bundesligës, Hamburg.Marrëveshja është arritur sot pasdite në mes drejtuesve të Olimpique Marselle dhe Hamburgut dhe shqiptari do t’i kushtojë ekipit gjerman 7.4 milionë euro. Hamburg po ashtu ka pranuar kushtet e kërkuara nga mesfushori kuqezi, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin gjerman. Cana edhe më herët pati thënë për Le Parisien se është në prag të kalimit në Bundesliga, por se kishte opsion edhe Anglinë dhe Italinë. “Ka shumë gjasa për mua të luaj në Hamburg. Ne duhej ta finalizonim marrëveshjen këtë fundjavë, por shkoi më gjatë. Opsion është edhe Evertoni, në Angli, që është një klub shumë i mirë. Po ashtu ka edhe zgjidhje të tjera, sidomos në Itali”, pati thënë shqiptari. Lajmi mbetet të konfirmohet edhe nga vetë klubet. Në pozitën e Lorik Canës, Marseille tashmë ka angazhuar një lojtar tjetër, Stephane M’bia.
Mediat angleze përcjellin lajmin se Manchester City është në negociata me Arsenalin rreth mundësisë për të transferuar sulmuesin nga Togo, Emmanuel Adebayor.Adebayor edhe këtë verë lidhet me një largim nga Arsenali dhe një varg klubesh evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e tij. U besua se sulmuesi do të mbetet në Emirates, pasi këtë e paralajmëroi edhe agjenti i tij para një jave. Por, Sky Sports, duke iu referuar disa burimeve të afërta, thotë se e ardhmja e Adebayor në Arsenal është sërish e pasigurt. Arsyeja për këtë është sepse përfaqësues të Manchester Cityt tashmë kanë filluar negociatat me Arsenal për një transferim të mundshëm të sulmuesit.
Mediat spanjolle vazhdojnë presionin në Bayern Munichun për të shitur mesfushorin Frank Ribery, kësaj here në një formë tjetër, duke i paralajmëruar se nëse presin vitin e ardhshëm, nuk do të fitojnë më shumë se 18 milionë euro nga shitja e tij.Bayern Munichu nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e Frank Ribery edhe pse Reali së fundi raportohet se ka ofruar 55 milionë euro. Por, sportivja spanjolle AS, e cila është e afërt me drejtuesit e Realit, paralajmëron se francezi vitin e ardhshëm do të mund ta shfrytëzojë pikën 17 në statusin e FIFA-s dhe ta blejë marrëveshjen për rreth 18 milionë euro. Nëse kjo realizohet atëherë Bayerni do të fitonte tre herë më pak qe që mundet të fitojë këtë afat kalimtar.
Mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, është i bindur se blutë në sezonin e ri do të arrijnë ta fitojnë betejën me Mancehster United për ta fituar Ligën Premier.Blutë në tre sezonet e fundit vetëm shikojnë Manchester United duke e fituar Ligën Premier, pasi vetë e fituan dy herë radhazi. Por Ballack beson se nën drejtimin e Ancelottit, Chelsea do të arrijë ta fitojë ligën. “Çdo vit qëllimi ynë është ta fitojmë kampionatin dhe jemi të bindur se kemi aftësi në sezonin e ri ta fitojmë titullin. Mendoj se kemi pasur një sezon të mirë vitin e kaluar, por United luante vërtet në nivel shumë të lartë në disa vitet e kaluara”, ka thënë Ballack.
Sulmuesi rumun Adrian Mutu thotë se ai dëshiron të mbetet në Fiorentina edhe në sezonin e ardhshëm.Edhe pse Mutu është jashtë fushe që nga 22 marsi pas lëndimit që pësoi dhe pati vetëm 19 paraqitje në sezonin e fundit me Fiorentinën, sulmuesi arriti të shënojë 13 gola. “Jam i sigurt se do të mbetem në Fiorentina. Para nesh janë kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe duhet t’i kalojmë, nuk guxojmë të lejojmë mossukses. Duhet ta përmirësojmë lojën në krahasim me sezonin e kaluar”, ka thënë rumuni.
Real Madridi është duke ndërtuar një skuadër të fuqishme, ndërsa njëri nga transferët e sivjetmë, Ricardo Kaka, thotë se Los Blancos do të kërkojnë të fitojnë të gjitha trofetë që janë në dispozicion gjatë sezonit që vjen.“Do të luftojmë për tre titujt (La Ligan, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit). Ëndrra ime është që ta ngre trofeun e dhjetë (të Ligës së Kampionëve) në Madrid, mirëpo e di se ajo do të jetë gara më e vështirë për ta fituar”. “Barca meritoi ta fitonte secilin trofe sezonin që shkoi. Dhe për ta ndalur Barcën, duhet të japim më të mirën nga vetja”. “Të jem i sinqertë, më shumë dëshiroj t’i fitoj tre trofetë, sesa ta fitoj Topin e Artë sërish”, ka thënë 27-vjeçari për “Marca”.
Trajneri i ri i Milanit, Leonardo, thotë se klubi është afër angazhimit të Luis Fabianos dhe se mungojnë vetëm disa detaje.Leonardo mbrëmë e zhvilloi takimin e parë të tij në stolin e trajnerit të Milanit, kur shënoi fitore 2-0 në miqësoren përballë Varese. Edhe pse presidenti i klubit Silvio Berlusconi deklaroi se Milani nuk do të paguajë shumë të tepruar për futbollistë të moshuar, Leonardo është optimist dhe thotë se kanë mbetur vetëm detaje të vogla për të angazhuar sulmuesin e Sevillas. “Tregu i transferimeve është i hapur deri më 31 gusht dhe shpresoj se do ta kompletojmë përbërjen të cilën e dëshirojmë dhe do të jemi një ekip konkurrues. Sa i takon Luis Fabianos, kanë mbetur të shikohen edhe disa detaje të vogla, por ai është afër kalimit në Milan”, ka thënë Leonardo.
Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, thotë se ekipi i tij ende ka mungesë të tre lojtarëve.Pavarësisht harxhimeve marramendëse në Kaka, Cristiano Ronaldo, Raul Albiol dhe Karim Benzema, Pellegrini thotë se opsionet e tij të mesfushës janë të pakta. “Departamenti sulmues është i kompletuar. Por ne kemi mungesë të dy mesfushorëve dhe një anësori. Do të doja që ekipi të strukturohet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë kiliani. Pellegrini ka thënë po ashtu se ai e ka të përfshirë në planet e tij mesfushorin holandez Wesley Sneijder. “Sneijder është një lojtar i shkëlqyeshëm, shumë i nevojshëm për lojën tonë. Do të përpiqemi ta mbajmë. Largimet do të varen nga përforcimet e reja”, ka shtuar Pellegrini.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka zbuluar se në ditët e ardhshme pret të përmbyllë marrëveshjen me sulmuesin brazilian të Palmeiras, Keirrison.“Ne jemi afër për të mbyllur kontratën me Keirrison, pasi tashmë ka një para-marrëveshje të realizuar. Keirrison është një lojtar të cilin e kemi përcjellë një kohë të gjatë dhe presim ta zbulojmë si përforcim sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Laporta. Javën e kaluar presidenti i blaugranëve deklaroi se po të ishte gjithçka në duar e tij, ai nuk do ta ndryshonte aspak formacionin e sezonit të kaluar.
Sulmuesi i Barcelonës, Eidur Gudjohnsen, ka tërhequr interesimin e ekipit anglez, West Ham United.Ish-lojtari i Chelseat ka deklaruar se do t’i pëlqente të rikthehet në Premier League një ditë dhe ai tash mund të ketë rast për këtë, pasi menaxheri i West Ham dhe ish-bashkëlojtar i tij te blutë, Gianfranco Zola, ka shprehur interesim për islandezin. “Eidur sigurisht se është një lojtar shumë, shumë i mirë. Jam i sigurt se West Ham nuk është i vetmi ekip që është duke kërkuar lojtarë të mirë si ai”, ka thënë Zola për Sky Sports News. “Jemi duke u përpjekur t’i dallojmë cilat mund të jenë dobësitë tona. Sigurisht se do të kemi nevojë të përmirësohemi në sulm dhe kjo është pjesa më e rëndësishme”, ka shtuar italiani.
Klubi francez Monaco raportohet se është i interesuar për të marrë shërbimet e sulmuesit të Newcastle United, Obafemi Martins.Sunday Sun ka shkruar se klubi nga Ligue 1 i është bashkuar rivalit të tij, Lyonit, dhe është duke hulumtuar mundësinë për të marrë shërbimet e sulmuesit nigerian. Por është vështirë e besueshme se Monaco do të mund të jetë në gjendje të kënaqë Martins me ndonjë marrëveshje aq fitimprurëse, sa të kompensojë mospërfshirjen në garat evropiane në sezonin e ardhshëm.
Liverpooli raportohet se synon t’i ofrojë marrëveshje të re duke trefishuar pagën e mesfushorit argjentinas Javier Mascherano, në përpjekje për të eliminuar interesimin e Barcelonës.Argjentinasi është një prej mesfushorëve më të mirë në botë, dhe ka tërhequr interesimin e shumë klubeve, por këtë verë Barcelona ka qenë më e përfolura si destinacioni ardhshëm i tij. Daily Mail shkruan se Liverpooli është i gatshëm t’i ofrojë Mascheranos, 25-vjeçar, kontratë të re këtë javë me qëllim që ta bindë atë të mbetet në Anfield. Sipas kësaj gazete Benitez po thuajse do t’ia trefishojë pagën me qëllim që ta mbajë atë në klub.
Kapiteni legjendar i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka thënë se skuadra e tij është duke u përgatitur për të zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm.“Jemi duke punuar me entuziazëm të madh. Këto ditë janë shumë të rëndësishme. Trajneri, stafi dhe disa bashkëlojtarë janë të rinj në skuadër, mirëpo gjithçka po shkon mirë dhe shpresojmë që do të vazhdojë kështu, sepse ne dëshirojmë të fitojmë”, ka thënë ikona bardhezi për “Corriere dello Sport”. Ditë më parë transferi i sivjetmë i Juventusit, Diego, e quajti Del Pieron “gjeni të futbollit”, ndërsa kapiteni e ka falënderuar brazilianin, duke shtuar se “ky vit do të jetë shumë më i mirë se viti i kaluar”.
















