Lojtarëve të Chelseat, Didier Drogba dhe Jose Bosingwa, të mërkurën iu është zvogëluar suspendimi për shkak të sjelljes së tyre në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.Ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në sezonin që shkoi, ndërmjet Chelseat dhe Barcelonës, e zhvilluar në Stamford Bridge, ishte vendosur me një gol, ndërsa lojtarët me fanellat blu kishin reaguar ndaj gjyqtarit Tom Henning Ovrebo për shkak të, sipas tyre, mosdrejtimit korrekt të ndeshjes. Drogba dhe Bosingwa kishin shprehur pakënaqësinë e tyre duke e ofenduar gjyqtarin norvegjez, kështu që fillimisht UEFA e kishte dënuar Drogban me gjashtë ndeshje moslojë në garat evropiane, ndërsa Bosingwan me katër ndeshje moslojë. Ndërsa tani Drogba do të mungojë në pesë ndeshje, ndërsa Bosingwa në tri ndeshje, derisa i pari do të paguajë 15.000 euro dëmshpërblim, dhe i dyti 10.000 euro. Ndërkohë, dënimi prej 100.000 eurosh ndaj klubit të Chelseat për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve dhe lojtarëve, mbetet i pandryshuar.
Sipas të gjitha gjasave, Arsenali do të fitojë 22 milionë funte (25.65 milionë euro) nga shitja e Emmanuel Adebayor, pasi që sulmuesi nga Togo ka bërë një hap përpara drejt Manchester Cityt duke kaluar ekzaminimet mjekësore.BBC njofton se gjatë të mërkurës mund të komletohet transferimi i Adebayor te ‘pasanikët’ ku do të fitojë 170.000 funte (198.239 euro) në javë. Adebayor ka kaluar tre sezone e gjysmë tek Arsenali që nga transferimi nga Monaco për 3 milionë funte (3.5 milionë euro). Lojtari nga Togo do të jetë sulmuesi tretë që transferon City gjatë këtij afati kalimtar, pas Roque Santa Cruz dhe Carlos Tevez.
Real Madridi aktualisht gjendet në Irlandë, ku po stërvitet edhe superylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili ka marrë lëvdata nga shumica e bashkëlojtarëve të tij.“Ai është si një aeroplan. Ai na jep shkathtësi, driblime dhe shpejtësi. Ai e ngrit nivelin tonë”. “Ai është njëri nga më të mirët dhe lojtarët e tillë gjithmonë kanë vend këtu. Prandaj ne duhet të jemi krenar që ai luan për Real Madridin”, ka thënë mbrojtësi i Los Blancos, Michel Salgado, për “AS”.
Negociatat ndërmjet Sevillas dhe Milanit për sulmuesin Luis Fabiano, duket se do të përfundojnë pa sukses, sidomos pas deklaratës së presidentit të klubit andaluzian, Jose Maria Del Nido, i cili thotë se Rossonerët nuk kanë para të mjaftueshme për ta blerë brazilianin.“Milani nuk ka para për ta kërkuar Luis Fabianon. Oferta e parë që kemi marrë vlente për ndonjë lojtar rezervë”. “Luis e ka rinovuar kontratën me ne. Mendoj se ai do të qëndrojë te Sevilla edhe në dy sezonet e ardhshme”, ka thënë Del Nido për Goal.com Espana.
Mbrojtësi i Interit, Ivan Cordoba, thotë se zikaltrit vazhdojnë të jenë skuadra më e fuqishme në Serie A, përkundër se Juventusi ka bërë disa përforcime këtë afat kalimtar.“Ndoshta ne jemi burim motivimi për ta. Është normale se kur një skuadër e përfundon sezonin pas një tjetre, atëherë mundohet ta arrijë më të mirën”. “Gjithmonë kam thënë se një skuadër duhet ta dëshmojë veten në fushë, mirëpo në letër, Interi vazhdon të mbetet skuadra më e fuqishme në Itali”. “Disa lojtarët të rinj kanë ardhur dhe merkatoja ende nuk është mbyllur, megjithatë tani për tani ne jemi më të fortit”, ka thënë Cordoba për “USA Today”.
Transferi i ri i Manchester Cityt, Carlos Tevez, ka shprehur dëshirën që të fitojë trofe me skuadrën e tij të re.“Ambicia ime është që t’i ndihmoj Manchester Cityt që ta rikthejë statusin që e ka pasur dikur si njëri nga klubet më të mira në Evropë dhe të mundohemi të fitojmë trofe”. “Trajneri dhe pronarët më bënë ta kuptoj realitetin te Manchester City- ishte një vendim shumë i rëndësishëm për mua, mirëpo është paksa një ndjenjë e çuditshme që po qëndroj sërish në Mançester”. “Do të jap gjithçka nga vetja që t’i ndihmoj Cityt të bëhet njëra nga skuadrat më të rëndësishme në Angli dhe të fitojë disa trofe”, ka thënë argjentinasi për “Sky Sport News”.
Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, i ka paralajmëruar rivalët e Ligës Premier se skuadra e tij është shumë e fuqishme këtë sezon.“Jemi mjaft të fuqishëm saqë mund ta mposhtim këdo dhe duhet të jemi më të qëndrueshëm”. “Chelsea, United dhe Arsenal janë skuadra të forta, ndërsa këtë sezon do të jenë të rrezikshëm edhe Tottenhami, Aston Villa dhe City. Është padyshim liga më e vështirë”, ka thënë Benitez për “The Liverpool Echo”.
Manchester City dëshiron ta joshë mbrojtësin e Chesleat, John Terry, me një pagë të majme, mirëpo bashkëlojtari i tij Michael Ballack thotë se kapiteni do ta bartë fanellën e Bluve edhe në sezonin e ardhshëm.“Të jem i sinqertë, kam lexuar për këtë gjë nëpër gazeta. Ai është një pjesë e rëndësishme e Chelseat dhe ka luajtur këtu për një kohë të gjatë”. “Ky është futboll dhe gjithçka mund të ndodhë, mirëpo tani për tani të gjithë shpresojnë që ai do të qëndrojë”. “Nuk dëshiroj të flas më shumë për bisedën që kam pasur me të, mirëpo unë mendoj se ai do të vazhdojë të luajë për Chelsean. Të gjitha të tjerat janë spekulime”, ka thënë Ballack për “Sky Sports News”.
Trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara, ka deklaruar se Interi është favorit për ta fituar sërish titullin e Kampionatit italian edhe në sezonin e ri.“Interi mbetet favorit. Nganjëherë duhet të japish deklarata të caktuara me qëllim që t’i lësh të tjerët të jenë në faqet e para (të gazetave)”. “Lirisht mund të thuhet e Interi është favorit. Milani dhe Fiorentina janë po ashtu konkurrentë të fortë. Është mirë t’i lëmë të tjerët të dalin nëpër gazeta dhe ne të punojmë në errësirë”, ka thënë Ferrara.
Sulmuesi italian Marco Borriello është i lumtur që do të mbajë numrin 22, të cilin e ka mbajtur ish-mesfushori i ekipit, Kaka.“Numri 22 është një numër që lidhet me jetën time. Për shembull është dita e lindjes së nënës time, ndërsa ky është edhe numri të cilin e kam mbajtur në sezonin tim më të mirë në Genoa”, ka thënë Borriello. “Sigurisht se nuk kam pasur fat vitin e kaluar, andaj duhej të ndryshoja numrin e fanellës që kisha atëherë. Nuk ka ndonjë arsye për të bërë krahasime me Kaka, ne luajmë role të ndryshme dhe veç kësaj, ai tashmë ka arritur suksesin”, ka shtuar italiani.
Sulmuesi i Flamengos, Adriano, është duke synuar një rikthim në Itali pas përfundimit të Kupës Botërore në verën e ardhshme.Agjenti i lojtarit, Gilmar Rinaldi, thotë se ish-lojtari i Interit është duke e rikthyer formën e tij të vjetër këtë sezon në Brazil. “Të dielën ai luajti mirë, ai është në formë dhe do të vazhdojë t’ia dalë. Ai sillet ashtu si duhet, ai është i qetë, i lumtur dhe stërvitet pa problem”, ka thënë Rinaldi. “Ai është disi më ndryshe, kur stërvitet mirë ai mund të bëjë çfarëdo që dëshiron. Për momentin ai është i lumtur në Brazil. Por mendoj se pas Kupës Botërore, ai mund të rikthehet të luajë në Itali”, ka shtuar agjenti.
Mbrojtësi i Milanit, Gianluca Zambrotta, e ka vlerësuar Ronaldinhon si një opsion më të mirë se ish-bashkë-lojtari Kaka.“Sezoni i fundit ishte i tëri i ri për Ronaldinhon, por unë besoj se këtë vit ai do të mund të krijojë diferencën. Unë tashmë e kam parë atë të ndezur në stërvitje”, ka thënë Zambrotta. “Prej të gjithë kampionëve me të cilët kam luajtur në karrierë, Zinedine Zidane është në krye, pastaj Ronaldinho dhe i treti është Kaka”. “Pirlo është vendimtar për ne dhe vërtet shpresoj se ai do të mbetet, por nuk kam folur për të për planet e tij të transferimit”, ka shtuar italiani.
Barcelona raportohet se është e gatshme të kthehet kah sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Forlan, pasi është lodhur nga tentimet për të marrë shërbimet e David Villa.Me presidentin e Valencias, Manuel Llorente, që kërkon 50 milionë funte për Villan, Barcelona ka kthyer vëmendjen kah Forlan për të forcuar sulmin. Atletico kërkon 32 milionë funte për lojtarin, sa shkruhet edhe në kontratën e lojtarit, por El Mundo Deportivo shkruan se Barcelona shpreson të ulë çmimin e lojtarit duke e përfshirë Keirrison në ofertë. Sulmuesi i Palmeiras, Keirrison, pritet në javët e ardhshme t’i bashkohet Barcelonës.
Klubi i Premier League, Tottenham, raportohet se ia ka vënë syrin anësorit të Real Madridit, Arjen Robben.London Evening Standard shkruan se anësori nuk është i dëshiruar më për Real Madridin, ekip që ka nevojë të shesë lojtarë për të grumbulluar mjete financiare për përforcime të reja. Presidenti i Tottenham, Daniel Levy, ishte takuar me zyrtarë të Realit gjatë muajit të kaluar, që shtoi spekulimet për një kalim të Robben në Tottenham, por spekulimet u mohuar nga babai i lojtarit dhe agjenti i tij, Hans. Megjithatë, Tottenham nuk ka hequr dorë nga ish-lojtari i Chelseat dhe do të bëjë përpjekje për ta rikthyer atë në Londër.
Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, shpreson se edhe sezoni i ardhshëm do të jetë po aq i suksesshëm sa i kaluari dhe se katalanasit do të mund t’i fitojnë të tre trofetë të cilat i fituan sezonin e fundit.Argjentinasi foli gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit Sportisti më i Mirë i Amerikës Latine nga ESPN.“Shpresoj se do të mund ta përsërisim suksesin e sezonit të kaluar”, ka thënë Messi.Megjithatë argjentinasi është i vetëdijshëm se fitimi i La Ligës, Kupës së Mbretit dhe Ligës ës Kampionëve do jetë ‘shumë më i vështirë në sezonin e ri’.
Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney, thotë se po të mos ishte bërë futbollist, do të ishte një që më së paku do ta kishit pritur – prift.“Nuk kisha njohuri se çfarë tjetër do të mund të bëja. Nuk isha vërtet i mirë në shkollë. Gjithmonë e kam shijuar më së shumti Edukatën Religjioze, andaj ndoshta do të isha prift”, ka thënë Rooney.Kjo sigurisht se do të befasojë shumë fansa të futbollit, të cilët e njohin Rooney si njërin prej futbollistëve me temperamentin më të nxehtë në botë.
Menaxheri i ri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i ngazëllyer me javën e parë të stërvitjeve para-sezonale.“Java e parë ishte shumë e mirë në stërvitje, me një qëndrim shumë të mirë mental nga lojtarët. Kam gjetur lojtarë shumë profesional. Mendova se kështu do të ishte dhe tash po e shoh këtë”, ka thënë Ancelotti.“Lojtarët kanë punuar shumë fuqishëm në stërvitje. Jam shumë i kënaqur pas një javë, pasi qëndrimi mental është gjëja e parë më e rëndësishme për një ekip”.“Nuk dua të ndryshoj shumë gjëra. Është më mirë rregullimi. Ky ishte një ekip i madh edhe para arritjes time dhe dua të jap diçka për ta përmirësuar ekipin”, ka shtuar italiani.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka mohuar thëniet se ai ka harxhuar 200 milionë euro vetëm për të marrë shkëlqimin që ka aktualisht Barcelona.“Kurrë nuk ka qenë objektiv ta ulim Barcelonën. Ne duam të rikthejnë vendin tonë të duhur në lojë dhe të bëhemi klubi më i mirë në histori”, ka thënë Perez.“Barcelona pati një sezon të shkëlqyeshëm dhe i urojmë ata. Ata na kanë dhënë motivim dhe tash është koha për ne të punojmë fuqishëm me përulje dhe ta fitojmë ligën si edhe Ligën e Kampionëve. Ne duam që edhe Barcelona t’ia dalë mirë, por ne të jemi më të mirët”, ka shtuar spanjolli.
Mbrojtësi i rikthyer i Juventusit nuk ka frikë nga protestat e përkrahësve dhe thotë se Juve ka gjithçka që i nevojitet për të sfiduar Interin për titull.Koha e rikthimit të Cannavaros në familjen e Juventusit po afrohet, por përkrahësit e Zonjës së Vjetër vështirë se do t’i shtrojnë qilim të kuq kapitenit të kombëtares italiane, i cili u largua nga klubi i tyre kur biankonerët zbritën në Serie B pas skandalit Cialciopoli në vitin 2006.“Jam në rrjedha me gjithë atë që ndodh në kampin stërvitor, por jam gjakftohtë. Do t’u jap fund pushimeve dhe kur të kthehem do të flasim për këtë, por jam i bindur se do të zgjidhim gjithçka (me fansat)”, ka thënë italiani.“Kemi bërë një kampanjë të shkëlqyeshme transferimesh dhe jemi të gatshëm të garojmë në të gjitha frontet. Objektivi ynë është të ecim më mirë se sezonin e kaluar, duhet të luftojmë për Skudeto dhe jemi të gatshëm ta mposhtim Interin”, ka thënë ish-mbrojtësi i Realit.
Menaxheri i Blackburn Rovers, Sam Allardyce, është duke kërkuar përmirësim nga lojtarët e tij këtë sezon, pas sezonit të kaluar të vështirë kur luftuan për mbijetesë, dhe shpreson të mos harxhojë në transferime.“Po shoh përpara, nëse dikush nga viti i kaluar do të del në shesh dhe do të punojë më mirë. Sigurisht se edhe lojtarët të cilët bënë një punë aq fantastike, duhet po ashtu duhet të përmirësohen”, thonë Allardyce.“Shpresoj se do të dalë ndonjëri gjatë këtij para-sezoni dhe do të më bindë në vazhdimësi. Do të ishte bukur dhe do të më kursente kokëdhembje dhe probleme për të dalë në tregun e transferove, sikur lojtarët aktual të shtrëngojnë dhëmbët”, ka shtuar trajneri anglez.
Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, është i bindur se kapiteni i Chelseat, John Terry, dëshiron të kalojë në City në kërkim të një sfide të re.City tashmë ka pasur dy tentime të pasuksesshme për të angazhuar Terryn, por nuk heq dorë nga ai dhe do të ketë edhe një sulm të ri kah shërbimet e kapitenit të Chelseat.“Na pëlqen të mendojmë se mund t’i ofrojmë John një sfidë tjetër. Ai është në Chelsea një kohë të gjatë dhe e di nga përvoja ime se si lojtar se në një periudhë të caktuar pas shumë vitesh të kaluara në një klub, filloni të mendoni për atë se keni nevojë për një sfidë të re”, ka thënë Hughes.“Nuk janë në pyetje paratë, por është në pyetje sfida dhe John është në një etapë ndryshe në jetë dhe karrierë dhe ndoshta për këtë nuk ka përgjigje, pasi ai vërtet mendon për këtë gjë”, ka shtuar trajneri i Cityt.
















