Ekipi i Lyonit edhe zyrtarisht ka pohuar se mbrojtësi i majtë Aly Cissokho ka kompletuar transferimin nga Porto për shumë që arrin shifrën e 15 milionë eurove.Cissokho, transferimi i të cilit në Milan dështoi pasi stafi mjekësor i rosonerëve nuk ishte i kënaqur me testet mjekësore, është përforcimi i tretë i ekipit të Lyonit.Mbrojtësi i majtë nënshkroi marrëveshje pesëvjeçare pasi Porto dhe Lyon kishin arritur më herët pajtim për nivelin e dëmshpërblimit dhe Cissokho me sukses i kaloi analizat mjekësore.“Olimpique Lyon dhe Porto këtë pasdite arritën marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Aly Cissokho për një shumë prej 15 milionë eurosh (nëse Lyoni e shet lojtarin, ekipi i Portos do të fitojë 20% nga shuma e transferimit). Pasi i kaloi me sukses testet mjekësore në Porto, lojtari nënshkroi marrëveshje pesëvjeçare me Lyonin”, shkruhet në faqen zyrtare të Lyonit.
Manchester City më në fund e ka kompletuar edhe transferimin e sulmuesit Emmanuel Adebayor, për të cilin i ka paguar Arsenalit 25 milionë funte.Sulmuesi raportohet se ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me klubin nga Mancehsteri dhe bëhet kështu përforcimi i tretë i kësaj vere në sulmit të ‘qytetarëve’. Menaxheri i Cityt, Mark Hughes, tashmë ka nënshkruar edhe me Roque Santa Cruz dhe Carlos Tevez, dhe me Adebayorin e ardhur në klub, numri i sulmuesve shkon në nëntë. Transferimi i sulmuesit nga Togo u prit të ndodhë gjatë javës, por përcaktimi i kushteve personale dhe leja e punës frenuan arritjen e marrëveshjes. Adebayor pritet të mbajë të njëjtën fanellë që kishte edhe në Arsenal, pra numrin 25. Ardhja e ish-topçiut vë në dyshim qëndrimin e sulmuesve të tjerë të klubit si Craig Bellamy, Benjani, Felipe Caicedo dhe Valeri Bojinov, dhe është e mundur largimi i tyre në kërkim të gjetjes së ekipeve ku do të jenë pjesë të formacioneve startuese.
Vincenzo Iaquinta thotë se ai dhe bashkëlojtarët e tij janë të gatshëm që ta marrin përgjegjësinë për të fituar ndonjë trofe në sezonin e ri.Sulmuesi italian është thirrur në transferimet e reja të Juves, Diego, Fabio Cannavaro dhe Felipe Melo, duke thënë se Bianconerët i kanë lojtarët e nevojshëm për të fituar ndonjë trofe në sezonin që vjen. “Fushata verore e klubit ka qenë shumë e rëndësishme këtë vit. Janë bërë disa investime të mëdha, prandaj këtë vit nuk do kemi më alibi”, është shprehur Iaquinta.
Sipas njoftimeve të të përditshmes franceze "L’Equipe", Bordeaux planifikon ta transferojë mbrojtësin e Juventusit, Jonathan Zebina. Zebina pati një sezon zhgënjyes me Bianconerët, si pasojë e lëndimeve, ndërsa kampioni i Francës, planifikon ta forcojë mbrojtjen dhe beson se ish-mbrojtësi i Romës është njeriu i duhur. Kthimi në vendlindje mund të jetë shumë pozitiv në karrierën e 30-vjeçarit, i cili mund ta rikthejë formën e tij më të mirë me Bordeaux.
Trajneri i Milanit, Leonardo, ka njoftuar se do të provojë gjëra të reja gjatë kohës së qëndrimit të Rossonerëve në SHBA.Milani do të përballet me Los Angeles Galaxy, Chelsea dhe Inter, gjatë qëndrimit një javor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pjesë e përgatitjeve parasezonale. “Do të provojmë gjëra të reja gjatë turneut. Është një aventurë interesante, ku do të luajmë kundër disa skuadrave të rëndësishme, të cilat i njohim mirë. Do të luajmë kundër Chelseat të Ancelottit dhe aty do të jetë edhe derbi milanez kundër Interit të Mourinhos”, ka thënë Leonardo për “Sky Sport Italia”.
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, është shprehur i kënaqur me debutimin e transferit të ri Michael Owen, i cili shënoi golin e fitores kundër një formacioni të Malajzisë në Kuala Lumpur.Djajtë e Kuq dolën fitues me rezultat prej 3-2 në ndeshjen miqësore, ndërsa goli i tretë u shënua pikërisht nga Owen gjashtë minuta pa përfunduar ndeshja. Ndërsa dy golat tjerë të United i shënuan Rooney dhe Nani. “Ai dallon nga lojtarët tanë tjerë, ai vazhdimisht kërkon hapësirë dhe është gjithmonë në afërsi të gjashtëmbëdhjetëmetërshit. Ai reagoi shumë mirë për golin e tij”, tha Ferguson për MUTV.
Samuel Eto’o kërkon dhjetë milionë euro për sezon nga Interi, në kuadër të marrëveshjes për t’u shkëmbyer me Zlatan Ibrahimovicin.“AS” shkruan se Barcelona do t’i paguajë Interit 48 milionë euro dhe do t’ia japë Eto’on , për të fituar shërbimet e Ibras. Ndërkohë njoftohet se kamerunasi ka bërë një mega-kërkesë për pagën e tij vjetore, gjë që mund t’ia vështirësojë punët Barcës në tentativën për ta transferuar Ibracadabran, duke qenë se kërkesa prej 10 milionë eurosh në vit nga Eto’o vështirë se do të pranohet nga zikaltrit
Sipas mediave spanjolle sulmuesi i Valencias, David Villa, ia ka përcjellë presidentit të klubit, Manuel Llorente, lajmin se ai edhe sezonin e ardhshëm do të luajë për klubin aktual.Sipas Superdeporte, saga e transferimit të David Villas tashmë është e përfunduar, pas një bisede telefonike që sulmuesi e ka zhvilluar me presidentin e klubit.Duke marrë parasysh se Ibrahimovic është në prag të transferimit në Barcelona, ishte e parashikueshme se David Villa do të mbetej në Mestala.“Unë e kam marrë vendimin, do të mbetem në Valencia”, raportohet se i ka thënë Villa presidentit të klubit gjatë telefonatës së mbrëmshme.Villa dhe Llorente po ashtu janë marrë vesh të zhvillojnë edhe një takim gjatë javës së ardhshme, pas të cilit do të dalin edhe në një konferencë të përbashkët shtypi.Besohet se në Valencia për Villan kanë arritur katër oferta, nga Chelsea, Manchester City, Barcelona dhe Real Madridi, edhe pse ofertat nga Premier League ishin më të pasura, sulmuesi kishte thënë se dëshironte të qëndrojë në Spanjë.
Olimpique Marseille raportohet se është në kërkim të mbrojtësit argjentinas të Real Madridit, Gabriel Heinze.Sportivja franceze L’Equipe, shkruan se trajneri i ri i Marseillet, Didier Deschamps, është në kërkim të një mbrojtësi dhe se Heinze shihet si një zgjidhje ideale për mbrojtjen e ekipit francez.Përbërja e Real Madridit është shumë e madhe dhe pritet që së shpejti një sërë futbollistësh të largohen nga Bernabeu. Deschamps shpreson se një prej atyre që do të marrin leje për largim do të jetë edhe Heinze, i cili nuk la përshtypje me paraqitjet e tij për klubin mbretëror.Por transferi mund të dështojë nëse Heinze nuk pajtohet të marrë pagë më të ulët se ajo që merr në Real Madrid, dhe e cila është 4 milionë euro në vit.
Mesfushori i Milanit, Ronaldinho, në sezonin e ardhshëm dëshiron të ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve.Ronaldinho pati një sezon të parë të vështirë në Milan, por fansat presin shumë nga ai në sezonin e ardhshëm, veçanërisht pas largimit të Kaka.“Qëllimet tona bëhen gjithnjë më të mëdha. Vitin e kaluar dëshiruan të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve dhe tash dëshirojmë ta fitojmë atë”, ka thënë Ronaldinho për Gazzetta Dello Sport.“Fillova mirë sezonin e kaluar, por pastaj u lëndova. Në vazhdim Ancelotti kurrë nuk më aktivizoi. Këtë herë dëshiroj të luaj në formën më të mirë që nga ndeshja e parë”, ka shtuar braziliani.
Agjenti i sulmuesit të Sevillas, Luis Fabiano, është i zhgënjyer nga Milani dhe thotë se nuk mund të kuptojë se pse rosonerët nuk dëshirojnë të paguajnë edhe 3-4 milionë euro për ta kompletuar transferimin.Braziliani për momentin është caku primar i Milanit për këtë afat kalimtar, por klubet nuk mund të arrijnë marrëveshje për shumën e dëmshpërblimit. Rosonerët kanë ofruar 14 milionë euro, por presidenti i Sevillas së fundi tha se me ato para Milani mund të blejë vetëm ndonjë lojtar të ekipit rezervë.“Mendoj se Milani na ‘shëtit’. Është e pamundur që një klub aq i madh si Milani, për një lojtar për të cilin e dëshiron, nuk mund të ndajnë edhe 3 ose 4 milionë euro plus. Ndjehem vërtet i zhgënjyer”, ka thënë agjenti i lojtarit.“Luis ka 29 vjet dhe ka edhe dy vite kontratë me Sevillan. Të gjithë e dinë se 30 milionë euro, sa shkruhet në klauzulën blerëse të tij, nuk është vlerë reale. Por ai vlen 20 milionë euro. Por Milani e di se Sevilla mund ta pranojë një ofertë prej 17-18 milionë euro”, ka shtuar më tej agjenti.
Carlo Ancelotti është 100% i bindur se kapiteni John Terry do të vazhdojë të qëndrojë në Stamford Bridge edhe krahas interesimit të madh të Manchester Cityt.City fuqimisht është duke kërkuar Terryn, por Chelsea në anën tjetër me ngulm insiston se ai nuk do të shitet. Ancelotti është i bindur se Terry edhe sezonin e ardhshëm do ta mbajë fanellën e kaltër.“Jam i sigurt se ai do të mbetet në Chelsea. Jam i sigurt 100%. Ai ka edhe tri vite nga marrëveshja dje kjo është situata për momentin”, ka thënë Ancelotti.Blutë aktualisht janë në përgatitje në Amerikë dhe sonte do të zhvillojnë një miqësore kundër Seattle, që është takimi i parë përgatitor për sezonin e ri.
Ylli i Arsenalit, Theo Walcott, i cili pavarësisht se është sulmues është aktivizuar në rolin e anësorit, ka zbuluar së fundi se do të mund të pozicionet në pozitën e tij të preferuar në sezonin e ardhshëm.“Menaxheri ka thënë se ai shpreson se do të më nxjerrë në ballë të golit tash dhe atëherë. Kjo është pozita ime natyrale, por do të luaja kudo për këtë ekip”, ka thënë Walcott.“Dua ta përmirësoj gjuajtjen përfundimtare të topit dhe të shënoj më shumë gola. Gjithmonë vlerësoheni në bazë të golave, andaj dua të shënoj 15 ose më shumë gola këtë sezon. Më pëlqen të bëj vrapime prapa, më pëlqen të shënoj gola dhe krijoj gola. Kjo është ajo për të cilën do të vlerësohem dhe pres ta realizoj këtë”, ka shtuar anglezi.
Para se të transferohet te Manchester City, sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, kërkon dy milionë funte bonus nga Topçinjtë për "lojalitetin që ka shfaqur ndaj skuadrës duke mos kërkuar transferim".Spekulohet se Topçinjtë dhe ‘Pasanikët’ janë pajtuar për transferimin e sulmuesit nga Togo, i cili do t’i kushtojë 22 milionë funte Manchester Cityt. Ndërkohë, “Daily Mirror” njofton se Adebayor do të largohet me kusht nëse përfiton dy milionë funte nga ky transferim, për faktin se Arsenali vetë është duke e shitur dhe se ai nuk ka kërkuar të ndërrojë skuadër.
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, është impresionuar nga skuadra e tij e re, saqë thotë se e ka shumë të vështirë të zgjedhë vetëm një njëmbëdhjetësh startues.“Nuk dëshiroj ta zgjedh skuadrën e parë. Mendoj se Chelsea është një skuadër e madhe, sepse ka 25 lojtarë, dhe për mua është e pamundur që ta zgjedh formacionin e parë”. “E rëndësishmja është që gjeta një skuadër shumë të mirë me kualitet të lartë dhe me një qëndrim shumë të mirë mental ndaj punës”, është shprehur ish-trajneri i Milanit.
Nëse Manchester City nuk arrin të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Arsenalit, Emmanuel Adebayor, atëherë ‘pasanikët’ do të kthehen kah sulmuesi i Juventusit, David Trezeguet.Është spekuluar se City ishte shumë pranë Adebayorit, madje thuhej se lojtari i ka kaluar testet mjekësore te skuadra e dytë nga Mançesteri, mirëpo siç duket çështja e transferimit ka ngecur, pasi që ende nuk është dhënë asnjë konfirmim zyrtar. Ndërkohë, tuttomercatoweb njofton se nëse City dështon të sigurojë shërbimet e sulmuesit nga Togo, atëherë do të kthehet kah francezi Trezeguet, i cili ka qenë i përfolur gjatë gjithë këtij afati kalimtar se do të largohet nga Bianconerët.
Trajneri i Manchester Cityt, Mark Hughes, nuk heq dorë nga tentativat për ta angazhuar kapitenin e Chelseat, John Terry, dhe thotë se është i gatshëm që ta presë atë deri në fund të periudhës së afatit kalimtar.Blutë nuk janë të interesuar ta lëshojnë mbrojtësin e tyre për asnjë çmim, mirëpo Hughes është i bindur se mund ta transferojnë anglezin, kështu që është i gatshëm të presë deri në mbylljen e këtij afati kalimtar. “Ndoshta do të jetë e nevojshme të presim deri në fund të periudhës së transfereve për ta angazhuar lojtarin të cilin e dëshirojmë”, ka thënë Hughes.
Real Madridi thotë se nuk ka asnjë ofertë nga Arsenali dhe Tottenhami për sulmuesin holandez Klaas-Jan Huntelaar.“Vetëm një ofertë formale ekziston dhe kjo është nga Stuttgarti”, ka thënë menaxheri gjeneral i klubit, Jorge Valdano.Ndërkohë, trajneri i Stuttgart, Markus Babbel, thotë se ai nuk e ka problem të presë që Huntelaar të marr vendimin për kalim në Bundesliga.“Gjëja më e rëndësishme është se e di se ne jemi duke punuar në transferime, dhe jo vetëm në këtë për Huntelaar, por po ashtu edhe për alternative të tjera. Ai është një lojtar të cilin e dëshirojmë, dhe tash i mbetet atij të vendosë. Por nëse do të ndodhë nesër ose javën tjetër, kjo nuk është e rëndësishme”, ka thënë Babbel.
Steven Gerrard është i vendosur të fitojë titullin e Ligës Premier, të shijojë një sukses tjetër në Ligën e Kampionëve dhe të fitojë Kupën Botërore me Anglinë, para se të mendojë për t’i dhënë fund karrierës si futbollist dhe ndoshta për të qenë trajner dhe menaxher më pas.“Ende kam shumë ëndrra, dhe kjo do të thotë ta fitoj Ligën Premier, pasi është medalja e vetme që më mungon në koleksionin personal. Dhe do të ishte vërtet bukur të shkojmë në turne me Anglinë dhe të arrijmë sukses, kjo do të thotë ta fitojmë Kupën Botëtore në verën e ardhshme”, ka thënë Gerrard.“Dua të arrij më shumë se në çerekfinale. Dhe po ashtu dua një sukses tjetër në Ligën e Kampionëve. Njerëzit mund ta shihnin reagimin tim kur e kam ngritur trofeun në vitin 2005, sa shumë do të thotë ai për mua, bashkë-lojtarët e mi dhe përkrahësit”, ka shtuar më tej kapiteni i të kuqve.
Sulmuesi i Interit, Zlatan Ibrahimovic, ka folur për të parën herë rreth negociatave të fundit në mes Barcelonës dhe Interit për transferimin e tij në Spanjë, dhe është shprehur i gatshëm ta ndryshojë vendin.“Kam biseduar me agjentin tim Mino Raiola. Jam i qetë. Kam qenë i informuar se ka biseda në mes të Barcelonës dhe Interit, por kam menduar se janë vetëm për Maxwell. Nëse oferta e Barcelonës është konkrete, atëherë kjo do jetë më interesante”, ka thënë Ibrahimovic. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, sot më herët konfirmoi se marrëveshja e shkëmbimit të lojtarëve, e cila do të përfshijë edhe sulmuesin kamerunas Samuel Eto'o, i cili pritet të lëvizë në kahe të kundërt me Zlatan Ibrahimovic, mund të realizohet së shpejti. Laporta ka thënë se negociatat janë në një ‘stad të mirë’ dhe ‘në princip ka marrëveshje me Interin’. “Nënshkrimi me Ibrahimovic varet nga vetë lojtari, nga Samuel Eto’o dhe të gjitha palët e përfshira në marrëveshje”, ka thënë Laporta. Ai po ashtu ka thënë se klubi nuk ka hequr dorë nga angazhimi i sulmuesit të Valencias, David Villa. “Nënshkrimi me David Villa nuk përjashtohet. Ne nuk kemi përjashtuar asnjë prej mundësive të hapura”, ka shtuar Laporta.
Palermo është shumë afër nënshkrimit me mesfushorin shqiptar nga Maqedonia, Blerim Xhemaili, dhe në drejtim të kundërt pritet të lëvizë një sulmues.Sipas faqes calciomercato.com, gjatë orëve të mbrëmjes pritet të arrihet një marrëveshje në mes të Torinos dhe Palermos për transferimin e Blerim Xhemailit, i cili sezonin e fundit e kaloi te klubi italian i huazuar nga Bolton Wonderers. Për shqiptarin me nënshtetësi zvicerane i interesuar ishte edhe Napoli, por Palermo ka lëvizur më shpejt në hapat për marrë shërbimet e 23-vjeçarit, dhe duket se e ardhmja e tij qëndron në Renzo Barbera. Gjatë negociatave me Napolin, Torino kërkonte shkëmbim me ndonjë lojtarë, ndërsa në rastin e Palermos ende nuk është vendosur se cili lojtar mund të lëvizë në kahen e kundërt. Në pyetje është 27-vjeçari Davide Succi, i cili ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në liga më të ulëta. Xhemaili vlerësohet rreth 8.5 milionë euro nga Torino, dhe klubi së fundi ka pohuar se ka pranuar shumë oferta për lojtarin.
















