Liverpooli është mposhtur me rezultat minimal nga Rapid Vienna në takimin e fundit miqësor.Të kuqtë në fakt kurrë nuk i kërcënuan seriozisht nikoqirët dhe do të mundohen ta harrojnë sa më shpejtë atë.Benitez nxori në fushë një ekip që ishte kombinim i të rinjve dhe lojtarëve me përvojë, edhe pse nuk pati hapësirë për asnjë prej bashkëvendësve të tij, të cilët sapo janë rikthyer nga detyrimet e verës me kombëtaren e Spanjës.Pas një pjese të parë pa gola, fitoren Rapidit ia solli Stefan Hoffman në fillim të pjesës së dytë (58’). Për Liverpoolin afër shënimit ishin Dirk Kuyt dhe Yossi Benayoun, por nuk arritën të gjejnë golin e barazimit.
Ylli i Manchester Cityt, Robinho, pranon se ekipi i tij do t’i japë fund dominimit të katërshes së Ligës Premier.Me shuma marramendëse të parave të harxhuara këtë verë nga Manchester City, Robinho nuk ka se si të mos besojë se ekipi i tij është mjaft i fuqishëm për të garuar për titullin e Ligës Premier këtë sezon.“Nuk ka më top katërshe. Ne e kemi bërë top pesë. Nga ky sezon, ne do të nisemi me mendimin se ne jemi në prej klubeve më të mira”, ka thënë braziliani.“Nëse lojtarët me të cilët kemi nënshkruar, dhe lojtarët me të cilët mund të nënshkruajmë, punojmë të gjithë mirë, mund të jemi të pamposhtur, dhe jo vetëm në Angli, por në gjithë Evropën”.Por Robinho paralajmëron se ekipi ka nevojë jo vetëm për një sulm, por edhe për një mbrojtje të mirë.“Mund t’i keni gjashtë lojtarët sulmues më të mirë në botë, por derisa mbrojtja dështon, atëherë nuk do të fitoni. Kam thënë edhe më herët, kur ndërtoni një shtëpi atë e filloni nga themeli”, ka shtuar braziliani.
Villarreali ka shënuar fitore të thellë prej 27-0 ndaj ekipit lokal spanjoll Navata, në miqësoren e sotme përgatitore për sezonin e ri.Trajneri i ri Ernesto Valverde luajti dy 11-she të ndryshme në secilën pjesë, por që të dyja ishin efektive. I riu Jonathan Pereira shënoi jo më pak se shtatë gola, derisa shokët e tij të sulmit Joseba Llorente dhe Ruben Marcos që të dy gjetën portën nga katër herë.Ish-trajneri i Espanyolit, Valverde, ende është në kërkim të gjetjes së 11-shes më të mirë, duke aplikuar një formacion 4-2-3-1 në pjesën e parë, dhe pastaj duke iu kthyer formacionit 4-4-2 në pjesën e dytë.Përgatitjet e Villarrealit për sezonin e ri do të vazhdojnë të mërkurën, kur ata do të përballen edhe me një ekip tjetër regjional, Vilamalla.Villarreali përfundoi në pozitën e pestë në edicionin e sezonit të fundit në La Liga, duke humbur shansin për të garuar në Ligën e Kampionëve në ditën e fundit ndaj rivalit Atletico Madrid.Për Villarrealin këtë verë ka nënshkruar edhe një kosovar, sulmuesi 18-vjeçar nga Gjakova, Egzon Kuqi.
Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll do të jetë mysafire e Federatës së Basketbollit të Katarit në datat 25 dhe 26 korrik, ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me kombëtaren e këtij vendi.Federata Basketbollistike e Kosovës ka vendosur ta pranojë ftesën dhe do të udhëtojë për të zhvilluar ndeshjet, shkruhet në faqen zyrtare të saj.Basketbollistët kosovar është vendosur të drejtohen nga anëtarët e Këshillit Profesional, Esat Muharremi dhe Resmije Juniku, kjo me arsyetimin se ende ‘nuk ka përfunduar procedura e zgjedhjes në bazë të konkursit’.Në turneun e fundit miqësor në Stamboll, ku kombëtarja zhvilloi disa ndeshje me Libinë, Sirinë dhe Jemenin, ajo u drejtua nga Arben Krasniqit, i cili ende nuk është shfuqizuar nga detyra e përzgjedhësit.
Michael Owen thotë se është i aftë për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon te Manchester Unitedi duke u shprehur i gatshëm të përballet me presionin që ka fanella me numrin 7.“Ky është një shans të tregoj se mund të jem i suksesshëm sërish, të tregoj se mund ta përballoj presionin dhe atë që pritet nga unë”. “Ajo fanellë ka presionin e vet dhe atë e kanë bartur disa lojtarë të mëdhenj (George Best, Eric Cantona, Bryan Robson dhe Cristiano Ronaldo) në të kaluarën, mirëpo unë do ta bartë në mënyrën më të mirë”. “Cristiano Ronaldo ka shënuar shumë gola, ndërsa unë jam këtu për t’iu afruar atij”, ka thënë Owen për “The Sun”.
Mediat italiane zbulojnë se Claudio Ranieri ka filluar një procedurë legale kundër Juventusit për pjesën e mbetur njëvjeçare të marrëveshjes së tij.Juventusi e largoi Ranieri dy ndeshje para fundit të sezonit, por ai ka marrëveshje deri në 30 qershor të vitit 2010.Mediat italiane thonë se ai ka bërë një kërkesë zyrtare për t’u regjistruar si trajner edhe në sezonin e ardhshëm, por Ciro Ferrara tashmë ka nënshkruar me Juventusin, andaj ata nuk mund të kenë dy trajnerë.Sipas rregullave, kjo do të thotë se Juventusi është ai që ka thyer marrëveshjen dhe do të duhet t’i paguajë dëmshpërblimin për pjesën e mbetur të vitit Claudio Ranierit.Tuttosport thotë se Ranieri e bën këtë për ta detyruar Juventusin ta ndërpresë marrëveshjen me qëllim që të kërkojë punë tjetër. Për momentin nuk mund ta bëjë këtë pasi është nën marrëveshje me Juventuin.Së fundi Ranieri është lidhur me pozitën e trajnerit të Zenitit.
Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, thotë se mesfushori shqiptar Blerim Xhemaili nuk do të transferohet në Palermo.“Thjesht nuk është e vërtetë, nuk ka asnjë marrëveshje për Xhemailin. Nuk ka lajme të reja rreth kësaj dhe vërtet dua t’ia bëj të qartë çdokujt se nuk dua ta shes Xhemailin. Më pëlqen ai lojtar shumë dhe do të doja ta mbaj” ka thënë Cairo.“Megjithëse raporti jonë me Zamparinin mbetet i shkëlqyeshëm, vërtet nuk ka marrëveshje me Palermon për Xhemailin. Mesfushori i kombëtares zvicerane mbetet lojtari jonë dhe nëse është e mundshme dëshirojmë që ai të qëndrojë këtu”, ka shtuar presidenti i klubit italian.
Carlos Tevez edhe një herë ka fajësuar Sir Alex Ferguson për largimin e tij nga Manchester United.Tevez është i lumtur për shkak të transferimit në City dhe shpreson të fitojë trofe me këtë ekip. Por, nuk ka lëshuar rastin të theksojë edhe një herë se Ferguson ëshë fajtor për largimin e tij nga Old Trafford.“Nëse nuk do të mendoja se do të fitoj tituj me Cityn, do të qëndroja në shtëpi me vajzat e mia. City përpiqet të ndërtojë një ekip të mirë, vërtet të fuqishëm”, ka thënë Tevez.“Nuk ka mister për largimin nga Untied. Alex Ferguson mi dha të gjitha arsyet për t’u larguar. Nuk kisha ndonjë rol të rëndësishëm në asnjë prej ndeshjeve të mëdha. Nuk luajta në Ligën e Kampionëve e as në ndeshjet derbi të Ligës Premier”, ka vazhduar ankesën Tevez.
Sipas mediave angleze, David Beckham do të mund të rikthehej në Premier League, ndërsa si destinacione të mundshme të tij përmenden Chelsea dhe Tottenham.Nëse dëshiron të jetë pjesë e Kampionatit Botëror Afrika e Jugut 2009, trajneri i kombëtares anglez, Fabio Capello, ka kërkuar nga Beckham të luajë në Evropë.Beckhami gjatë kohës të cilën e kaloi si i huazuar te Milani, dëshmoi se ende mund të luajë futboll në nivelin më të lartë.Plani i parë ishte që ai të rikthehet sërish në Milan në muajin janar, por nuk dihet nëse ai do të jetë pjesë e planeve të trajnerit të ri të rosonerëve, Leonardo.Sipas Mail on Sunday, Chelsea dhe Tottenham janë të interesuar ta rikthejnë lojtarin në Ligën Premier. Menaxheri i ri i Chelseat është i impresionuar nga Beckhami me të cilin punoi në Milan dhe mund ta angazhojë atë në ekipin e tij të ri.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, llogarit se Wayne Rooney ende mund të përparojë si futbollist.Me largimin e Cristiano Ronaldo dhe Carlos Tevez, vëmendja kryesore e Untied do të kthehet kah Wayne Rooney, i cili pritet që ai të jetë lojtari kyç në sulmin e djajve të kuq në sezonin e ardhshëm.“Tash e shihni pjekurinë e tij, kjo është diçka që pritet nga të gjithë lojtarët e rinj. Mendoj se ai nuk duhet të shihet si dikush tjetër, përveç se si vetja e tij, pasi e dimë se ai ende mund të përparojë. Wayne ende nuk është produkti përfundimtar siç mendojnë disa”, ka thënë Ferguson.
Albert Bunjaku është përzgjedhës i reprezentacionit të Kosovës, ka bërë të ditur kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, në konferencën për media që u mbajt të shtunën në Shtëpinë e Sporteve.Bunjaku, në vitin kampional 2007 dhe 2008 ka qenë kryetrajner i ekipit suedez në ligën e parë, Kalmar, kurse më parë ishte ndihmës trajner në këtë ekip, ndër më cilësoret e këtij vendi. Me skuadrën e Kalmarit, Bunjaku fitojë Kupën dhe ishte nënkampion i futbollit elit suedez. Eksperti 37- vjeçar ka edukimin më të lartë të trajnerëve në Suedi, kurse dekadën e fundit ka qenë njëri ndër lobuesit me më ndikim për futbollin e Kosovës. Albert Bunjaku, trashëgon postin e Edmond Rugovës, i cili para një muaji kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme.
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, është i pasigurt rreth marrëveshjes së shkëmbim të lojtarëve mes ekipit të tij dhe Interit.Barcelona është në prag të marrë shërbimet e Zlatan Ibrahimovic duke ofruar 40 milionë euro si dhe duke dërguar në drejtim të kundërt Samuel Eto’o, por kjo nuk e kënaq Iniestan.“Ende nuk ka asgjë zyrtare. Mendoj se lojtari suedez është shumë i rëndësishëm, por bashkë-lojtari im është Samuel dhe unë e respektoj atë shumë. Kam kaluar shumë kohë të mira me Samuel”, ka thënë mesfushori, i cili ka shtuar se ‘do ta mirëpresim’ Ibrahimovic.
Real Madridi shpreson të çojë në po thuajse 100 milionë funte të ardhurat nga shitja e lojtarëve gjatë kësaj vere.Që nga fundi i sezonit deri tash Reali ka arritur vetëm ta huazojë Javier Saviolan dhe ka nevojë për të shitur një varg lojtarësh të padëshiruar, për të balancuar librat e llogarive.Arjen Robben (22 milionë funte), Klaas-Jan Huntelaar (18 milionë), Mahmadou Diarra (18 milionë), Alvaro Negredo (13 milionë), Rafael van der Vaart (12 milionë) dhe Gabriel Heinze (8 milinë funte), që të gjithë janë në shitje.Javier Garcia po ashtu është një hap larg kalimit në Benfica, derisa Reali po ashtu do t’i dëgjojë ofertat për Ruud van Nistelrooy.
Ish-sulmuesi i Arsenalit, Emmanuel Adebayor, thotë se ai nuk i është bashkuar Manchester Cityt për para.“Njerëzit të cilët mendojnë se i jam bashkuar Cityt për para janë gabim. Nëse do ta kisha bërë për këtë arsye, do të kisha luajtur për Barcelonën ose Milanin në sezonin e kaluar. Ata më dhanë ofertë më të mirë se që më dha Arsenali për të qëndruar”, ka thënë Adebayor.“Jam këtu për shkak të ambicieve të klubit. Dua të jem pjesë e klubit i cili synon të jetë më i madhi në botë. E di se kam shumë për t’i ofruar ekipit dhe do të punoj shumë ta arrij këtë”, ka shtuar sulmuesi nga Togo.I pyetur nëse e ndjen presionin e konkurrencës me disa prej sulmuesve më të mirë në ligën angleze, Adebayor thotë:“Jo aspak. Para se të vija në Arsenal, ata kishin Dennis Bergkamp, Thierry Henry, Robin van Persie, dhe unë nënshkrova. Nënshkrova edhe këtu, e di se ka shumë lojtarë të mirë. Ata sapo nënshkruan me Tevez, Santa Cruz, kanë këtu Benjani që është një mik i mirë i imi. Ata kanë shumë lojtarë të mirë, por edhe unë jam një lojtar i mirë”.
Sulmuesi holandez i Liverpoolit, Dirk Kuyt, është zotuar të mos pushojë këtë sezon me ekipin anglez.Pasi nënshkroi vazhdimin dy-vjeçar të kontratës më herë gjatë këtij viti, 28-vjeçari thotë se ai dëshiron të përmirësohet edhe më tej.“Secili lojtar dëshiron të përpiqet të bëhet më i mirë se një sezon më parë. Ky është edhe qëllimi im”, ka thënë Kuyt.“Ishte e kënaqshme se si luajta sezonin e fundit, por nëse ne dëshirojmë të arrijmë diçka, duhet të mundohemi më shumë. Duhet të kemi ambicie. Kjo mund të jetë një kohë shumë ngazëlluese”, ka shtuar holandezi.
Sulmuesi i ri i Chelseat, Daniel Sturridge, ka ngritur supet për debutimin e tij pavarësisht se ka shënuar njërin prej dy golave të fitores, në miqësoren ndaj ekipit amerikan Seattle Sounders.“Nuk është me rëndësi nëse dikush mendon se kam luajtur mirë, e di se nuk kam luajtur dhe e di se mund t’u tregoj fansave më shumë nga aftësitë e mia sapo të mësohem me stilin e lojës së ekipit”, thotë Sturridge.“Me sa duket kjo do të kërkojë kohë. Unë jam një lojtar i ri dhe mësoj nga loja. Nuk mendoj se kam luajtur shumë mirë sot, por shpresoj se mund t’u tregoj fansave ca më shumë dhe të shënoj më shumë gola”.“Nuk është vetëm kjo gjë, por dua të tregoj se jam një lojtar më i mirë se sa u tregova sot. E di se mund të dëshmoj se jam një përforcim i duhur”, ka shtuar lojtari.
















