Bayern Munich ka shkatërruar ekipin Stuttgarter Kickers me rezultat të thellë, 10-0. Ekipi Stuttgarter Kickers bën pjesë në ligën e tretë gjermane.Punën kryesore Bayerni e kryejti në pjesën e dytë ku u shënuan gjithsejt 9 gola, pra, në pjesën e parë u shënua vetëm një gol nga Gomez i cili poashtu mbylli serinë e golave, ku shënoi golin e fundit 4 minuta para përfundimit të ndeshjes.
/sportisot/
Më poshtë është dhënë lista e golashënuesve dhe video:
0-1 Gomez (15)
0-2 Olic (58)
0-3 Mueller (60)
0-4 Altintop (61)
0-5 Olic (68)
0-6 Gorlitz (72)
0-7 Mueller (78)
0-8 Mueller (81)
0-9 Olic (83)
0-10 Gomez (86)
0-2 Olic (58)
0-3 Mueller (60)
0-4 Altintop (61)
0-5 Olic (68)
0-6 Gorlitz (72)
0-7 Mueller (78)
0-8 Mueller (81)
0-9 Olic (83)
0-10 Gomez (86)
Arsenali ka pohuar se mesfushori francez Samir Nasri do të qëndrojë jashtë fushës së gjelbër për dy deri në tre muaj, pasi ka pësuar lëndim mëngjesin e sotëm.Siç bëjnë të ditur mediat austriake, francezi ka pasur lëndim të rëndë pas një përplasje në stërvitjet e sotme dhe është nxjerrë jashtë fushe me ndihmën e dy fizioterapistëve. Arsenali më pas ka pohuar se Nasri ka frakturë në këmbë dhe për këtë shkak ai duhet të pauzojë nga dy deri në tre muaj. “Samir Nasri ka pësuar thyerje të këmbës gjatë stërvitjes së mëngjesit në kampin përgatitor në Austri. Mesfushori do të jetë jashtë fushe gjatë dy deri në tre muajt e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e Arsenalit.
Chelsea ka konfirmuar se mesfushori Florent Malouda ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me Blutë.“Klubi i Chelseat konfirmon se Florent Malouda ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare, në bazë të marrëveshjes së arritur më herët. Lojtari, i cili ka edhe një vit në kontratën e mëparshme, tash e ka zgjatur besnikërinë e tij ndaj klubit deri në vitin 2012”, shkruan në deklaratën zyrtare të Chelseat. Ndërkohë, Malouda ka thënë: “Arritëm marrëveshje gjatë kohës kur isha në pushime dhe tash kur u ktheva, vetëm i nënshkrova dokumentet. Jam vërtet i lumtur, sepse kjo e dëshmon besimin e ndërsjellë ndërmjet skuadrës dhe mua, ndërsa për mua ky është fillimi i një tregimi tjetër”.
Mesfushori i LA Galaxy, David Beckham, është i bindur se sezonin e ardhshëm do të kthehet te Milani.Beckham la përshtypje pozitive gjatë qëndrimit gjashtëmujor te Rossonerët, ndërsa trajneri i ri i Milanit, Leonardo, shpreson që anglezi të kthehet në San Siro. Tottenham Hotspur, Manchester City dhe Chelsea, janë skuadrat tjera të cilat dëshirojnë shërbimet e ish- mesfushorit të Manchester United, mirëpo Beckham shpreson se pas përfundimit të sezonit në MLS do të kthehet te Milan. “Shpresoj se do të luaj për Milanin. Milani ka mbetur në zemrën time dhe jam i bindur se do të bashkohemi sërish në nëntor”, ka thënë Beckham për faqen zyrtare të Rossonerëve.
Sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov ka thënë se ai ka shumë për të dhënë për Manchester Unitedin në sezonin e ri.Berbatov kaloi te United sezonin e kaluar nga Tottenham Hotspur, ndërsa me fanellën e Djajve të Kuq shënoi 14 gola, duke i ndihmuar skuadrës ta fitonte trofeun e 18-të të Ligës Premier, Kupën Carling dhe po ashtu, United luajti në finale të Ligës së Kampionëve, ku u mposht nga Barcelona. “Mund të paraqitem më mirë sesa në sezonin e kaluar. Prandaj jam i lumtur që jam në turneun parasezonal me klubin”. “Është gjithmonë përparësi të fillohet mirë në këtë fazë përgatitore dhe mendoj se po stërvitem mirë gjatë kësaj kohe”. “Jam këtu për të shënuar gola dhe shpresoj se këtë do ta bëj në sezonin e ri”, është shprehur Berbatov për MUTV.
Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se Sevilla duhet t’i zvogëlojë kërkesat për shitjen e sulmuesit brazilian Luis Fabiano.Rossonerët janë të interesuar për shërbimet e brazilianit, po ashtu edhe vetë lojtari dëshiron të luajë në San Siro, mirëpo shifra të cilën e kërkon Sevilla për shërbimet e sulmuesit është shumë e lartë. “Nëse Sevilla nuk dëshiron t’i zvogëlojë kërkesat, e gjithë marrëveshja do të bie në ujë”. “Situata është shumë e qartë, ne jemi të interesuar dhe lojtari është i interesuar, mirëpo dallimi ndërmjet dy skuadrave është shumë i madh, saqë kompletimi i transferimit është i pamundur”, ka thënë Galliani.
Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka mohuar spekulimet për një shkëmbim të mundshëm me Milanin, të David Trezeguet dhe Massimo Oddo, duke thënë se bardhezinjtë nuk kanë në plan të sjellin tjerë lojtarë në skuadër, porse të shesin disa prej tyre.Të hënën është spekuluar se Bianconerët po mendonin për ta transferuar Massimo Oddon nga Milani, derisa në drejtim të kundërt do të udhëtonte Trezeguet. Mirëpo Gigli thotë se “kjo është vetëm diçka që kam lexuar nëpër gazeta”. Ai po ashtu ka mohuar se Juve interesohet për mbrojtësin e krahut të Barcelonës, Martin Caceres, duke thënë se “objektivi i Juves tani është që të shesë lojtarë”.
Drejtuesit e Romës i kanë thënë mesfushorit të tyre Alberto Aquilani që të përgatitet për të kaluar në Ligën Premier ku mund të luajë për Liverpoolin.Redsat dëshirojnë shërbimet e mesfushorit italian nëse Xabi Alonso kalon në Real Madridi, ndërsa “Il Corriere Dello Sport” njofton se Giallorossët janë të gatshëm ta shesin yllin e tyre për të grumbulluar para për të balancuar problemet e tyre ekonomike. Për zhvillimet e mëtutjeshme gjithçka do të varet nga Real Madridi dhe Alonso. Nëse spanjolli kalon në Santiago Bernabeu, atëherë italiani do të kalojë në Anfield.
Kampioni i Italisë, Inter, është pranë transferimit të sulmuesit të Barcelonës, Samuel Eto’o, ndërsa sipas njoftimeve më të reja, rivali i qytetit, Milan, ka ndërhyrë për ta joshur kamerunasin që ta veshë fanellën kuqezi.Kalimi i Eto’o tek Inter është pjesë e marrëveshjes për transferimin e Zlatan Ibrahimovicit te Barcelona, mirëpo bisedimet kanë stagnuar si pasojë e kërkesës së lartë të e kamerunasit për pagën e tij. Ndërkohë, “Sky Italia” njofton se përkundër problemeve financiare, Milani është përfshirë në garën për “ta vjedhur” Eto’o-n. Një gjë është e sigurt, Eto’o do të transferohet në Milano, por të presim dhe të shohim se cilën fanellë do ta veshë, atë zikaltër apo atë kuqezi.
Skuadra angleze Sunderland i është bashkëngjitur garës për të fituar shërbimet e mesfushorit shqiptar, Lorik Cana.Dy skuadrat më të përfolura të cilat kërkojnë shërbimet e kosovarit janë Evertoni dhe Hamburgu, ndërsa po ashtu interesim kanë shprehur edhe Liverpooli, Arsenali dhe Tottenham Hotspur. “Daily Mirror” shkruan se trajneri i Sunderlandit, Steve Bruce, ka kontaktuar me kapitenin e Marseille dhe është i interesuar seriozisht që ta transferojë mesfushorin. Ndërkohë, Cana duhet të vendosë sa më shpejtë për të ardhmen e tij, kurse cilado skuadër që e transferon atë duhet të paguajë më shumë se tetë milionë euro.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se përparimi i shpejtë i Federico Macheda është një prej arsyeve se pse kampioni i Ligës Premier, nuk ka harxhuar shumë këtë verë.17-vjeçari italian ishte autor i golit edhe në takimin e mbrëmshëm në të cilin United e mposhti me rezultat 2-0 kombëtaren e Malajzisë për të dytën herë brenda disa ditëve. “Jam i kënaqur që Macheda dhe Owen kanë krijuar një partneritet të mirë. Kemi shpresa të mëdha për Macheda. Ai është një prej arsyeve se pse nuk u futëm në treg. Ai është i fuqishëm, atletik dhe një përfundues i mirë”, ka thënë Ferguson. “Ai e luajti rolin e tij në sezonin e kaluar, por ai është djalosh i ri i cili ende e mëson lojën e vet”, ka shtuar skocezi. Ferguson po ashtu ka lavdëruar Michael Owen, i cili shënoi golin e dytë të fitores së fundit, që ishte edhe doli i dytë i anglezit në dy ndeshje të para-sezonit. “Ishte një gol tipik i Michael Owen. Ai reagoi i pari, siç bëri edhe një natë më parë. Kontributi i tij ishte shumë i mirë”, ka thënë më tej Ferguson.
Raportet e fundit nga ishulli thoshin se Liverpooli kishte bërë interesim për mesfushorin romak, por sipas agjentit të tij, Franco Zavaglia, lojtari për momentin është i fokusuar vetëm në rikuperimin pas lëndimit të pësuar në fund të sezonit të kaluar. “Alberto po ia del mirë. Këtë javë ai do të shërohet në Romë dhe pastaj do të vizitojë mjekun, i cili do t’i japë atij OK për t’u stërvitur në fushë. Ai shpreson të rikthehet që në ndeshjen e parë të sezonit të ri”, ka thënë agjenti. “Liverpool? Ata nuk më kanë kontaktuar. Nuk di asgjë për këtë, për momentin nuk ka asgjë konkrete”, ka shtuar Zavaglia.
Mbrojtësi i Liverpoolit, Andrea Dossena, i cili pati një sezon zhgënjyer në Anfield, është lidhur me një rikthim në Serie A.Agjenti i lojtarit, Roberto Laflorio, ka konfirmuar interesimin e Napolit, por ka thënë se gjithçka duhet të zgjidhet përmes klubit anglez. “Napoli e pëlqen lojtarin, por nëse e dëshiron atë, atëherë duhet të bisedojë me klubin britanik së pari. Unë nuk e di nëse klubi anglez vërtet dëshiron ta shesë atë”, ka thënë agjenti i lojtarit. “Kam biseduar me Andrea dhe ai ka thënë se nëse vjen një ofertë nga Napoli, atëherë ai do ta diskutojë atë me familjen e tij”, ka shtuar agjenti.
Sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu, nuk e sheh nevojën për të qenë shumë pesimist, pavarësisht largimit të mesfushorit Felipe Melo në drejtim të Juventusit.Pavarësisht paraqitjeve impresive gjatë viteve të kaluara, fansat e Fiorentinës po shfaqin një pesimizëm për sezonin e ardhshëm, veçanërisht pas largimit të Melos dhe mosarritjes së asnjë emri të njohur. “Mendoj se fansat e nënvlerësojnë ekipin dhe unë nuk e kuptoj pse. Përtej emrave të lojtarëve, ky ekip është shumë konkurrues, që në disa vitet e fundit ka qenë në gjendje të sigurojë rezultate të rëndësishme edhe pa Mutu ose Melo. Kjo do të thotë se ekipi nuk varet nga lojtarët individuale, dhe ka një grup të fuqishëm”, ka thënë Mutu. “Jam i bindur dhe mendoj se do të luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve edhe këtë sezon. Scudetto? Të gjithë e dëshirojmë atë, por duhet ta ndjekim projektin me qetësi”, ka shtuar sulmuesi rumun.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Jose Edmilson, nuk mund të kuptojë se pse ish-klubi i tij dëshiron ta heqë qafe kamerunasin e zhdërvjellët.Edmison ka kaluar disa vite në Camp Nou së bashku me Eto’o dhe ka lavdëruar ish-bashkëlojtarin e tij derisa ka kritikuar vendimin e Barcelonës për ta shkëmbyer atë me Zlatan Ibrahimovic. “Jam shumë i befasuar, pasi ai është më i miri në botë. Ai është shumë i mirë në ballë të golit, ka prezencë në zonë dhe ka një shpejtësi të mahnitshme. Ai ishte një bashkë-lojtar i shkëlqyeshëm për t’i motivuar të tjerët”, ka thënë Edmilson. “Nuk e di nëse kjo është për shkak të ndonjë problemi me trajnerin, por unë besoj se ai është sulmuesi më i mirë në Barcelona. Nuk do ta shkëmbeja asnjë me Eto’o. Ai është më shumë lojtar se Ibrahimovic. Duket se Guardiola dëshiron lojtar më ndryshe”, ka shtuar më tej braziliani. Marrëveshja e cila do përfshijë shkëmbimin e dy lojtarëve, si dhe mbi 40 milionë euro që do të kalonin nga Barcelona në Inter, pritet të realizohet gjatë ditës.
Mesfushori i Manchester United, Nani, ishte i lumtur që shënoi gol në takimin e parë para-sezonal përballë Malajzisë.“Jam i kënaqur dhe shpresoj se do të shënoj shumë më shumë. Mendoj se këtë sezon mund t’ia dal më mirë se në dy sezonet e fundit. Po punoj shumë në këtë drejtim”, ka thënë Nani për Man United TV. “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam mundësi të shënoj më shumë gola. E di se nëse punoj më shumë çdo ditë dhe çdo ndeshje, mund t’ia dal edhe më mirë, dhe vërtet shpresoj se do të shënoj më shumë gola këtë sezon”, ka shtuar më tej mesfushori portugez.
Sulmuesi i Valencias, David Villa, së fundi është lidhur edhe me një kalim në Liverpool, por menaxheri i klubit anglez, Rafa Benitez, ka mohuar se kjo mund të ndodhë.27-vjeçari vazhdimisht është lidhur e një largim nga Mestalla, së pari për në dy ekipet spanjolle Barcelona dhe Real Madrid, dhe së fundi në drejtim të Ligës Premier. “David Villa, ai nuk është cak i ynë. Ne tashmë kemi nënshkruar me Johnson, një lojtar i kombëtares angleze. Ai është një nënshkrim i qëlluar dhe edhe Andriy Voronin po rikthehet (pas huazimit në Hertha Berlin)”, ka thënë Benitez. “Ai ishte një prej lojtarëve më të mirë në ligën gjermane, andaj ne kemi dy shtesa të qëlluara. Kurrë nuk mund ta dini në futboll, ne ende kemi kohë dhe kemi nevojë të punojmë në emra të tjerë”. “Kemi lojtarë fantastik dhe shpresojmë se mund ta ruajmë nivelin e lojës që kishin sezonin e kaluar dhe të shohim se me një ose dy përforcime, nëse do të mund ta ngremë atë. Për momentin jemi shumë të kënaqur”, ka shtuar spanjolli.
















