Portsmouthi ka njoftuar në faqen zyrtare se sulmuesi Peter Crouch ka kaluar në Tottenham.
Menaxheri i Tottenhamit ka shpenzuar një kohë të gjatë për ta bërë këtë transferim në ekipin e tij, Tottenhamin, dhe në fund ia arriti qëllimit. Crouch i ka kushtuar Tottenhamit 9 milion funte angleze.
Kampioni i Evropës, Barcelona, ka kompletuar edhe zyrtarisht transferimin e Zlatan Ibrahimovic, i cili që sonte është prezantua edhe para tifozëve të klubit katalanas.
“Zlatan Ibrahimovic ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me Barcelonën. Transferimi po ashtu përfshin kalimin e Samuel Eto’o në Inter dhe huazimin e Alexandr Hleb. Suedezi tash përfundimisht është lojtar i ri i Barcelonës, pasi pasdite nënshkroi marrëveshjen e cila do ta mbajë atë në klub deri në 30 qershor të vitit 2014”, thuhet në deklaratën zyrtare të Barcelonës. “Barcelona Interit do t’i paguajë 46 milionë euro ndërsa në transferim është përfshirë edhe Samuel Eto’o, i cili vlen 20 milionë euro, si edhe huazimi i Alexandr Hleb. Në fund të sezonit të ardhshëm, Interi do të mund ta bëjë qëndrimin e bjellorusit të përhershëm për 10 milionë euro plus dy shtesë në varësi të sukseseve. Klauzula blerëse e Zlatan do të jetë 250 milionë euro”, thuhet më tej në deklaratë. Ylli i ri i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, pasi ka kaluar testet mjekësore, pasditen e sotme ka qenë pjesë e një konference të shtypit ku është prezantuar para mediave si lojtar i ri i klubit spanjoll. “Të luash për Barcelonën është nder i madh. Ka shumë klube të veçanta, por një është i veçantë, dhe për mua ai është Barcelona. Kam ardhur këtu për t’u bërë edhe më i mirë, për të luajtur me Messi, Xavi, Iniesta, Toure, e njoh gjithë ekipin dhe është ekip fantastik. E di se këtu mund të bëhem edhe më i mirë”, ka thënë Ibrahimovic në konferencë. Më vonë ai është prezantuar edhe para afro 75 mijë tifozëve blaugranë, madje ka puthur shenjën e klubit të ri që në daljen e parë publike me veshjen e Barcelonës (numrin 9).
Sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o edhe zyrtarisht sot e ka kompletuar transferimin nga Barcelona në Inter, dhe ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me nerazyrët.
Eto’o në Inter erdhi si pjesë e transferimit të Ibrahimovic në Barcelona, ndërsa në Giuseppe Meazza duhet të arrijë edhe Alexandr Hleb si huazim njëvjeçar me mundësi të nënshkruajë marrëveshje të përhershme. “Të gjithë në Inter dhe të gjithë fansat e klubit i dëshirojnë mirëseardhje të ngrohtë Samuel Eto’o, jemi krenar që e kemi atë në ekip dhe jemi të bindur se së bashku do të arrijmë fitore të reja të rëndësishme”, thuhet në deklaratën zyrtare të Interit. Eto’o, i cili nesër do të prezantohet para mediave, ka thënë se dëshiron të shkruajë histori edhe në Inter. “Unë kam bërë histori në Barcelona, por kjo histori tashmë ka përfunduar. Ky tregim fillon në Inter, do të filloj nga fillimi. Doja aventurë të re dhe shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë Eto’o.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka përshëndetur nënshkrimin e ri të Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, duke thënë se kjo është mirë edhe për Real Madridit dhe gjithë ligën spanjolle.
“Real Madrid është i kënaqur që edhe lojtarë të tjerë të shkëlqyeshëm arrijnë në ligë. Ibrahimovic është një prej tyre. Është mirë që Ibrahimovic arrin, pasi ai është një prej futbollistëve më të mirë dhe tashmë ka disa lojtarë të tillë këtu”, ka thënë Perez. “Duhet ta urojmë Barcelonën, pasi ai nuk është angazhim i mirë vetëm në aspektin sportiv, por edhe në aspektin përfitues”, ka shtuar spanjolli.
Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Diego Maradona, thotë se përvoja si trajner është më e vështirë se ajo si lojtar.
“Ishte shumë më lehtë të jesh lojtar. Vetëm mendoja për të marrë topin dhe për t’u kënaqur. Tash duhet të kem kontroll në të gjithë 25 lojtarët. Ka disa gjëra të cilat më komplikojnë”, ka shtuar Maradona. Argjentinasi po ashtu ka thënë se e ai komunikon shumë me lojtarët, me përjashtim të Lionel Messi. “Flas shumë me lojtarët. Por e kam të vështirë ta gjej Messi, më zhduket në çast. Është më lehtë të flasësh me Obamën se me Leon. Por ndonjëherë e gjej”, ka shtuar Maradona në një intervistë të fundit.
Web faqja prestigjoze e futbollit Goal.com ka publikuar ekipin më të mirë të dekadës 2000-2001. Goal.com thotë se nuk ishte e lehtë të zgjedhen 11 lojtarë sepse, ka shumë lojtarë të mirë gjatë dekadës 2000-2010.
Sipas Goal.com formacioni më i mirë është 4-1-3-1 dhe lojtarët në këtë formacion janë:

Buffon

Thuram - Cannavaro – Nesta - Maldini


Makelele


Figo – Zidane - Ronaldinho


Ronaldo - Henry

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, thotë se transferimi i Zlatan Ibrahimovic në Barcelona dhe arritja e Samuel Eto’o në Inter është perfekte për të dyja klubet.
“Kjo është një marrëveshje shumë e mirë për të dy klubet. Transferimi është sensacional. Nuk mbaj mend ndonjë marrëveshje të tillë në mes dy klubeve të mëdha evropiane. Por kjo ndodhi dhe mendoj se është pozitive për të dyja klubet”, ka thënë Moratti. “Ibrahimovic na e bëri të ditur më shumë se një herë në disa muajt e fundit se dëshiron të largohet. Ai më tregoi se dëshiron ta vazhdojë zhvillimin e tij në ndonjë vend tjetër. Mendoj se Barcelona është vend ideal për atë”, ka shuar italiani.
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, ka pranuar se do të mendojë për të marrë nën drejtim Manchester United, pasi Sir Alex Ferguson të pensionohet.
Ish-trajneri i Chelseat do të nisë sezonin e dytë me Interin, ku në sezonin e fundit fitoi Skudeton në Serie A. “Do ta marr parasysh kalimin në Manchester United, por edhe Manchester United duhet të ketë parasysh nëse dëshiron që unë të jem pasues i Sir Alex. Nëse ata e marrin parasysh këtë, pse jo. Më pëlqen Anglia ku tifozët janë më të zjarrtë, i zbukurojnë ndeshjet dhe bëjnë atmosferë të shkëlqyeshme”, ka thënë Mourinho për Daily Mail. Mourinho ka folur edhe për ish-klubin e tij Chelsean, duke thënë se që nga largimi i tij ky klub nuk ka fituar asgjë. “Kam pasur shumë bisedime para se unë dhe Chelsea të ndahemi. Ishte vështirë pasi kishte një dashuri në mes nesh, por në fund vendosëm se më mirë për të gjithë është të ndahemi. Që kur u largova, unë përsëri jam bërë kampion, ata jo. Unë vazhdova të fitoj, ata jo”, ka shtuar Mourinho.
Trajneri i Milanit, Leonardo, thotë se skuadra e tij ka nevojë për disa përforcime, sidomos për një sulmues dhe një mbrojtës.
Të dielën mbrëma Milani pësoi edhe humbjen e tretë në kuadër të turneut miqësor World Football Challenge, edhe atë pikërisht nga rivali Inter, ndërsa trajneri i Rossonerëve kërkon lojtarë të rinj në skuadër. “Nuk dëshiroj të arsyetohem. Interi luajti më mirë dhe ne ishim pak të lodhur”. “Kemi nevojë për një grup të madh lojtarësh. Kemi lojtarë si Alessandro Nesta, Gennaro Gattuso dhe Marco Borriello, të cilët kthehen nga lëndimet dhe duhet ta rikthejnë formën e tyre”. “Kemi nevojë për sulmues dhe mbrojtës”, ka thënë Leonardo, duke përmendur emrin e Klaas-Jan Huntelaar, si opsion për sulmin kuqezi.
Fernando Morientes Gazeta franceze "L’Equipe" shkruan se sulmuesi spanjoll Fernando Morientes, deri të mërkurën mund t’i bashkëngjitet Olympique de Marseille, ndërkohë që edhe mesfushori i Lorient, Fabrice Abriel, është shumë pranë skuadrës franceze.
33-vjeçari Morientes ka shprehur publikisht dëshirën për t’u bashkuar sërish me trajnerin Didier Deschamps, ndërsa pritet që ai të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me Marseille, dhe me mundësinë për ta pasur edhe një sezon shtesë. Ndërkohë, Abriel gjatë kësaj jave mund ta veshë fanellën e Marseille dhe të nënshkruajë kontratë trevjeçare, kurse klubi duhet t’i paguajë 2.5 milionë euro Lorientit për transferimin e tij.
"La Gazzetta Dello Sport" shkruan se Roma ia ka caktuar ditën e enjte si afatin e fundit sulmuesit argjentinas Julio Cruz për të nënshkruar me Giallorossët.
Ish-lojtari i Interit kërkohet nga shumë skuadra, duke veçuar interesimin e Lazios, Napolit, Romës dhe Panathinaikosit. Trajneri i Romës, Luciano Spalletti, i ka ofruar argjentinasit një ofertë njëvjeçare me pagë vjetore prej dy milionë eurosh dhe me mundësinë për ta vazhduar kontratën edhe një vit. Cruz dëshiron të sigurojë një ofertë dyvjeçare, por kryeqytetasit i kanë vënë ultimatum që të vendosë deri të enjten.
Presidenti i Bayern Munichut, Franz Beckenbauer, ka sulmuar mesfushorin Frank Ribery dhe thotë se francezi absolutisht nuk shqetësohet për klubin.
Francezi gjatë kësaj vere fuqimisht i lidh me një kalim në Real Madrid, ndërsa edhe vetë lojtari pranoi se është i interesuar për diçka të tillë. Por, njeriu i parë i bavarezëve e ka vlerësuar si egoiste sjelljen e Ribery.“Ribery arriti këtu vetëm për të bërë emër. Ai absolutisht nuk shqetësohet për Bayern Munichun”, ka thënë presidenti i klubit gjerman.Për shkak të qëndrimit të fuqishëm të Bayernit kundër largimit të tij, u spekulua se verën e ardhshme ai do ta shfrytëzojë pikën 17 të statutit të FIFA-s dhe ta blejë marrëveshjen për një shumë më të vogël dhe të largohet nga Alliaz Arena.“Atëherë, pse ai ka nënshkruar marrëveshje katërvjeçare nëse ka planifikuar të qëndrojë vetëm tre vite?”, ka shtuar pyetjen Beckenbauer, i cili ka mohuar se klubi dëshiron t’i ofrojë marrëveshje të re francezit me pagë prej 10 milionë funte në vit.
Sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o mëngjesin e sotëm ka arritur në Milano ku së pari do t’i kalojë testet mjekësore dhe pastaj do të kompletojë transferimin në radhët e Interit.
“E falënderoj presidentin Moratti, ai është njeri me zemër të madhe. Jam i lumtur që jam në Inter. Për mua kjo është aventurë e re dhe dua ta shfrytëzoj në maksimum”, ka thënë Eto’o.“Po filloj jetë të re dhe shpresoj se do të kem shumë sukses dhe kënaqësi. Kam ardhur të punoj pa u lodhur dhe ta fitojmë Ligën e Kampionëve”, ka shtuar kamerunasi.
Milani raportohet se ka kthyer vëmendjen kah mesfushori brazilian i Manchester Cityt, Elano.
Burime nga rosonerët kanë thënë se klubi italian e sheh brazilianin si zëvendësim për mesfushorin italian Andrea Pirlo.Pirlo mund të kalojë në Chelsea para fundit të gushtit dhe Elano, i cili nuk është në planet e trajnerit të Cityt, Mark Hughes, për sezonin e ri, mund të arrijë në Milan si zëvendësim i drejtpërdrejtë.Milani shpreson të marrë shërbimet e Elanos për një shumë prej 8 milionë funtesh.
Menaxheri i Interit, Jose Mourinho, sërish ka munguar në konferencën e shtypit pas triumfit 2-0 në miqësoren kundër Milanit në SHBA.
Mourinho nuk e ka quajtur takim të rëndësishëm përballjen me rivalin e qytetit, duke dërguar porosi përmes zëvendësit të tij, Beppe Baresi: “Ai tha se do të flasë në ndeshje më të rëndësishme se kjo”.“Ne kërkuam të fitojmë dhe të luajmë mirë dhe i arritëm të dyja. Duhet të them se djelmoshat janë të mirë dhe po ia dalim shumë mirë”, ka thënë Baresi në lidhjen me miqësoren“Jam i kënaqur me Diego Milito (autor i dy golave të fitores), i cili tash ka konfirmuar kualitetet e tij sulmuese, por po ashtu edhe me Lucio, i cili ka treguar se pse është kapiten i Brazilit”, ka shtuar Baresi.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, iu ka thënë fansave të presin shumë më shumë nga Dimitar Berbatov në sezonin e dytë të tij në Old Trafford.
Bullgari nuk arriti të dëshmojë veten në sezonin e parë në Manchester United, ku kaloi pas disa sezonesh të suksesshme në Tottenham. Por trajneri shpreson se sezoni i ri do të jetë më ndryshe për sulmuesin. “E kam pritur formën që e kemi parë nga Berbatov (së fundi). Sezoni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm për të dhe ndoshta ne nuk e shfrytëzuam në mënyrën e duhur. Por e dimë saktësisht si ta shfrytëzojmë atë tash, duke e shtyrë më përpara për të luajtur si sulmues i qendrës”, ka thënë skocezi. Ferguson po ashtu ka lavdëruar edhe Michael Owen, për të cilin thotë se është përshtatur në mënyrën më të mirë në ekip.
Manchester City raportohet se ka zhvilluar negociata intensive me Arsenalin gjatë ditës së djeshme për të marrë shërbimet e mbrojtësit Kolo Toure.
Daily Mail shkruan se pas nënshkrimit me Emmanuel Adebayor nga Arsenali për një shumë prej 25 milionë funtesh gjatë javës së kaluar, City shpreson se negociatat do të shkojnë më lehtë për Toure. Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, ka kaluar shtatë vite në Arsenal dhe është lojtari që i ka shërbyer më gjatë klubit, por ai u përfshi në një fjalosje me bashkë-lojtarin William Gallas gjatë sezonit të kaluar dhe kërkoi të largohet që në janar. Se City ka nevojë të forcojë mbrojtjen është parë edhe në disa ndeshjet e para-sezonit, ku qytetarët nuk janë treguar të qëndrueshëm në këtë repart, veçanërisht me Richard Dunne, Nedum Onuoha dhe Javan Vidal që të gjithë të lënduar.
Real Madridi ka zhvilluar një ndeshje të mirë në kuadër të Peace Cup kundër Al-Ittihad, mirëpo në fund të ndeshjes është dashur të pajtohet me një barazim.
Mbretërit ende kanë nevojë të përshtaten në fushë, sidomos pas ardhjes së lojtarëve të rinj dhe këto ndeshje parasezonale do t’u ndihmojnë për t’ia arritur qëllimit. Gjysma e parë e ndeshjes përfundoi pa gola, ndërsa dhjetë minuta brenda pjesës së dytë (55’), kapiteni legjendar Raul shënoi golin e parë në ndeshje, mirëpo Aboucherouane nuk lejoi që Los Blancos të dalin fitues nga ky takim duke e mposhtur Dudekin (65’).
Ndeshja miqësore në kuadër të World Football Challenge, ndërmjet Milanit dhe Interit, që mund të quhet një para- Derby della Madonnina, i ka takuar kampionit të Italisë.
Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma në Gillette Stadium, ndërmjet rivalëve të qytetit Milano, Milan dhe Inter, ka përfunduar me fitoren e zikaltërve me rezultat prej 2-0. Një dygolësh i Diego Militos (4’ dhe 75’) mjaftoi që Interi të dalë fitues nga kjo përballje. Ndërkohë, Chelsea ka shënuar fitoren e radhës duke e mposhtur skuadrën CF America me rezultat prej 2-0.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka thënë se Xabi Alonso vendos për të ardhmen e tij, se a do të qëndrojë në Anfield, apo jo. Alonso është në listën e të kërkuarve në skuadrën e Real Madridit.
"Ai i ka edhe tri vite të tjera në kontratën e tij me Liverpoolin dhe e dimë që është lojtar i mirë. Ajo është arsyeja pse ne e kemi renovuar kontratën me të. Ne po flasim për këtë për gati dy muaj, dhe mendoj se kjo është pyetje për Alonson, dhe jo për Liverpoolin" ka thënë Rafael Benitez për mediat në Singapor, pas ndeshjes miqësore të Liverpoolit që e zhvilloi në Singapor.
Dossena ka bërë vetëm 12 paraqitje në Premier Ligën Angleze qysh prej sa u transferua nga Udinese për 7 milionë funte.
Juventus dukej se ishte më afër futbollistit Italian, por siq shihet Napoli tani veq i ka bërë lidhjet e duhura me lojtarin dhe pritet fillimi i bisedimeve.
Presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis theksoi se ka pasur diskutime me bossin e te kuqëve, Benitez, dhe se diskutimet janë në vazhdim e sipër.
Ai deklaroi per Corriere dello Sport:”Unë personalisht kam biseduar me Rafa Benitez. Negociatat po vazhdojnë.”
Mediat në Itali theksojnë se klubi i Liverpoolit mund të e lëshojë lojtarin për një shumë rreth 6 milionë paund.
Sulmuesi shtatlartë Peter Crouch do të rikthehet te Tottenham për një shumë prej afro 10 milionë funtesh.
Menaxheri i Portsmouth, Paul Hart, ka thënë se disa ‘kufizime financiare’ kanë detyruar klubin të shesin sulmuesin anglez, i cili do të ribashkohet me Jermaine Defoe te Tottenhami.“Jam i zhgënjyer të shoh Peter të largohet, por duke marrë parasysh disa kufizime financiare që kishim, nuk patën zgjidhje tjetër pos të pranojmë ofertën nga Tottenham”, ka thënë Hart.Ish-lojtari i Liverpoolit dhe caku i Aston Villas, 28-vjeçar, karrierën e filloi pikërisht në White Hart Lane 11 vite më herët, por u largua për në QPR pa luajtur asnjë ndeshje me ekipin e parë të Tottenham.
Lorik Cana, Sunderland Mesfushori shqiptar Lorik Cana pavarësisht se ka ndërruar klubin, nuk do të humbë shiritin e kapitenit.
Cana kaloi nga Olimpique Marseille në Sunderland gjatë të premtes për një shumë prej 5 milionë funte dhe siç ka konfirmuar trajneri i klubit, Steve Bruce, shqiptari do të jetë kapiten i ri i klubit anglez.“Cana do të jetë kapiten. Ai ka qenë kapiten i Marseillet, ai është kapiten i kombëtares së Shqipërisë dhe ai është një luftëtar i vërtetë, një lloj lojtari për të cilin kishim nevojë pasi Dean Whitehead iu bashkua Stoke Cityt”, ka thënë Bruce.“Ai është i fuqishëm, ai ka qenë fitues gjithë jetën e tij dhe jam i sigurt se do të përshtatet në Premier League”, ka shtuar trajneri i Sunderlandit.Ndërkohë në ndeshjen e fundit miqësore në Amsterdam Sunderlandi ka mposhtur me rezultat 2-0 ekipin spanjoll të Atletico Madridit, me të dy golat e shënuar nga Kieran Richardson.

Zlatan Ibrahimovic Barcelona, Zllatan Ibrahimoviq Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic ka arritur sot në Barcelona ku gjatë ditëve në vazhdim do ta kompletojë transferimin e tij në Camp Nou.
Përveç personelit të klubit, lojtari u prit edhe nga gazetarët, për të cilët ka pasur një përgjigje të shkurtër: “Dua të jem pjesë e historisë së Barcelonës”.Më pas suedezi ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit, ku ka thënë se mezi pret të nënshkruajë marrëveshjen.“Vërtet jam i kënaqur dhe shijoj gjithçka që ndodh, vërtet jam shumë i lumtur dhe kur gjithçka do të kompletohet, do të jem njeriu më i lumtur në botë. Çdo lojtar dëshiron të luajë në Barcelona, por këtë nuk mund ta bëjë çdokush”, ka thënë Ibrahimovic.Suedezi pritet që nesër t’i kalojë testet mjekësore dhe ndoshta që nesër të nënshkruajë me kampionin e Spanjës dhe Evropës.