Juventusi ka marrë një goditje të rëndë përpara ndeshjes së rëndësishme në gjysmëfinalen e Kupës së Paqes kundër Real Madridit, pasi që mesfushori ofanziv Diego është larguar nga stërvitjet pas lëndimit të muskulit.Bianconerët e kanë konfirmuar lëndimin e brazilianit në faqen zyrtare të tyre, duke thënë se lëndimi nuk është serioz, mirëpo do ta mbajë atë larg ndeshjes së të premtes mbrëma kundër Real Madridit. Lëndimi do ta mbajë dy ditë jashtë fushe transferin e ri të Zonjës së Vjetër dhe pastaj do të shqyrtohet nëse Diego do të mund të kthehet në stërvitje.
Lazio është pranë sigurimit të shërbimeve të sulmuesit argjentinas Julio Cruz, pasi që lojtari ka arritur marrëveshje me skuadrën kryeqytetase.Sulmuesi veteran është lojtar i lirë, që pas përfundimit të kontratës me Interin në muajin e kaluar, ndërsa për shërbimet e tij janë shprehur të interesuara shumë skuadra italiane, duke përmendur Romën, Napolin, Fiorentinën dhe Lazion. Sipas lalazioinrete dhe tuttomercatoweb, Cruz është duke iu nënshtruar testeve mjekësore në klinikën Paideia, ndërsa nënshkrimi i kontratës do të bëhet së shpejti. Argjentinasi do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me Lazion, me opsionin për ta vazhduar atë, ndërsa në sezonin e parë do të paguhet 1.6 milionë euro.
Sulmuesi spanjoll, Daniel Guiza u ka dhënë fund spekulimeve për largimin e tij nga Fenerbahce gjatë këtij afati kalimtar, duke thënë se do të qëndrojë te gjiganti turk.“Nuk është e domosdoshme të flitet për diçka që nuk është e re. Jam shumë i lumtur këtu dhe gjithçka po shkon mirë. Kam kontratë trevjeçare me klubin dhe do të qëndroj këtu”. “Trajneri ynë (Christoph) Daum më beson. Nuk e kam në plan që të largohem”, është shprehur spanjolli, për të cilin janë të interesuara shumë skuadra evropiane.
Jose Fuentes, agjenti i Luis Fabianos, thotë se Sevilla dëshiron ta shesë sulmuesin brazilian.Milani është skuadra më e interesuar për shërbimet e Fabianos, mirëpo çmimi të cilin e kërkojnë andaluzianët për të, nuk u përshtatet Rossonerëve.“Kam folur me Sevillan dhe skuadra është e interesuar për shitjen e Luis Fabianos gjatë këtij afati kalimtar”, ka thënë Fuentes për “Sky Sport Italia”.
Trajneri i Milanit, Leonardo, kërkon përforcime të reja në skuadër, ndërsa drejtuesit e klubit kanë rikthyer interesimin kah sulmuesi i Real Madridit, Klaas-Jan Huntelaar.Rossonerët kanë pësuar pesë humbje radhazi, ndërsa “Gazzetta dello Sport” shkruan se skuadra është vënë në alarm për përforcime.Huntelaar kërkohet nga shumë skuadra, duke përmendur Tottenham Hotspurin, Arsenalin dhe Liverpoolin, ndërsa kuqezinjtë duhet të paguajnë një shifër e cila do të plotësojë kërkesat e Mbretërve, të cilët nuk dëshirojnë të humbin shumë në krahasim me shifrën e tij të blerjes (27 milionë euro) nga viti i kaluar.
Sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu, duhet t’i paguajë diçka më shumë se 17 milionë euro dëmshpërblim Chelseat.Në maj të vitit 2008, Oda për zgjidhjen e kontesteve e FIFA-s kishte vendosur që rumuni ka prishur kontratën me Chelsean kur është gjetur pozitiv në testin e dopingut në vitin 2004. Mutu ka apeluar te Gjykata e arbitrazhit për sport (CAS) kundër këtij vendimi, mirëpo pas mbledhjes së mbajtur të enjten, CAS kishte vendosur në disfavor të lojtarit dhe ka mbështetur vendimin paraprak të Odës për zgjidhjen e kontesteve. Kështu sulmuesi duhet t’i paguajë Chelseat 17.173.990 euro dëmshpërblim.
Parma ka kompletuar transferimin e mbrojtësit veteran Christian Panucci.“Parma FC S.p.A njofton se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Christian Panucci, i lindur në Savona më 12 prill 1973”, shkruan në faqen zyrtare të Parmës. Ish-mbrojtësi i Romës ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Parmën, me shpresën për ta treguar përvojën e tij me skuadrën e porsainkuadruar në Serie A.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i interesuar ta transferojë mesfushorin e Romës, Daniele De Rossi.Pas shitjes së Emmanuel Adebayor dhe Kolo Toure, Wenger ka në dispozicion 47 milionë euro, të cilat do t’i shfrytëzojë për të tentuar transferimin e De Rossit. “The Independent” shkruan se Topçinjtë planifikojnë të bëjnë një ofertë prej 35 milionë eurosh për të bindur Romën që të lejojë largimin e mesfushorit italian.
Mesfushori i Romës, Alberto Aquilani, është pranë transferimit te skuadra nga Liga Premier, Liverpool.E përditshmja romake “Il Messaggero” njofton se italiani është pajtuar që të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Redsat, ndërsa do të fitojë katër milionë euro për sezon. Megjithatë, duhet që njëherë të arrihet marrëveshja mes Romës dhe Liverpoolit, ndërkohë Të Kuqtë duhet ta shesin Xabi Alonson te Real Madridi për t’i bërë vend 25-vjeçarit.
Duket se tifozët e Milanit do ta humbin një tjetër emër të madh të skuadrës, pasi që Andrea Pirlo ka vendosur t’i bashkëngjitet trajnerit Carlo Ancelotti te Chelsea.Që nga marrja e postit të trajnerit të Bluve, ish-trajneri i Milanit ka shprehur dëshirën që ta transferojë Pirlon në Stamford Bridge. Ndërkohë, “Corriere dello Sport” njofton se pas ndeshjes kundër Interit në Boston, mesfushori italian është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij. “Ky ishte derbi im i fundit”, citohet të ketë thënë Pirlo. Pirlo ka kontratë me Milanin deri në vitin 2011 dhe paguhet pesë milionë euro në sezon. Ndërsa njoftohet se Chelsea i ka ofruar kontratë katërvjeçare me vlerën prej 6.5 milionë euro për sezon
Trajneri legjendar Sir Bobby Robson ka nderuar jetë në moshë 76-vjeçare në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, pasi humbi luftën me kancerin.Përveç se është i njohur si trajner, Sir Bobby bëri emër në vitet e pesëdhjeta si lojtar i Fulhamit, ndërsa më vonë u transferua te West Bromwich Albion, për t’u kthyer sërish te Fulhami në vitin 1962. Në vitin 1968 u shndërrua në menaxher i Fulhamit, pastaj drejtoi Ipswichin, përfaqësuesen e Anglisë, PSV Eindhovenin, Sporting Lisbonën, FC Porton, Barcelonën dhe Newcastle Unitedin. Me Ipswichin ishte dy herë nënkampion i Anglisë, njëherë fitues i FA Cup dhe njëherë fitues i Kupës UEFA. Sir Bobby fitoi dy tituj të Holandës me PSV, pastaj kampionatin portugez me Porton dhe Kupën e Evropës me Barcelonën.
Mesfushori i Arsenalit, Andrey Arshavin, thotë se Manchester City është duke paraqitur një kërcënim serioz për top katërshin e Ligës Premier.“City e ka fuqizuar ekipin. Nuk do të them se ata do ta fitojnë titullin, por ata janë në formë të mirë për të depërtuar në Katërshen e Madhe. Qëllimi jonë kryesor do të jetë të gjejmë një vend për të Ligën e Kampionëve”, thotë mesfushori rus. Arshavin po ashtu ka kërkuar një gjetje të shpejtë të një mbrojtësi i cili do të mund ta zëvendësonte të larguarin e fundit, Kolo Toure. “Pas largimit të Kolo Toure, caku ynë në transferim duhet të jetë më shumë një mbrojtës se sa një sulmues”, ka thënë rusi.
Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, raportohet se është duke kërkuar shërbimet e sulmuesit të Bayern Munich, Luca Toni.Siç shkruan The Guardian, drejtori ekzekutiv i klubit, Scott Duxbury, dhe drejtori teknik, Gianluca Nani, kanë vendosur të vazhdojnë qëndrimin në Evropë për të ndjekur dy sulmuesit, Luca Toni dhe atë të Barcelonës, Eidur Gudjohnsen, derisa Zola dhe ekipi tij vazhdojnë turneun në Kinë. Klubi anglez ka qenë në vëzhgim të Gudjohnsen, por pakënaqësia e Tonit te klubi gjerman po ashtu ka alarmuar drejtuesit e klubit, të cilët tash mund të bëjnë përpjekje për të sjellë të dy sulmuesit.
Klubi turk Besiktas i është bashkuar betejës për të marrë shërbimet e mesfushorit të Chelseat, Deco.Mediat turke shkruajnë se Besiktas dëshiron të rivalizojë Interin, për të sjellë portugezin në Turqi para fundit të sezonit të ri. Deco në disa raste ka shprehur pakënaqësinë e tij te ekipi londinez, ndërsa mediat e kanë lidhur atë me një ribashkim me ish-trajnerin e tij të Portos, Jose Mourinhon, i cili tash drejton kampionin e Serie A, Interin. Me dëshitimin e transferimit të mesfushorit të Barcelonës, Alexandr Hleb, gjasat që Deco të kalojë në kampionatin italian janë hapur, por nëse diçka nuk shkon mirë, Besiktas po ashtu mund të jetë një destinacion i mesfushorit.
Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, thotë se njëshi i ekipit të tij, Pepe Reina, është portieri më i mirë në Ligën Premier.“Pepe është një portier fantastik. Për momentin mendoj se ai është portieri më i mirë në Ligën Premier. Ai është shumë i qëndrueshëm”, ka thënë Rafa Benitez. “Për një ekip të kreut ndonjëherë mund të jetë vështirë të ketë një portier i cili mund të luajë vazhdimisht në nivelin me të cilin luan Pepe, pasi ai nuk është aq i hapur sa disa portierë të tjerë”. “Ndonjëherë ai duhet të bëjë vetëm një ose dy mbrojtje për ta kryer punën e tij në ndeshje dhe nuk është gjithmonë aq i ngarkuar. Por të jesh aq i mirë sa është ai, na tregon se ai është një portier fantastik”, ka shtuar spanjolli.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është ndarë i kënaqur pavarësisht humbjes në penalti ndaj Bayern Munichut në finalen e Audi Cup.“Do t’iu japim lojtarëve disa ditë pushim, ata e kanë merituar. Ka qenë një rrugë e gjatë. Gjithmonë është lodhëse të shkosh në Lindjen e Largët. Gjëja më e mirë është që erdhëm përmes Gjermanisë dhe shpresojmë se iu kemi ri-dhënë energji”, ka thënë Ferguson. “Ata do të përfitojmë pushim treditor tash dhe kur të rikthehen të hënën, ata do të jenë të gatshëm për punë të shpejtë”, ka shtuar skocezi. Edhe pse Bayerni ka fituar trofeun e Kupës Audi pas penaltive (ndeshja përfundoi baras 0-0), Ferguson ende është i kënaqur me paraqitjen e fundit të lojtarëve. “Ishte mbresëlënëse, mendoj se ishte një ndeshje për të cilën kishim nevojë. Në gjysmën e parë ata ishim më të mirë, ne nuk ishim garues sa duhet. Por, kur filluam të ishim ca më agresiv në lojën tonë në sulm, duhej të kishim fituar ndeshjen”, ka thënë më tej Ferguson.
Përforcimi i ri i Manchester Cityt, Kolo Toure, është i ngazëllyer që po i bashkohet ish-bashkëlojtarit të tij Emmanuel Adebayor në Eastlands, duke thënë se ata do të sjellin përvojën e Arsenalit në City.“Manu (Adebayor) vërtet është një mik i mirë i imi. Kur ai nënshkroi për Cityn e dija se kjo ishte një lëvizje e qëlluar për të dhe të jem tash bashkë me të këtu, është e rëndësishme për mua. Do të sjellim në City atë që mësuam në Arsenal”, ka thënë Toure për faqen zyrtare të klubit. “Isha i ngazëllyer që erdha këtu, jo vetëm sepse ka lojtarë vërtet të mirë, por për shkak të ambicieve që secili ka. Ka shumë lojtarë të mirë të vlerësuar dhe kjo është e mirë për klubin. Micah Richards është një prej tyre. Ne tash duhet të kombinohemi dhe të punojmë së bashku për t’i sjellë sukses klubit dhe për t’u përpjekur dhe për të fituar diçka”, ka shtuar Toure.
Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka lavdëruar nënshkrimin e fundit të blaugranëve, duke e krahasuar atë me investimet që ka bërë Reali i Madridit.“Ibrahimovic është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe me prirje teknike. Nënshkrimi i tij është një ngritje e madhe për klubi dhe po ashtu gjë shumë e rëndësishme”, ka thënë Xavi. “Ai padyshim mund të krahasohet me Cristiano Ronaldo dhe Kaka, edhe në kuptimin e vlerësimit nga mediat dhe po ashtu edhe në futboll. Gjithmonë më ka pëlqyer Ibrahimovic dhe ai do ta përmirësojë lojën tonë ajrore”, ka shtuar spanjolli. 29-vjeçari po ashtu ka shprehur keqardhjen për largimin e mikut të tij të mirë Samuel Eto’o.
Ezequiel Lavezzi është i lumtur te Napoli dhe nuk planifikon t largohet nga San Paolo gjatë këtij afati kalimtar.“Jam i lumtur në Napoli dhe dëshiroj të vazhdoj të luaj këtu. Sido që të jetë, duhet të presim dhe të shohim sepse e ardhmja nuk varet vetëm nga unë” “Ka pasur interesime nga Boca Juniors. Do të ishte gjë e komplikuar për mua që të kthehesha në vendlindje dhe të ushtroja profesionin tim. Nuk mendoj për paratë ose për mundësinë e nënshkrimit të një kontrate të re, krejt çka më intereson është të luaj futboll dhe të jap më të mirën nga vetja”, ka thënë argjentinasi.
Manchester United dhe Bayern Munich u takuan në kuadër të Kupës Audi, dhe fituesi nuk arriti të caktohet në 90 minuta, pasi rezultati pas 90 minutash ishte i barabartë, 0-0, dhe kështu ekipet shkuan në vazhdime, por, as vazhdimet nuk ndikuan që të shënohej ndonjë gol. Skuadrat shkuan në penallti, dhe lojtarët e Bayernit ishin më të saktë nga pika e bardhë, dhe kështu arritën ta mposhtin Manchester United me rezultat 7-6 pas penalltive.Penalltitë:
Ryan Giggs 1-1 Alexander Baumjohann
Anderson 2-2 Edson Braafheid
Nani 3-3 Hamit Altintop
Patrice Evra 3-3 Danijel Pranjic
Wayne Rooney 4-4 Jose Ernesto Sosa
Darren Fletcher 5-5 Andreas Ottl
Paul Scholes 6-6 Holger Badstuber
Jonathan Evans 6-7 Daniel Van Buyten
Ryan Giggs 1-1 Alexander Baumjohann
Anderson 2-2 Edson Braafheid
Nani 3-3 Hamit Altintop
Patrice Evra 3-3 Danijel Pranjic
Wayne Rooney 4-4 Jose Ernesto Sosa
Darren Fletcher 5-5 Andreas Ottl
Paul Scholes 6-6 Holger Badstuber
Jonathan Evans 6-7 Daniel Van Buyten
















