Sulmuesi i Wolfsburgut, Grafite, është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Bundesliga.Braziliani ka fituar afër 1/3 e votave për këtë çmim, ndërkohë që sezonin e kaluar shënoi 28 gola në 25 ndeshje duke i ndihmuar Wolfsburgut të shpallet kampion. Në vendin e dytë është renditur Mario Gomez, ndërsa i treti ishte Edin Dzeko. Ish-mesfushori i Werder Bremenit, Diego, zuri vendin e katërt, ndërsa top pesëshin e mbylli anësori i Bayern Munichut, Franck Ribery Felix Magath mori çmimin e trajnerit të vitit për udhëheqjen e Wolfsburgut drejt titullit befasues.
Mediat italiane raportojnë se Real Madridi dhe Interi kanë arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit holandez Wesley Sneijder në Giuseppe Meazza.“La Gazzetta dello Sport” njofton se është arritur një marrëveshje fillestare për huazimin e Sneijder te zikaltrit, ndërkohë që Reali do të përfitojë katër milionë euro nga ky huazim, si edhe do ta ketë mundësinë ta shesë lojtarin në fund të sezonit për shifrën prej 18 milionë eurosh. Skuadra të shumta evropiane janë shprehur të interesuara për shërbimet e holandezit, mirëpo duket se trajneri i Nerazzurëve, Jose Mourinho, ka ndërhyrë për të siguruar shërbimet e mesfushorit.
Pronari i ri i Bolognas, Rezart Taçi, derisa po përgatitet ta merr kontrollin e skuadrës të martën, njëkohësisht manjati shqiptar ka një listë lojtarësh të cilët planifikon t’i transferojë.Sipas faqes CorrieredelloSport, Taci planifikon ta forcojë çdo repart të ekipit të tij, ashtu që skuadra të mos luftojë vetëm për ekzistencë në Serie A. Në mbrojtje, Bologna do ta rikthejë nga huazimi Rafael Santosin, ndërkohë Taçi duhet të zgjedhë ndërmjet Maurizio Domizzi, Sanchez Cribari dhe Carlos Valdez, të cilët janë në listën e trajnerit Giuseppe Papadopulo. Në mesfushë Taçi do ta kërkojë mesfushorin e Juventusit, Sergio Almiron. Derisa në sulm gjendet Marco Di Vaio, Bologna planifikon ta sjellë edhe një emër të njohur në skuadër. Meqenëse e ka të vështirë ta transferojë sulmuesin e Udineses, Antonio Di Natale, atëherë njëri nga sulmuesit, Abdel Ghezzal, Davide Succi ose Rolando Bianchi, mund ta veshë fanellën e Bolognas në sezonin e ri.
Që nga ardhja e menaxhmentit të ri te Real Madridi në krye me Florentino Perezin, qëndrimi i kontingjentit holandez në skuadër është vënë në dyshim. Ndërkohë mesfushori Rafael van der Vaart e ka bërë të qartë se në sezonin e ardhshëm do të luajë në një skuadër tjetër.“Trajneri kryesor më ka thënë se unë kryesisht do ta nxeh bankën rezervë ne sezonin e ri. Prandaj për mua nuk ka arsye qëndrimi në skuadër”.“Reali dëshiron t’i rifitojë paratë që ka paguar për mua para një viti. Sido që të jetë, unë e kuptoj plotësisht pse klubet e interesuara për mua nuk nguten që të bëjnë ofertë. Ato shpresojnë që Madridi do ta ulë çmimin”.Van Der Vaart tërheq interesimin e shumë skuadrave, duke përmendur Liverpoolin, Interin, Hamburgun dhe Milanin.
Mesfushori i Bayern Munichut, Mark van Bommel, tërheq interesimin e Tottenham Hotspur.“News of the World” njofton se trajneri Harry Redknapp dëshiron të transferojë një mesfushor me përvojë, ndërsa holandezi 32-vjeçar është një i tillë.Spursat më herët ishin të interesuar për shërbimet e mesfushorit të Interit, Patrick Vieira, ndërsa duket se francezi do të kthehet te skuadra e tije dikurshme, Arsenal.
Sulmuesi i Barcelonës, Thierry Henry, ka deklaruar se ka qenë i mahnitur nga tifozët e pranishëm në ndeshjen kundër Los Angeles Galaxy të shtunën mbrëma.“Është mahnitëse të shohësh një turmë të tillë, sidomos në Amerikë. Ata ishin të jashtëzakonshëm”.“Galaxy tregoi një ndeshje të bukur, ndërsa Becks shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë”, është shprehur Henry.Barca doli fituese e kësaj përballjeje miqësore duke e mposhtur LA Galaxyn me rezultat prej 2-1.
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito, thotë se është lodhur më duke u përgjigjur në lidhje me mundësinë e largimti të Goran Pandevit, Lorenzo De Silvestrit dhe Cristian Ledesmas.“Tashmë jam lodhur duke folur për këtë gjë”, është shprehur Lotito për “La Gazzetta dello Sport”, duke shtuar se të gjithë kanë zëvendësues në skuadër nëse vendosin të largohen.Pandev, De Silvestri dhe Ledesma janë lojtarë që kërkohen nga disa skuadra, ndërkohë që vetë ata kanë shprehur dëshirën për t’u larguar, porse Lazio ende nuk ka marrë vendim për këtë gjë.
Milani po vazhdon me tentativën për transferimin e sulmuesit të Sevillas, Luis Fabiano.“El Mundo Deportivo” shkruan se Rossonerët do të bëjnë një ofertë të re për të siguruar shërbimet e brazilianit. Sipas të të njëjtit burim, në ofertë do të përfshihen afër 20 milionë euro, duke llogaritur edhe shërbimet e zviceranit Johan Vonlanthen që do t’i ofrohet Sevillas.
Mediat britanike spekulojnë se Manchester Unitedi do të bëjë ofertë për anësorin e Valencias, David Silva.Mesfushori spanjoll ka qenë pjesë e spekulimeve gjatë gjithë këtij afati kalimtar, ndërsa Los Che do të detyrohen të shesin ndonjërin nga yjet e skuadrës, edhe pse deri më tani i kanë refuzuar ofertat për David Villan dhe David Silvan. “News of the World” shkruan se Djajtë e Kuq do të provojnë transferimin e Silvas, ndërsa oferta e tyre pritet të jetë 29 milionë euro, duke pasur parasysh edhe konkurrencën që ofron Liverpooli, që është po ashtu i interesuar për shërbimet e spanjollit.
Real Madridi është duke injoruar të gjitha ofertat për sulmuesin Klaas-Jan Huntelaar, duke pritur që Milani të bëjë një ofertë.Holandezi do të largohet nga Bernabeu këtë afat kalimtar, ndërsa “AS” njofton se Mbretërit presin që Milani të bëjë ofertë, para se t’i shqyrtojnë ofertat tjera. Nga ana tjetër, gazeta turke “Sabah” shkruan se Fenerbahce i ka të gatshme 15 milionë euro për Realin dhe nga katër milionë euro për sezon për Huntelaar, nëse ai vendos të kalojë në Turqi.
Barcelona ka shënuar fitore kundër ekipit nga MLS, LA Galaxy, në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Rose Bowl të Pasadenas.Blaugranët dolën fitues me rezultat prej 2-1, në ndeshjen e zhvilluar para 94.000 tifozëve amerikanë. Ndeshjen e hapi Pedro në minutën e 11-të të takimit duke i dhënë avantazhin Barcelonës, ndërsa pa përfunduar pjesa e parë, David Beckham barazoi rezultatin. Me golin e dytë të shënuar nga Jeffren (67'), Barca doli fitues i kësaj përballjeje.
















