Sulmuesi i Twente, Marko Arnautovic, është i entuziazmuar rreth kalimit të tij te kampioni i Serie A, Interi, dhe shpreson ta dëshmojë veten.Pas disa muaj spekulime, Interi më në fund arriti të sigurojë shërbimet e sulmuesit austriak, por vetëm si huazim një vjeçar me mundësinë që kalimi i tij të bëhet i përhershëm në fund të sezonit. “Ndodhi në çastet e fundit. Ata më lutën ta lëshoj fushën dhe të drejtohem në zyrën e agjentit tim ku më ofruan marrëveshje dhe menjëherë e nënshkrova. Nuk më besohet se kam nënshkruar për një klub kaq të madh”, ka shtuar ai. “Duhej kohë për të arritur marrëveshjen përfundimtare, por Inter dëshironte të ishte i sigurt se lëndimi im nuk do të më bëjë probleme. Do të rikthehen në stërvitje të rregullta pas dy javësh”. “Dua të dëshmoj se sa vlej sa më shpejt dhe do të luftoj për vend në 11-shën e parë me Samuel Eto’o dhe Diego Milito. Mendoj se jam i rritur për të sfiduar”, ka përfunduar Arnautovic.
Sulmuesi i ri Tottenhamit, Peter Crouch, ka thënë se lojtarët e tanishëm të Tottenhamit kanë potencial që në sezonin e ardhshëm ta dërgojnë Tottenhamin në top katërshen e Premier League. "Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Tottenhamit, dhe kam besim të madh që do të arrijmë që të ndryshojmë top katërshen në Angli", ka thënë sulmuesi shtatëlartë, Peter Crouch. /sportisot/
Sipas mediave spanjolle, ekipi i Atletico Madrid, dëshiron të sjellë dyshen argjentinase të Real Madridit, Gago dhe Higuain.Sipas Marca, drejtuesit e Atletico Madrid, tashmë kanë rënë në konakt me Real Madridin dhe kanë bërë pyetje për dy lojtarët e ekipit. Besohet se Fernando Gago është prioritet i Atletico Madrid, pasi ekipi ka probleme në radhët e lojtarëve defansiv të mesfushës. Pas ardhjes së Xabi Alonsos në Real dhe konkurrencës së madhe për vend në mesfushë, është e mundur që Gago të largohet nga Santiago Bernabeu dhe të kalojë në Vicente Calderon. Atletico ka bërë pyetje edhe për sulmuesin Gonzalo Higuain, por argjentinasi do të transferohej te rivali i qytetit vetëm nëse Kun Aguero ose Diego Forlan largohen nga ekipi.
Sulmuesi i ri i Interit, Samuel Eto’o, dëshiron ta fillojë me trofe aventurën e tij me nerazurët, duke fituar Superkupën e Italisë.Interi, fitues i Serie A, dhe Lazio, fituese e Kupës së Italisë, do të përballen më 8 gusht në Pekin për titullin e Supërkupës së Italisë, dhe Eto’o shpreson ta fillojë me fitore karrierën e tij me ekipin italian. “Vërtet dua shumë ta fitoj Superkupën e Italisë. Fitorja kundër Lazios në Pekin o të ishte një mënyrë e mirë për ta shpaguar besimin që ata kanë në mua. Klubi bëri shumë për mua, unë duhet ta shpaguaj këtë në fushë”, ka thënë Samuel Eto’o për Gazzetta dello Sport.
Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, nuk pranon të heqë dorë nga angazhimi i mesfushorit të Milanit, Andrea Pirlo.Blutë së fundi kanë irrituar Milanin duke ofruar vetëm 6.5 milionë funte si dhe sulmuesin Claudio Pizarro. Dhe presidenti i rosonerëve, Silvio Berlusconi, mbrëmë tha se Pirlo, 30-vjeçar, nuk është më në shitje. Pirlo është një prej lojtarëve të cilin menaxheri i ri i klubit, Carlo Ancelotti, e ka kërkuar nga bosi rus, dhe sipas Daily Star, Abramovich është i gatshëm të paguajë 17 milionë funte për të sjellë lojtarin në Stamford Bridge.
Ish-kampioni i kampionatit francez, Olympique Lyon, është duke synuar mesfushorin e Juventusit, Christian Poulsen.Mediat italiane raportohet se mesfushori danez nuk do të ketë vend në radhët e ekipit të trajnerit të ri Cirro Ferrara dhe është kërkuar të gjejë një destinacion tjetër. Por ai tashmë ka refuzuar ofertat nga Fulham dhe Fenerbahce, në kërkim të një ekip më të pëlqyer. Në skenë tash paraqitet edhe Lyon, klub që ka raporte të mira me Juven dhe që mund të jetë stacioni i ardhshëm i danezit.
Ekipi i Milanit ka pohuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për të transferuar sulmuesin holandez Klaas-Jan Huntelaar.Drejtuesit e Milanit që mbrëmë pohuan se së shpejti do të angazhojnë një sulmues, ndërsa mediat në Itali ishin të sakta kur parashikuan se ai do të jetë Klaas-Jan Huntelaar, për të cilin rosonerët do të paguajë rreth 15 milionë euro. “Ekipi i Milanit ka arritur marrëveshje me Real Madridin për të angazhuar sulmuesin Klaas-Jan Huntelaar. Holandezi nesër do të arrijë për t’i kompletuar testet mjekësore dhe për të nënshkruar marrëveshje e cila do ta mbajë atë në klub deri në 30 qershor të vitit 2013”, thuhet në deklaratën zyrtare të Milanit.
Kampioni i Evropës, Barcelona, është duke menduar të bëjë ofertë për mbrojtësin e Manchester Cityt, Vincent Kompany.Sipas Daily Mail, klubi spanjoll është duke kërkuar edhe dy ose tre lojtarë para fillimit të sezonit të ri, dhe kanë identifikuar Kompany, krahas lojtarit të Manchester United, Jonny Evans dhe atij të Sao Paulo, Miranda, si tre kandidatë të mundshëm për transferim.Barcelona po ashtu ka treguar interesim edhe për mbrojtësin e Shakhtar Donetsk, Dmytro Chygrynskiy, si dhe bashkëlojtarin e Evans, Nemanja Vidic, por është refuzuar në dy rastet fundit.Klubi spanjoll është duke kërkuar edhe një mesfushor, që do të mbulonte Yaya Toure dhe Seydou Keita, të cilët do të mungojnë në mungojnë një pjesë të sezonit për shkak të Kupës Afrikane.
Ekipi i Streeball Kosova është rikthyer me pesë fitore të shënuara dhe vetëm dy humbje nga manifestimi tradicional “Prague international Streetball Cup”, që u zhvillua gjatë vikendit në kryeqytetin Çek.Basketbollistët kosovar, të udhëhequr nga Florian Miftari, janë përballur me ekipe nga vende të ndryshme të Evropës, si Çekia, Sllovakia, Polonia, Hungaria, Rumunia, Letonia dhe kanë arritur një sukses të papritur duke mposhtur të gjitha ekipet e huaja në këtë organizim.“Ishte një organizim i mrekullueshëm i Streetball-it në Pragë, me ekipe shumë të forta në garë për vendin e parë. Ne arritëm sukses të madh edhe pse fati nuk ishte në anën tonë sa i përket shortit dhe lëndimit që pësoi lojtari ynë Arsim Svirca mu në lojën e parë”, ka thënë Miftari për mediat kosovare pas arritjes në Prishtinë.

“Po ashtu, mu në lojën e parë na u desh të përballemi me ish kampionin e këtij manifestimi, një ekip i fortë dhe komplet, të cilët në fund edhe triumfuam në streetballin e sivjetmë. Falënderoj organizatorin Pëllumb Bajçinovci nga Streetball Kosova, i cili na mundësoi një pjesëmarrje në këtë manifestim”, ka shtuar më tej Miftari.Ekipi kosovar ishte i përbërë nga Florian Miftari, Fatos Bajçinovci, Flamur Bajraktari dhe Arsim Svirca.
Aquilani është një lojtar i dalë nga akademia e Romës, por problemet financiare të klubit e bënë të pamundshme refuzimin e ofertës 20 milionëshe të Liverpoolit.Mesfushori besohet se kishte arritur kushtet personale që më herët, dhe vetëm pritej kompletimi i transferimit të Xabi Alonsos në Real Madrid.Mediat angleze tash bëjnë të ditur se si 16-vjeçar, Aquilani kishte marrë ofertë edhe nga Arsenali dhe Chelsea, por ai kishte dashur të plotësojë ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur në Romë, duke refuzuar të dyja ofertat.
Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba, thotë se ai është personi më i lumtur në botë pasi ka nënshkruar marrëveshje të re me Chelsean, e cila e mban atë në Stamford Bridge deri në vitin 2012.“Vendosa të vazhdon kontratën time me Chelsean edhe për dy vite tjera dhe jam shumë i lumtur dhe krenar që do të vazhdoj të mbaj fanellën blu. E dua klubin, ndjehem mirë dhe dua të vazhdoj të fitoj tituj”, ka thënë sulmuesi i Bregut të Fildishtë, i cili do të kalojë rreth gjashtë javë në Kupën Afrikane në fillim të vitit 2010“Qëndrova sepse jam ambicioz për të fituar më shumë trofe, për të rikthyer titullin e Ligës Premier, për të fituar kupat. Kjo është se pse e kam vazhduar qëndrimin në Chelsea”.“Por objektivi numër një është të fitoj Ligën e Kampionëve. Jam i bindur se këtë vit mund të shkojmë deri në finale dhe përfundimisht ta fitojmë trofeun”, ka shtuar Drogba.
Nënshkrimi i ri i Real Madridit, Xabi Alonso, thotë se ai nuk ka pasur armiqësi me menaxherin e Liverpoolit, Rafa Benitez, pasi u largua nga Anfield këtë javë.“Kam përsëritur disa herë se raporti ynë ishte profesional, një respekt i dyanshëm, normal në mes të trajnerit dhe lojtarit. E respektoj dhe e falënderoj për mundësinë që më ka dhënë”, ka thënë Xabi.“Lamtumira ishte tërësisht e shkurtër, çdo gjë ndodhi shumë shpejt dhe nuk kisha kohë të përshëndetem si duhet. Dua të rikthehem dhe t’u the lamtumirë bashkë-lojtarëve të mi dhe Rafa”.“Dua t’i falënderoj për gjithçka që më dhanë, por tash po filloj një shkallë të re në karrierën time. Jam i ngazëllyer. Pesë vite është shumë në një klub si Liverpool. Kam mësuar gjëra të rëndësishme, kam pasur një përvojë të madhe, kam luajtur në Ligën e Kampionëve çdo vit dhe kam fituar një herë. Arrij në Madrid më i pjekur dhe me më shumë përvojë”, ka shtuar spanjolli.
Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka qenë i zhgënjyer për të parën herë me sulmuesin e ri Michael Owen, pasi anglezi dështoi të shënojë në fitoren 2-0 të ekipit ndaj Valencias.Në prani të trajnerit të Anglisë, Fabio Capello, i cili është duke emërtuar ekipin për përballje me Holandën gjatë të shtunës së ardhshme, Owen keqpërdori katër shanse të shkëlqyeshme për të gjetur rrjetin.“Do të ishte mirë për Michael sikur të shënonte, ai e meritoi një. Ndoshta do të duhej të shënonte katër. Ai tregoi lëvizje mahnitëse në disa momente dhe kur pranoi pasim të shkëlqyeshëm për Wayne Rooneyn, ai e dërgoi topin mbi portierin, por e kaloi shtyllën”, ka thënë Ferguson.United shënoi fitore me dy gola të pjesës së dytë të shënuar nga Wayne Rooney (51’) dhe Tom Cleverly (73’).
Presidenti i Bordeaux, Jean-Louis Triaud, ka porositur Arsenalin në ngrejë ofertën për sulmuesin Marouane Chamakh.Sipas Daily Mail, Triaud i ka bërë të qartë menaxherit të Arsenalit, Arsene Wenger, të ngrejë ofertën prej 6.5 milionë funtesh për sulmuesin dhe i ka kërkuar falje Steve Bruce pasi ka thënë se sulmuesi ishte shumë i mirë për Sunderlandin.“Varet nga Arsene të përcaktojë çfarë dëshiron të bëjë. Ne gjithmonë kemi thënë se do ta dëgjojmë lojtarin, por jo në çdo gjë. Unë shpresoj të arrijmë një marrëveshje xhentëlmenësh”, ka thënë Tiaud. “Gjithmonë ka qenë e qartë mes Chamakh dhe neve. Nëse ka ndonjë ekip në katërshen e madhe që interesohet për të, ne do ta shikojmë. Por në kuadër të kushteve që pranohen për Bordeaux”, ka shtuar francezi.
Xabi Alonso ka kompletuar transferimin prej Liverpoolit në Real Madrid për një shumë prej 34 milionë eurosh. 27 vjeçari ka pasur trajnimin e parë me Realin sot, dhe foli për herë të parë si lojtar i Realit sonte në një konferencë shtypi në Santiago Bernabeu."Kjo ëshë një ditë shumë e lumtur për mua, një hap vërtet i madh në karrierën time, të luash për një ekip të madh siq është Real Madridi, nga një tjetër ekip i madh siq është Liverpooli", ka thënë Alonso. "Unë me të vërtetë kam dashur që kjo ditë të vijë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi", shtoi ai. /sportisot/
















