Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se në ballë të dyshes Didier Drogba dhe Nicolas Anelka, të gjitha ekipet evropiane dridhen.“Kemi në ballë dy sulmues të cilët do të shqetësojnë secilin në Premier League dhe në Evropë. Njëri është ish-golashënuesi më i mirë në ligë dhe tjetri është golashënuesi i fundit më i mirë dhe nëse llogaritni golat e tyre së bashku, është forcë e shkëlqyeshme sulmuese”, ka thënë Cech. “Sezoni është i gjatë dhe do kemi nevojë secili të shënojmë, por nëse ata shënojnë në çdo ndeshje, do të ishte mrekulli për ne. Është një kombinim perfekt. Mund të shihni se ata luajnë dhe bashkëpunojnë mirë së bashku”, ka shtuar çeku.
Aston Villa sot ka nënshkruar me Habib Beye nga ekipi i larguar nga Premier League, Newcasttle United. Web faqja zyrtare e ekipit shkruan se Habib Beye ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me Aston Villan. /sportisot/
Mediat italiane shkruajnë se Milani ka pasur marrëveshje të arritur për kushtet personale me dy sulmuesit, Luis Fabianon nga Sevilla dhe Claudio Pizarron nga Chelsea, që para se të nënshkruajë me Klaas-Jan Huntelaar.Të enjten rosonerët siguruan nënshkrimin e parë që kur kanë humbur mesfushorin Kaka te Real Madridi, duke marrë Huntelaar nga i njëjti ekip. Sipas La Gazzetta dello Sport ekipet ishin marrë vesh për Huntelaar një muaj më parë, megjithatë Milani kishte dashur të vazhdojë të provojë ndonjë blerje më të qëlluar. Milani raportohet se kishte arritur marrëveshje për kushtet personale me të dy, sulmuesin e Chelseat, Claudio Pizarro, dhe atë të Sevillas, Luis Fabiano, por pasi negociatat kishin dështuar, Milani kishte përmbyllur marrëveshjen me Huntelaar.
Plot 76 ekipe do të luftojnë për të siguruar vend në fazën grupore të garës më të re evropiane, Ligës së Evropës.Që nga ky sezon Kupa UEFA ka ndryshuar formatin e saj dhe ka ndryshuar edhe emrin në Liga e Evropës. Shorti i hedhur sot ka nxjerrë 76 ekipe që do të zhvillojnë dy runde nga 38 ndeshje për të nxjerrë po kaq ekipe që do të kualifikohen në fazën e grupeve.Ekipi italian Roma do të ketë përballë ekipin sllovak Kosice, në kërkim të një vendi për në fazën grupore e Evropa League, derisa ekipi tjetër romak, Lazio do të luajë kundër suedezëve të Elfsborg. Valencia do të ketë përballë norvegjezët e Stabaek, derisa spanjollët tjerë të Villarrealit kanë për kundërshtar holandezët e NAC Breda. Evertoni dhe Fulhami do të përballen me ekipin çek Sigma, respektivisht me atë rus Amkar.
Lista e plotë e ndeshjeve:
PAOK vs. Heerenveen
Dinamo Zagreb vs. Heart of Midlothian
Werder Bremen vs. Aktobe
Everton vs. Sigma
BATE vs. Litex
NAC vs. Villarreal
Lech vs. Club Brugge
Fulham vs. Amkar
Galatasaray vs. Levadia
Teplice vs. Hapoel Tel-Aviv
Metalurh Donetsk vs. Austria Wien
Twente vs. Qarabag
Roma vs. Kosice
Dinamo Moscow vs. CSKA Sofia
Genk vs. Lille
PSV vs. Bnei Yehuda
Lazio vs. Elfsborg
Trabzonspor vs. Toulouse
Partizan vs. Zilina
Baki vs. Basel
Ajax vs. Slovan Bratislava
Shakhtar Donetsk vs. Sivasspor
Brondby vs. Hertha
Athletic Bilbao vs. Tromso
Sarajevo vs. Cluj
Rapid Wien vs. Aston Villa
Steaua Bucuresti vs. St Patrick’s Athletic
Sparta Praha vs. Maribor
Zenit St. Petersburg vs. Nacional
Genoa vs. Odense
Dinamo Bucuresti vs. Liberec
Guingamp vs. Hamburg
Sion vs. Fenerbahce
Sturm vs. Metalist
Slavia Praha vs. Crvena Zvezda
Benfica vs. Vorskla
Vaslui vs. AEK
Stabaek vs. Valencia
Arsenali do të përballet me Celticun në kuadër të kualifikimeve për në fazën grupore të Ligës së Kampionëve, derisa Fiorentina do të ketë përballë Sporting Lisbonën.Sot është tërhequr shorti për rundin e fundit të kualifikimeve për në Ligën e Kampionëve. Sipas rregullave të reja ekipet janë ndarë në dy grupe, në klube që vijnë nga vende mirë të renditura dhe në klube me vende më dobët të renditura.Ndeshja më interesante e rundit duket se do të jetë ajo më mes të ekipit skocez Celtic dhe atij anglez Arsenal, ku skocezët do të jenë nikoqirë të ndeshjes së parë. Fiorentina do të luajë kundër Sporting, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Lisbonë, ndërsa Atletico Madrid po ashtu do të udhëtojë në ndeshjen e parë, ku do të ketë përballë Panathinaikos.Ndeshjet e para do të zhvillohet më 18/19 gusht, ndërsa ato të kthimit më 25/26 të po këtij muaji.
Shorti nxori përballë këto ekipe:
Olympique Lyonnais vs. Anderlecht
Celtic vs. Arsenal
FC Timisoara vs. VfB Stuttgart
Sporting CP vs. Fiorentina
Panathinaikos vs. Atletico Madrid
Olympiacos CFP vs. FC Sheriff
FC Salzburg vs. Maccabi Haifa FC
FK Ventspils vs. FC Zürich
FC København vs. APOEL FC
PFC Levski Sofia vs. Debreceni VSC
Celtic vs. Arsenal
FC Timisoara vs. VfB Stuttgart
Sporting CP vs. Fiorentina
Panathinaikos vs. Atletico Madrid
Olympiacos CFP vs. FC Sheriff
FC Salzburg vs. Maccabi Haifa FC
FK Ventspils vs. FC Zürich
FC København vs. APOEL FC
PFC Levski Sofia vs. Debreceni VSC
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ‘top katërshi’ mund të thyhet këtë sezon, me Manchester Cityn dhe Aston Villan që do të konkurrojnë për këto pozita.“City duket sikur ka bërë disa nënshkrime të shkëlqyeshme dhe ka një ekip me shumë kualitet, por mund t’i duhet ekipit tre ose më shumë muaj për të gjetur ekuilibrin e duhur, ka thënë Wenger.“Mendoj se City do të jetë konkurrent dhe i fuqishëm dhe mos harroni se Aston Villa sfidonte për titull sezonin e kaluar deri në 12 ndeshjet e fundit”.“Kur unë erdha, Newcastle ishte atje lart, dhe pastaj ishte Leeds. Andaj mendoj se top katërshi nuk është diçka që qëndron gjithmonë”, ka shtuar francezi.
Trajneri i Romës, Luciano Spalleti, është më se i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij pas fitores 7-1 ndaj ekipit belg Gent, në kuadër të kualifikimeve për Europa League, tre nga të cilët gola i shënoi kapiteni Francesco Totti.“Ishte një ndeshje e mirë, shumë e mirë me një intensitet të shkëlqyeshëm. Me sa duket ne kemi përfituar nga avantazhi i lehtë në ndeshjen e parë (3-1), por isha i kënaqur të shoh qëndrimin tonë pozitiv që nga fillimi”, ka thënë Spalletti.“Totti ishte i shkëlqyeshëm dhe dëshmoi kualitetet e tij edhe një herë . Ai ka aftësinë për të dhënë goditjet fituese kur ju më së paku e pritni atë”, ka shtuar italiani.
Biznesmeni shqiptar Rezart Taçi ka hedhur dritë mbi planin e tij të ardhshëm, investimin në klubin e Milanit, pas prishjes së marrëveshjes për të blerë Bolognan.Në një intervistë me Corriere dello Sport, Rezart Taçi ka zbuluar se ai nuk ka hequr dorë nga planet për të investuar në Serie A, pavarësisht dështimit për të blerë Bolognan. Ai tash dëshiron të takohet me pronarin e Milanit, Silvio Berlusconin.“Është e vërtet se kemi biseduar një kohë të gjatë. Fakt është se interesimi i grupit tim tash ka ndryshuar. Ne po analizojmë një varg opsionesh. Sidoqoftë besojmë se do t’i bashkojmë forcat me ndonjë klub para se të fillojë kampionati italian”, ka thënë Taçi.“Derisa Milani do të ishte një klub interesant për të investuar, nuk përjashtoj ndonjë ofertë tjetër për Bolognën. Mund të konfirmoj se është e mundshme edhe një blerje e aksioneve më të vogla në një klub të madh”, ka shtuar shqiptari.Taçi ka raporte të mira me Milanin, pasi tashmë ka sjellë dy herë rosonerët në Shqipëri dhe po ashtu ka organizuar Milan Junior Camp.
Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walcott, i cili së fundi ka luajtur në pozicionin e anësorit, edhe një herë ka potencuar dëshirën për t’u rikthyer në rolin e tij natyral, atë të sulmuesit këtë sezon.“Menaxheri ka folur me mua vitin e kaluar dhe unë i thash se do të shfrytëzoj rastin tim për të dalë në ballë të golit, por lëndimi im i prishi këto plane”, ka thënë Walcott.“Do të doja të fitoj shans si sulmues, por për këtë ekip do të luaj kudo. Kurrë nuk mund të dini se çfarë do të ndodhë, por jam i gatshëm të luaj para golit nëse zgjidhem”, ka shtuar anglezi.
Nënshkrimi më i ri i Milanit, holandezi Klaas-Jan Huntelaar, ka refuzuar krahasimet me sulmuesin veteran Filippo Inzaghi, duke thënë se ai është një lojtar më ndryshe.“Më pëlqen të luaj. Kjo do të thotë se gjithmonë jam në mes të aksioneve dhe kjo është sekreti prapa asaj se si kam shënuar aq shumë gola në këto vite”, ka thënë Huntelaar për Gazzetta dello Sport.“Filippo Inzaghi është super lojtar, por unë jam ca më ndryshe. Milani ka pasur shumë lojtar të cilët kanë bërë histori në këtë klub, ndërsa unë sapo kam arritur”, ka shtuar holandezi.
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se Jack Wilshere ka karakter të ngjashëm me yllin e Manchester United, Wayne Rooney, kur ky i fundit ka qenë i ri.“Ajo çfarë është e mirë në këtë rast është se ai më rikujton Rooneyn kur ai ishte i ri, në besimin e tij dhe në përpjekjet pozitive për të ecur përpara. Për më tepër, ai ka ende të mësojë, por ka disa njohuri të shkëlqyeshme bazike”, ka thënë Wenger.“Si menaxher nuk dëshironi që një djalosh të bëhet yll para se të kompletohet, dhe ndoshta këtu ajo është më e vështirë se gjithçka tjetër”, ka shtuar francezi.
Ekipi i Tottenhamit ka pohuar se ka arritur të angazhojë mbrojtësin e Newcastle United, Sebastien Bassong.Mediat angleze një ditë më parë paralajmëruan se mbrojtësi i Newcastle është në prag të kalimit në radhët e Tottenham, ndërsa mbrëmjen e të enjtes kjo u bë edhe zyrtare.“Jemi të kënaqur që mund t’ju informojmë se kemi arritur marrëveshje me Newcastle për të transferuar Sebastien Bassong në Tottenham, pasi lojtari i ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe i ka përcaktuar kushtet personale”, thuhet në deklaratën e Tottenham.Bassong u transferua në Newcastle verën e kaluar nga Metz dhe pati 34 paraqitje në sezonin e parë të tij në Ligën Premier.
Zonja e vjetër më në fund e ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit nga Uruguai, Martin Caceres. Mbrojtësi i Barcelonës iu bashkua ekipit Torinez si huazim për 1 vjet, konfirmon sajti i klubi katalunas. Caceres u transferua në Kamp Nou sezonin e kaluar nga Villarreal, por bëri vetëm 13 paraqitje nën urdhërat e Guardiolës. Atij tash iu dha mundësia që të bëjë më shumë paraqitje në klubin e Juventusit, që përfundoi në vendin e dytë në Peace Cup. Caceres është lojtari i katërt që erdhi në Juventus, pas Fabio Cannavaro, Diego dhe Felipe Melo.
















