Milani ka reaguar për të shuar spekulimet se është në bisedime me Chelsean për shitjen e sulmuesit Alexandre Pato.
“Duke marrë parasysh artikujt që qarkulluan këtë mëngjes (të dielën) në shtypin britanik, Klubi Futbollistik i Milanit sqaron dhe rithekson se nuk ka negociata në lidhje me Alexandre Paton, dhe se lojtari është absolutisht i pashitshëm”, shkruan në deklaratën zyrtare të Rossonerëve. Chelsea ka planifikuar të shpenzojë 52.5 milionë euro si edhe t’ia huazojë Milanit një qendërmbrojtës për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian. Mirëpo në bazë të kësaj deklarate, kuqezinjtë lënë të kuptohet se 19-vjeçari është lojtar i rëndësishëm i klubit italian.
Besart Berisha Besart Berisha duket se është integruar më së miri në radhët e Arminia Bielefeldit. Sulmuesi 24-vjeçar është i kënaqur me ambientin që ka gjetur në klubin e Bundesliga II, ku pritet të debutojë të hënën në takimin kundër Hansa Rostock.
“Po pres me padurim të luaj. Jam i çmendur pas golave. Dua vetëm të shënoj, të shënoj, të shënoj!”. “Nuk më intereson asgjë tjetër. Kam vetëm një objektiv, të ndihmoj Arminian të arrijë rezultate sa më të mira dhe të rikthehem si protagonist. Nëse do të arrij ta gjej vazhdimisht rrugën e rrjetës, aq më mirë do të jetë për mua”, është shprehur sulmuesi kosovar. Pas dy vitesh zhgënjimi te Burnley në Angli, ku gjatë gjithë kohës ka luajtur i huazuar në skuadra të tjera, Berisha kërkon të konfirmohet te Bielefeld, ku ka kontratë deri në vitin 2012.
Sulmuesi i Sevillas, Luis Fabiano, thotë se ai është i përqendruar në arritjen e sukseseve me klubin andaluzian, tashmë kur transferimi i tij te Milani duket i pamundur.
Braziliani ka qenë shënjestra kryesore për sulmin e Rossonerëve gjatë këtij afati kalimtar, mirëpo dy skuadrat nuk arritën marrëveshje për shumën e transferimit të tij, duke e bërë të pamundur kalimin e Fabianos në San Siro. “Nuk mendoj për Milanin, ata bënë ofertën e tyre, por unë isha i qetë dhe gjithmonë mendoja për Sevillan”. “Ajo që më intereson tani është që të punoj dhe të jem në formë për fillimin e sezonit të ri”, ka thënë Fabiano për Goal.com.
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka pranuar se skuadra e tij është e interesuar të fitojë shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Rafael van der Vaart.
Nerazzurët kanë qenë të interesuar për transferimin e Wesley Sneijder në Giuseppe Meazza, mirëpo pas humbjes së të shtunës nga Lazio në ndeshjen për Superkupën e Italisë, presidenti Moratti shprehu interesimin për Van der Vaart. “Jose Mourinho ka thënë se kemi nevojë për një mesfushor ofanziv (‘trequartista’) dhe ndoshta ka të drejtë. Van der Vaart është njëri nga emrat që po i shqyrtojmë”, u ka thënë Moratti gazetarëve pas ndeshjes.
Chelsea fiton trofeun Community Shield 2009. Foto: AP Chelsea ka triumfuar kundër Manchester Unitedit pas ekzekutimit të penaltive në ndeshjen e zhvilluar të dielën në stadiumin Wembley, në ndeshjen e cila konsiderohet si ndeshja që hap sezonin e ri të futbollit në Angli.
“Community Shield 2009”, e zhvilluar ndërmjet fituesve të FA Cup (Chelsea) dhe fituesve të Ligës Premier (Manchester United), përfundoi me rezultat të barabartë prej 2-2, mirëpo pas ekzekutimit të penaltive, Blutë dolën më të suksesshëm. “Jemi të lumtur sepse fituam një ndeshje shumë të vështirë. Manchesteri luajti më mirë se Chelsea në gjysmën e parë. Ata shënuan gol dhe për ne ishte një pjesë shumë e vështirë”. “Pjesa e dytë ishte më e mirë për Chelsean, sepse shfaqëm më shumë forcë në lojë dhe më shumë kualitet”, ka thënë Ancelotti për “Sky Sports News”.
Lojtarët e Bochumit (nga e majta) Pfertzel, Sestak dhe Azaouagh, festojnë golin e barazimit. Foto: firo Skuadra e Bochumit është rikthyer në pjesën e dytë të takimit për të barazuar kundër Borussia Monchengladbachut, ndërkohë që Hamburgu është dashur të pajtohet me rezultat të barabartë përballë Freiburgut.
Ndeshja e zhvilluar të dielën ndërmjet Bochumit dhe Monchengladbachut në stadiumin RewirPower, ka përfunduar me rezultat prej 3-3. Monchengladbachu avancoi me rezultat prej 3-0 në pjesën e parë të takimit, mirëpo vendasit u kthyen në pjesën e dytë për ta barazuar rezultatin duke nxjerrë një pikë nga kjo përballje. Hamburgu nuk e ka filluar me fitore sezonin e ri në Bundesliga, por është dashur të pajtohet me një barazim prej 1-1, në ndeshjen e zhvilluar në Badenova kundër Freiburgut.
Sipas raporteve të mediave italiane, ekipi i Romës është i interesuar të kthej Adrianon sërish në Serie A nga ekipi brazilian Flamengo.
Agjenti i lojtarit, Gilmar Rinaldi, ka komentuar spekulimet, dhe ka pranuar se ka gjasa që klienti i tij të kthehet në Itali në të ardhmen."Tani për tani nuk mund të përmend emra, por ka kërkesa nga Italia dhe ai mund të kthehet së shpejti”, ka thënë ai për Sky Sports."Adriano ka një kontratë me Flamengon deri në muajin maj të vitit të ardhshëm dhe qëllimi i tij është të luaj në Kampionatin Botëror. Ka gjasa, nëse diçka e rëndësishme ofrohet, ai mund të shkoj kudo në Evropë, jo vetëm në Serie A", ka deklaruar agjenti i tij.
Trajneri i Arsenalit Arsene Wenger ka larguar interesimin e tij për mesfushorin e Interit, Patrick Vieira.
Gazeta britanike “The Mail on Sunday” ka raportuar se Wenger është ftohur nga ideja për ta transferuar Patrick Vieiran, një gjë që ishte trajtuar shumë seriozisht gjatë javës së kaluar.Në vend të kësaj, ai do të kërkoj nga Robin van Persie e Cesc Fabregas që të marrin rolin e udhëheqësve në zhveshtore dhe në lojëra të mëdha sesa të merr ish-kapitenin e mëhershëm, tani 33-vjeçarin Vieira.
Kaka e Cristiano Ronaldo kanë qenë shumë të shpejtë në shfaqjen e respektit ndaj kapitenit tyre të ri, legjendës së Real Madridit –Raul Gonzalez Blanco.
Të dy lojtarët thonë se janë të gatshëm të punojnë sipas rregullave të Raulit pas spekulimeve se do të ketë përplasje në mes personaliteteve të tyre, përfshirë edhe pohimet e ish-shefit të Chelsat, Luiz Felipe Scolari."Është e pamundur për Raulin të më befasojë. Çdo gjë që ai bën, e bën me aq lehtësi. Ai e ka dëshmuar edhe një herë gjatë këtij para-sezoni se është një lojtar i rëndësishëm”, ka thënë Kaka.“Ai është shembull për të gjithë dhe po i ecin mirë, po shënon gola. Jemi të angazhuar të gjithë që sulmi të jetë i përsosur”, ka shtuar në anën tjetër Ronaldo.Kapiteni i Realit, në ndërkohë ka thënë: "Që 15 vjet kam qenë me Madridin duke bërë të njëjtën gjë: duke shënuar gola. Gjatë tërë kësaj kohë kam luajtur përpara dhe mendoj se pikërisht atje do të jem më i dobishmi për ekipin”.
Kapiteni i sapozgjedhur i ekipit spanjoll Espanyol, Dani Jarque, mbrëmë është gjetur i vdekur në dhomën e tij të hotelit në qytetin Coviciana të Italisë.
Thuhet se Jarque ka pësuar nga një arrest kardiak pak kohë pas stërvitjes që Espanyol është duke bërë para sezonit të ri në Itali, derisa ishte duke folur me të dashurën e tij në telefon.Derisa ajo po tentonte të kontaktoj hotelin për t’i njoftuar se ai nuk po fliste më, miku i tij i dhomës Ferran Corominas ka alarmuar trajnerët se Jarque nuk kishte ardhur për darkë me pjesën e tjetër të ekipit.Pasi që kishin arritur në dhomë, mjekët e klubit si dhe ekipi i ndihmës së parë kishin tentuar ta ringjallin 26-vjeçarin, por asnjëri prej tyre nuk arriti ta bëj këtë."Tragjedia e ka goditur Espanyolin dhe familjen e Dani Jarque sonte. Lojtari ka vdekur nga një sulm në zemër", ka thënë një deklaratë e lëshuar nga klubi.Lajmi tragjik vjen vetëm një muaj pasi që lojtari, i cili kishte kaluar tërë karrierën e tij profesionale në klub, ishte caktuar si kapiten i ekipit.
Ndoshta ende nuk ka dalë në fushën e vërtetë të futbollit, por suedezi Ibrahimovic është duke e shijuar jetën e tij në Barça.
Pasi që është vendosur para sezonit të sivjetmë në Barcelonë, Zlatan Ibrahimovic ka folur për atmosferën në klubin.Ibra ende pritet të luaj për klubin e tij të ri, por ka vijuar stërvitjet e plota gjatë ditëve të fundit.Në një intervistë për gazetën suedeze “Expressen”, ai ka folur për ditët e para në këtë klub: "Mezi pres të filloj të luaj. Po përmirësohem çdo ditë e më shumë gjatë trajnimeve. Gjërat po ecin me të vërtetë mirë".Ibrahimovic pritet që debutimin e tij me Barcelonën ta bëj kundër ekipit anglez Manchester City në garat për “Gamper Trophy”.
Atletico Madrid duket se ka hequr dorë nga përpjekja për të angazhuar mesfushorin Fernando Gago, pasi argjentinasi ka përjashtuar një kalim në Vicente Calderon.
Atletico kishte menduar një transferim të Gagos, i cili mund ta ketë vështirë të gjejë vend në formacionin e parë të Realit pas arritjes së Xabi Alonsos.Sidoqoftë, sipas Marca, Gago ka porositur agjentin e tij ta informojë Atleticon se ai nuk është i interesuar të lëvizë në këtë drejtim.Gago duket se është i bindur se ai do të luajë mjaft me Realin për të siguruar një vend në Kupën Botërore në fund të sezonit të ardhshëm.Edhe Real Madrid ka deklaruar se e sheh Gagon si pjesë të rëndësishme të ekipit, pavarësisht pranisë së Alonsos dhe Lassanna Diarras.
Sir Alex Ferguson ka emëruar Ben Foster si portierin e parë të Manchester United për fillimin sezonit, shkruan gazeta britanike Daily Mail.
Ferguson preferon të angazhojë Foster para portierit polak Tomasz Kuszczak për ndeshjen e Community Shield kundër Chelseat dhe i ka premtuar atij se një paraqitje e mirë do të jetë një shtytje që ai të jetë portieri i parë i ekipit, derisa Edwin van der Sar të rikthehet nga lëndimi“Mendoj se Ben Foster do të jetë portier i Anglisë, por e di se ai ka nevojë të luajë me ne që kjo të ndodhë. Nuk dua që djaloshi të humbë rastin për të luajtur për vendin e tij”, ka thënë Ferguson.
Sipas News of the World, Chelsea është gati që ti paguaj Milanit 52 milion euro për sherbimet e Alexandre Pato.
Të kaltrit që një kohë të gjatë janë lidhur me Brazilianin, posaçërisht pas ardhjes së Ancelottit, ish bossit të Rossonerëve, i cili erdhi këtë verë te të kaltrit.
Gjigantët Italian Milan u kanë rezistuar deri më tani shumë ofertave për Paton, por duket se Chelsea do bëjë një ofertë që do jetë e kënaqshme për të gjitha palët.
Raportohet se Londinezët dëshirojnë të ofrojnë rreth 52.5 milion euro dhe t’ua huazojnë Rossonerëve menjëherë për sezonin 2009/2010.
Milani që një kohë të gjatë brengoset për financat e klubit, pas shitjes së Kakas, por pas kësaj oferte këto brenga mund të shuhen.
Një burim tha ,” Pato do vinte te Chelsea por Milan tani e ka shitur superyllin Kaka, dhe nuk mund të humb dhe një yll tjetër”
“ Kjo është ajo pse mund ti konvenojë Milanit një marveshje e tillë. Milan do i merrte paratë dhe do ta kishte në radhët e veta Paton dhe për një sezon dhe kështu do kishte kohë për një zëvëndësim të tij.”
“ Chelsea shpreson se marveshja do jetë perfekte për të dyja palët”
Ende pritet që skuadrat respektive të bëjnë komentet e tyre rreth këtyre raporteve
Menaxheri i Interit Jose Mourinho, dëshiron ta qartësojë situatën e mesfushorit francez Patrick Vieira, ‘ose shko ose qëndro’.
Patrick Vieira një kohë të gjatë është lidhur me një largim nga Giuseppe Meazza me Tottenhamin dhe Arsnalin të interesuar për të, por ende nuk ka asgjë zyrtarë në këtë drejtim. Së fundi ka reaguar Mourinho i cili ka thënë se francezi duhet ta bëjë të qartë nëse dëshiron të qëndrojë ose të largohet. “Nëse Vieira dëshiron të largohet, ai duhet ta thotë këtë haptas. Deri tash, nuk kemi pasur kontakte nga Arsenali ose Tottenhami për subjektin në fjalë”, ka thënë Mourinho.
Mark Viduka ka pranuar ofertën e Portsmouthit dhe pritet së shpejti t’i bashkohet ekipit të drejtuar nga trajneri Paul Hart.
Sulmuesi australian aktualisht është në pushime, por Hart mendon se marrëveshja tashmë është arritur me 33-vjeçarin, para ndeshjes së vikendit kundër Fulham-it.“Do të përpiqemi shumë të sigurojmë lojtarë në disa ditët e ardhshme. Pritja është fjalë të cilën nuk e përdori shumë! Përpiqemi dhe shpresojmë se do të arrijmë diçka para vikendit. Mark ende nuk është rikthyer nga pushimi. Nuk e di se sa është i gatshëm ai, por ne nuk mund të presim deri në nëntor”, ka thënë Hart.“I kemi bërë ofertë të mirë, që është pranuar, andaj vetëm pres të shoh se çfarë do të ndodh me të”, ka shtuar trajneri i Portsmouth.
Autori i golit të dytë, Diego Forlan Forma jostabile e Liverpoolit gjatë para-sezonit ka vazhduar me humbjen 2-1 në miqësoren e zhvilluar në Anfield përballë Atletico Madrid.
Ekipi anglez e pa veten në disavantazh të dyfishtë që në pjesën e parë të ndeshjes. Ylli argjentinas Sergio Aguero depërtoi me kokë për të dërguar në rrjet një top të harkuar nga Simao (14’), dhe pastaj bëri një asistim të përkryer për ish-sulmuesin e Manchester United, Diego Forlan (32’).Mesfushori Lucas Leiva shënoi golin e vetëm për të kuqtë, nëntë minuta para fundit të kohës së rregullt, por kjo nuk ndihmoi Liverpoolin të nxjerrë ndonjë rezultat më pozitiv.Humbja u shoqëruar edhe një goditje tjetër për trajnerin Rafa Benitez, pasi mbrojtësi Jamie Carragher pësoi një lëndim të gjurit.
Werder Bremen ka pësuar para shikuesve të vet me rezultat 3-2 nga Eintracht Frankfurti, në javën e parë të sezonit të ri në Bundesliga.
Rezultati ishte më befasues i të gjitha ndeshjeve, pasi Werderi ishte favorit absolut për të fituar takimin. Lojtarët e Eintracht kaluan dy herë në epërsi me anë të Ioannis Amanatidis (7’ dhe 42’), por vendasit të dy herët arritën të barazojnë, së pari me anë të Mesut Oezil (13’) dhe pastaj me anë të Boubacar Sanogo (44’). Por goli i sulmuesit çek Martin Fenin i shënuar në pjesën e dytë u tregua vendimtar për fitoren e mysafirëve. Nga ndeshjet tjera, Jahmir Hyka nuk është aktivizuar në barazimin 2:2 të Mainz ndaj Bayer Leverkusen, derisa Schalke ka triumfuar 2:1 si mysafirë ndaj të sapo kthyerit në ligë, Nurnbergut.